Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Budallai gjen fjalen, por nuk di se kur e ka gjetur, ndersa i zgjuari fjalen e budallait e fut ne xhep.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 94 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Demokraci :: Yitzhak Rabini. Jeta e tij
Postuar nga: Enip

Demokraci Yitzhak Rabini, njėri ndėr burrėshtetasit mė tė rėndėsishėm tė Izraelit, para se tė bėhet politikan, 27 vjet me radhė shėrbeu si ushtar. Ndryshimin vendimtar nga hero lufte nė figurė simbolike tė procesit tė paqes nė Lindjen e Afėrme e mori nė momentin kur u zgjodh pėr herė tė dytė pėr kryeministėr tė shtetit tė Izraelit. Sė bashku me ministrin e tij tė jashtėm Shimon Peresin luftoi pėr paqen, duke bashkėpunuar me shtetet dhe politikanėt, kundėr tė cilėve kishte udhėhequr disa lufta. Pėrshėndetja historike mes Jasir Arafatit para Shtėpisė sė Bardhė nė Uashington shėnoi fillimin e procesit tė paqes. Qė tė tre, Rabini, Peresi dhe Arafati, u shpėrblyen nė vitin 1994 me Ümimin Nobel pėr Paqė

Yitzhak Rabini, njėri ndėr burrėshtetasit mė tė rėndėsishėm tė Izraelit, para se tė bėhet politikan, 27 vjet me radhė shėrbeu si ushtar. Ndryshimin vendimtar nga hero lufte nė figurė simbolike tė procesit tė paqes nė Lindjen e Afėrme e mori nė momentin kur u zgjodh pėr herė tė dytė pėr kryeministėr tė shtetit tė Izraelit. Sė bashku me ministrin e tij tė jashtėm Shimon Peresin luftoi pėr paqen, duke bashkėpunuar me shtetet dhe politikanėt, kundėr tė cilėve kishte udhėhequr disa lufta. Pėrshėndetja historike mes Jasir Arafatit para Shtėpisė sė Bardhė nė Uashington shėnoi fillimin e procesit tė paqes. Qė tė tre, Rabini, Peresi dhe Arafati, u shpėrblyen nė vitin 1994 me Ümimin Nobel pėr Paqė.

Prindėrit:

I ati Nehemia Rubitschow u lind nė vitin 1886 nė Ukrainė. Pėr shkak tė vdekjes sė hershme tė babait qysh herėt u detyrua tė punoj pėr sigurimin e jetės sė tij dhe tė familjes. Si punėtor i ri erdhi pėr herė tė parė nė kontakt me punėn socialiste dhe sindikaliste. Nė vitin 1905 emigroi nė SHBA. Si tė gjithė emigrantėt, edhe ai qėndroi disa ditė nė ishullin e njohur tė famshėm Ellis Island afėr New York-ut, para se t`i lejohej hyrja nė SHBA. Rubitschow punoi si shitės gazetash dhe bukėpjekės dhe studijoi nė vijim nė Univerzitetin e Chicago-s. Nehemia u zhvillua gjithnjė e mė shumė nė njė cionist tė bindur. Nė momentin kur qeveria britanike filloi formimin e bataljoneve vullnetare hebreje pėr pushtimin e Palestinės, Nehemia Rubitschow u paraqit menjėherė. Kėrkesa e tij u refuzua pėr shkak tė gjendjes fizike.
Fatin e tij e provoi nė njė qendėr tjetėr tė regrutimit, tani me mbiemrin Rabin, tė cilin e kishte zgjedhur spontanisht. Gjatė kėtij rekrutimi Nehemia kishte mė shumė fat dhe u obligua para lartmadhėrisė britanike pėr regjimentin mbrojtės Nr. 38. Gati e gjithė elita e mėvonshme izraelite shėrbeu nė kėtė kohė nė kėtė njėsi britanike ushtarake nė pozita tė ulta shėrbimi. Nehemia Rubitschow, tani Rabin, u transferua nė Jeruzalem, ku prej kohėsh kishe ardhur tek trazirat mes hebrejve dhe arabėve. Nėn rrethana tė tilla e njoftoi bashkėshorten e tij tė mėvonshme znj. Rosa Cohen.
Rosa u lind nė vitin 1890 nė Mohilevin bellorus. I ati i saj ishte hebre i pasur dhe ultraortodoks. Rosa studijoi nė njė gjimnaz tė vajzave dhe dhe iu bashkua lėvizjes socialiste. Rosa e shkeli "vndin e premtuar" me anijen e parė qė udhėtoi nga Bellorusia pėr nė Palestinė. Anija "Ruslan" me tė cilėn udhėtoi Rosa ishte njė "Mayflower" hebrej. Me tė udhėtuan edhe shumė politikanė tė mėvonshėm izraelit, artistė dhe udhėheqės ekonomik. Rosa nuk lejoi tė "infektohet" nga euforia qė mbretėronte nė anije. Ajo kishte planifikuar ta vizitoj xhaxhanė dhe tė kthehet prapė nė Bellorusi. Megjithatė Rosa mbeti atje dhe jetoi nė fillim nė njė Kibuz dhe pas shėrimit nga sėmundja e malaries tek xhaxhai afėr Jeruzalemit.
Rosa und Nehemia u njoftuan gjatė trazirave hebrejo-arabe. Tė veshur si sanitarė, qė tė dy pėrpiqeshin t`i evakuojnė banorėt e rrezikuar hebrej tė qytetit tė vjetėr tė Jeruzalemit. Nehemia deshi ta kontrolloj Rosėn, e cilėn e njohu si aktiviste hebreje. Me kėtė rast erdhi deri tek konfrontimi, i cili ndėrpre vetėm pas intervenimit tė policisė.

Rinia

Ata u martuan nė vitin 1921 dhe mė 1 mars 1922 u lind djali i tyre parė Yitzhak. Vitet e para Yitzhak-u i kaloi me prindėrit nė kryeqytetin e mėvonshėm tė Izraelit Tel Aviv. Nė kėtė kohė Rosa Rabin punonte si kontabiliste pėr sindikatėn socialiste Histradut. Yitzhak dhe motra e tij e lindur nė vitin 1925 Rahel qysh herėt u detyruan t`i ndihmojnė familjes. Nė lėvizjen punėtore Rosa luante njė rol mė tė madhe se ai qė sygjeron posti i saj. Yitzhak Rabin u shpreh mė vonė se jeta familjare kishte vuajtur nga obligimet e nėnės sė tij. Nė moshėn gjashtė vjeēare Rabini i vogėl filloi shkollimin nė njė shtėpi edukuese socialiste. Mes edukuesit dhe Eliezer Schlomi dhe nxėnėsve tė tij u zhvillua njė marėdhėnie e ngushtė. Schlomi pėrshkroi jetėn dhe veprėn e gjeneratės sė parė hebreje, e cila nuk ishte ndikuar nga diaspora por e cila u rrit nė vendin e vet. Siē bėhet e ēartė mė vonė, pritjet nga kjo gjeneratė ishit tejet tė tepruara. Nė kėtė kohė lindi nocioni "tzabar". Me kėtė emėr quheshin hebrejtė e lindur nė vendin e shenjtė. Yitzhak Rabin u emėrua si tzabar-i i parė nė postin e kryeministrit. Nė romanin e Eliezer Schlomis-it Rabini pėrmendet nėn pseudonimin "Amram Nisani". Si pak njerėz tjerė Schlomi ia doli ta thej heshtjen e Yitzhak-ut tė ri

Studimet

Studimet nė shkollėn e bujqėsisė Rabini i filloi nė vitin 1937. Shpejt ai u dėshmua si studenti mė i mirė i klasės sė tij. Gjatė viteve tė para tė studimeve vdiē nga sėmundja e kancerit nėna e tij Rosa. Nė varrimin e Rosa Cohen-it mori pjesė e tėrė shtresa udhėheqėse hebreje e vendit dhe disa mijėra njerėz tė tjerė.
Nė gusht tė vitit 1940 Rabini mbaroi studimet si studenti mė i mirė i klasės. Notat e tij tė shkėlqyeshme i mundėsuan regjistrimin nė Univerzitetin e Kalifornisė Berkeley. Para fillimit tė tyre Rabini jetoi njė kohė nė njė Kibuz.


Hapat e parė nė ushtri

Yitzhak Rabin-i u pyet njė ditė nga njė aktivist i Hagana-s pėr mėsimet e tij ushtarake. Pas marrjes nė pyetje nga ana e Mosche Dayan (fotografia majtas), i cili mė vonė u bė i njohur nė tėrė botėn.
Nėn udhėheqjen e Hagana-s nė maj tė vitit 1941 u formuan njėsi tė vogla diversante. Rabini u bė pjesėtar i kėtij "Palmah"-u katėr vetash, e cila kishte pėr detyrė pėrkrahjen e njė njėsie australiane, e cila duhej t`i shkatėrronte linjet telefonike mes Bejrutit dhe jugut tė Libanit. Aksioni morri rrjedha kaotike, edhe pse es Yitzhak Rabini ia doli t`i kėpus telat e linjes telefonike.

Ky aksion i parė ushtarak nuk kishte kishte rėndėsi strategjike, edhe pse ai dhe disa aksione tjera mė vonė u quajtėn "marshime tė lavdishme nė territorin e armikut". Pėr vetėkuptueshmėrinė e ushtrisė sė mėvonshme izraelite ai ishte megjithatė njė hap i rėndėsishėm. Konflikteve tė mėvonshme planifikohej tė mos u kundėrvihet mė nė mėnyrė defenzive. Ushtria gjithnjė pėrpiqej tė veproj nė mėnyrė ofenzive, duke bartur mundėsisht shpejt konfliktet e armatosura nė rajonet e armikut arab, pėr ta zvogėluar numrin e viktimave nė mesin e popullsisė vetjake civile. Pas Luftės sė Dytė Botėrore vazhduan pėrpjekjet pėr themelimin e njė shteti tė pavarur hebrej. Rabini emėrua nė vitin 1947 nė postin e oficirit operues tė Palmah-ut.
Brenda elitės ushtarake lindi njė mosmarrėveshje e madhe rreth reaksioneve arabe ndaj shpalljes sė planifikuar tė shtetit tė Izraelit. Shumica e ekspertėve e konsideruan si reaksion mė tė mundshėm kryengritjen pak a shumė spontane. Vetėm pak nga ata llogaritėn me njė luftė me tė gjitha shtetet fqinje arabe.
Plani tė cilin Rabini kishte pėrgatitur menjėherė pas emėrimit tė tij parashihte pushtimin e fshatrave arabe pėrgjatė rrugėve lidhėse nga ana e palmah-ut. Ben Gurion, komandanti suprem i forcave tė armatosura ndėrsa nuk ishte i gatshėm ta ndėrpres furnizimin e konvoit gjatė kohės sė operacionit. Njėsitė tė cilat gjendeshin nėn udhėheqjen e Rabinit dolėn ia dolėn t`i pushtojnė disa fshatra pėrgjatė rrugės lidhėse. Rabini planifikonte gjatė ditėve vijuese pushtimin edhe tė fshatrave tė mbetura. Mirėpo pas kėsaj erdhi urdhėri tronditės i komandės supreme: transferimi i tėrė brigadės pėrmes njo konvoi pėr nė Jeruzalem. Ky vendim e tronditi Rabinin! Tė gjitha pozicionet e fituara me mund tė madh duhej tė jepen sėrish!
Gjatė planifikimit tė transferimit tė brigadės Rabini bėn njė gabim trashanik: ai e ndau trupėn nė konvoin e gjatė 15 kilometėrsh. Kjo e bėri tė pamundshėm kontrollimin e saj. Konvoi i pėrbėrė nga 300 automjete dhe i udhėhequr nga kryeministri i mėvonshėm izraelit Ben Gurion megjithatė eci me sukses pėrpara. Deri nė arritjen e pjesės mė kritike tė rrugėtimit, Dir Ayub-Bab el-Wad. Kėtu shpėrtheu ferri. Mbi tre mijė luftėtarė arab, tė fshehur pėrgjatė rrugės filluan tė shtiejnė mbi konvoin. Kthimi mbrapa i konvoit u pamundėsua pėrmes shkatėrrimit tė njė ure. Rabini, i cili gjatė luftimeve arriti vendngjarjen, instinktivisht veproi si duhet. Ai e braktisi betejėn dhe shpejtoi me automjetin e tij nė drejtim tė Jeruzalemit. Atje mobilizoi batalionin e katėrt dhe e mundėsoi me ndihmėn e forcave tė reja marrjen e kontrollit nė Ayub-Bab el-Wad. Nė mbrėmje konvoi arriti nė qytetin e shenjtė Jeruzalem. Gjatė luftimeve kishin humbur jetėn 13 ushtarė tė brigadės sė Rabinit. Nė kėtė mėnyrė nuk u arrit qėllimi i vėrtetė i operacionit, pushtimi i tė gjitha pjesėve tė qytetit tė Jeruzalemit.


Rabini dhe lufta pėr pavarėsi

Mė 14 maj 1948 Ben Gurion shpalli zyrtarisht shtetin e Izraelit. Menjėherė pas kėsaj pasuan sulmet e fqinjėve arab kundėr shtetit tė ri. Nė muajtė e parė tė luftimeve mes shteteve arabe dhe Izraelit ekzistenca e Izraelit u vu nė pikėpyetje. Brigada Harel e Yitzhak Rabinit pėsoi humbje tė mėdha. U vranė 220 nga 1300 luftėtarėt e saj, mbi gjysma e tyre u lėnduan. Nė korrik tė vitit 1948 ushtria izraelite forcoi vazhdimisht ofenzivėn e saj dhe pushtoi qytetet Ramleh dhe Lidda. Rabini raportoi mė vonė mbi njė bisedė me Ben Gurion, nė tė cilėn ai e pyeti atė rreth trajtimit tė mėtejshėm tė tė popullsisė arabe. Ben Gurion u pėrgjigj ēartė: "jasht!".
Nė kėtė deklaratė bėhet e ēartė dilema e luftės: shumė arab u dėbuan nga ushtria izraelite, gjė qė edhe sot e kėsaj dite paraqet problem qendror nė procesin e paqes. Gjatė armėpushimit tė vogėl nė gusht tė vitit 1948 Yitzhak Rabini u martua me Leah Schloßberg. Nė muajtė vijues ushtria izraelite ia arriti ta thyej rrethimin e trupave egjiptiane tė lagjeve tė shkretėtirės Negev dhe ta siguroj daljen nė Detin e Kuq pėrmes pushtimit tė qytetit Elat.

Vazhdimi i rrugės ushtarake tė Rabinit

Yitzhak Rabini tani u gjend para vendimit: ta vazhdoj mė tej karrierėn e tij politike apo tė kaloj si shumė shokė tė tij nė njė profesion civil. Ai vendosi pėr tė parėn dhe u emėrua komandant i Brigadės sė 12-tė. Nė vitet vijuese ai u gradua disa herė. Nė vitin 1950 u lind vajza e tij Daliah ndėrsa nė vitin 1955 djali Yuval. Rabini morri pjesė aktive nė Luftėn e Sinait.
Nė vitin 1963 nė Izrael pėrfundoi njė epokė. Ben Gurion, themeluesi karizmatik i shtetit izraelit humbi postin e tij. Pėr pasardhės tė tij u emėrua Levi Eschkol, ndėrsa Rabini u ngrit nė postin e shefit tė shtabit tė pėrgjithshėm. Rabini kishte arritur ėndrrėn e tij. Nė mesin e viteve tė 60-ta nė Izrael mbretėronte njė kėnaqėsi e pėrgjithshme mbi gjendjen politike dhe ekonomike. Shtetet arabe ishin tė armiqėsuara mes veti dhe sipas mendimit tė Izraelit nuk paraqitnin mė rrezik. Rabini nuk u ndikua nga kjo eufori dhe i barti ushtarėve tė tij brengat pėr sulmin e mundshėm tė arabėve. Qė nga viti 1964 Siria u tregua gjithnjė e mė agresive dhe u pėrpoē ta sabotoj furnizimin me ujė tė Izraelit. Ushtria izraelite reagoi me operacionin e pėrgatitur nga Rabini, i cili rivendosi furnizimin e Izraelit me ujė. Nė kėtė moment Rabini nuk e pa rrezikun e njė sulmi masovik tė arabėve.

Rabini si shef i shtabit tė pėrgjithshėm nė Luftėn Gjashtėditėshe

Situata u keqėsua dukshėm nė vitin 1967. Siria pėrkrahte gjithnjė e mė tepėr "terroristėt" palestinez. Bashkimi Sovjetik njoftoi Sirinė me njė lajm, sipas tė cilit ushtria izraelite planifikonte njė sulm masovik kundėr saj. Nė tė vėrtetė kėto informacione ishin tė rrejshme. Nė momentin kur kjo pėrshtypje u forcua edhe tek shefi i shtetit egjiptian Naser u mobilizua e tėrė ushtria egjiptiane dhe filluan bisedimet me Sirinė rreth veprimit tė pėrbashkėt kundėr Izraelit. Nė gadishullin Sinai u stacionuan nė mes tė muajit maj mbi 500 tanke egjiptiane. Qeveria egjiptiane e vuri nėn presion skretarin e pėrgjithshėm tė KB U Thant; nga ai u kėrkua tėrheqja e kapelave tė kaltra nga gadishulli. Askush nė Izrael nuk besoi nė tėrheqjen e trupave ndėrkombėtare. Sipas mendimit tė shumicės sė vėzhguesve U Thant veproi nė mėnyrė tė pakuptueshme kur tėrhoqi njėsitė e KB. Naseri stacionoi edhe mė shumė trupa nė gadishullin e ish-ēmilitarizuar tė Sinait.
Rabini erdhi i brengosur nė pėrfundim, se e tėrė qeveria tanimė shpirtėrisht e abdikuar, i kishte bartur atij si shef i pėrgjithshėm i shtabit pėrgjegjėsinė mbi luftėn dhe paqen. Mė 23 maj 1967 Naseri shpalli mbylljen e ngushticės sė detit tė Tiranit; me kėtė u pamundėsua lundrimi i Kanalit tė Suezit. Kjo krizė politike u shndėrrua nė krizėn mė tė rėndė nė jetėn e Rabinit. Nga presioni i tepruar pėrjetoi krizė psiqike. Pas kėsaj Rabini i ofroi postin e tij zėvendėsit tė tij Ezer Weizman. Weizmann, presidenti i mėvonshėm izraelit, e refuzoi kėtė ofertė. Pas dy ditė pushimi gjendja e tij u pėrmirėsua deri diku dhe u koncentrua me tėrė fuqinė e tij nė mbrojtjen u Izraelit. U bė mobilizimi i ushtrisė dhe u planifikua qė sulmi tė filloj nė me lindjen e diellit tė datės 25 maj. Administrata amerikane bėn presion mbi kryeministrin Eschkol, i cili nė minutėn e fundit anuloi fillimin e aksionit. Rabini vazhdimisht vizitoi trupat nė frontet e ndryshme; ai tanimė ishte zhvilluar nė bartės tė shpresės sė kombit dhe ushtrisė. Nė kėto rrethana tė vėshtira u formua "qeveria e bashkimit kombėtar" dhe Mosche Dayan u shpall ministėr i mbrojtjes. Dayan dhe Rabin shtyen Eschkol-in tė urdhėroj sulmin preventiv mė 5 qershor. Nė mbrėmjen para sulmit Rabini u paraqit i qetėsuar, pasiēė e dinte se kishte bėrė gjithė atė qė ishte nė dorėn e tij. Me valėn e parė tė sulmeve, me ndihmėn e aviacionit ushtarak, ishte planifikuar ndėrprerja e funksionimit tė gjithė forcave ajrore tė Egjiptit.
Ushtria izraelite filloi nė ditėn vijuese sulmin mė tė madh preventiv nė historinė e saj. Brenda tri orėve u shkatėrrua i tėrė aviacioni luftarak i armikut. Ushtarėt egjiptianė filluan tė ikin. Brenda vetėm tre ditėve u vu kontrolli mbi gadishullin Sinai. Naseri, i cili mė parė ishte kėrėcėnuar me shkatėrimin e Tel Avivit dhe hudhjen nė det tė gjithė hebrejve, u detyrua ta pranoj i turpėruar disfatėn e tij. Edhe pse pėrmes kėtij zhvillimi mund tė mirrej me mend mė parė humbja e vendeve arabe, mbreti jordanez Hysein urdhėroi sulmin altilerik kundėr Izraelit. Rabini tanimė udhėheqte sulmet e dyfishta izraelite, tė cilat brenda 48 orėve i sollėn kontrollin mbi tėrė Jordanin Perėndimor. Nė ditėn e parafundit tė Luftės Gjashtėditėshe u pushtua Lartėsira e Golanit dhe Jeruzalemi Lindor. Gjatė kėtyre gjashtė ditėve Rabini ishte shndėrruar nė hero tė popullit izraelit. Politikės izraelite i ishin tė njohura problemet qė lindėn nė viset e pushtuara. Pėr kėtė arsye Izraeli i ofroi shteteve arabe kthimin e viseve tė pushtuara nė rast se pajtohen me vurjen e paqės. Kjo gjė u refuzua kategorikisht nga tė gjitha shtetet arabe.


Ambasador nė SHBA

Pas fitimit tė luftės Rabini dha dorėheqje nga posti i shefit tė shtabit tė pėrgjithshėm dhe u emėrua ambasador nė SHBA. Atje ai lidhi kontakte tė shumta me qeverinė e presidentit tė atėhershėm Nixon dhe me shumė udhėheqės tjerė ekonomik.
Nė vitin 1969 vdiē kryeministri Levi Eschkol. Pasardhėse e tij u bė Golda Meir. Pas kthimit nė Izrael nė vitin 1972 Rabini ishte shkėputur nga njohuritė e shėrbimit tė huaj tė fshehtė. Nė kėtė mėnyrė ai nuk kishte mundėsi t`i njoh me kohė rreziqet nga sulmi arab i cili pasoi nė vitin 1973

Rabini si ministėr i mbrojtjes

Sulmet e trupave arabe filluan nė ditėn e Jom Kipur-it, festėn mė tė madhe hebreje. Ushtria izraelite u ndodh plotėsisht e papėrgatitur. Lufta pėrfundoi me njė pat-situatė. Nė tė u vranė mbi 2500 ushtarė izraelit. Pas luftės Rabini u shndėrrua nė bartės shprese tė Partisė sė Punės, sepse garnitura e vjetėr udhėheqėse rreth Golda Meir dhe Mosche Dayan kishte pėsuar humbje tė rėndė tė besimit. Mė 4 mars Golda Meir nominoi Rabinin pėr postin e ministrit tė mbrojtjes. Me kėtė hap tė saj u largua nga funksioni i tij Haudegen Dayan. Nė momentin kur u pėrhap lajmi mbi njė sulm tė ri tė Sirisė Mosche Dayan tėrhoqi dorėheqjen e tij dhe mbeti ministėr i brendshėm. Rabini, i cili pėr kėtė zhvillim u informua nga shtypi, u ngushėllua me postin e ministrit tė punės. Mirėpo puna e koalicionit nuk shkonte si duhet. Nė kėtė mėnyrė, Rabini, pas njė mosmarrėveshje interne partiake me Shimon Peresin u shpall kandidat i Partisė sė Punės pėr postin kryeministrit

Rabini bėhet kryeministėr

Mė 3 qershor 1974 populli izraelit zgjodhi Rabinin pėr postin e kryeministrit tė ri, Shimon Peresit iu nda pozita e ministrit tė mbrojtjes nė kabinetin e Rabinit. Vitet e para tė qeverisjes u karakterizuan nga konfliktet me kolonėt hebrej. Nė kėtė, nė viset e pushtuara u ngritėn shumė koloni, pėrkundėr vullnetit tė qeverisė izraelite.
Mė 27 qershor 1976 terroristė gjerman dhe palestinezė rrėmbejnė njė aeroplan tė Air France, i cili fluturonte nga Parisi pėr nė Tel Aviv. Pas fluturimit tė gabuar makina aterroi nė Entebbe. Kėtu dukej se ishte parashikuar arritja e tė rrėmbyerve, sepse nė terminalin e aeroportit ishin pėrgatitur vende pėr shtrirje. Idi Amin, diktatori i Ugandės kėrkoi lirimin e tė burgosurve palestinez nė Izrael. Qeveria e Rabinit reagoi ashpėr. S`ka marrėveshje ,e terroristė! Afėr njė javė mė vonė aeroplanėt izraelit tė tipit "Hercules" u nisėn nga qendra nė Tel Aviv drejt Entebbes. Gjatė aksionit tė guximshėm tė ēlirimit tė pasagjerėve gati se ēdo gjė funksionoi si duhet. Ushtarėt ugandas ishin aq tė befasuar nga paraqitja e njėsive speciale izraelite, saqė ushtruan vetėm rezistencė sporadike. Gjatė aksionit u vranė tre pasagjerė dhe komandanti Johan Netanjahu (vėllau i kryeministrit tė mėvonshėm izraelit). Entebbe u bė simbol i guximit izraelit.
Pas kėtij suksesi qeverinė e Rabinit e kapluan gjithnjė e mė tepėr diskutimet brendapartiake. Mosmarrėveshja mes Rabinit dhe Peresit u thellua edhe mė tej. Rabini dha dorėheqje nga posti i kryeministrit. Pėr shkak tė mosmarrėveshjeve brenda Partisė sė Punės Rabini nuk konkuroi mė nė zgjedhjet e reja. Karriera politike e Yitzhak Rabinit kishte marrė nė kėtė mėnyrė njė fund tė papritur. Ai u tėrhoq gati tėrėsisht nė jetėn private dhe filloi me shkrimin e memorieve tė tij.

Kthimi nė politikė

Nė vitin 1984 Rabini prapė iu kthye skenės sė politikės aktive si ministėr i mbrojtjes nė koalicionin e madh me bllokun Likud. Gjatė kohės sė ushtrimit tė detyrės sė tij filloi kryengritja palestineze Intifada. Njejtė si shumica e politikanėve edhe Rabini nuk e njohu me kohė problematikėn. Nė kryengritjen e palestinezėve ai pa sfidėn ushtarake tė ushtrisė izraelite. Qėndrimi i tij tejet i ashpėr ndaj palestinezėve Rabinit i solli nė opinionin izraelit imazhin e "njerit tė fortė". Nga "pėllumbat" e Partisė sė Punės tė cilėt e kishin pėrkrahur pandėrprerė Rabini u largua gjithnjė e mė tepėr. Nė vitin 1988 u vėrtetua nga votuesit koalicioni i madh, ndėrsa Shimon Peresi u mundua t`i zbuloj shkaqet e shpėrthimit tė Intifadės. Pas rėnies sė koalicionit tė madh nė mars tė vitit 1990 Peresi u pėrpoē tė themeloj njė koalicion tė ri nėn udhėheqjen e tij, nė ē`gjė ai dėshtoi. Politikani i krahut Likud Shamir krijoi koalicionin konservator djathtist dhe u emėrua nė postin e kryeministrit. Punėn e kėtij koalicioni e karakterizuan gabimet e shumėllojta. Nė kėtė mėnyrė qeveria nuk ia doli integrimin ekonomik dhe kulturor tė hebrejve tė ardhur nga Evropa Lindore pas rėnies sė Bashkimit Sovjetik. Pas fitores sė njė konflikti intern partiak me Peresin, nė vitin 1992, Rabini konkuroi sėrish pėr postin e kryeministrit.

Pėr herė tė dytė kryeministėr

Mė 23 qershor 1992 populli izraelit zgjodhi parlamentin e ri. Pėrkundėr pėrmirėsimit tė rezultatit, Partia e Punės dhe partneri i saj, Blloku Meretz, nuk e arritėn shumicėn absolute. Rabini u detyrua pėr kėtė shkak tė fusė nė koalicionin e tij Partinė Shas, e cila pėrfaqėson hebrejtė ultraortodoks separdik. Nė kohėn e qeverisė sė mėparshme, ministria e jashtme nėn udhėheqjen e kryetarit tė Shasit Arie Deri ishte shndėrruar nė njė strehė tė vėrtetė tė nepotizmit. Kjo bėn tė ēartė pse Rabini ishte i gatshėm tė hyj nė koalicion me thuaja secilėn parti tė Knesetit, e cila atij do ti siguronte pushtetin. Mė 13 korrik 1992 Rabini prezentoi qeverinė e tij. Postin e kryeministrit dhe atė tė ministrit tė mbrojtjes Rabini i bashkoi nė personalunion. Peresi iu nda posti deri atėherė i parėndėsishėm i ministrit tė jashtėm.
Nė deklaratėn e tij qeveritare Rabini iu drejtua palestinezėve me njė apel personal, plotėsisht tė papritur nga ai. Duke bėrė njė hap vendimtar Rabini u ofroi palestinezėve marrėveshjen pėr autonomi, e cila synonte pėrfundimin e konflikteve mes dy popujve tė armiqėsuar. Pas dėshtimit tė bisedimeve me palestinezėt rolin e inicuesit tė ri tė tyre e morri Shimon Peresi. Kėshtu erdhi kah mesi i vititit 1993 deri tek suksesi nė bisedimet Peresit dhe Arafatit. Marrėveshjet ndryshuan Izraelin. PLO-ja u njoh si pėrfaqėsuese legjitime e palestinezėve dhe atyre iu njoh e drejta e vetėadministrimit. Nė anėn tjetėr palestinezėt e njohėn shtetin e Izraelit dhe hoqėn dorė nga themelimi i shtetit aktet terroriste.
Marrėveshjet u nėnshkruan mė 13 shtator 1994 mbi barin e Shtėpisė sė Bardhė nė Uashington. Gjatė kėsaj ceremonie edhe njėherė u bė tejet e ēartė antipatia e Rabinit ndaj Arafatit. Vetėm pas shtypjes sė butė Rabini u pajtua t`ia japė dorėn Arafatit. Marrėveshja megjithatė u festua nė Izrael dhe nė tėrė botėn si njė rast historik.

Ēmimi Nobel pėr Rabinin, Peresin dhe Arafatin

Mė 10 nėntor 1994 Rabinit, Peresit dhe Arafatit iu nda Ēmimi Nobel pėr Paqė. Qė tė tre kėta politikan kishin kontribuuar pėr arritjen e paqes nė Lindjen e Mesme dhe u shpėrblyen pėr angazhimin e tyre qė nga "Marrėveshja e Oslos". Rabini pėrshkroi nė fjalimin e tij ma rastin e pranimit tė Ēmimit Nobel zhvillimin e tij nga heroi i luftės nė hero tė paqes
Nė fushėn e politikės sė brendshme qeveria hasi nė probleme gjithnjė e mė tė mėdha. Lufta e blloqeve tė Rabinit dhe Peresit shpėrtheu prapė dhe bllokoi punėn e qeverisė. Nė vitin 1995 realizimi i Marrėveshjes sė Oslos bėri pėrparime tė dukshme dhe Rabini u pajtua sėrish me Peresin dhe me procesin e paqes. Procesi i paqes pėrparonte gjithnjė e mė shumė dhe arriti pikėn e tij kulminante nė shtator 1995 nė Marrėveshjen e Dytė tė Autonomisė nė mes izraelitėve dhe palestinezėve. Nė kėtė marrėveshje u pėrcaktuan hapat e mėtejshėm deri nė arritjen e vetadministrimit tė plotė tė Palesttinės. Rabini gjendej nė pikėn mė tė lartė tė karrierės sė tij politike. Edhe ekonomia reagonte pozitivisht ndaj kėtyre zhvillimeve; nė asnjė vit mė parė nuk pati aq investime tė huaja nė Izrael si nė vitin 1995.

Vrasja e Rabinit

Rabini u bė gjithnjė e mė tepėr shėnjestėr e opozitės djathtiste izraelite pėrkundėr faktit se nuk ishte paraparė dorėzimi i asnjė kolonie hebreje nė territoret autonome. Kėshtu erdhi gjithnjė e mė shpesh deri tek ekceset e dhunshme gjatė demonstracioneve kundėr Rabinit dhe politikės sė tij tė paqės. Dhuna drejtohej edhe kundėr Rabinit personalisht. Gjatė njė demonstrate p.sh. njė demonstrant i zemėruar u vėrsul ta sulmoj Rabinin. Nė momentin e fundit ai u mposht nga truproja e tij. Njė kolumnist pyeti pas kėtij ekcesi: "e ēfarė do tė kishte ndodhur po tė kishte pasur ai pistol?". Reagimi i lėvizjes paqėsore nė Izrael erdhi vonė. Nė Tel Aviv u organizua njė demonstratė e madhe pėr paqė. Rabini u paraqit si ligjėrues dhe u festua me entuziazėm nga masa e tubuar. Nė rastin kur lėshoi bynėn pėr tė hyrė nė automjetin e tij zyrtar, Rabini u vra nga Yigal Amir. Yitzhak Rabin vdiē rrugės pėr nė spital. Amir u arrestua menjėherė dhe pas disa muajve u dėnua me heqje tė pėrhershme lirie. Rabini, njėri ndėr burrėshtetasit mė tė mėdhenjė tė Izraelit, u varros dy ditė mė vonė nėn pjesėmarrjen e madhe tė popullsisė dhe pranisė sė shumė burrėshtetasve tė botės.

marre nga dadalos.org


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.