Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 106 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Demokraci :: ABC-ja e demokracisė
Postuar nga: Albo

Demokraci Intervistė me profesor Xhovani Sartorin

Gjatė gjithė historisė mund tė dallojmė dy tipe tė demokracisė: demokracinė e drejtpėrdrejtė apo pjesėmarrėse dhe demokracinė jo tė drejtpėrdrejtė apo pėrfaqėsuese. Pėr tė perifrazuar njė shprehje tė famshme tė Konstantit, bėhet fjalė pėr fjalė respektivisht pėr demokracinė e antitkitetit dhe atė moderne: demokracia e polisit dhe ajo e shtetit, demokracia si ushtrim i drejtpėrdrejtė i pushtetit dhe demokracia si kontroll e kufizim i pushtetit.


Profesor Sartori, sa pėr ta filluar bashkėbisedimin tonė, duam tė hedhim dritė mbi kėtė ndarje?


Diferenca ėshtė rrėnjėsore: nė demokracinė e antikėve, pikėrisht populli e ushtron drejtpėrsėdrejti pushtetin dhe pėr kėtė arėsye pėrcaktohet "demokraci e drejtpėrdrejtė". Nė demokracinė e modernėve, populli ėshtė titullar i sovranitetit, por nuk e ushtron tamam pushtetin e tij. Kjo ėshtė njė ndarje mesjetare, por qė karakterizon shtetin dhe tė gjitha entitetet mė tė mėdha politike tė polisit. Kėshtu, deri kur tė qėndrojmė nė njė dimension tė reduktuar, gjithēka mund tė rrijė sėbashku: Athina nė fakt ka pasur maksimumi 350 000 banorė, ose mė mirė nė 350 000 banorė vetėm 35 000 qenė qytetarė, individė qė kishin "efekte" politike. Sa mė shumė u referohesh entiteteve politike tė dimensioneve tė mėdha, aq mė shumė nevojitet t'i ndash gjėrat. Nė demokracitė e modernėve titullariteti dhe ushtrimi janė tė ndara, ndėrsa nė atė tė antikėve njė ndarje e tillė qėndronte. Limiti objektiv i demokracisė sė antikėve ėshtė se ajo mbaron me qytetin, nuk ėshtė e aftė tė tejkalojė territorin e njė qyteti tė vogėl, sepse ėshtė njė demokraci, si thuhet nė anglisht, "face to face", ballė pėr ballė: zgjidhet nė njė asamble, gjithmonė prej pak mijėra personash, tė cilat tamam mund tė "shihen" reciprokisht. Nė shtetin e madh territorial, kjo nė fakt zhduket.

Kėshtu qė duhet qėndruar i vėmendshėm kur flitet pėr demokracinė antike pėr tė mos e pėrcaktuar "demokraci tė qytet-shtetit: nė fakt shteti nuk ekzistonte. Karakteristikė tipike e demokracisė greke e shekullit tė 4-ėt P.K. ėshtė se kemi njė demokraci pa shtet nė kuptimin modern tė fjalės. Fjala "shtet" shfaqet vetėm me Makiavelin dhe fiton ngjyrimet qė ka sot vetėm nė Tetėqindėn dhe akoma mė shumė nė Nėntėqindėn. Nė sintezė, demokracia e antikėve pėrbėhej nga njė komunitet qė mund tė vetėqeverisej sepse ishte i vogėl e nuk kishte shtet. Shteti qenė ata, qytetarėt: njė gjė e vetme.

Kur imponohet vlera e individit tė ndarė nga komuniteti, nga qyteti, nga shteti?
Kur individi fillon tė nxjerrė problemin e njė tutele tė tė drejtave tė tij kundrejt pushtetit?


Nocioni i lirisė sė antikėve ėshtė shumė e ndryshme nga nocioni i lirisė dhe llojin e lirisė politike qė kanė modernėt, sepse nė botėn antike nuk ishte krijuar akoma koncepti i individit - person, qė ėshtė me origjinė kristiane dhe pėr pasojė nuk mund tė ekzistojė pėrpara kristianizmit. Ky koncept vjen mė pas e pėrpunohet e konsolidohet sidomos nėpėrmjet jusnatyralizmit, thuajse 1500 vjet mė vonė, dhe mė pas e pėrcaktuar nė kuptimin politik nė mėnyrė tė kėnaqshme nga kushtetutshmėria liberale. Tė gjithė kėta elementė nė botėn greke natyrisht qė nuk ekzistonin. Shpjegimi mė i thjeshtė i kėsaj "mungese" mbėshtetet nė nocionin e "privates", qė nė greqisht kualifikohej me termin "idion". Tė drejtat janė personale e private ose nė tė vėrtetė u pėrkisnin personave, por "privatja" ajo qė ne e mbajmė si esencėn e qėnies individ-person, ishte nė fakt njė qėnie difektoze, njė qėnie e paplotė, njė qėnie munguese, njė idion, njė 'idiot' (fjala "idiot" rrjedh pikėrisht nga idion). Kėshtu qytetari pėr Aristotelin dhe pėr botėn e antike, ėshtė i tillė si qytetar i polisit, identifikohet me polisin e tij: ėshtė njė individ nė komunitet ose, me fjalė tė tjera, pėrcaktohet nga komuniteti tė cilit i pėrket. Nga ana tjetėr kjo ėshtė e shpjegueshme sepse nė atė kohė qenė nė rend tė ditės komunitete "tė jetės apo vdekjes", domethėnė duhej tė mbaheshin nė luftė kundėr komuniteteve tė tjera. Kujtojmė se kur njė polis pushtohej, disa prej burrave shiteshin si skllevėr dhe gjithė tė tjerėt vriteshin. E gjitha kjo pėr ne ngjall pėrēmim absolut tė vlerės sė personit. Nuk ishte kėshtu nė botėn antike ku kishte njė bashkim beton mjaft tė fortė atėhere midis individit dhe komunitetit tė tij, sepse kjo pėrfaqėsonte mbijetesėn e tij. Nė tė nuk shfaqej nocioni qė dora - dorės ėshtė afirmuar dhe qė ne sot, terminologjikisht, e kėrkojmė ta karakterizojmė duke thėnė "individ-person": individit si i veēantė i njihet vlera e personit. Dhe atėhere ėshtė pikėrisht kjo qė na bėn tė themi se nuk duhet t'i vrasim tė tjerėt. Unė atėhere rreshtohem prerazi nga ana e lirisė sė modernėve, sepse nėqoftėse kthehemi tek kjo liri e antikėve, kthehemi tek liria e njė bashkėsie, e njė komuniteti, por jo e individit-person.

Tė kalojmė nė njė pėriudhė tė mėvonshme. Normalisht jemi mėsuar tė shohim tek Rusoi babain e demokracisė barazitare, kritikun e liberalizmit, kritikun e pronėsisė private, luftėtarin e demokracisė sė drejtpėrdrejtė: nė kėtė kuptim, si jakobinzimi, ashtu dhe marksizmi janė frymėzuar prej tij. Sipas jush - dhe kjo ėshtė njė pikė mjaft origjinale dhe pasuri e librit tuaj - Rusoi nuk e kalon nė kuptimin demokratik liberalizmin: sipas gjykimit tuaj, nė qendėr tė refleksionit rusoian nuk nuk ėshtė nocioni i "sovranitetit popullor", por tema e instituimit tė njė ligji impersonal. Pra kemi njė Ruso liberal apo sikur po shtyhemi pak si shumė pėrpara?

Sigurisht qė shtyhemi ca si shumė, shumė pėrpara. Rusoi pėr liberalizmin nuk kishte kurrfarė nocioni, kaq ėshtė e vėrtetė sa qė kundėrshtontė Monteskjėnė, i cili frymėzohej nė evolucionin kushtetues anglez dhe kėshtu qė ėshtė njėri nga autorėt e liberalizmit. Pėr Rusoin, Monteskjė ishte "djalli" dhe kėshtu qė e kundėrshtonte kėtė tė fundit nė tė gjitha, me pėrjashtim tė parimit tė lirisė nė ligj. Kėshtu, Rusoi ėshtė autori qė tė gjithė e rimarrin; ai ėshtė ėshtė rivlerėsuar jo vetėm nga demokracia e avancuar, por edhe nga kontestuesit e '68, tė cilin e imitonin nė mėnyrė eksplicite. Unė nė tė vėrtetė jam afruar me Rusoin nėpėrmjet dokumentave. Kush lexon librin tim mund tė vėrejė se janė qindra citime; veē tė tjerash ėshtė njė autor qė shkruan nė njė frėngjishte tė bukur. Nė ēdo rast theksoj se Rusoi i paraprin liberalizmit. Ai pak liberalizėm qė ishte gjendej tek Monteskjė, tek Lok, dy autorė qė ai i urrente. Por Rusoi nuk ish as demokrat, nė asnjė kuptim tė fjalės, ndėrkohė qė subjekti i vėrtetė tek "Kontrata Shoqėrore" dhe tė gjitha shkrimet "politike" ėshtė republika. Kėshtu bėrthama pėrreth sė cilės ngrihen tė gjitha diskutimet e Rusoit mbetet nė idealin e republikės dhe jo tė demokracisė. Fjala "demokraci" ėshtė pėrdorur nė tė rrallė dhe ėshtė njė nga nėnspeciet e mundėshme tė republikės. Demokracia mund tė jetė e mirė vetėm nėse aplikohet nė shtete tė vegjėl tė palėvizshėm dhe pėrtej kėtyre ėshtė e pamundur. Ideali i Rusoit ėshtė republika dhe populli pėr tė nuk ėshtė njė gjė e rėndomtė: ėshtė njė elitė. Kur ai u drejtohej qytetarėve tė Gjenevės, numri i tyre shkonte tek nja njėmijė persona dhe ky ishte populli. T'i pėrkisje "popullit" nė kuptimin rusoian duhej tė ishe i aftėsuar nga njė "cursus honorum". Kėshtu vetėm pak qenė populli dhe kishin titull pėr tė qeverisur e pėr tė folur. Por e dhėna qė sipas meje shpjegon mė mirė kėtė - nuk them antidemokratike - jodemokraticitet tė Rusoit, ėshtė se i gjithė sistemi rusoian kapet tek "vullneti i pėrgjithshėm". Demokracia ėshtė e drejtė, e drejta e tė gjithėve, nuk them e ushtrimit tė pushtetit, por megjithatė tė kesh njė zė pėr t'u dėgjuar. Rusoi donte qeverinė e vullnetit tė pėrgjithshėm, qė ėshtė njė, e pandashme dhe e prerė: ajo ėshtė subjekt i gjithė vullnetit tė pėrgjithshėm. Pėr mė shumė, Rusoi nuk ishte as reformator. Thoshte: Ju lutem, nėse kini institucione qė.funksionojnė, mbajini. Nė rast se shteti ėshtė i madh, ėshtė i humbur, nuk se ēfarė t'i bėsh dhe kėshtu mbani barinjtė dhe dhitė, shteti i vogėl. Ligjet nuk duhet t'i ndryshojmė. Pėrtej tė gjithave, si ndėrtim politik jemi nė kohėn e shpellarėve.


Si shpjegohen interpretimet nė kuptimin ultrademokratik deri dhe totalitar tė Rusoit, vetėm me injorancėn e lektorėve dhe tė pėrkthyesve apo ndonjė shkas nė kėtė kuptim e lejonte doktrina rusoiane?

Po preteksti ėshtė njė rrjesht, i vetmi, i cili pėrsėrit prerazi faktin qė pėr Rusoin liria ėshtė nė ligj dhe se ligji duhet tė mbetet i palėvizshėm. Duhet tė jenė pak ligje, tė shenjta e tė paprekshme. Kėshtu tek Rusoi nuk gjendet ideja legjislative, por pohimi prej legjislatori tė madh, prej "Likurgu", i cili jep ligjet themelore, tė pakta dhe tė paprekshme. I gjithė celebrimi i njė Rusoi demokrat e "i pėrparuar" qėndron nė njė rrjesht, nga i cili ėshtė gėrmuar qė liria pėr Rusoin ėshtė autonomia. Nė tė vėrtetė Rusoi e pėrmend njė herė dhe mė vonė e braktis kėtė term nė tė gjitha shkrimet e tij. liria si bindje ndaj ligjit ėshtė pėrsėritur mijėra herė, autonomia vetėm njė herė. Autonomia kėshtu ėshtė liria e atij qė i jep ligje vetes, fjalė pėr fjalė do tė thotė kėtė. Siē e dokumentoj mirė tek libri im, ky nocion nuk ėshtė aspak pjesė e diskutimit themelor tė Rusoit. Nėse ėshtė, - nė masėn nė tė cilėn ėshtė -, ėshtė e lidhur me kontratėn origjinale. Domethėnė ėshtė nė momentin nė tė cilin nėnshkruhet kontrata - jo nė rastet e tjera - qė cilido ėshtė i lirė qė ėshtė autonom. Autonomia natyrisht qė ėshtė e lidhur me qytetet e vegjėl, por, duke u nisur nga e gjitha kjo, njė nocion i tillė nė tė vėrtetė nuk ekziston tek Rusoi. Ėshtė nė fakt njė shpikje kantiane, por qė i referohet lirisė morale, lirisė sė brendshme dhe kėshtu qė nuk shėrben pėr lirinė politike. Kanti nuk e pėrdor pėr tė pėrcaktuar kėtė tė fundit. Pas kėsaj kalon tek Hegeli dhe nga Hegeli kthehet mbrapsht e i riatribuohet Rusoit. Ky ėshtė njė suhtrim akrobatik i filozofėve, qė herė pashere gėzon tė ecin para - mbrapa nė kohė. Por nė tė vėrtetė nocioni i 'autonomisė" nė politikė ėshtė hegelian, jo rusoian. Nė pėrfundim, teza sipas sė cilės koncpeti i autonomisė i pėrket Rusoit, sipas gjykimit tim, ėshtė njė falls absolut.
Kanti e interpreton lirinė nė kuptimin e autonomisė, sipas sė cilės jam i lirė moralisht kur i bindem njė ligji qė unė i jam dhėnė. Por kjo ėshtė njė liri - siē e nėnvizoni ju - thjesht e brendshme e dėshirės (morale) dhe jo e veprimit (politik). Sipas jush reduktimi i lirisė nė autonomi mund tė arrijė tė legjitimojė shtypjen dhe kėshtu qė tė kthehet nė tė kundėrtėn e vet. Kėrkojmė ta shpjegojmė kėtė pikė qė rezulton vendimtare.

Po, sepse nėse mohohet pėrcaktimi liberal - pėr tė cilin liria politike ėshtė "liria nga" dhe liria si mungesė e ndalimit - dhe zėvendėsohet me idenė sipas sė cilės liria e vėrtetė ėshtė autonomia, ėshtė e brendshme - me termat e autonomisė je i lirė edhe nė kamp pėrqėndrimi apo nė burg, sepse ėshtė liria e dėshirės -, ndėrkohė qė ėshtė humbur liria vendimtare. Menjėherė sa tė humbet, mund tė bėhet ajo qė dėshirohet. Faktikisht pasi ka mohuar pėrcaktimin liberal tė "lirisė", liria si autonomi nėnkupton qė unė i jap vetes ligjet e mia. pėr sa i pėrket politikės dua tė pėrmend kėtu njė pasazh - pasi ėshtė kuptimplotė - tė Guido De Ruxheros, njė liberal absolut, qė ka shkruar njė prej librave mė tė mirė mbi liberalizmin, "Historia e liberalizmit evropian". Ky ėshtė njė libėr jashtėzakonisht i bukur nė pjesėn historike, por qė bie nė "vesin hegelian" nė atė teorike. Do tė pėrmend parasėgjithash veten: "Abuziv ėshtė nocioni i autonomisė, abuzivisht e legjitimuar nga Rusoi, e shitur pėr liri politike, rimanipuluar dialektikisht nga Hegeli dhe e kurorėzuar kėshtu si "liri e madhe"". Me kėtė rrugė arrihet nė konkluzioni qė - kėtu pėrmend pėrsėri De Ruxheron - "Shteti, organi i shtrėngues klasik, ėshtė bėrė shprehja maksimale e lirisė". Pėrballė kėtij pozicioni unė them: "O Zot na shpėto dhe na ēliro!". Komentoj e them: "Kam terrorin e asaj autonomie qė ėshtė tė mendosh si i lirė kur jemi nė burg" e pėrfundoj: "Jo, liria nga dhe liria si autonomi janė dy gjėra krejtėsisht tė ndryshme, heterogjene dhe nuk ėshtė se e dyta ia kalon sė parės". Tani e para ėshtė liria politike, tjetra ėshtė njė liri e berendshme, nė tė brendshme njerėzor e humanist, forumi moral".


Kėshtu vetėm liria politike, liria nė ligj, na garanton nga opresioni. Tė kthehemi tek kushtetutshmėria. Jemi tė lirė sepse kush bėn ligje nuk mund t'i bėjė arbitrarisht, por duke qenė i nėnshtruar nga ligji dhe, pėr kushtetutshmėrinė, ligji ėshtė njė detyrim respektivisht pushtetit. Atėhere problemi spostohet: ēfarė e bėn njė ligj ligj dhe jo njė abuzim? Pyetje vendimtare sepse ju i vini nė dukje edhe nga limitet e njė kushtetutshmėrie procedurale e formale, duke vėrejtur se rregullat e procedurat formale mund tė legjitimojnė edhe krimet.

Duhet tė kuptohet se pėrse kushtetutshmėria liberale, pėr pasojė kushtetutshmėria garantiste, ėshtė nė rrezik. Unė do tė doja tė qėndroja brenda dhe tė pėrmendja pėrcaktimin e Monteskjėsė, i cili thotė: "Jemi tė lirė sepse u bindemi ligjeve civile". Monteskjė i dinte se cilat qenė ligjet civile: qenė ato tė shprehura nga jusnatyralizmi, ato qė tutelojnė tė drejtat natyrore tė personit. Por sot, tashmė i perėnduar jusnatyralizmi, ne duhet tė kėrkojmė: ēfarė do tė thotė ligje? Cilat ligje janė ligje civile? Mbrojtėsi i madh i i lirisė sė individėve, gjatė gjithė Mesjetės, ka qenė ky nocion i sė drejtės natyrale, tė jusnatyralizmit, por, njėherė i mbaruar ky i fundit, ligji i ėshtė besuar vetes. Rusoi ka dashur ta shpėtojė, duke ia besuar vullnetit tė pėrgjithshėm. Por vullneti i pėrgjithshėm ėshtė njė entitet metafizik, shėrben pėr tė shkruar njė goxha libėr, por nuk shėrben pėr asgjė tjetėr. Kėshtu qė pikėpyetja ėshtė: kur ndodh qė njė ligj ėshtė ligj? Ēfarė e bėn njė ligj ligj dhe ēfarė nuk ėshtė ligj? Diskutimi kėtu ėshtė mjaft kompleks, por - edhe me ndonjė abuzim tė korrektėsisė historiografike - zgjidhet lehtėsisht me pėrdorimin e latinishtes: atėhere nė latinisht ligj do tė thotė ius dhe problemi i ligjit, nė latinisht luhatet midis iustum e iussum. Kėshtu ius, "ligj"; iustum "i drejtė"; iussum, "komanda". Atėhere ius ėshtė ius, ėshtė 'ligj' kur ėshtė i drejtė, ius iustum. Nėse bėhet ius iussum, "ligj i komanduar", atėhere nuk ėshtė mė ligj, nė kuptimin qė i intereson kushtetutshmėrisė dhe mbrojtjes sė individit. Kėshtu deri kur ius mbetet i lidhur me iussum, me "tė drejtė", kemi njė pėrcaktim substantiv, domethėnė janė ligje vetėm ligjet e drejta. Nėse do tė aderojmė nė njė pėrcaktim formal tė sė drejtės - ėshtė ligj gjithēka qė ka formėn e ligjit - atėhere ligji bėhet vetėm njė iussum, i legjitimuar nga forma e tij. Gjithēka qė komandon shtetin ėshtė ligj. Atėhere shteti mund tė komandojė gjithēka qė do. Dhe pikėrisht kėtu rrėshqet e gjithė ndėrtesa e garantizmit liberal.


Atėhere ēfarė ėshtė e mundur tė bėhet deri sa tė shmanget rėnia e garantizmit liberal?

Nevojitet tė refuzohet pėrcaktimi formal i sė drejtės. Nevojitet tė qėndrohet nė lidhjen midis ius-it e iustum-it dhe fillimisht tė refuzosh tė thuash se ēdo shtet ėshtė konstitucional pse ka njė kushtetutė. Vetėm shtetet qė kanė kushtetuta garantiste janė shtete konstitucionale, sepse nėqoftėsė se "kushtetuta" vlen njėlloj nė pėrcaktimin formal me "ēdo formė e shtetit ėshtė kushtetuta e tij", atėhere kemi shkatėrruar nocionin e "kushtetutės". E njėjta e gjė ėshtė e vėrtetė pėr tė drejtėn. Nėse e drejta na jep njė pėrcaktim thjesht formal, atėhere pikėrisht Hitleri dhe Stalini qenė jashtėzakonisht nė rregull, sepse ndiqnin procedurat e parashikuara nga rendi i tyre pėr tė ligjėruar. Por kėshtu nuk ecet mirė. Tani kuptohet lidhja midis ius-it e iustum-it nė sistemet konstitucionale liberale. Ėshtė stabilizuar nga procedurat qė e lidhin legjislacionin me aprovimin e parlamenteve dhe jo vetėm me tė, por pėr kėtė rrugė edhe me aprovimin e qytetarit, tė opinionit publik dhe pėrtej rregullave tė pėrcaktuara, deri ku mund tė arrihet nė ligjėrim. Nė librin tim e pėrmbledh tė gjithė kėtė diskutim kompleks duke thėnė: duhet tė refuzojmė njė pėrcaktim plotėsisht legjislativ tė sė drejtės. Nėse e drejta ėshtė vetėm ajo qė duan personat qė kanė autorizimin e ligjėrimit, atėhere efektivisht jemi nė rrezik. Atėhere po e spostoj theksin e diskutimit mbi tė drejtat. Kėshtu, jo vetėm kushtetuta ėshtė njė ligj superior ndaj ligjeve normale dhe pėr pasojė mė e vėshtirė pėr t'u modifikuar, por e gjithė ndėrtesa sot e mbrojtjes konstitucionale, dobėsuar nga pėrcaktimi formal i sė drejtės, sė drejtės thjesht si formė, mbėshtetet shumė mbi tė drejtat, pasi kėto mbahen si tė shenjta, tė padhunueshme, superiorė edhe ndaj paqėndrueshmėrisė legjislative. Nė njėfarė kuptimi, nuk bėhet fjalė pėr njė rikthim nė njė ius natyralizėm, nė njė tė drejtė me natyrė paraprirėse e tė drejtave tė ndryshme pozitive. Kėtė unė nuk arrij t'i mbėshtes, sepse, po, pamjet ius natyraliste qė tashmė janė frekuentuar: flitet nė fakt pėr "pakt social", pėr "kontratė", por janė metafora. Preferoj tė them pikėrisht se e drejta nuk ėshtė vetėm e drejtė legjislative, ligjėruese, por duhet tė jetė gjithmonė shprehje e njė pėrbėrje drejtėsie, e shprehur aktivisht nga tė drejtat. Qė kėto tė drejta tė jenė natyrore apo jo nuk do tė thotė ndonjė gjė tė madhe: problemi ėshtė qė tė mos jenė tė dhunueshme.


Liberalizėm, demokraci e socializėm janė pakashumė idetė drejtuese tė Tetėqindės e tė Nėntėqindės. Nė njėfarė mėnyre janė janė ideologji qė lindin tė tėra nga Revolucioni Francez. Sipas jush, nė mes tė tyre, mė i keqkuptuari dhe mė i nėpėrkėmburi ndoshta ėshtė nocioni i "liberalizmit", edhe pse ėshtė ngatėrruar me liberizmin ekonomik. Le ta sqarojmė pak: ēfarė nėnkuptohet pėr liberalizėm nė kuptimin klasik?

Nė kuptimin klasik, liberalizmi ėshtė teoria e praktikave tė mbrojtjes sė tė drejtave individuale, koncepton kėshtu njė ushtrim tė pushtetit qė nuk lejon dhunimin e tė drejtave tė lirisė e tė personit. Pikėrisht kjo ėshtė nyja. Fjala ka lindur rreth dy shekuj pas zbulimit tė kėtyre mekanizmave, parimeve, qė mė pas ēojnė nė konstitucionalizėm, por megjithatė tepėr vonė. Domethėnė fjala "liberalizėm" shfaqet vetėm nė Spanjė - mė duket nė 1810-1812 - por atėhere u ngjitej rebelėve. Edhe nė Anglinė liberale, deri nė fund tė Tetėqindės, tregonte vetėm ndjekėsit e Uilliam I.Gledstounit. Domethėnė fjala konsolidohet si identifikim i njė qytetėrimi juridik, i njė qytetėrimi konstitucional, por edhe si njė bashkėsi vlerash liberale, domethėnė si ide-forcė, baraz me "socializmin" apo tjetėr, vetėm nga gjysma e shekullit tė 19-tė. Kėshtu paradoksi ėshtė se kur afirmohet fjala, pėrvoja liberale ėshtė tashmė nė rrezik, sepse gjermanėt qenė liberalė tė mėdhenj. Kanti ishte, fon Humboldi ka shkruar njė libėr themelor. Kozmoplitizmi iluminist gjerman ėshtė pjesė integrante e qytetėrimit liberal, por kur del fjala, liberalėt gjermanė tashmė qenė mundur mė 1848. Pėr shembull, paradoksi tjetėr ėshtė qė nė Shtetet e Bashkuara, qė mė pas kanė ēuar pėrpara procesin e konstitucionalizmit, tė kushtetutės juridike tė njė qytetėrimi liberal, fjala nuk ka dalė kurrė, pasi nė Kartat federaliste, d.m.th. nė "Biblėn" e doktrinės konstitucionale dhe politike amerikane, flitet gjithmonė pėr republikė, jo pėr demokraci. Pas sė cilės kalohet nė leksikun amerikan tek nocioni i "demokracisė", duke kėrcyer pėrsipėr kokės sė liberalizmit. Kėshtu sistemi amerikan, pėr pėrcaktim, ėshtė njė sistem konstitucionalizmi liberal, por nuk nuk quhet mė kurrė kėshtu. Fillimisht ishte njė kushtetutė republikane nė reformė dhe mė pas bėhet njė kushtetutė demokratike. Termi "liberalizėm" arrin shumė vonė, kur frutet tashmė janė pjekur, por qė nuk janė identifikuar si frute tė mendimit liberal. Fati i keq tjetėr ėshtė se fjala pikėrisht u afirmua me Revolucionin Industrial. Revolucioni Industrial qe mjaft mizor, provokoi njė ērrėnjosje tė tmerrshme. Kjo ju ngjit liberalizmit. E njėjta mizori ėshtė e pranishme nė tė gjitha revolucionet idnustriale, bile nė atė sovjetik apo nė atė kinez ėshtė akoma mė superiore. Kėshtu, nė koinēidencė tė revolucionit, tė vuajtjes dhe mizorisė sė Revolucionit Industrial, liberalizmi i ngatėrruar me liberizmin, u tregua si kokė turku dhe kėshtu qė meritoi urrejtjen e klasės punėtore, qė nė atė kohė ishte shumica e popullsisė. Kėshtu menjėherė kėshtu menjėherė u gjet nė minorancė pėrballė urrejtjes sė punėtorėve kundėr sistemit tė ashtuquajtur kapitalist, por edhe liberal e liberist. pika tjetėr ėshtė se gjithmonė ėshtė ngatėrruar dhe vazhdon tė ngatėrrohet - gjė qė e dėmotn shumė liberalizmin - me "liberalizmin" si nocion politik dhe "liberizmin" si nocion ekonomik. Tė gjitha tekstet e liberalizmit nuk kanė tė bėjnė aspak me konkurencėn e lirė dhe lirinė qė tė bėsh ēfarė tė duash me ekonominė. doktrina liberale ėshtė doktrina e ndėrtimit tė qytetit liberal, jo e ekonomisė sė tregut. Ekonomia e tregut ekziston, por nuk ėshtė nevojshme tė ngatėrrohen tė dyja gjėrat, pasi mund tė theksohet se pėrforocohen njėra me tjetrėn, domethėnė qė njė shoqėri, njė qytet liberal sjell njė sistem tė ekonomisė sė tregut. Bile mund edhe tė theksohet qė ekonomia e tregut ėshtė themeli mbi tė cilin ndėrtohet mė mirė qyteti liberal. E gjitha kjo nuk e heq faktin se fillimisht nevojitet tė ndahen tė dyja gjėrat dhe pastaj tė shihet se cilat janė raportet e tyre.



Po si mund tė mendohet sot raporti, bashkekzistenca midis lirisė dhe barazisė, por jo nė kuptimin e njė barazie tė kushteve dhe tė njė barazie marksiste?

Pėr lirinė jemi dakord. Kush nuk e do ėshtė se pse nuk merret me tė, e trondit prej budallallėkut, sepse nuk e kupton, por nuk ndodh qė dikush tė thotė: unė dua ta vras lirinė. Pėrkundrazi, tė gjithė thonė se liria ėshtė njė gjė e mirė. Problemi ėshtė: si duam ta optimizojmė barazinė. Kėshtu qė kėtu kemi nevojė sėrish pėr dy versione, qė tė reflektojnė ndarjen antike midis lirisė dhe barazisė. Kėshtu barazia si mundėsi tė barabarta; tė gjithė duhet tė kenė tė njėjtat mundėsi, por nuk duhet tė mbeten tė barabarta, pėrkundrazi duhet tė kenė mundėsitė pėr t'u bėrė tė pabarabartė. Mė tė zotėt ecin pėrpara, mė pak tė zotėt do tė mbesin prapa. Ky ėshtė interpetimi liberal i konceptit tė "barazisė". Ndėrsa interpretimi socialist ėshtė qė tė krijohen kushte tė "pabarabarta" nė mėnyrė qė tė bėhen tė gjithė sa mė tė barabartė qė tė jetė e mundur. Ky ėshtė kriteri pėr shembull i diskriminimit sėprapthi: kush lind, kush niset nė dizavantazh, pėr arėsye tė racės apo tjetėr, duhet tė ndihmohet, duhet tė marrė njė ndihme ekstra. Kėshtu duhet tė krijojmė kushte tė pabarabarta pėr tė bėrė mė shumė tė barabartė. Ėshtė e kundėrta e pozicionit tė mėparshėm, pėrderisa kėtu mbizotėron istanca e barazisė mbi istancėn e lirisė. Objeksioni ndaj kėsaj tė fundit ėshtė se kjo ėshtė njė rrugė qė sjell njė konfliktualitet tė lartė sepse, nėse vendosen trajtime preferenciale, dhunohet parimi i barazisė pėrparta ligjit dhe e ligjit. Megjithatė, problemi parimor ėshtė qė edhe nė afrimin e njė barazie mė tė madhe, nė maksimizimin e barazisė - nė limitet e sė mundshmes, ta hajė dreqi! - kriteri liberal ėshtė i ndryshėm nga ai socialist dhe liberaldemokrat.

Pėr tė pėrfunduar, libri juaj pėr demokracinė ėshtė "pėrshkuar" nga kriza e '89. Ka pjesė shumė interesante nė tė cilat ju flisni pėr "demo kracinė pa armik", pėr "rėnien e ideologjive". Njėra nga tezat kryesore tė librit tuaj ėshtė kjo: demokracia ėshtė njė e vetme, ajo liberale, qė ėshtė edhe ajo qė historikisht ka fituar, siē edhe e nėnvizoni me tė drejtė ju. Por demokracia liberale ėshtė e vetmja e mundshme, apo ka fituar sepse ėshtė e vetmja e mundshme, e vetmja e mendueshme? Duhet marrė parasysh qė tė dy botėt janė ndeshur dhe njėra ka fituar apo tjetra nuk ishte nė thelb demokraci?



Ky ėshtė njė libėr i '92 - Muri i Berlinit tashmė ka rėnė - dhe kėshtu kam shkruar njė shtojcė tė tėrė mbi demokracinė pas komunizmit. Por libri im i parė mbi demokracinė, qė titullohej "Demokraci dhe pėrcaktime", theksonte se versioni marksist i demokracisė ishte falls dhe se marksizmi, si sistem ndėrtimi politik, krijonte njė "botė tė gabuar". Unė e kam thėnė gjithmonė, pėrpara fitores mbi komunizmin, se jam liberaldemokratik e antikomunist. Nuk kam turp pėr ta kujtuar. Kamq enė shumė antikomunist, deri kur ka qenė komunizmi. Tani jemi "miq" tė shkėlqyer, por pėr meritė tė kominstėve, jo timen. Kėshtu ėshtė e qartė se nuk ėshtė fitorja qė pėrcakton sensin e diskutimit. Unė kam lexuar thuajse tė gjithė Marksin, kam bėrė edhe kurse mbi Marksin, mbi Hegelin, sepse formimi im ėshtė i lidhur me historinė e filozofisė. Por ama me kokėn time kam thėnė: jo, kjo ėshtė e gabuar, nuk funksionon dhe nuk besoj se mund tė funksionojė. Dhe kam luftuar komunizmin. Fakt ėshtė se pėr motive tė pavarura nga shkrimet e mia ai ka humbur. Por nuk mund tė thuhet se tashmė, pėrderisa ka humbur, atėhere pėr pasojė kjo demostron se ėshtė superiore lideraldemokracia: njė tezė tė tillė nė fakt e kam mbėshtetur tridhjetė vjet pėrpara se komunizmi tė humbiste. Pyetja tjetėr ėshtė nėse liberaldemokracia - siē e pėrcaktoj nė kėtė libėr - ėshtė e vetmja zgjidhje e mundshme. Po jap pėrgjigjen relative. Do tė isha mė arrogant sa nuk jam po tė pėrgjigjesha: po. Ky i imi nuk ėshtė mendim pėrfundimtar. Kėshtu, nuk arrij tė mbėshtes faktin qė liberaldemokracia ėshtė rendi i vetėm i pranueshėm, i mundshėm. E mundshmja mbetet gjithmonė e mundur. Dua tė them: e mundshmja implikon hapje drejt diēkaje qė akoma nuk e kemi as konceptuar, as parashikuar. Kėshtu qė me mjaft siguri ekzistojnė botėra tė reja tė ndryshme e tė mundshme. Them se deri mė sot nuk i kemi parė, nuk i kemi zbuluar apo akoma nuk i kemi demostruar se janė tė dėshirueshme. Nė kėtė kuptim, unė ndalem nė kėtė konsideratė dhe kėshtu qė nuk dekretoj, ashtu si hegeli, se historia pėrfundon me mendimin tim. Me pak fjalė, historia do tė vazhdojė pas meje: kėtė jam i gatshėm ta pranoj me plot pėrulėsi.

Pėrgatiti:

ARMIN TIRANA



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.