Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 107 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Histori :: Dalja ne skene e gjuhes dhe kultures shqiptare
Postuar nga: Enip

Histori Si paranteze po them se Robert Elsie nga keto qe ka shkruar ketu mbeshtet (te pakten per mua) tezen e gjermanit Stadtmüller,sipas te cilit shqiptaret(arberit) pas dyndjeve sllave u rrudhen shume si popullsi dhe pakica, e cila i shpetoi romanizimit dhe sllavizimit,u perqendrua ne nje zone malore (Mat) ku dhe aty ruajten karakterin e tyre te paster etnik.
Kete pohim te tij nuk e mbeshtes,megjitheate po postoj shkrimin e tij se m'u duk interesant mbi gjuhen dhe origjinen e popullit shqiptar.

Njė vjedhje nė Dubrovnik dhe dalja nė skenė
e gjuhės dhe e kulturės shqiptare


nga
Robert Elsie


Bisedoni njė herė me njė shqiptar dhe ka shumė tė ngjarė qė ai t'ju tregojė se populli i tij ėshtė mė i lashti. Bisedoni njė herė me njė shqiptar nga Kosova dhe ėshtė e sigurtė se ai do t'ju tregojė se populli i tij ėshtė mė i lashti nė Evropė dhe se qė nga fillimi i historisė sė botės nuk ka lėvizur fare nga toka e vet.
Ē'ėshtė atėherė kjo lashtėsi? Populli shqiptar, a ėshtė i lashtė? Pse jo. Populli grek, a ėshtė i lashtė? Me siguri. Po bullgarėt? italianėt? gjermanėt? turqtė? rusėt? kinezėt? Dhe ē'ėshtė atėherė njė popull i ri? Nė fund del njė absurditet, njė krijim i homo balcanicus-it gjithmonė nė konkurens me fqinjėt. Unė nuk dua tė prek sensibilitete tė Ballkanit, por kam pėrshtypjen se ėshtė mė e arsyeshme tė mos pėrdorim fjalėn lashtėsi, dhe t'i kthehemi tė dhėnave gjuhėsore dhe dokumentare.
Ėshtė njė fakt se nuk ka asnjė tė dhėnė historike ose arkeologjike tė qartė qė tregon se shqiptarėt erdhėn nga njė vend tjetėr. Kėshtu ka shumė tė ngjarė qė shqiptarėt gjithmonė tė kenė jetuar nė pjesėn jug-perėndimore tė gadishullit ballkanik ku gjinden edhe sot. Por problemi, nė fund tė fundit, nuk ėshtė se 'ku ishin shqiptarėt?' por 'kush ishin?' Kjo ēėshtje e shumė-diskutuar, d.m.th. preardhja e popullit shqiptar, ėshtė jashtėzakonisht interesante, por nuk do tė sqarohet pėrfundimisht kurrė.
Nuk ėshtė qėllimi i kėsaj kumtese pėr tė trajtuar, edhe njė herė, teoritė e ndryshme tė gjenezės sė popullit shqiptar. Vetėm njė tendencė tė pėrgjithshme desha ta theksoj. Gjatė historisė, shqiptarėt ishin gjithmonė eklektikė, d.m.th. ata kishin njė qėndrim tė hapur ndaj botės. Dinin tė merrnin, tė asimilonin, dhe tė pėrshtatnin elemente tė shumtė. Ky qėndrim i hapur shihet mė mirė nė gjuhėn shqipe, e cila ėshtė njė pėrzjerje e habitshme elementesh. Zor tė gjejsh njė fjalė shqipe pa ndikim tė huaj.
Ne dimė kush ėshtė shqiptari sot. Ėshtė anėtar i njė komuniteti gjuhėsor me njė identitet tė qartė dhe tė theksuar. Mirėpo kush ishte shqiptari para njė mijė viteve ose para dy mijė viteve? Kjo ėshtė mė e vėshtirė. T'i kthehemi fakteve konkrete. Nė ēfarė periudhė dolėn shqiptarėt si komunitet gjuhėsor nė skenė nga mjegulla e historisė?
Nė bazė tė tė dhėnave qė kemi nė dispozicion, shqiptarėt hynė nė skenė tė historisė sė shkruar pasklasike nė gjysmėn e dytė tė shekullit njėmbėdhjetė, dhe vetėm nė kėtė shekull mund tė flasim me siguri mbi njė popull shqiptar siē e njohim sot. Nė Historinė e tij tė shkruar nė vitet 1079-1080, historiani bizantin Mihal Ataliates (Michael Attaleiates) flet pėr Albanoi si pjesėmarrėsit e njė kryengritjeje kundėr Konstantinopolit nė vitin 1043 si dhe pėr Arbanitai si njė popull i princit tė Durrėsit. Njėkohėsisht, afėr vitit 1081, Gjon Skilices (Joannes Skylitzes), njė historian tjetėr bizantin, flet pėr Arbanites si ushtarė nė trupat e mbledhura nė Durrės nga Nikeforos Basilakios. Me pėrjashtim tė veprės sė gjeografit Ptolemeus nga periudha romake, kėta janė rastet e para tė pėrdorimit tė shkruar tė fjalės Alban-, Arban-. Populli shqiptar fillon tė marrė njė fizionomi dhe njė identitet, edhe pėr popuj tė tjerė.
Ekzistenca e gjuhės shqipe pėrmendet pėr herė tė parė nė fund tė shekullit trembėdhjetė dhe nė fillim tė shekullit katėrmbėdhjetė. Bile brenda kėtyre viteve, 1285 deri nė 1332, ekzistenca e gjuhės shqipe pėrmendet katėr herė1.
Rasti mė i herėt, i vitit 1285, i takon jo Shqipėrisė vetė por krahinės sė Dubrovnikut ose tė Ragusės ku jetonin mjaft shqiptarė. Nė hetimet pėr njė vjedhje nė shtėpinė e Petro del Volcio nga Belena, njėfarė Matheus, biri i Markut prej Menēe, i cili ishte siē duket njė dėshmitar i krimit, raportoi kėshtu latinisht: "Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca" (Dėgjova njė zė duke thirrur nė malėsi nė gjuhėn albaneske)2.
Rastin e dytė, njėzet e tre vjet mė vonė, e gjejmė nė njė pėrshkrim tė Shqipėrisė nga njė vepėr anonime e quajtur Anonymi Descriptio Europae Orientalis (Pėrshkrim Anonim i Evropės Lindore). Kjo vepėr mesjetare latine e vitit 1308 trajton vendet dhe viset e Evropės Lindore, veēanėrisht vendet e gadishullit ballkanik. Mendohet se autori ishte njė prift frėng i urdhėrit dominikan i cili u dėrgua nga kisha nė Sėrbi. Teksti i Anonymi Descriptio Europae Orientalis ekziston nė disa dorėshkrime, si pėr shembull Ms. Lat 5515 dhe Ms. Lat. 14693 nė Bibliotekėn Kombėtare tė Parisit, Ms. 263 nė Bibliotekėn e qytetit Poatie (Poitiers) nė Francė, dhe Cod. Lat. 66 nė Bibliotekėn Universitare tė Laiden-it tė Hollandės. Pėrshkrimi Anonim ka kapituj mbi viset e ndryshme tė Greqisė bizantine, mbi Rashinė, Bullgarinė, Rutheninė, Ungarinė, Poloninė dhe Boheminė si dhe njė kapitull mbi Shqipėrinė, njė pėrshkrim tė rrallė tė kėtij vendi dhe tė kėtij populli nė shekullin katėrmbėdhjetė. Nė kėtė tekst thuhet se Shqipėria ka "banorė me tė vėrtetė luftėtarė tė cilėt janė harkėtarė dhe ushtarė me shtizė tė shkėlqyeshėm... dhe tė cilėt nuk kanė qytete, kampe, fortifikime ose ferma, por qė jetojnė nė ēadėr dhe janė gjithmonė duke lėvizur nga njė vend nė tjetrin." Kapitulli mbi Shqipėrinė mbaron duke theksuar, edhe kėtu, ekzistencėn e gjuhės shqipe: "Habent enim Albani prefati linguam distinctam a Latinis, Grecis et Sclavis ita quod in nullo se inteligunt cum aliis nationibus" (Shqiptarėt e lartėpėrmendur kanė njė gjuhė tė veēantė nga gjuha e latinėve, e grekėve dhe e sllavėve, kėshtu qė nuk mund tė komunikojnė fare me kombe tė tjerė)3.
Rasti i tretė ku gjuha shqipe pėrmendet, gjendet nė njė vepėr tė shkruar nga njė shtegtar i krishterė nė udhėtim pėr nė Tokėn e Shėnjtė nė vitin 1322. Veprat e shtegtarėve nė rrugė pėr nė Tokėn e Shėnjtė pėrbėjnė njė burim kryesor informacioni mbi vendet e Mesdheut Lindor nė gjysmėn e parė tė njėmijėvjeēarit tė dytė. Nė kėtė rast, dy shtegtarė anglo-irlandez me emrat Symeon Semeonis dhe Hugo Illuminator, qė mund ti quajmė shqip Simon Simoni dhe Hugo Iluminatori, kaluan nė Shqipėri nė vitin 1322 dhe Simoni shkroi pėrshtypjet e tij nė njė lloj udhėpėrshkrimi. Kjo vepėr na jep njė pėrshkrim mjaft tė vlefshėm tė bregdetit shqiptar nė shekullin katėrmbėdhjetė. Simon Simoni, njė murg i urdhėrit franēeskan, u nis nga Klonmeli i Irlandės nė pranverė tė vitit 1322 me shokun e tij Hugo Iluminator. Ata kaluan nė Londėr, Kantėrbėri, Dovėr, Visant, Paris, Bonė, Lion, Avinjon, Nisė, Gjenovė, Bobbio, Piaēencė, Parmė, Mantovė, Veronė, Vinēencė deri nė Venedik. Nga Venediku udhėtuan me njė anijė tregtare pėr nė Tokėn e Shėnjtė duke qėndruar gjatė rrugės nė Pulė, Zadar, Dubrovnik, Ulqin, Durrės, Korfuz, Kefaloni dhe Kretė, para se tė arrijnė nė Aleksandri. Vepra e Simonit, e njohur si Itinerarium Symonis Semeonis ab Hybernia ad Terram Sanctam (Rruga e Simon Simonit nga Irlanda deri nė Tokėn e Shėnjtė) ruhet nė Bibliotekėn e Kolegjit Corpus Christi nė Kembrixh tė Anglisė. Duke udhėtuar nė bregdetin shqiptar, Simoni shėnoi ndėr tė tjerat: "Albanya est provincia inter Sclavoniam et Romanyam, per se linguam habens" (Shqipėria ėshtė njė krahinė midis Sllavonisė dhe Romanisė, e cila ka njė gjuhė tė vetė). Pėr qytetin e Durrėsit vazhdon kėshtu: "Inhabitatur enim Latinis, Grecis, Judeis perfidis, et barbaris Albanensibus" (Banohet kėshtu nga latinėt, grekėt, ēifutėt e pabesė dhe barbarėt shqiptarė). Nė trajtimin e qytetit tė Dubrovnikut flet edhe pėr gjuhėn e kėtyre barbarėve, duke thėnė: "In eadem dominantur Veneti, et ad eam confluunt Sclavi, Barbari, Paterini et alii scismatici negotiatores qui sunt gestu, habitu et lingua Latinis in omnibus difformes" (Nė kėtė [qytet] mbretėrojnė venedikasit dhe qarkullojnė kėtu edhe sllavė, barbarė, paterinė dhe tregtarė tė tjerė skismatikė tė cilėt ndryshojnė krejt nga latinėt nė zakonet, veshjet dhe gjuhėt e tyre)4.
Rasti i fundit ku pėrmendet ekzistenca e gjuhės shqipe ndodhi nė vitin 1332 nė veprėn e njė murgu frėng tė urdhėrit dominikan me emrin Brokardi (Lat. Brocardus monacus). Nė traktatin e tij latin, i quajtur Directorium ad passagium faciendum (Udhėzime pėr kapėrcimin e detit), Brokardi shėnon fjalinė tashmė tė njohur nė letėrsinė shqiptare: "Licet Albanenses aliam omnino linguam a latina habeant et diversam, tamen litteram latinam habent in uso et in omnibus suis libris" (Shqiptarėt kanė njė gjuhė tjetėr krejt ndryshe nga latinishtja, megjithatė pėrdorin shkronja latine nė tė gjithė librat e tyre). Kjo fjali u interpretua nga shkencėtarėt shqiptarė si njė dėshmi pėr ekzistencėn e librave nė gjuhėn shqipe, por ka mė shumė tė ngjarė se Brokardi e kishte fjalėn pėr gjuhėn latine tė pėrdorur nė Shqipėri.
Ēfarė rėndėsi u jepet kėtyre katėr rasteve qė u shėnuan brėnda njė periudhe prej dyzet e shtatė vitesh (1285-1332)? Ata tregojnė me qartėsi se nė atė kohė, pėr herė tė parė, shqiptarėt kishin dalė pėrfundimisht nė skenė si komb me njė gjuhė dhe me zakonet e veta. Ēfarė kishte ndodhur?
Qė nga arritja e sllavėve nė jug tė gadishullit ballkanik dhe nė Shqipėri deri nė pushtimin turk nė shekullin pesėmbėdhjetė, shqiptarėt jetuan nė kontakt tė ngushtė dhe tė vazhdueshėm me fqinjėt sllavė. Mund tė flitet bile pėr njė simbioz, njė bashkėjetesė sllavo-shqiptare nė shumė krahina tė Shqipėrisė.
Gjatė gjithė kėsaj kohe bashkėjetese, fiset nomade shqiptare po asimiloheshin nga sllavėt. Njė pjesė e popullsisė shqiptare qe asimiluar krejtėsisht dhe njė pjesė tjetėr u tėrhoq ngadalė ngadalė nė tokėn e mirėfilltė shqiptare, nė malėsi. Nė Mesjetė, nuk kishte shumė banorė shqiptarė nėpėr qytetet e bregdetit shqiptar. Banorėt e Durrėsit ishin kryesisht venedikas, grekė, ēifutė dhe sllavė. Nė Shkodėr banonin venedikas dhe sllavė, dhe nė Vlorė grekėt bizantinė. Ashtu si indianėt nė Amerikėn Veriore pas kolonizimit evropian, popullata shqiptare qe mėnjanuar nė vendin e vetė.
Nė fund tė shekullit dhjetė, Perandoria e Madhe Bullgare u pushtua nga grekėt e Bizantit, duke u dhėnė fiseve shqiptare, po ta quajmė kėshtu, njė mundėsi pėr ta zgjeruar tokėn. Gjatė shekujve njėmbėdhjetė dhe dymbėdhjetė, shqiptarėt filluan tė lėviznin nga malėsia, duke zėnė vend nė fushėn bregdetare tė Shqipėrisė sė Veriut dhe tė Mesme. Nė kėtė periudhė u themelua shteti i parė shqiptar Arbanon i cili pati jetė prej vitit 1190 deri nė vitin 1216. Nė shekullin trembėdhjetė, shqiptarėt u konsoliduan si komb dhe u zgjeruan ngadalė ngadalė nė drejtim tė jugut, duke marrė Shqipėrinė e Jugut dhe Maqedoninė Perėndimore. Me kohė, zunė vend edhe nė gjithė Greqinė. Me kėtė zgjerim tokėsor dhe me kėtė konsolidim, kuptohet atėherė nė kėtė periudhė qė shqiptarėt nuk ishin mė barbarė nomadė tė rrallė tė cilėt bredhnin luginat e largėta tė malėsisė, por qė kishin filluar tė ishin tė dukshėm si komb pėr popujt e tjerė.
Nė periudhėn 1285-1332, siē e pamė, gjuha shqipe pėr herė tė parė u bė njė dukuri pėr shkrimtarėt e huaj qė kishin kontakt me pjesėn jug-perėndimore tė gadishullit ballkanik. Nė shekullin pesėmbėdhjetė dolėn dokumentat e para tė shkruara nė gjuhėn shqipe: 1405, 1462, 1483, 1497, dhe kėshtu pas shumė shekujve nė errėsi, kultura dhe letėrsia shqiptare filluan me nė fund tė lulėzojnė. Ironia e fatit pėr ne ėshtė se hapi i parė i daljės nė skenė tė gjuhės shqipe lidhet me njė vjedhje.
Sa material i bukur pėr njė humorist!





BIBLIOGRAFI

AJETI, Idriz
Contribution ą l'étude de l'origine de quelques toponymes du Monténégro.
nė: Akten des Internationalen Albanologischen Kolloquiums Innsbruck 1972. Innsbrucker Beiträge zur Kulturwissenschaft, Sonderheft 41.
(Insbruk 1977) f. 677-687.
- Kontribut pėr studimin e disa toponimeve tė Malit tė Zi.
in: AJETI, Studime gjuhėsore nė fushė tė shqipes. vėll. 1.
(Rilindja, Prishtinė 1982) f. 113-119.
DUCELLIER, Alain
La faēade maritime de l'Albanie au moyen age. Durazzo et Valona du XIe au XVe sičcle.
(Institute for Balkan Studies, Selanik 1981) 702 f.
ELSIE, Robert
The Albanian lexicon of Arnold von Harff, 1497.
nė: Zeitschrift für Vergleichende Sprachforschung, Gėtingen, 97 (1984), f. 113-122.
- The Bellifortis text and early Albanian.
nė: Zeitschrift für Balkanologie, Berlin, 22.2 (1986), f. 158-162.
[= Elsie 1986a]
- Dictionary of Albanian Literature.
(Greenwood, Uestport, Nju Jork & Londėr 1986) 171 f.
[= Elsie 1986b]
- Albania in the 'Anonymi Descriptio Europae Orientalis' (1308 A.D.).
nė: Zeitschrift für Balkanologie, Berlin, 26. 1 (1990), f. 24-28.
- The earliest references to the existence of the Albanian language.
nė: Zeitschrift für Balkanologie, Berlin, 27.2 (1991), f. 101-105.
[= Elsie 1991a]
- Two Irish travellers in Albania in 1322 .
nė: Albanien in Vergangenheit und Gegenwart. Südosteuropa- Studien 48. Hrsg. Klaus-Detlev Grothusen (Südosteuropa-Gesellschaft, Mynih 1991), f. 24-27.
[= Elsie 1991b]
- History of Albanian literature. A survey of creative writing in Albanian from the beginning to the present day, including a selective bibliography. 2 vėllime.
(East European Monographs. Distributed by Columbia University Press, Nju Jork 1995) 1,057 f.
ESPOSITO, Mario (ed.)
Itinerarium Symonis Semeonis ab Hybernia ad Terram Sanctam. Scriptores Latini Hiberniae, vėll. 4.
(Dublin Institute for Advanced Studies, Dublin 1960)
GORKA, Olgierd (ed.)
Anonymi descriptio Europae orientalis. Imperium Constantinopolitanum, Albania, Serbia, Bulgaria, Ruthenia, Ungaria, Polonia, Bohemia. Anno MCCCVIII exarata.
(Sumptibus Academiae Litterarum, Krakuv 1916) 70 f.
HOADE, Eugene (ed.)
Western Pilgrims. The itineraries of Fr. Simon Fitzsimons, O.F.M. 1322-23, a certain Englishman 1344-45, Thomas Brygge 1392 and notes on other authors and pilgrims. First impression 1952, reprinted 1970. Publication of the Studium Biblicum Franciscanum. No. 18.
(Franciscan Printing Press, Jerusalem 1952, 1970)
JIRECEK, Konstantin
Die Romanen in den Städten Dalmatiens während des Mittelalters 1-3. Denkschriften der Kaiserlichen Akademie der Wiss. Phil.-hist. Kl.
(Vienė 1901, 1904)
NASMITH, James
Itinerarium Symonis Simeonis et Hugonis Illuminatoris ad Terram Sanctam
(Kembrixh 1778)
Recueil des Historiens des Croisades. Documents arméniens. Tome second. Documents latins et franēais relatifs ą l'Arménie.
(Paris 1906)


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.