Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ashtu sic despotizmi eshte abuzim i mbreterimit, anarkia eshte abuzim i demorkacise.
--- Volter

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 63 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Demush Shala
Nė 17 prill 1829 u lind nė Bakėll tė Pejės Demush Shala, studiues e folklorist, i cili u mor veēanėrisht me ciklin e kreshnikėve, duke dhėnė njė ndihmesė nė studimin e epikes legjendare, si dhe botoi antologjitė "Kėngė popullore lirike 2, "Kėngė popullore legjendare", "Kėngė popullore historike", etj.

Mustafa Xhani
Nė 17 prill 1947 u nda nga jeta Mustafa Xhani ose shumė i njohuri Mustafa Matohiti, atdhetar, veprimtar i Luftės sė madhe Antifashiste, Hero i Popullit.

Benjamin Franklin
Nė 17 prill 1790 mbylli sytė Benjamin Franklin, shkencėtari amerikan qė formuloi teorinė e vlerės, njėri nga pionierėt e studimit tė elektricitetit atomik dhe shpikėsi i rrufepritėses.

Turgut Ozal
Nė 17 prill 1993 u nda nga jeta Turgut Ozal, burrė shteti, ish-president i Turqisė, nismėtar pėr formimin dhe zbatimin e parimeve tė politikės sė zhvillimit tė industrisė, bujqėsisė dhe eksporteve nė vendin e tij.
Njoftime :: Kadare i shkruan Geraldines
Postuar nga: Albo

Njoftime Shkrimtari i njohur vlereson vendimin e Nenes Mbretereshe Geraldina per te jetuar pergjithmone ne Shqiperi: Po ktheheni ne vendin qe fati e solli te behet Atdheu i juaj, ndonese ky vend ju ka sjelle shume me teper brenga sesa gezime

"Vendimi juaj per t'u kthyer e per te jetuar ne Shqiperi, ka qene per mua, dhe kam bindjen se do te jete per shumicen e shqiptareve, nje lajm i gezuar dhe jashtezakonisht prekes". Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, ne nje leter per Nenen Mbretereshe, Geraldina e ka cilesuar si nje lajm te gezuar dhe prekes vendimin e saj per t'u kthyer pergjithmone ne Shqiperi. "Ndonese i formuar si intelektual ne nje kohe te ashper e plot moskuptime te renda, kam patur gjithmone per Ju, ashtu si shume njerez ne Shqiperi, nje respekt te heshtur", shprehet Kadare, ne letren e nisur dy dite me pare nga Parisi drejt Johanesburgut. Ndersa, vete Nena Mbretereshe i eshte drejtuar me nje leter pak jave me pare shkrimtarit te njohur. "Gjithmone kam dashtun me gjet nji rast per t'ju falenderue perzemersisht per veprat e mrekullueshme artistike qe keni botue dhe qe i kane dhane nder e lavdi emrit Tuej, si dhe Shqipnise sone te bukur, vatres se qytetnimit e civilizimit ne Ballkan e ma gjane", shkruan Nena Mbretereshe. Ndersa, Kadare, ne pergjigjen e tij, i eshte drejtuar Geraldines: "Konteshe e re, e ardhur nga qendra e Evropes, per t'u bere mbretereshe e shqiptareve, Ju treguat per ta nje perkushtim e nje devocion mallengjyes, qe e kane shembullin e rralle ne kete shekull".

"Ju po ktheheni ne vendin qe fati e solli te behet Atdheu i juaj, ndonese ky vend ju ka sjelle shume me teper brenga sesa gezime", shprehet shkrimtari i njohur. Ai e vlereson kete si nje akt te larte, qe jep mesazhin fisnik se "Atdheu mund te jete i dashur dhe kur eshte i varfer e i veshtire".



Shkrimtari Kadare e ka mbyllur letren e tij me urimin per kthimin e mbare te Nenes Mbretereshe ne Shqiperi, duke shprehur shpresen per t'u takuar me te ne Tirane. Ndersa, ai vazhdimisht ka shprehur vleresime te larta per Nenen Mbretereshe Geraldina. Ne librin e tij "Dialog me Alen Boskene", shkrimtari i njohur Ismail Kadare ka vleresuar Mbretereshen Geraldine. "Ajo eshte padyshim sovrania e vetme ne bote, qe, pas permbysjes se bashkeshortit te saj, - ndonese ky i fundit eshte trajtuar si tradhtar, jude, tiran, vrases, demon, - i ka shpetuar (...) edhe pergojimit me te vogel prej cilitdo qofte". "Historia, nje dite, ka per te shpjeguar qendrimin, fisnikerine e asaj qe kaperceu kaq lehte regjimet dhe epokat", shkruan Kadareja.


Rreth 40 deputete kane firmosur kerkesen qe Nena Mbretereshe Geraldina dhe Familja Mbreterore Shqiptare te vijne dhe te jetojne pergjithmone ne Shqiperi. Perfaqesues te partive te ndryshme, mes te cileve edhe socialiste, deputetet, "te mbeshtetur ne respektin qe kemi per historine e Shtetit Shqiptar e vazhdimesine e tij juridike, si dhe ne zhvillimet e sotme demokratike", kane paraqitur kerkesen qe "Nena Mbretereshe Geraldina dhe Familja Mbreterore Shqiptare te vijne dhe te jetojne pergjithmone ne Shqiperi". Nena Mbretereshe Geraldina, 87 vjec, dhe Familja Mbreterore e kane shprehur prej kohesh deshiren per te ardhur e jetuar pergjithmone ne Shqiperi. Sipas deputeteve firmetare kerkesa behet nisur nga jeta e veshtire dhe dinjitoze ne mergimin e gjate e Familjes Mbreterore. Duke vleresuar deshiren e Familjes se Mbretit Zog per te jetuar ne Shqiperi, si "shprehje te dashurise se sinqerte per Shqiperine dhe kombin shqiptar". "Ne e ndjejme si detyrim moral per te ofruar ftesen tone qe Nena Mbretereshe Geraldina dhe Familja Mbreterore te vijne sa me pare ne Shqiperi. Ne kete menyre mendojme se i jepet fund mergimit te tyre te padrejte 63 vjecar", shprehen deputetet.



Nena Mbretereshe Geraldina, me orgjine hungareze, u largua nga Shqiperia me 6 prill 1939, ndersa ishte ende lehone. Ajo u vendos fillimisht ne Follorine te Greqise, ku me 10 prill mberriti edhe Mbreti Zog. Me pas ne Kongresin e Permetit u vendos qe te ndalohej kthimi ne Shqiperi per Mbretin Zog dhe familjen e tij.

Pothuajse ne te gjitha vendet e Evropes Lindore familjet mbreterore jane lejuar te kthehen ne atdhe, ndersa mbreti Simeon i Bullgarise eshte zgjedhur edhe Kryeminister i vendit. Se fundi edhe ne Italia, me nje vendim te Parlamentit, vendosi qe te lejoje kthimin e familjes mbreterore. Ndersa, nga familja mbreterore shqiptare eshte kthyer ne atdhe vetem Leka Zogu I. Por i akuzuar per organizim te kryengritjes se armatosur ne korrik 1997, Leka Zogu i largua serish nga Shqiperia.

Nderkohe familja mbreterore, e vendosur prej me shume se 22 vjetesh ne Johanesburg te Afrikes se Jugut ka nderruar gjate 63 viteve shume here rezidencen e saj. Ne fillim Mbreti Zog u vendos ne Stamboll, Paris dhe Londer. U largua nga Kryeqyteti Britanik per t'u vendosur ne Aleksandri te Egjyptit prej nga u perzu me 1956. Qe nga kjo kohe ai ka jetuar fillimisht ne France ne Kane, ku edhe vdiq Mbreti dhe me pas u zhvendos ne Spanje. Pas largimit te Leka Zogut nga Barcelona, me 1978, Geraldina jetoi ende per 12 vjet ne Madrid. Ajo iu bashkua familjes me 1980. Ky mund te jete kthimi i pare i Geraldines pas 63 vjetesh.



Paris 12 mars 2002


Madherise se Saj, Nenes Mbretereshe, Johanesburg

Madheri,



Me kenaqesi te pazakonte e mora dje letren tuaj, per te cilen ju falenderoj nga zemra. Fjalet tuaja te bukura, te mencura e fisnike per mua si shkrimtar, une i marr njekohesisht si nderim per letersine dhe gjithe kulturen shqiptare.

Ndonese i formuar si intelektual ne nje kohe te ashper e plot moskuptime te renda, kam patur gjithmone per Ju, ashtu si shume njerez ne Shqiperi, nje respekt te heshtur.

Konteshe e re, e ardhur nga qendra e Evropes, per t'u bere mbretereshe e shqiptareve, Ju treguat per ta nje perkushtim e nje devocion mallengjyes, qe e kane shembullin e rralle ne kete shekull.

Zonje e larte, vendimi juaj per t'u kthyer e per te jetuar ne Shqiperi, ka qene per mua, dhe kam bindjen se do te jete per shumicen e shqiptareve, nje lajm i gezuar dhe jashtezakonisht prekes. Ju po ktheheni ne vendin qe fati e solli te behet Atdheu i juaj, ndonese ky vend ju ka sjelle shume me teper brenga sesa gezime. Me kete akt te larte, Ju na jepni nje mesazh te gjitheve, mesazhin fisnik se Atdheu mund te jete i dashur dhe kur eshte i varfer e i veshtire.

Po e mbyll kete leter me urimin me te perzemert per kthimin tuaj te mbare me shprese per t'u takuar ne Shqiperi.


Ismail Kadare



I dashtun shkrimtari jone i shquem, Z. Ismail Kadare!

Gjithmone kam dashtun me gjet nji rast per t'ju falenderue perzemersisht per veprat e mrekullueshme artistike qe keni botue dhe qe i kane dhane nder e lavdi emrit Tuej, si dhe Shqipnise sone te bukur, vatres se qytetnimit e civilizimit ne Ballkan e ma gjane. Te tana veprat tueja e kane dhane kete mesazh, duke i treguar Evropes edhe botes se kombi jone ka nje identitet te vecante kombetar, me gjuhen tone te mrekullueshme dhe me nji tradite e kulture, te cilat na nderojne edhe ne boten e sotme. Veprat e tuaja na kane dhane ate kenaqesi te rralle se jane shkrue me nji art brilant e befasues, kane mrekulline e fjales e horizontet e mundimit te thelle filozofik. Personalisht, jam shume e nderueme edhe per ato fjale zemerore qe keni shkrue per mue dhe qe i ka botuem ne Paris Znj. Josephine Dedet ne nje liber per mue.

Gjithmone kam shpresue se do te vi ne Shqipnine tone te dashtun. Kjo ka qene andrrra ma e madhe per mue dhe burrin tem, Mbretin Zog. Edhe ma vone kudo ku kem jetue me Familjen Mbretnore, edhe ketu ne Afriken e larget, Shqipnia ka qene me mue dhe une kam jetue vetem per Shqipnine.

Shpresoj se tash ka ardh koha per me jetue ne Shqipni, bashke me gjithe familjen teme. Une e kam vendin aty, ne Atdheun tone, bashke me burrin tem, Mbretin Zog.

Dashte Zoti i Madh qe te jetoj perseri me Shqipnine, qe me dha emnin, te cilin e kam ruejt si thesarin ma te vyer te jetes seme!

Vjetet e mija kaq larg me kane detyruar me shkrujt me maqine.

Ju perqafoj zemersisht dhe lus Zotin e Madh qe te takohemi ne Tirane.

Geraldina


Korrieri 14 Mars 2002



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.