Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E lirė ėshtė kripa nė Durrės, po e ngre qiraja udhės
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 111 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Feja :: Manastiret e mesjetes shqiptare
Postuar nga: Albo

Feja A ėshtė vėrtetė vendvarrimi i Helenės sė Francės nė Manastirin e Shėn Gjergjit, apo Kisha e Shėn Premtes si njihet nė Shirgj tė Bunės, afėr Shkodrės...


Mansatiri i Shėn Shergjit dhe Bakut, misteret ende tė pazbuluara

Etleva LALA

Tempujt tė shumtė fetarė nė trojet shqiptare, janė argumenat mė tė fortė, pėr njė orientim perėndimor tradicional, tė shqiptarėve, pėr kulturėn, shekncėn dhe besimin nė pėrgjithėsi! Manastiri i Segjit ėshtė dėshmia mė e mirė; pėrballimi i thyerjeve tė mėdha dhe konsumimi i pushtuesve tė shumtė, ėshtė veēoria thelbėsore e kėtij tempulli, i cili ruan qė nga mesjeta e hershme, elemente tradicionale arkitektonike shqiptare.

Manastiri i Shėn Sergjit dhe Bakut, i njohur nga populli edhe si kisha e Shėn Premtes, ėshtė njė ndėr manastirėt mė tė rėndėsishėm Benediktinė nė Shqipėri dhe ndoshta ndėr tė parėt. Rėndėsia e kėtij manastiri mund tė zbulohet lehtė si nga dokumentacioni historik i shkruar ashtu edhe nga vetė mbetjet e manastirit si monument arkitektonik. Ai ėshtė konsideruar si kisha me e bukur e stilit romanik ne Shqiperi, sidomos pėrsa i pėrket pasurisė sė elementeve artistikė tė brendshėm, dhe padyshim qė vazhdimisht ka tėrhequr vėmendjen e studiuesve tė ndryshėm. Janė bėrė shumė studime nė lidhje me kėtė manastir, pėr tė kaluarėn e tij mjaft eingamtike, por edhe pėr rolin dhe rėndėsinė qė kishte pėr ruajtjen e traditės dhe zakoneve shqiptare gjatė shekujve, duke pėrballuar thyerje tė mėdha dhe ndėrrime pushtuesish; pjesa dėrmuese e tė cilėve, kanė lėnė gjurmėt e tyre, por, pa arritur asnjėher tė zhdukin atė qenėsroen, origjinėn dhe traditėn e tij, shqiptare. Duke kaluar pranė mureve tė tija tė rrėnuara, hap pas hapi e gjen veten tė pėrpirė nė tė fshehtat dhe bukuritė e historisė sė tij, dhe nė studim e sipėr gjithmonė e mė tepėr kristalizohet mendimi qė megjithėse ėshtė shkruar kaq shumė pėr kėtė monument, ka akoma shumė gjėra pėr t'u thėnė e pėr t'u studiuar me themel. Gjendja nė tė cilėn ėshtė katandisur ky monument me kaq vlera, tė detyron, pėr tė ngritur zėrin, pėr thesarin qė po na rrėshqet nga duart, pėr shkak tė neglizhences, me shpresė qė dikush do tė dėgjojė dhe do tė veprojė, pėr tė shpėtuar qtė qė mund tė shpėtohet. Nė literaturėn e deritanishme, janė pėrdorur emėrtime tė ndryshme pėr kėtė objekt fetar, si kishė te studiuesit shqiptar dhe manastir, tek studiuesit e huaj. Shėn Shirgji prezantohet si kishė: nga M. Sirdani, A. Meksi, V. Kamsi, M. Zeqo, ndėrkohė qė nga studiuesit e huaj ruhet termi manastir siē gjendet nė burime, psh. Hahni, Ipeni, Nopēa Shufllay, etj. Nė kėtė kontekst na duket e arsyeshme qė tė tėrheqim vėmendjen tek burimet qė tregojnė se Shėn Shirgji ishte manastir benediktin. Si i tillė ai ka njė natyrė mjaft tė ndryshme nga kisha: manastiret, si rregull, ishin nė vende tė vetmuara jo shumė larg nga qytetet, tė mbyllur pėr publikun, dhe murgjit - tė shkėputur plotėsisht nga bota - nuk ishin fare tė interesuar pėr jetėn laike. Veēori e benediktinėve ėshtė qė ata janė tė lidhur me njėri-tjetrin mė tepėr me njė lidhje shpirtėrore se sa me njė lidhje organizative. Urdhri i Benediktivėve nuk ėshtė njė institut i centralizuar, por njė konfederatė murgjish dhe murgeshash qė ndjekin Rregullėn e Benedikut, kėshtu qė secili manastir ėshtė autonom, dhe nuk ka asnjė lidhje juridike me pjesėn tjetėr tė confederatės. Duke pasur parasysh kėtė kontekst historik nė lidhje me identitetin e kėtij monumenti fetar, studimi dhe hulumtimi i tij janė tė lidhura ngushtė edhe me pozitėn gjeografike, rrethanat shoqėrore si dhe ato kulturore gjatė shekujve qė kur ekziston ky tempull. Manastiri i Shirgjit ndodhet ne bregun e majtė tė Bunės, 18 milje larg nga gryka e Bunės, dhe 6 milje larg nga Shkodra. Nė njė pozicion tė tillė gjeografik, Shėn Sergji mori njė rėndėsi tė veēantė si port lumor pėr Shkodrėn si dhe si pikėnisje pėr rrugėt e karvanėve pėr nė brendėsi tė vendit, nė shekullin XIII-XV, kur fillimisht Helena e Francės, bija e kontit Balduin dhe gruaja e Uroshit I, mbretit tė Rashės drejtoi vemendjen e saj dhe tė pasardhėsve, tek ky manastir pak tė njohur nė atė kohė nė rrethet e larta tė feudalėve dhe fisnikėve shqiptarė por edhe pushtuesve sllavė. Atributi "pak i njohur" bazohet tek burimet e pakta qė e pėrmendin manastirin si tė tillė para shekullit XIII. Dokumenti mė i hershėm qė e pėrmend manastirin e Shėn Sergjit dhe Bakut i takon shekullit tė dymbėdhjetė, vitit 1100. ("Ego A. abbas ex coenobio sanctorum martyrum Sergii et Bacchi per iussionem domini regis scripsi in presentia domini P(etri) archiepiscopi et aliorum nobilium."). Autenticiteti e kėtij dokumenti nuk dihet me siguri, prandaj kontekstin nuk po e shqyrtojmė me imtėsi, megjithėse pėrmban informacione shumė interesante. Sido qė tė jetė, qė manastiri ka qenė shumė i njohur qė nė shekullin e dymbėdhjetė ėshtė njė fakt i pakundėrshtueshėm. Dokumenti i dytė qė i takon datės 19 gusht 1166 ("Et cum Petro abbate (archimandrita), sanctorum Sergii et Bachi, et Johanne abbate sancti Salvatoris Antibarensis"), bėn fjalė pėr pjesėmarrjen e abatit tė kėtij manastiri nė shugurimin e altarit tė Shėn Trifonit nė Kotor, por edhe nė Cunavi. Nė kėtė dokument, nė fakt, abati Pjetėr, ka tė mbishkruar me shkrim dore titullin, archimandrita, titull ky qe perdorej vetem per superiorėt e manastirėve me rėndėsi tė veēantė, gjė qė tregon se ky manastir gėzonte njė status shumė tė veēantė pėrsa i pėrket rėndėsisė. Megjithatė, pėrderisa ky titull ėshtė shkruar me dorė mbi titullin abat - gjė qė tė lė tė kuptosh qė ky mbishkrim ėshtė vėnė mė vonė, pėrndryshe abat do tė ishte zėvendėsuar automatikisht me archimadrita - mund tė supozojmė pa rrezikuar shumė, qė rėndėsia e veēantė i ėshtė atashuar mė vonė kėtij manastiri dhe jo nė vitin 1166. Manastiri i Shėn Sergjit dhe Bakut, nuk duhet marrė si identik me kultin e Shėn Sergjit dhe Bakut. Kjo duhet theksuar qė nė fillim me qėllim qė tė mos kemi keqkuptim dhe keqinterpretim tė burimeve. Kulti i martirėve Sergius dhe Bacchus, ushtarė romakė nga koha e perandorit Maximus tė cilėt u masakruan pėr shkak tė besimit tė tyre tė krishterė ne qytetin sirian Rozafa, u pėrhap nė Itali, Dalmaci dhe nė zonėn e Shkodrės nė shekullin VI. Qė legjenda e Shėn Sergjit dhe Bakut ishte shumė e pushtetshme nė viset rreth Shkodrės, kėtė e dėshmon edhe emri "Rozafa" i kėshtjellės sė Shkodrės. Nga burimet e shkruara pėr kultin e kėtyre shenjtorėve na flet bula e papės Aleksander II (1067), si dhe ajo e papės Klement III pėr peshkopatėn e Tivarit qė vjen nga viti 1089. ("Sic pro natalitiis quoque duodecim apostolorum, natali s. Georgii, et ss. Sergii et Bachi et festivitate Omnium sanctorum atque natali tuo.") Nė kėto bula, festa e Shėn Sergjit dhe Bakut, renditet ndėr festat e mėdha fetare. Kėtij kulti i janė kushtuar shumė kisha tė vjetra midis Raguzės (Dubrovnikut tė sotėm) dhe Ulqinit, gjė qė na bė tė jemi vigjėlentė pėr pėrdorimin e kėtij emri sa herė qė e hasim atė. Pėr njė pėrshkrim fizik tė themeltė, tė manastirit tonė tė Shėn Sergjit, na ndihmon deridiku literatura e shkruar, e cila, megjithatė, nuk zbulon nė mėnyrė ekspilicite tė gjitha detajet dhe elementet e tjera tė rėndėsishme qė kishte ky tempull. Manastiri (30 x 10m) ishte i ndarė nė tri anije dhe pajisur me elemente tė pasura arkitektonike tė stileve romanikė e gotikė si pilastra, harqe me majė etj. Ekzistenca e njė kolone prej graniti tė zi me origjinė nga Siria, kolona kėto tė pėrdorura nė bazilikat e shekullit VI, nė Shqipėri, vėrteton qė ky monument ėshtė ngritur qė nė shekullin VI. Sot nga gjithė ndėrtesa ka mbetur vetėm njė pjesė e murit jugor tė manastirit, i cili megjithatė flet akoma pėr madhėshtinė e dikurshme tė manastirit. Njė madhėshti e tillė nuk ėshtė e vetėkuptueshme pėr manastirėt benediktinė tė kėtyre zonave, prandaj dashje pa dashje kontributin kryesor pėr kėtė madhėshti duhet t'ia atribuojmė pėrsėri mbre tėreshės, Helenė, por edhe fisnikėve dhe bujarėve vendės, tė krishterė. Dokumenti i parė qė e lidh emrin e Helenės me kėtė monument ėshtė ai i 23 gushtit 1280, i cili nė fakt e pėrmend manastirin e Shėn Sergjit dhe Bakut nė njė kontekst mjaft interesant qė hedh dritė mbi rėndėsinė e kultit tė kėtyre shenjtorėve: shėrbėtori (me siguri hamalli) i mbretėreshės Helenė, i cili ka qėndruar tek porta e Shėn Sergjit, ka bėrė tregti me zhupanin Dragun. ("Ego eram in Vlcinio cum banēono Marci Griti de Venezia et Draginna stabat ante dominum Marcum Pollanum, comitem Vlcinii, et dicebat baiulo regine, qui stat ad portum Sancti Sergii: 'tu volasti me, quare accepisti mihi res meas'; et ipse baiulus; 'ego accepi tibi triginta yperpyros pro Marinello, et Marinellus erat ibi presens'; et dictus Draginna petebat rationem dicto baiulo, et ipse baiulus dixit; 'ego non facio tibi rationem nec reddo tibi aliquid, quod accepi tibi pro Marinello et tu petas super Marinellum"). Mesa duket njerėzit qė donin tė jepnin fjalėn pėr diēka, jo vetėm qė bėnin kėtė nė prezencėn e njė personi tė tretė, por i kushtonin rėndėsi edhe vendngjarjes: mundėsisht pranė njė vendi tė shenjtė, siē ndodhte deri para 50 vjetėsh ne veri-lindje tė Shqipėrisė. Sido qė tė jetė, prezenca e njė shėrbetori tė mbretėreshės nė kėtė manastir, tregon se manastiri nuk ishte larg nga sytė e mbretėreshės, dhe qė ajo me siguri vinte rregullisht nė kėtė manastir. Qė manastiri i Shėn Sergjit kishte vėmendjen e veēantė tė mbretėreshės, kėtė e vėrteton mė sė miri mbishkrimi i gjetur shumė shekuj mė parė, nė kėtė manastir, mbishkrim ky qė tani ruhet nė Muzeun Historik Kombėtar nė Tiranė. Nė tė shkruhet: "Kujto o Zot Helenėn, Mbretėreshėn e Sėrbisė, Dioklesė, Shqipėrisė, Humit dhe krahinės detare, e cila bashkė me bijtė e vet, Uroshin, dhe Stefanin, e rindėrtoi pėrsėri kėtė kishė, pėr nder tė martirėve tė bekuar Sergit dhe Bakut dhe e kreu plotėsisht nė vitin e Zotit 1290. Studiuesi Moikom Zeqo, madje pohon se duke u nisur nga formula e fillimit tė mbishkrimit nė latinisht "Momento Domine tue Helene," e cila ėshtė formulė tipike e njė monumenti mbivarror, varri i Helenės duhet tė ketė qenė pikėrisht nė kėtė manastir. Kjo mund tė jetė shumė afėr tė vėrtetės sidomos po tė kemi parasysh qė ky manastir ishte vendvarrimi i familjes mbretėrore. Po tė vėrtetohet qė ky mbishkrim i pėrket vėrtetė varrit tė Helenės do tė zgjidhej dhe enigma rreth datės sė vdekjes sė Helenės sė Francės: sipas kėsaj Helena duhet tė ketė vdekur nė vitin 1290. Megjithatė kėrkimet arkeologjike do tė mund tė hedhin dritė pėrfundimtare mbi kėtė episod. Me sa duket mbretėreshė Helena, arriti qė zellin e saj fetar tė krishterė, dhe sidomos interesin ndaj manastirit tė Shėn Sergjit ta pėrcillte edhe tek djemtė e saj. Nė njė mbishkrim tė dytė tė gjetur njėkohėsisht me tė parin, flitet pėr vazhdimėsisė e interesit tė familjes mbretėrore ndaj Shėn Sergjit. Mbishkrimi i dytė i gjetur po nė kėtė manastir vjen nga viti 1318 dhe ėshtė shkruar nga Uroshi II Milutin, biri i Uroshit I dhe Helenės: "Me emrin e Zotit! Amin. Nė vitin e tė Birit tė Virgjireshės sė lartė 1318, Zoti i Madhėrishėm Uroshi, pėr hir tė Perėndisė, mbret i Rashės, djali i tė madhėrishmit dhe tė shkėlqyeshmit mbret Uroshit dhe i zonjės Mbretėreshė Helenė, ndėrtoi kėtė kishė pėr nder tė shenjtorėve martirė Sergit dhe Bakut qė prej themelesh e deri nė fund, me ndihmėn e abatit Pjetėr Dohne Shkodran." Sipas Koraēit, studiuesit qė deri tani ka bėrė studimin mė tė plotė tė kėtij monumenti, tė dy kėta mbishkrime flasin pėr dy faza ndėrtimi jo tė largėta nė kohė nga njėra-tjetra dhe qė i takojnė tė njėjtės epoke. Sipas kėtij interpretimi, del qė kisha ėshtė ndėrtuar dy herė qė nga themelet brenda njė periudhe prej 28 vjetėsh, pra mbi rrėnojat e njė kishe mė tė vjetėr, e cila ishte e shkatėrruar, pėr shkaqe tė panjohura pėr ne. A. Meksi ndryshe nga Koraē mendon qė ndėrtesa i takon njė dore ndėrtimore, nė periudhėn e ndėrtimeve romaniko-gotike tė bregdetit Dalmatin dhe tė Shqipėrisė veriore. Nė lidhje me mbishkrimet, ai e vė nė pikėpyetje njėrin prej tyre, duke shprehur rezerva ndaj datimit. Duke pasur vėmendjen dhe pėrkujdesjen e veēantė tė familjes mbretėrore tė Rashės, por edhe tė bijarėve dhe fisnikėve venda shqiptar, ku shėrbente si vendtakim pėr marrjen e vendimeve tė rėndėsishme, manastiri i Shėn Sergjit i kapėrcen statusin e manastirit tė thjeshtė benediktin. Ai mund tė futet nė radhėn e shtėpive bėmirėse, monastike mbretėrore. Njė ndėr pyetjet me shumė interes nė kėtė kontekst do tė ishte: duke qenė franceze, mos vallė Helena kishte dijeni pėr Shėn Benedikun nga Anjana dhe po ndiqte shembullin e tij? Rėndėsia e manastirit duket se i kalonte kufijtė e funksionimit si institucion fetar. Mė 22 tetor 1330, njė dokument e paraqet kėtė manastir si njė vendtakim tė mbretit te Rashės me ambasadorėt e dėrguar nga Kėshilli i tė mėdhenjve tė Raguzės. ("Concilium Maius statuit, ut armetur lignum communis cum quo eant 'ambaxatores, qui vadunt ad dominum regem usque S. Sergium,' et quod omnes mercatores qui habent mercaciones apud S. Sergium, teneantur illas ponere supra dicto ligno"); dhe jo vetėm kaq, por nė njė dokument tjetėr tė vitit 1333, thuhet qė Shėn Sergji ishte dogana e re e mbretėrisė, ku rolin vendimtar e kishin bujarėt dhe tregtarėt vendės tė cilėt ishin nėn mbretėrinė e Rashės, (Augusti - Iunus de Volcasso et Junius de Lucaro 'ut donarii veteres serenissimi regis Raxie tenentur et sunt obligati eidem domino regi habere et designare apud Sanctum Sergium doaneriis novis ipsius domini regis hiis diebus proxime venturis certam quantitatem salis', quam cocha Pauli de Martinussio et condura Save de Bonda portabunt.") dhe jo rrallė mbreti i Dioklesė dėrgonte dhurata, si kripė apo mallra tė tjera atje. Ky manastir, ėshtė njė thesar ende i pahulumtuar sa duhet, i cili ka njė rėndėsi tė veēantė pėr kuturėn, traditėn dhe vazhdimėsinė e pashkėputur tė popullit shqiptar, nė trevat deri afėr Raguzės! E veēanta e kėtij tempulli janė, ikonat, qė fatėkeqėsisht, nuk na janė tė ruajtura. Tė dhėnat fragmentare qė flasin pėr kėtė, na bėjnė tė nxierrim pėrfundime se autorėt e tyre ishin shqiptarė.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.