Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Bota eshte shume e padrejte. Po e pranove je bashkefjator, po e ndryshove je xhelat.
--- Sartre

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 75 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Demush Shala
Nė 17 prill 1829 u lind nė Bakėll tė Pejės Demush Shala, studiues e folklorist, i cili u mor veēanėrisht me ciklin e kreshnikėve, duke dhėnė njė ndihmesė nė studimin e epikes legjendare, si dhe botoi antologjitė "Kėngė popullore lirike 2, "Kėngė popullore legjendare", "Kėngė popullore historike", etj.

Mustafa Xhani
Nė 17 prill 1947 u nda nga jeta Mustafa Xhani ose shumė i njohuri Mustafa Matohiti, atdhetar, veprimtar i Luftės sė madhe Antifashiste, Hero i Popullit.

Benjamin Franklin
Nė 17 prill 1790 mbylli sytė Benjamin Franklin, shkencėtari amerikan qė formuloi teorinė e vlerės, njėri nga pionierėt e studimit tė elektricitetit atomik dhe shpikėsi i rrufepritėses.

Turgut Ozal
Nė 17 prill 1993 u nda nga jeta Turgut Ozal, burrė shteti, ish-president i Turqisė, nismėtar pėr formimin dhe zbatimin e parimeve tė politikės sė zhvillimit tė industrisė, bujqėsisė dhe eksporteve nė vendin e tij.
Histori :: Perse Cercizi vrau Bimbashin e Gjirokastres?
Postuar nga: Albo

Histori Pėrse e vrau Ēerēizi Shefin e Policisė nė qytetin e gurtė? Gjithēka nga memuarėt e ish-Ministrit, Deputetit dhe Kryetarit tė Bashkisė sė Gjirokastrės, tė shkruar nė 1939.


Zbardhet e vėrteta e vrasjes sė Bimbashit nga Ēerēiz Topulli

Dėshmia e Javer Hurshitit: "Komandanti i Gjindarmėrisė sė Gjirokastrės, Bimbashi Halil Efendiu qė ishte Boshnjak, dontė tė diktonte se cilėt ishin personat qė i bėnin strehė Ēerēizit. Dikush i kallzoi se e fejuara e Ēerēizit, Qamua, ishte me barrė. Po tė provohej kjo do tė ishte njė provė e gjallė se Ēerēizi mbahej prej fisit tė gruas. Bimbashi vendosi tė dėrgonte njė doktor pėr t'a ekzaminuar Qamon.
Kjo gjė iu njoftua Ēerēizit dhe ai dėrgoi Hiton e Hajredinin tė cilėt e vranė Bimbashin"


Dashnor Kaloēi

Komandanti i Gjindarmėrisė sė Gjirokastrės, Bimbashi Halil Efendiu, nga gjiriti, donte tė diktonte se cilėt ishin personat qė i bėnin strehė Ēerēizit, qė t'i internonte ata. Dikush kallzoi se e fejuara e Ēerēizit, Qamoja ishte me barrė. Po tė provohej kjo, do tė ishte njė provė e gjallė qė Ēerēizi mbahej prej fisit tė gruas. Kėshtu Bimbashi vendosi qė tė dėrgonte njė doktor pėr ta ekzaminuar Qamon.

Kjo gjė iu njoftua Ēerēizit i cili pėr tė ndaluar njė punė qė ishte e turpėshme simbas zakonit tonė, vendosi qė ta vriste Bimbashin e Gjirokastrės. Nė atė kohė qė unė arrita te Hani i Ēiēove nė tė hyrė tė pazarit nga ana e Hazmuratit, u dėgjuan dy tė shtėna njė pas njė dhe kur u afruam pėr tė parė ē'kish ngjarė, pamė Bimbashin tė shtrirė pėr dhe qė kish vdekur". Kjo dėshmi qė bėn fjalė pėr vrasjen e Bimbashit turk tė Gjirokastrės nė vitin 1908 prej ēetės sė Ēerēiz Topullit, ėshtė shkėputur nga kujtimet e Javer Bej Hurushitit tė cilat ai i ka shkruar nė katėr fletore tė trasha nė vitin 1939. Po kush ėshtė Javer Bej Hurshiti dhe cila ėshtė e kaluara e tij? Si u arrestua ai sė bashku me djalin e tij Mehmetin nė janarin e 1945 dhe pėrse Enver Hoxha dha urdhėr qėt'i ktheheshin tė gjitha plaēkat e shtėpisė qė iu konfiskuan ditėn e arrestimit? Pėrse Halil Hoxha iu lut djalit tė tij Enverit, qė tė mos e pushkatonte Javerin me tė dėnuarit e Gjyqit Special dhe cila ishte pėrgjigjia qė mori prej tij? Si u trajtua nga regjimimi komunist familja e Javer Beut dhe si u ruajtėn prej fėmijėve tė tij kujtimet e famėshme me ngjarjet historike qė ai i kishte pėrjetuar vetė, tė cilat i kishte shkruar qė nė 1939-ėn? Lidhur me kėto e ngjarje tė tjera nga historia e familjes Hurshiti, na njeh dėshmia e nipit tė tij Shahin Hurshitit dhe nga kujtimet e Javer Beut, po botojmė ngjarjen e vrasjes sė Bimbashit turk nga ēeta e Ēerēiz Topullit, duke qenė se ai ėshtė njė nga figurat mė popullore tė luftėtarėve nė Jugun e Shqipėrisė. Lidhur me atė ēka e shtyu Javer Bej Hurshtitin qė t'ė shkruaj kujtimet, nė fillim tė fletores sė parė ai ėshtė shprehur: "Fatkeqėsisht shumė tė pakėt, fare tė pakėt janė ata shqiptarė qė kanė mbajtur shėnime tė kujtimeve tė tyre. Unė, pothuaj se, jam ndodhur nė tė gjitha lėvizjet Kombėtare qė kanė ndodhur nė Krahinėn e Labėrisė: nuk jam tundur prej Gjirokastrės gjithė kohėn e okupasionit grek dhe italian: kam qenė dėshmitar i aq ngjarjeve me rėndėsi sa qė sikur qysh nė ato kohėra, t'i kesh shėnuar ngjarjet ditė pėr ditė, sot do tė jesh nė gjėndje tė botoja historinė e plotė tė Gjirokastrės qysh prej vitit 1912 der 1925. Pikėrisht historinė e atyre kohėve qė kemi me shumė rėndėsi pėr historinė e Rilidjes s'onė Kombėtare, sot vendosa t'i shkruaj kujtimet, por kėto do tė jenė shumė tė meta. Shumė data me rėndėsi dhe shumė emra tė personave qė kanė lojtur role me rėndėsi i kam harruar. Prandaj kėto kujtime mė shumė se t'i shėrbejnė historisė sė vėndit, do t'i shėrbejnė mė shumė familjes sime" Javer Hurshiti. 14-Vjeshtė e I-939. Tiranė.


Pse doli Ēerēizi komit
"Komitėt e ndryshmė tė dallkaurit qė ronin pėr ndė zgjedhėn e imperatorisė Otomane, kishin shumė vjet qė kishin organizuar Komitete dhe mundėsisht me ēdo mjet qė tė shpėtonin prej zgjedhės. Cilido komb kishte organizuar ēeta komitėsh pėr tė prishur qetėsinė. Sidomos Maqedonia ishte mbushur me komitė bullgarė dhe grekėr. Komitėt e kėtyre dy Kombeve, lėftonin kundra armikut tė pėrbashkėt, Turqisė, po lėftonin dhe me njėri jetrin pasi nuk vinin dot nė marveshje qė tė caktonin zonėn e influencės simbas racės. Nė ato kohėra shqiptarėt qė ronin jashtė Turqisė, sidomos ata tė Bukureshtit dhe tė Sofjes, me dėshirė dhe me gazeta i ftonin shqiptarėt qė ronin nė atdhe tė ngriheshin kundra Turqisė dhe tė mos ia linin sheshin tė lirė vetėm Bullgarisė, Greqisė dhe deri diku Rumanisė. Shahin Be Kolonja me gazetėn e tij dhe Faik Be Konica me tė pėrkohshmen, propagandonin pėr tė zgjuar shqiptarėt qė t'i kthenin pushkėn turkut. Qėllimi i tyre i shėnjtė, midis zėrave qė ankoheshin prej zgjedhjes otomane, duhesh tė dėgjohesh dhe zėri i Shqipėrisė qė tė mundėte dhe kjo tė kishte tė drejtė tė lypte indipendencėn e saj kur tė vinte koha e shkatėrrimit tė Turqisė. Kjo kohė kuptohesh ēiltas se kishte afėruar. I pari nė mos gabohem qė doli nė male kundra Turqisė ishte Bajo Topulli nga Gjirokastra. Ky ishte drejtor gjymnazi nė Selanik. Patriotizma e shtyu t'ė linte detyrėn dhe tė aratisesh. Pas pak muajsh ish shoqėruar vėllai i tij Ēerēiz Topulli, Mihal Gramenua nga Korēa dhe disa tė tjerė me mė pak rėndėsi. Bajua nuk ishte njeri i kėsaj mjeshtėrie, prandaj ēeta e vogėl shqiptare komandohesh prej Ēerēizit. Guverna turke kėtė ēetė tė vogėl shqiptare e quante shumė mė tė rrezikėshme prej mijrash komitėsh grekė dhe bullgarė. Ēeta shqiptare qė ishte e njė feje me turqit, kishte njė rėndėsi tė posaēme nė opinionin e botės sė jashtėme, kurse bullgarėt dhe grekėrit, mund tė quheshin si elementė qė e urrenin turkun, pasi kishin njė fe tjetėr dhe kryengritja e tyre nuk provonte doemos administrim barbar tė Turkut. Ēeta shqiptare, e pėrbėrė me shumicė prej muhamedanėsh, provonte qartė se turku nuk ish nė gjėndje tė kėnaqte popujt qė ronin pėr nder flamurin e tij, qoftė dhe atė pjesė tė popullit qė kishin njė fe tė pėrbashkėt. Kur Ēerēizi vrau Dhespotin e Korēės, qeveria turke i shtiu ca mė shumė fuqitė pėr ta shtėnė nė dorė Bajon dhe Ēerēizin. Aktiviteti i kėsaj ēete kreshnike zhvillohesh mė shumė nė Korēė, Kolonjė dhe Gjirokastėr. Kur Kushellat turke e ndiqnin Ēerēizin kėmba kėmbės, ky dogji shkollėn dhe disa godina tė tjera tė katundit Kustanjan, afėr Koshovicės pėr tė marrė hakun e Refik Budos nga Gjirokastra qė komitėt grekė, ēeta e Vasil Killovit, i dogji kullėn nė katundin Lluvinė".


Vrasja e Bimbashit
" Ēerēizi qėndrėn e fshehjes e kishte nė qytet brenda tė Gjirokastrės dhe nė katundin Mashkullorė e nė Kardhiq ku kishte dhe tė fejuarėn e tij, Qamon e mbesa, nga motra e Mirkės qė kemi pėrmendur mė nalt kur kemi bėrė fjalė pėr shkatėrrimin e teqesė sė Baba Hajdarit. Komandanti i Gjindarmėrisė sė Gjirokastrės, Bimbashi Halil Efendiu (Boshnjak), nga gjiriti, donte tė diktonte se cilėt ishin personat qė i bėnin strehė Ēerēizit, qė t'i internonte. Dikush kallzoi se e fejuara e Ēerēizit ishte me barrė. Po tė provohej kjo do tė ishte njė provė e gjallė se ai mbahesh prej fisit tė gruas. Vendosi pėr tė dėrguar njė doktor pėr tė ekzaminuar Qamon. Kjo gjė iu njoftua Ēerēizit, i cili pėr tė ndaluar njė punė qė ishte e turpėshme simbas zakonit tonė, megjithqė Ēerēizi jo qė nuk ish bashkuar, por as qė e kishte parė tė fejuarėn e tij, vendosi ta vriste Bimbashin e Gjirokastrės, i cili ishte njė oficer i shkuar nga mosha por shumė i zoti. Kėtė kishin dashur ta vrisnin dhe nė Berat, por shpėtoi vetėm me njė plagė tė rėndė. Siē e thashė nė faqen 45, duke lėnė nėnėn tė sėmurė dolla pėr nė pazar. Bimbashi rrinte nė shtėpinė e zonjės sė Dervish Pashait, komshi me ne. Kur unė kalova edhe shtėpitė e Xhafer Karalliut, pashė qė Bimbashi dolli nga shtėpia e tij dhe filloi tė ngjitesh lart. Kur unė arrita te Hani i Ēiēove, nė tė hyrė tė pazarit nga ana e Hazmuratit, u dėgjuan dy armė njė pas njė. Me turmėn bashkė u kthyesh dhe unė qė tė shikoja se ēkish ngjarė: pėr ndėn furėn e gurgenjet pamė tė shtrirė pėrdhe Bimbashin, i cili kishte vdekur. Deri sa tė veja unė nė Prefekturė, filluan tė dėgjoheshin shtimjet e armėve tė paprera nga ana e tejme e pėrroit tė Palortosė. Ēerēizi kish dėrguar nė qytet dy veta, Hiton nga Kardhiqi dhe Hajredinin nga Tremishti i Pėrmetit qė ta vrisnin Bimbashin. Vetė Ēerēizi me shokėt e tjerė kishte zėnė vėnd mbi qishin e Palortosė. Kėta tė dy e pritėn Bimbashin tek furra ime. Bile kur dolla unė, u ngritnė nė kėmbė dhe mė nderuan. Kur dolli Bimbashi i ranė nga pas dhe kur arriti nė vėndin qė thamė, kryen detyrėn e tyre patriotike dhe u kthyen pėrsėri posht. Duke shkuar nga lulanjtė, iu drejtuan vėndit ku i priste Ēerēizi. Gjindarėmt po i ndiqnin nga pas, por i godiste Ēerēizi me shokėt e tij dhe kėshu Ēerēizi u bashkua dhe me dy shokėt q'i erdhėn, morri pėrpjetė malin dhe shtinte kundra gjindarėmėve qė tė mos i afroheshin. Ne nga Prefektura i shihnim si gjindarmėt, ashtu dhe ēetėn e Ēerēizit deri sa u larguan. Kjo ngjarje mė detyroi qė tė mos kthehesh shpejt nė shtėpi dhe tė haj drekėn jash. Kur u kthyesh nė shtėpi, vajta drejt e nė odėn e nėnės. E gjeta kėtė qė rinte nė njė koltuk afėr penxheres dhe pinte duhan. Fillova t'i kallzoj ngjarjen e vrasjes sė Bimbashit dhe i kėrkova ndjesė qė u vonuash. Nuk mu pėrgjigj aspak. Pandeha se ishte zėmėruar nga vonesa ime, se kur nuk pranonte tė haja unė drekė jasht. Pas pak e morra vesh se nėna ime e kishte humbur gojėn, nuk fliste dot, ndofta dhe nuk dėgjonte. Doktor Taseja mė njoftoi se nuk kishte mbetur mė asnjė shpresė pėr shpėtimin e saj, megjithėse ajo dukej tė ishte e qetė dhe nuk ndjente asnjė dhimbje. Afėr mezit tė natės u shtri nė dyshek dhe vdiq pas dyzet e tetė orėsh, ditėn e fundit tė shkurtit, ose ditėn e parė tė Marsit tė vitit 1908. (Kalendari i vjetėr).

(vijon nesėr)

Gazeta Shqiptare
16 Mars 2002


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.