Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ėshtė zotėsi e madhe tė dish si duhen trajtuar tė mundurit
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 123 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Gjuha :: Nga Historia e Standardizimit tė Shqipes - I
Postuar nga: Albo

Gjuha Ky eshte nje shkrim i gjate te cilin do tua sjellim te ndare ne artikuj ne javet qe do te vine. Cdo jave nje artikull ne vijim nga i njejti shkrim.

Prof. dr. Bahri Beci
Directeur-adjoint du Centre d'Etudes Balkanique de l'INALCO Paris

Ka munguar deri mė sot njė studim tėrėsor pėr historinė e standardizimit tė shqipes qė nga fillimet1) Megjithatė ne mendojmė se edhe me gjendjen e sotme tė njohurive, mund tė nxiren disa pėrfundime, qoftė edhe provizore, pėr historinė e standardizimit tė shqipes.

Sipas mendimit tonė, standardizimi i shqipes ka kaluar nė dy faza themelore. Faza e parė i pėrket periudhės deri nė vitin 1944, kurse e dyta periudhės pas vitit 1944.

Pėrfaqėsuesit e gjuhėsisė zyrtare shqiptare tė pasluftės pėr standardizimin e shqipes

Pėr tė kuptuar thelbin e vlerėsimeve tė pėrfaqėsuesve tė gjuhėsisė zyrtare tė periudhės sė pasluftės pėr historinė e standardizimit tė shqipes ėshtė e nevojshme tė njihet mė parė politika kulturore e gjuhėsore e shtetit shqiptar tė periudhės sė pasluftės.


Rreth politikės kulturore nė Shqipėrinė e pasluftės

Dr. Manol Konomi, kryetar i Institutit tė Studimeve, nė mbledhjen e parė tė Asamblesė sė pėrgjithėshme tė Institutit tė shkencave, nė prill tė vitit 1947, pasi kritikonte « regjimet reaksionare tė vendit tonė » qė « ndaluan zhvillimin e kulturės » si edhe intelektualėt shqiptarė ose mė mirė shumicėn e tyre qė « me dije ose jo, me dashje ose pa dashje iu nėnshtruan kėsaj politike », shtronte pyetjen « Cila ėshtė vija politike qė duhet tė ndjekin njerėzit e kulturės? Dhe pėrgjigjej : « Njerėzit e shkencės ose tė letrave, artisti, historiani ose juristi duhet tė radhiten nga ana e popullit, tė bashkohen me forcat e masave tė gjėra. Qendrimi i tyre nė kampin kundėrshtar ėshtė kundėr zhvillimit dhe pėrparimit tė kulturės »2). Siē shihet, thelbin e politikės sė Partisė nė fushėn e kulturės nė periudhėn e pasēlirimit do ta pėrbėnte pranimi i ekzistencės sė dy kampeve kundėrshtare duke shėnuar kjo fillimin e diferencimeve nga pozita klasore nė vlerėsimin e ngjarjeve dhe tė pėrfaqėsuesve tė intelegjencės kombėtare.

Nuk ishte rastėsi qė edhe nė fjalėn e hapjes nė Sesionin e dytė tė mbajtur nė shtator tė vitit 1952, kushtuar « problemit tė gjuhės letrare kombėtare e problemeve tė tjera tė lidhura me tė », A. Xhuvani, duke dashur tė bėjė vlerėsimin e kulturės kombėtare tė periudhės sė pavarėsisė, ishte i detyruar tė deklaronte, ndėr tė tjera, se « Prodhimi letrar (i periudhės para Luftės BB), me pėrjashtime tė vogla, kishte karakter kozmopolit, fetar, teozofik, idealistik dhe aspak popullor » ose se « Nė nji shoqėni me nji tė tillė botkuptim, ku nuk pėrfillen vlerat nacionale, ku nuk paraqitet realiteti i vendit dhe i popullit nuk mund tė thuhet se ka kulturė e shkencė tė vėrtetė. Kultura e vėrtetė asht ajo qė i njeh nevojėt e problemet e popullit....Natyrisht nji kulturė e tillė do tė jetė nacionale nga forma e socialiste nga mbrendia »3)

Ky ishte pra, nė tė vėrtetė thelbi i politikės nė fushėn e kulturės, po edhe prologu i asaj qė mė vonė do tė vlerėsohej nga pėrfaqėsuesit e gjuhėsisė zyrtare tė kohės « si politikė gjuhėsore e Partisė dhe e pushtetit popullor ».

Rreth politikės gjuhėsore nė Shqipėrinė e pasluftės.

Edhe thelbi i politikės gjuhėsore tė Partisė dhe shtetit komunist tė kohės, ndėr tė tjera edhe pėr zgjidhjen e problemit tė shqipes standarde, ėshtė formuluar « qartė e prerė » nga dr. Manol Konomit, kryetar i parė i Instituti tė studimeve nė « fjalėn inaugurale » tė mbajtur nė tė njėjtėn mbledhjen tė Asamblesė sė pėrgjithėshme tė Institutit tė shkencave, nė prill tė vitit 1947. Ndėr tė tjera, ai deklaronte se « Zhvillimi i gjuhės duhet tė ndjeki zhvillimin e procesit politik dhe shoqėror tė popullit.

Duhet tė jemi tė qartė gjuha letrare, gjuhė e pėrbashkėt kombėtare duhet tė jetė ajo e masave tė popullit, qė pėrfaqėsojnė pjesėn mė progresive tė vendit tonė. Rruga qė ēeli populli me luftėn e tij, duhet tė jetė rruga qė duhet tė ndjeki edhe gjuha nė zhvillimin e saj...»4) Pra siē shihet zhvillimi i gjuhės duhet tė ndjeki zhvillimin e procesit politik dhe shoqėror tė popullit. Besoj se nuk ėshtė aspak e vėshtirė pas kėtyre formulimeve pėr tė kuptuar thelbin e orientimeve « tė qarta dhe tė prera » tė qeverisė komuniste pėr problemin e gjuhės letrare.

Pra nuk ishte rastėsi qė Dh. Shuteriqi, nėnkryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Shqipėrisė dhe anėtar i Institutit tė Shkencave, nė Sesionin e parė shkencor tė Institutit tė shkencave pėr vitin 1952, ku ngriti, siē shkruhet nė BISH SSHSH tė vitit 1952, nėnė dritėn e mėsimeve tė J. V. Stalinit, njė nga problemet qendrore tė gjuhės sonė, ēėshtjen e gjuhės sonė nacionale letrare ta fillonte diskutimin e tij duke kritikuar linguistėt, siē i quante ai, « borgjez » si G. Meyerin etj. dhe tė vazhdonte me E. Ēabejn, veprimtarinė kėrkimore tė tė cilit nė fushėn e studimeve pėr historinė e gjuhės e cilėsonte si « antipatriotike »5) Tė njėjtėn gjė bėnte nė diskutimin e tij nė po atė sesion S. Pollo, nėnkryetar i Institutit tė Shkencve. « Ka njerėz, pohonte S. Pollo, tė cilėt arrijnė deri n'atė pikė sa tė mohojnė origjinalitetin e gjuhės sonė dhe ta reduktojnė nė minimum fondin kryesor tė fjalėve, duke e paraqitur gjuhėn tonė si njė pėrzierje fjalėsh tė huaja dhe asgjė mė tepėr. Ajo qė tė ēudit ėshtė se nė kėta njerėz nuk ekziston asnjė thėrrime patriotizmi, sepse po t'ishin patriotė ata, nė qoftė se nuk ishin nė gjendje tė luftojnė kėtė pikėpamje, do t'i kishin marrė tė paktėn me njė farė rezerve thėniet e disa linguistėve borgjezė qė kanė mohuar origjinalitetin e gjuhės sonė, pasurinė e saj, ligjet e saj tė zhvillimit. E keqja mė e madhe ėshtė se edhe sot pas daljes nė dritė tė veprave tė Stalinit, kėta njerėz vazhdojnė tė mohojnė origjinalitetin e gjuhės sonė. Kėta njerėz pėrulėn verbėrisht pėrpara t'ashtuquajturve autoritete tė gjuhėsisė borgjeze tė pėrėndimit qė janė marrė me gjuhėn shqipe. Kėta janė kozmopolitė dhe si tė tillė ne duhet t'i luftojmė »6).

Edhe Mark Ndoja mė1950 deklaronte se « Nė ēėshtje tė gjuhės...ka njerėz kėtu tek neve qė s'njohin asgjė nga punimet e linguistikės sovjetike...ka njerėz qė... mbrojnė ide si ato tė linguistikės ideo(sic!)-gjermane, teori me baza idealiste-raciste »7).

Vetkuptohet qė kėto nuk ishin pikėpamjet personale as tė Dh. Shuteriqit, as tė S. Pollos, po as tė M. Ndojės, po konkretizim i vijės politike tė Partisė nė fushėn e kulturės e tė shkencės nė pėrgjithėsi dhe tė problemit tė standardizimit tė shqipes nė veēanti.

vijon...



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.