Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E keqja vjen me kėmbėt e kalit dhe ikė me kėmbėt e breshkės
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 80 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Lajme :: Hans Hakerup jep doreheqjen
Postuar nga: Albo

Lajme PRISHTINE - Kryeadministratori i Kosoves, Hans Haekkerup, dha doreheqjen dje "per shkaqe personale". Sipas burimeve nga Misioni i OKB-se ne Prishtine, detyren e shefit te UNMIK-ut ne Kosove, do ta kryeje zvendesi aktual i Hakerupit, Ricard Brajshou. Doreheqja e shefit te UNMIK-ut nuk eshte e papritur per opinionin e Kosoves, pasi ka kohe qe flitet se ai nuk do te kthehej me ne Kosove nga Danimarka, ku do te kalonte festat e fundvitit.

Duke e vleresuar punen e tij ne krye te UNMIK-ut si "sfide shume te madhe", Hakerup theksoi, ne nje komunikate qe u publikua ne Prishtine, se gjate misionit ai kishte arritur t'i "conte perpara gjerat me teper nga sa shpresonte".



Hans Hakerup, 56-vjecar, ish-minister i Mbrojtjes se Danimarkes, ne fillim te vitit 2001 zevendesoi ne postin e kryeadministratorit te Kosoves francezin, Bernard Kushner. Ai qendroi ne krye te Misionit te OKB-se ne Kosove vetem nje vit. Ndryshe nga paraardhesi i tij plot temperament, i cili ishte pothuaj gjate 24 oreve ne levizje te vazhdueshme dhe shetiti cdo pellembe te Kosoves e kontaktoi me shume banore te saj, Hans Hakerup, nje "verior i ftohte", nuk pati kontakte pothuaj fare me banoret e Kosoves. Ndersa paraardhesi i tij trokiti ne te gjitha dyert e kancelarive te Evropes per te siguruar ndihma per Kosoven, Hakerupi u perqendrua me shume ne "bazen" e tij ne Nju-Jork, nga merrte udhezime per punen e tij. Ai krijoi lidhje me Beogradin zyrtar, pa miratimin e politikaneve shqiptare te Kosoves dhe kjo coi ne ftohjen e raporteve me ta. Ne planin e brendshem, vec zgjedhjeve te pergjithshme qe shenuan sukses, gjate mandatit te Hakerupit, disa probleme ekonomike e te infrastruktures nuk kane shkuar ashtu sic parashikohej, si gjendja elekroenergjitike, e cila ishte dukshem me e mire gjate mandatit te Kushnerit.



Ish-ministri danez i Mbrojtjes, Hans Hakerup, ishte figura qendrore e afrimit mes administrates nderkombetare te Kosoves dhe Beogradit gjate vitit 2001. Ai e afroi dalengadale administraten e tij me reformistet e Presidentit Vojisllav Koshtunica, i cili erdhi ne pushtet ne Beograd tre muaj pas largimit te ish-presidentit Sllobodan Milloshevicit.



Lindur me 3 dhjetor te vitit 1945 ne Frederiksberg (Kopenhage), i diplomuar per shkencat politike (1973), djali i ish-ministrit te Ekonomise dhe Financave, Per Hakerup, ai ka qene deputet i Partise Socialdemokrate ne Parlamentin danez nga viti 1979 deri ne vitin 1981, pastaj nga viti 1984 deri ne vitin 2001. Ai mori pjese ne disa komisione te Parlamentit, ne ate te sigurise, te politikes se jashtme, te mbrojtjes, ne te cilen ai ishte kryetar i grupit nga viti 1991-1993 dhe u be minister i Mbrojtjes ne janar te vitit 1993. Ai eshte i martuar dhe ka kater femije, me i vogli i te cileve eshte rreth dy vjec.




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.