Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Femrat i japin miqesise ate qe i marrin borxh dashurise.
--- Chamfort

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 143 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Elita :: Andrea Xega "intelektuali borgjez"
Postuar nga: Albo

Elita Historia e inxhinierit tė parė shqiptar qė ishte diplomuar pėr Gjeologji-Miniera nė Toulousė tė Francės dhe vuajti 17 vjet nė burgjet komuniste i akuzuar si "intelektual borgjez"

Si u dėnua Andrea Xega, gjeologu i parė i Shqipėrisė

Dėshmia e Gjergji Xegės, nipi i inxhinierit tė famshėm: "Nė vitin 1947 kur xhaxhai im ishte nė funksionin e Drejtorit tė Gjeologjisė nė Ministrinė e Ekonomisė qė e drejtonte Nako Spiru, atė e arrestuan sepse thėrriti pėr darkė nė shtėpinė e tij misionin e UNRRA-s. Pasi e akuzuan si agjent dhe sabotator e dėnuan me vdekje dhe mė pas iu fal jeta e vuajti 17 vjet nė burgjet e regjimit komunist, ku projektonte minierat"


Dashnor Kaloēi

Aty nga fillimi i vitit 1947 kur xhaxhai im Andrea Xega ishte nė detyrėn e Drejtorit tė Drejtorisė sė Minierave nė Ministrinė e Ekonomisė qė drejtohej nga Nako Spiro, ai thėrriti nė shtėpinė e tij Misionin amerikan tė UNRAS dhe u shtroi atyre darkėn e lamtumirės meqė ato ditė ata do tė largoheshin nga Shqipėria.

Nė momentin qė xhaxhai po i pėrcillte miqtė e tij jashtė oborrit, njė nga punonjėsit e Sigurimit u fut brenda nė shtėpi dhe i tha nėnės sė Andreas qė t'i tregonte tė gjithė emrat e atyre personave qė kishin marrė pjesė nė atė darkė. Megjithse ai nuk mori asnjė pėrgjigjie nga gjyshja Aleksandra, u largua shumė shpejt nė mėnyrė qė tė mos e gjente aty Andrea. Tė nesėrmen e kėsaj mbrėmje Ministri i anulloi Andreas njė shėrbim qė ai e kishte planifikuar pėr nė Kuēovė dhe teksa ai ishte duke u kthyer nė shtėpinė e tij qė e kishte me qera aty tek Mėhalla e Kukave nė Rrugėn e Dibrės, disa punonjės tė Sigurimit i dolėn pėrpara dhe e arrestuan". Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn" ėshtė 63 vjeēari Gjergji Xega ish balerin nė Teatrin e Operas dhe Baletit, i cili rrėfen gjithė historinė e xhaxhait tė tij Andrea Xegės, shqiptarit tė parė qė u diplomua pėr Gjeollogji-Miniera nė Toulouse tė Francės nė vitin 1932 dhe pasi kishte punuar pėr 15 vjet si Drejtor i Gjeologjisė nė Ministri, nė vitin 1947 u arrestua nga Sigurimi i Shtetit duke u akuzuar si agjent i anglo-amerikanėve. Po kush ishte Andrea Xega, nga cila familje rridhte ai dhe si e pėrfitoi bursėn e studimit pėr nė Francė? Cilėt ishin miqtė e ngushtė tė tij, pėrse u arrestua nga regjimi komunist dhe pėr ēfarė u akuzua? Si e vuajti dėnimin dhe pėrse Kreyeministri Mehmet Shehu e liroi para kohe? Lidhur me kėto mistere tė panjohura tė Andrea Xegės e plot fakteve tė tjera nga jeta e tij, bėhet fjalė nė rrėfimin e nipit tė tij 63 vjeēarit Gjergji Xega, ish balerin nė Teatrin e Operas e Baletit i cili e ka vuajtur gjatė hijen e xhaxhait tė tij qė ishte shpallur armik i popullit.


Student nė Francė
Andrea u lind nė vitin 1907 nė qytetin e Korēės dhe ishte fėmija i dytė i Jorgji Xegės i cili punonte si kėpucar nė njė nga rrugicat e pazarit tė famshėm karakteristik tė Korēės dhe shtėpia e tyre asokohe ndodhej nė Lagjen e Bregut tė Lumit. Familja e Jorgji Xegės, origjina e sė cilės ishte nga fshati Karpanjgjoz i krahinės sė Oparit, asokohe jetonte nė kushte mjaft tė vėshtira ekonomike dhe babai i Andreas qė punonte si kėpucar, kishte marrė si ēirak djalin e madh tė tij, Nikon, kurse djalin tjetėr Andrean e dėrgoi qė tė mėsonte nė Liceun Francez tė qytetit tė Korēės. Lidhur me kėtė Gjergji Xega dėshmon: "Mbasi xhaxhai Andrea e mbaroi Liceun francez me rezultate tė shkėlqyera, ai mundi qė tė fitonte njė bursė nga qeveria e asaj kohe pėr tė ndjekur studimet pėr Gjeologji-Miniera nė Toulousė tė Francės, ku ai mundi tė regjistrohet pasi fitoi konkursin e pranimit ndėrmjet qindra kandidatėve duke marrė pikėt e plota. Gjatė katėr viteve qė Andrea ndoqi studimet pranė atij fakulteti, ai krahas mėsimeve vazhdoi edhe sportin duke u aktivizuar si portier me ekipin e futbollit tė atij qyteti, pasi ai e kishte pasion tė madh futbollin dhe kishte luajtur qė kur ishte nxėnės nė Liceun francez. Gjatė asaj periudhe qė Andrea ndiqte studimet nė Gjeologji-Miniera, ai i zhvilloi praktikat mėsimore nė disa nga minierat mė tė famėshme tė Botės si Alsac-Lorene, Ruhr, ato tė diamantit nė Afrikėn e Jugut etj. Pas mbarimit tė studimeve kur Andrea mori diplomėn me vlersimin shkėlqyeshėm, krahas ofertave qė i bėnė disa pedagogė tė tij qė ai tė qėndronte pėr tė punuar nė Francė, katėr studentė britanikė (dy djem e dy vajza) qė ai i kishte shokė tė kursit iu lutėn qė tė shkonte me ta nė Angli ku e priste njė jetė luksoze dhe ai do tė punonte nė Kompanitė mė tė famėshme tė Gjeologji-Minierave qė kishte Britania e Madhe. Andrea nuk ua plotėsoi dot dėshirėn as pedagogėve dhe as miqėve tė tij anglezė nė shoqėrinė e tė cilėve kishte kaluar katėr vjet qė nuk do t'i harronte kollaj. Po kėshtu gjatė viteve tė fakultetit Andrea zuri miqėsi tė ngushtė me njė vajzė qė e kishte shoqe kursi e cila vinte nga njė familje e dėgjuar e aristokracisė franceze dhe e donte pa masė atė. Ajo iu lut Andreas qė tė martoheshin bashkė, por ai nuk pranoi sepse jo vetėm qė kishte lėnė nė Korēė nėnėn Aleksandrėn me tre motrat e dy vėllezėrit, por edhe sepse ai e donte zanatin e tij dhe ishte njė nacionalist qė para Shqipėrisė nuk vinte asgjė tjetėr", kujton Gjergji Xega pėr xhaxhanė e tij Andrean i cili pasi mbaroi studimet me rezultate tė shkėlqyera, refuzoi ofertat e miqėve tė tij tė ngushtė pėr tė qėndruar nė Francė dhe Angli.


Drejtor i Gjeologjisė 1932-1947
Pas mbarimit tė studimeve Andrea Xega u kthye nė Shqipėri dhe qeveria e Monarkisė sė Zogut e emėroi atė nė postin e Drejtorit tė Drejtorisė nė Ministrinė e Ekonomisė tė asaj kohe. Lidhur me kėtė Gjergji kujton: "Pasi mbaroi studimet nė Francė duke qenė i pari shqiptar qė diplomohej nė atė degė, Andrea erdhi nė Tiranė dhe pasi u emėrua si Drejtor i Gjeologjisė nė Ministri, ai u vendos nė njė shtėpi me qera aty nė Mėhallėn e Kukėve tek Rruga e Dibrės ku qėndroi deri nga fundi i viteve 30 nga ku mė pas u vendos nė Rrugėn "Fortuzi" tek "Shtėpia e Kuqe". Andrea e ndjente thellė pėrgjegjėsinė qė kishte marrė si Drejtor dhe gjatė asaj periudhe ai iu pėrkushtua me gjithė fuqitė e pasionit atij zanati duke e bredhur gjithė Shqipėrinė nga Jugu nė Veri, kudo ku kishte miniera dhe ku ai mendonte qė mund tė kishte minerale. Andrea rrinte me orė tė tėra nė zyrė duke punuar edhe pas orarit zyrtar duke e kthyer edhe shtėpinė e tij nė studio ku punonte me projektet dhe ku e vizitonin shumė kolegė tė tij si Mark Boriēi (vėllai i Loro Boriēit) me familjen e tė cilit u lidhėn me njė miqėsi tė ngushtė qė do tė vazhdonte gjatė. Po kėshtu gjatė atyre viteve Andrea kishte miqėsi tė ngushtė edhe me Spiro Ēipin, Eqerem Ēabejn, Masar Dervishin (ishte diplomuar nė Austri) Petro Markon, familjet Qirko e Lisimaku me tė cilėt e ruajti miqėsinė deri nė fund tė jetės sė tij. Ndonėse gjatė viteve tė Monarkisė Andrea nuk u pėrzie fare me punėt e politikės, ai ishte njė nga intelektualėt mė tė preferuar tė Legatave tė vendeve perendimore qė asokohe ishin tė akredituara nė Tiranė tė cilėt shpesh e thėrritnin atė nė shtėpitė e tyre dhe krahas bisedave tė ndryshme ata humbisnin pėr orė tė tėra nė lojėn e pokerit tė cilėn ai e kishte mėsuar qė nga koha e studimeve nė Francė kur frekuentonte ambientet aristokratike", kujton Gjergji Xega pėr xhaxhanė e tij Andrean i cili ishte i pari student shqiptar qė u diplomua pėr Gjeologji-Miniera.


Me polakun Zuber nė Alpe
Duke qenė se inxhinier Andrea Xega ishte njė specialist i aftė (zotėronte frengjishten, anglishten, greqishten, rumanishten dhe rusishten qė e mėsoi mė pas nė burg) dhe tepėr korrekt nė punėn e tij, ai qėndroi nė funksionin e Drejtorit tė Drejtorisė sė Gjeologji- Minierave nė Ministrinė e Ekonomisė pėr 15 vjet me rradhė nga viti 1932 kur mbaroi studimet e deri nė vitin 1947 duke ndėrruar disa qeveri dhe tre regjime, Monarkinė, pushtimin fashist dhe regjimin komunist. Lidhur me kėtė nipi i tij Gjergji dėshmon: "Ndonėse Andrea nuk kishte asnjė bindje apo preferncė politike, ai ishte antikomunist i vendosur dhe kur e pyesnin se nga anonte, ai u pėrgjigjej se Shqipėria ishte gjithshka pėr tė. Ndonėse ai nuk i donte komunistėt qė erdhėn nė pushtet, atė e mbajtėn nė postin e Drejtorit tė Gjeologjisė ngaqė ishte shumė i aftė dhe tepėr korrekt nė punėn e tij. Qė kur erdhi nė Shqipėri inxhinieri i famshėm polak Zubėr, ai kėrkoi qė tė takohej menjėherė me Andrean pėr tė cilin kishte dėgjuar dhe i kishin folur qė nė vendin e tij. Me Zuberin, Andrea zuri njė miqėsi tė ngushtė dhe tė shoqėruar edhe nga njė ekip gjeologėsh ata bėnė njė ekspeditė nė Alpet e Veriut. Nė vitin 1945 kur Zuberi ishte bėrė gati pėr t'u kthyer nė atdheun e tij Poloni, ai ia dhuroi Andreas tė gjithė bibliotekėn qė kishte nė Tiranė", kujton Gjergji pėr xhaxhanė e tij Andrean i cili ishte miku mė i ngushtė i inxhinierit tė famshėm Polak Zuber i cili vdiq i burgosur nė qelitė e Sigurimit tė Shtetit i akuzauar si agjent.


Arrestimi nė 1947
Ndonėse ing. Andrea Xega punoi si Drejtor i Gjeologjisė deri nė vitin 1947, ai ishte futur nė listat e kundėrshtarėve politik qė me ardhjen e komunistėve nė pushtet, tė cilėt e kishin cilėsuar dhe e shikonin si "Intelektual borgjez". Lidhur me kėtė Gjergji kujton: "Krisja e madhe nė mes Andreas e pushtetit komunist ndodhi pas dėnimit tė Sulo Klosit, inxhinierit dhe shokut tė ngushtė tė tij i cili u arrestua dhe u dėnua me varje nė minierėn e Rubikut ku ai punonte. Nė gjyqin e Sulos, u pėrmend dhe emri i Andreas i cili kishte dijeni pėr gjoja sabotimet qė ishin bėrė nė minera dhe qė nga ajo ditė ndaj tij filluan survejimet nga ana e Sigurimit. Aty nga fillimi i vitit 1947 kur Andrea ishte ende nė funksionin e Drejtorit tė Gjeologjisė, ai thėrriti pėr darkė nė shtėpinė e tij misionarėt e UNRAS, tė cilėt ato ditė do tė largoheshin nga Shqipėria. Pasi mbaroi darka dhe Andrea me pjestarėt e tjerė tė familjes ishte duke i pėrcjellė miqtė deri nė fund tė rrugicės sė shtėpisė, njė punonjės i Sigurimit qė e ndiqte vazhdimisht u fut nga muri nė oborrin e shtėpisė dhe i tha nėnės sė tij Aleksandrės qė t'i tregonte emrat e atyre qė ishin nė atė darkė. Ndonėse ai nuk mori asnjė pėrgjigjie nga nėnė Sandra (Mami) u largua me tė shpejtė qė tė mos e gjente aty Andrea. Tė nesėrmen e asaj nate Ministri i Ekonomisė i anulloi Andreas njė shėrbim qė ai kishte planifikuar pėr nė Kuēovė dhe teksa ishte duke u kthyer nė shtėpi, tre civilė tė Sigurimit e ndaluan dhe pasi e njoftuan se "nė emėr tė popullit" ishte i arrestuar, i vunė prangat", dėshmon Gjergji pėr arrestimin e xhaxhait tij qė kishte miqėsi tė ngushtė me misionin e UNRAS.


Dėnohet me vdekje, 17 vjet burg
Pas arrestimit Andrean e dėrguan pėr t'i bėrė hetuesinė tek "Shtėpia me gjethe" ku e mbajtėn pėr dy vjet e gjysėm duke e tortuaruar qė tė pranonte akuzat: agjent i anglo-amerikanėve dhe sabotimin nė miniera. Lidhur me kėtė Gjergji dėshmon: "Andrea nuk pranoi asnjė nga akuzat qė iu bėnė dhe mundi tė shpėtonte i gjallė nga torturat vetėm nė sajė tė pėrgatitjes sė lartė fizike qė kishte. Megjithėse Andre nuk pranoi asnjė nga akuzat, gjyqi e dėnoi me vdekje dhe pas dy vjetėsh Kuvendi Popullor ia fali jetėn dhe ia la dėnimin me 101 vjet burg. Gjatė asaj kohe i kishin larguar nga Tirana nėnėn dhe motrat e tija, si dhe i ishte pushkatuar vėllai Koēo Xega, i cili punonte si teknik nė pusnin e naftės nė Pekisht. Po kėshtu pas arrestimit atij i sekuestruan tė gjithė pasurinė sė bashku me bibliotekėn qė i kishte dhuruar inxhinieri Zuber, e cila i dhimbte dhe mė shumė nga ēdo gjė qė i morėn komunistėt. Nė atė kohė qė iu fal dėnimi me vdekje, ne na u dha mundėsia qė tė merrnim njė takim me tė dhe kur shkuam nė burgun e Tiranės, pamė njė kufomė qė tėrhiqej zvarrė pas hekurave duke ēaluar dhe fytyrėn qė e kishte tė mbuluar nga leshrat qė nuk ia kishin qethur. Nė atė gjendje qė ai ishte katandisur ai ne nuk e njohėm fare dhe e takuam vetėm kur na e tregoi polici. Sekuestrimin e bibliotekės, Andrea e mėsoi vetėm kur i ēuan pėr tė pėrkthyer njė nga librat qė ai kishte pasur nė atė bibliotekė. Mė pas dėnimi iu ul nė 25 vjet dhe atė e dėrguan nė burgun e Bulqizės ku Drejtori i saj Todo Manēo e trajtonte shumė mirė dhe e caktoi si Drejtues tė Degės Teknike. Aty nga viti 1961 kur Andrea vunate dėnimin nė burgun e Bulqizės, atje shkoi dy herė pėr inspektim Kryeministri Mehmet Shehu i cili pasi e falenderoi qė e kishte nxjerrė nga mbrapambetja atė minierė, e pyeti se ēfarė kėrkonte nga ai. Andrea i tha qė ta lironin nga burgu dhe ta linin tė punonte nė zanatin e tij. Kryeministri Mehmet Shehu ia plotėsoi kėrkesėn Andreas dhe e liroi nga burgu para kohe, kur ai kishte vuajtur plot 17 vjet burg. Pasi doli nga burgu Andrea u martua me vajzėn e Themistokli Lakos (pronari mė i madh i Korēės) dhe punoi disa kohė si pedagog nė Politeknikumin "7 Nėntori" e mė pas nė Institutin e Projektimit tė Minierave ku ai u bė autor i 27 Projekteve tė zbatuara nė vendin tonė", pėrfundon rrėfimin e tij Gjergji Xega pėr xhaxhanė Andrean, tė parin shqiptar qė ishte diplomuar pėr Gjeologji-Miniera i cili vdiq nė vitin 1989 pasi kishte vuajtur plot 17 vjet nė burgjet e regjimit komunist pėr tė vetmin "faj" se ishte "intelektual borgjez".


Marre nga Gazeta Shqiptare
14 Janar 2002




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.