Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Gazi dhe helmi jane vellezer.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 130 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Gjuha :: Historia e Standardizimit te gjuhes shqipe - II
Postuar nga: Albo

Gjuha Pėrfaqėsuesit e gjuhėsisė zyrtare shqiptare tė pasluftės pėr standardizimin e shqipes deri nė vitin 1944

(vijon nga java e kaluar)



Nė zbatim tė kėsaj politike DH. Shuteriqi, nė Sesionin e parė shkencor tė Institutit tė shkencave pėr vitin 1952 me temė « Vepra e shokut Stalin mbi gjuhėsinė dhe problemet tona gjuhėsore nė dritėn e kėtyre veprave », duke folur pėr problemin e gjuhės letrare, pas vlerėsimit qė i bėnte kontributit tė Kristoforidhit, Naimit dhe Samiut pėr kristalizimin e gjuhės nacionale letrare, siē e quante ai nė atė kohė, shtonte se « Gjatė Rilindjes edhe kleri katolik i veriut nisi tė zgjerojė veprimtarinė e tij tė hershme letrare. Po ai, nė pėrgjithėsi, nuk frymzohej nga idealet e Rilindjes. Qėllimi i tij kryesor qe me zėvendėsue njė pushtues me njė tjetėr,Turqinė me Austrinė. Kleri katolik, nė pėrgjithėsi, nuk u pėrpoq pėr bashkimin e popullit shqiptar nė luftė kundėr pushtuesit. Ai u pėrpoq pėr pėrēamjen e popullit shqiptar. Kjo veprimtari politike antikombėtare e klerit katolik, reflektohet edhe nė punėn e tij me gjuhėn nė pėrgjithėsi. Kleri katolik nuk u pėrpoq tė shkruaj njė gjuhė qė tė kish pėrfituar nga tė folmet e ndryshme tė gegėrishtes, e ca mė pak tė toskėrishtes. Ai shkroi nė njė tė folme t'epėrme gege. Ai nuk u pėrpoq si rilindėsit pėr pastrimin e shqipes. Ai, me dashje, e injoroi Kristoforidhin e punėn e tij pėr njė gegėrishte letrare sa mė pranė toskėrishtes...etj.».8)

Kjo frymė, ndonėse me tone mė pak tė rrepta e pa sulme tė drejpėrdrejta, karakterizoi edhe Sesionin e dytė tė mbajtur nė shtator tė vitit 1952, kushtuar « problemit tė gjuhės letrare kombėtare e problemeve tė tjera tė lidhura me tė ».

Nė referatin me titull « Mbi gjuhėn letrare shqipe » 9) tė mbajtur nė atė Sesion, nė shtator tė po atij viti, Dh. Shuteriqi, pasi vinte nė dukje kontributin e Kristoforidhit pėr tė cilin thuhej se « ku me vetėdije, ku spontanisht bėri njė punė tė madhe fillestare pėr bashkėpunimin ndėrdialektor nė shqipen e shkruar »10) shtonte se « Pėrpjekja e gjatė e shkrimtarėve tė klerit katolik pėr tė shkruar njė gegėrishte sa mė lokale e mė veriore, pa e pėrfillė punėn e Kristoforidhit tė cilėn shkrimtarėt reakcionarė tė klerit katolik e kanė pėrbuzė e urryer, pėr arsye tė paragjykimeve tė tyre fetare, qė, bashkė me ungjijet e pėrkthyera pėr njė shoqėri protestane, flaknin tej edhe eksperiencėn shum tė ēmuar tė Kristoforidhit, - lokalizmi i ngurtė gjuhėsor i Fishtės me shokė, i cili vazhdoi praktikisht gjer nė ditėt tona, edhe pse nė parim ata u shpallėn pėr gegėrishten jugore e i bėnė kėsaj ndonjė koncesion - ai lokalizėm ka qenė, nė njė farė mėnyre, edhe njė reakcion nė sheshin e gjuhės. Ky lloj reakcioni e ka penguar krijimin e njė gegėrishtje tė vetme letrare; ai ka penguar edhe afrimin mė tė madh ndėrdialektor nė shqipen e shkruar. Duke kėrkuar qė gjuha e tyre e shkruar tė bėhet gjuhė kombėtare letrare, Fishta me shokė s'kanė bėre gjė tė madhe qė tė krijojnė njė gegėrishte letrare tė vetme, duke u afruar nga gegėrishtja jugore. Gjithashtu ata janė pėrpjekė pak qė normat e gjuhės sė tyre tė shkruar t'afrohen sa mė shum me ato tė dialektit tonė jugor. Prap, sido qė tė vepronin, ata nuk mund ta ndalonin bashkėpunimin ndėrdialektor nė shqipen e shkruar. Konvergjimi i dialekteve me shkrim, ndoq punėn e vet, edhe pse rrethanat e regjimeve feodalo-borgjeze nuk ishin tė tilla qė bashkėpunimi ndėrdialektor tė bėhej sa m'i dendur11).

Po kėshtu, duke vlerėsuar zhvillimet pėr shqipen letrare nė vitet 1916-1917 shkruante se « Austria me anė tė Komisisė letrare, Zogu me anė tė Ministrisė sė tij t'Arėsimit, Italija me anė tė Mustafa Krujės e t'Institutit tė Studimeve Shqiptare, kush mė shumė e kush mė pak, i mbėshtetėn disa shkrimtarė e studiozė gegė tė gjuhės qė tė shpallin nėndialektin e Elbasanit gjuhė zyrtare », kurse pėr periudhėn ndėrmjet viteve 1930-1935 shkruante se « shohim qė shkrimtarėt shkodranė tė nisin e t'i bėjnė « konēesione » (si thohej ahere) tė folmes s'Elbasanit, duke u afruar nėpėrmjet tė kėsaj edhe nga toskėrishtja, me tė cilėn Kristoforidhi kish tė paktėn gjashtėdhjetė vjet qė ish afruar »12).

Pra, ky ishte thelbi i pikėpamjeve dhe i vlerėsimeve tė pėrfaqėsuesve tė politikės gjuhėsore zyrtare nė Shqipėrinė e pasluftės pėr pėrpjekjet e patriotėve shqiptarė pėr kristalizimin e shqipes standarde. Pra kundėrvenia ndėrmjet pėrfaqėsuesve tė intelegjencės kombėtare dhe pas kėsaj mohimi dhe denigrimi i pėrjekjeve dhe i kontributit tė disa prej tyre pėr ta ēuar pėrpara zgjidhjen e problemit tė standardizimit tė shqipes.

Edhe Sh. Demiraj, duke dashur tė bėjė vlerėsimin e pėrpjekjeve pėr standardizimin e shqipes deri nė prag tė Luftės, nuk ka arritur t'u shmanget kritereve tė gjuhėsisė zyrtare tė kohės. « Gjatė periudhės nė shqyrtim (dhjetėvjeēarėt e fundit tė shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX BB), shkruan Demiraj, janė bėrė edhe pėrpjekje pėr zbatimin e disa normave drejtshkrimore dhe gramatikore pėr lėvrimin e gjuhės shqipe. Natyrisht, nė kushtet historike tė shekullit tė kaluar ishte e pamundur tė vendoseshin norma drejtshkrimore dhe gramatikore tė pėrbashkėta pėr tė gjithė ata qė shkruanin shqip. Prandaj, nė kėtė rast ėshtė fjala kryesisht pėr grupin e shkrimtarėve, qė pėrfaqėsonin idetė e Rilindjes Kombėtare. Kėta u pėrpoqėn tė mėnjanonin nė shkrimet e tyre disa trajta tepėr nėndialektore dhe tė zbatonin me vetėdijė disa norma drejtshkrimore tė pėrbashkėta. Njė pėrpjekje e tillė bie nė sy, p.sh, nė shkrimet e Kristoforidhit, sidomos nė ato tė dialektit gegėrisht, ku ai zbaton njė drejtshkrim mjaft konvencional... Me kėtė drejtshkrim konvencional shkrimet e Kristoforidhit nė dialektin verior afrohen shumė me ato nė dialektin jugor13).

« Pas Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 1912, vazhdon Demiraj, njė etapė e re duhej tė fillonte edhe pėr lėvrimin dhe pėrpunimin e mėtejshėm tė gjuhės shqipe.... », « nė kėtė etapė tė re jetuan dhe punuan edhe disa njerėz tė penės, qė kishin hedhur hapat e parė tė veprimtarisė sė tyre qysh nė fazėn e fundit tė periudbės sė Rilindjes dhe ishin frymėzuar nga idealet e saj edhe nė punė tė lėvrimit tė gjuhės amtare, siē ishin, ndėr tė tjerė, Luigj Gurakuqi, Aleksandėr Xhuvani, Fan Noli, Sotir Peci, Mati Logoreci etj. »

« Por pėrpjekjet e kėtyre atdhetarėve pėr tė vazhduar mė me ngulm, nė kushtet e reja tė krijuara pas Shpalljes sė Pavarėsisė, traditėn e mirė tė rilindėsve, ndeshėn nė njė varg pengesash e vėshtirėsish, tė krijuara nė fillim nga ngjarjet e vjetėve 1914-1920 dhe mė pas nga qėndrimi obskurantist i regjimit antipopullor tė Ahmet Zogut gjatė vjetėve 1924-1939 dhe nga qėndrimi shtypės antishqiptar i pushtuesve fashistė e nazistė gjatė vjetėve 1939-1944. Tė kihet parasysh gjithashtu edhe qėndrimi negativ qė mbanin pėrfaqėsuesit e disa shtresave tė caktuara, sidomos pėrfaqėsuesit e klerit katolik, ndaj pėrpjekjeve pėr vendosjen e njė shqipeje letrare tė njėsuar mbidialektore.

Nė tė tilla rrethana dhe kushtet e njė prapambetjeje tė madhe pėr shkak tė mungesės sė shkollave dhe tė varfėrimit tė madh tė popullit, pėrpjekjet e pėrfaqėsuesve pėrparimtarė tė intelegjencės shqiptare nuk mund ti'a arrinin qėllimit tė dėshiruar pėr njė shqipe letrare tė njėsuar. Megjithatė, ata i vazhduan pėrpjekjet e tyre. Mjafton tė pėrmenden kėtu vendimet e Komisisė letrare tė Shkodrės (1916), si edhe vendimet e Kongresit tė Lushnjes (1920).

Dhe pas kėtyre ne kemi tė drejtė tė pohojmė se sipas pėrfaqėsuesve tė gjuhėsisė zytare tė pasluftės puna e kryer deri nė prag tė luftės nuk kishte luajtur ndonjė rol tė rėndėsishėm pėr standardizimin e shqipes. Nė qoftė se me shqipe letrare do tė kuptojmė vetėm toskėrishten letrare tė kohės kjo nė njė kuptim ėshtė e vertetė, po nė qoftė se me shqipe letrare tė kohės do tė kuptojmė tė dy variantet, pra gegėrishten letrare dhe toskėrishten letrare atėherė duhet tė pranojmė se me punėn qė kryen deri nė prag tė Luftės pėr standardizimin e shqipes letrare, patriotėt shqiptarė tė kohės, siē do tė shihet edhe mė poshtė, jo vetėm hapėn rrugėn po edhe shpejtuan dhe bėnė tė mundur atė qė ndodhi mė vonė standardizimin pėrfundimtar tė shqipes.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.