Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Miqesia eshte nje cader qe ka difektin te kthehet sa here qe fillon koha e keqe.
--- Veron

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 127 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Histori :: Historia e Arberesheve te Italise
Postuar nga: Albo

Histori Giovanni Armillota


Njė histori e gjatė qė fillon rreth gjysmės sė shekullit XV

"Arbėreshėt": emigrimet e shqiptarėve tė krishterė nė Itali


Po qe se pėrjashtojmė emigrimet e shqiptarėve gjatė viteve tė shkuara nėntėdhjetė, pasojė e krizės sė gjatė politike-administrative qė solli pėrmbysja e shteti enverist, fuqizimin e bėrthamės arbėreshe nė Itali do ta vendosnim midis gjysmės sė shekullit XV dhe vitit 1774.

Shqiptarėt e parė, ushtarė, arritėn nė vendin tonė, nėn urdhėrat e Dhimitėr Reres, i thirrur nga Alfonsi I, Zemėrgjėri, mbret i Dy Sicilive (1442-1458; i V i Aragonės: 1416-1458), pėr tė ndėrhyrė nė Kalabri kundėr armiqve tė monarkut iberik, i cili i dorėzoi Reres-it pėrgjegjėsi politike nė Kalabrinė e Poshtme: qenė ndėrtuar vendbanimet e Amato, Andali, Arietta, Casalnuovo di Noja, Vena di mąida e Zangarona. Tė bijtė e Dhimitrit, Gjergji e Vasili, shkuan nė Sicili duke u dhėnė jetė bashkėsive shqiptare tė vendosura nė provincat e sotme tė Agrigjendos, Katanias dhe Palermos. Me shpeshtimin e lidhjeve midis Mbretėrisė sė Dy Sicilive dhe Shqipnisė sė Gjergj Kastriotit (Skenderbeut), ky i dha ndihmė Ferdinandit I, Bastardit (1458-94) nė luftėrat kundėr Anzhuinėve, duke pėrfituar prona tė mėdha tokėsore nė Pulia (midis tė cilave Monte Sant'Angelo, San Giovani Rotondo e Trani). Aty qendruan shumė ushtarė, tė cilėve iu bashkuan tė tjerė, kur pas vdekjes sė Skenderbeut (1468) - qė pėrshpejtoi ofensiven turke - parapėlqyen mė shumė tė krishterė tė strehohen nė Itali: u krijuan vendbanimet e Campomarino, Casalnuovo, Monterotaro, Casalvechio di Puglia, Chieuti, Faggiano, Martignano, Monteparano, Roccaforzata, San Giorgio Jonico, San Martino, San Marzano di San Giuseppe, San Paolo di Civitate, Santa Croce di Magliano, Sternatia, Ururi e Zollino. Gjergj Kastrioti (1405-1468) luftoi deri nė fund tė jetės pėr ta mbajtur tė lirė tokėn e vet, nė njė periudhė kur otomanėt kėrcėnonin nėn muret e Vjenės krejt Perėndimin. Nė kėtė qytet ruhen ende pėrkrenarja dhe shpata e tij. Kyy qe njė njeri me dije e kulturė tė madhe (njihte pesė gjuhė), ishte i besimit katolik dhe diplomat i aftė, "ēpikės" i guerriljes; mė 1461 ai u prit nga Papa Piu II (1458-1464), pėr tė kėrkuar ndihma nė luftėn e pėrbashkėt kundėr armiqve turq.

Mė 1470, pas martesės sė Irena Kastriotit me princin e Bisignano-s (pronar i madh tokash nė Kalabri), njė pjesė e mirė e shqiptarėve tė Pulias u zhvendosėn me fisnikėn Irenė nė tokat e bashkėshortit, duke populluar: Macchia Albanese, San Cosmo Albanese , San Demetrio Corone, San Giorgio Albanese, Spezzano Albanese e Vaccarizzo Albanese. Pas rėnies sė Krujės (1478), kryeqendra legjendare e qendresės kundėr musulmanėve, tė ardhurit e rinj ndėrtuan vendbanimet e Acquaformosa, Castroregio, Cavallerizzo, Cervicati, Cerzeto, Civitą, Falconara Albanese, Firmo, Frascineto, Lungro, Mongrassano, Plątaci, Porcile, Rota Greca, San Basile, San Benedetto Ullano, San Giacomo d'Acri, San Lorenzo del Vallo, San Martino di Finita, Santa Caterina Albanese, Santa Sofia d'Epiro, Serra d'Aiello, etj.

Emigrimet e mėdha shqiptare tė gjysmės sė mijėvjeēarit tė dytė muarėn fund nė vitet 1533-1534, me dorėzimin e kėshtjellės sė Koronės, mburoja e fundit e qendresės shqiptare kundėr otomanėve. Familje shqiptare u strehuan nė Napoli, nė ishullin e Liparit; pjesa mė e madhe shkoi nė Melfi (shqiptarėt e mėrguar u ndanė dhe ndėrtuan Barile), nė Brindisi Montagna, Farneta, Maschito e San Giovanni Albanese. Mė pas arritėn mėrgimtarė mė 1647 (Barile), 1744 (Villa Badessa) dhe 1774 (Brindisi Montagna). Grupe arbėreshėsh u vendosėn nė krahinėn e Parenzo-s dhe nė fshatin e Peroi-t (Istria e Pola). Kolonia e Peroi-t u ngrit nė bazė tė njė konēensioni tė Venedikut, qė pranoi disa familje tregtarėsh tė lidhura me trafiqet me Serenissima-n. Shqiptarė tė tjerė zunė vend midis shekullit XV dhe XVI nė Bari, Bosco Tosca dhe Pievetta-Dogana (Piacenza), Cardevole (Korsikė) dhe Rimini.

Shqiptarė tė ndryshėm preferuan tė rekrutohen nė ushtritė spanjole dhe tė luftojnė heroikisht nė luftėrat europiane ( tė famshme kanė qenė: kalorsia shqiptare e Vendikut, e quajtur ndryshe kalorsia e Stratiotėve dhe kėmbėsoria shqiptare e Napolit, krijuar nga mbreti Karli VII (1734-1759, i III i Spanjės: 1759-1788).

Refugjatėt u konsideruan katolikė nga autoritetet vendase. Me kalimin e kohės, shumė kolonive iu impnua latinizimi apo kėrcėnimi i njė mase tė tillė, megjithėse nė njė formė liturgjie tė pėrzier, latine dhe bizantine.

Gjatė sundimit tė Klementit XI, papės me origjinė shqiptare, me nismėn e priftit arbėresh Stefano Rodotą, u miratua propozimi pėr ngritjen e njė kolegji tė ritit bizantin nė Kalabri dhe u emėrua njė ipeshkėv qė tė shuguronte meshtarė nė kėtė rit. Kundėrshtimi i ipeshkvinjve latinė e vonoi pėr njė kohė projektet e komunitetit shqiptar, por mė 1732, Klementi XI (1730-1740), vuri nė dispozicion pėr kėtė qellim tė ardhurat e abacisė sė San Benedetto Ullano-s, pėrveē njė shume tė konsiderueshme parash nga thesari i tij.. Pėrmes dispozitave tė Atit tė Shenjtė, ipeshkvit bizantin i qenė dhėnė mundėsi dhe fuqi tė mėdha veprimi nė kolegj, tė drejtėn pėr t'u dhėnė urdhėrat kishtare studentėve dhe autoritetin pėr tė vizituar kishat e ritit bizantin; por megjithatė, kishtarėt e ritit bizantin mbetėn nėn juridiksionin e autoriteteve latine. Persa u pėrket shqiptarėve tė Sicilisė, duhet tė shėnojmė se Karli VII ngriti kolegj nė Palermo dhe Ferdinandi IV (1759-1806; 1815-1825) u caktoi atyre njė ipeshkėv, gjithnjė nė kryeqendren e Sicilisė (1784).

Pėrpjekjet e bėra nga shqiptarėt pėr tė siguruar pastėrtinė e ritit tė tyre dhe dioēezet e veta bizantine, u konkretizuan gjatė periudhės sė mėvonshme. I pėrket pikėrisht gjysmės sė shekullit XVIII vepra kryesore e Pompilio Rodotą, "Mbi origjinėn, zhvillimin dhe gjendjen e sotme tė ritit grek nė Itali". Arbėreshėve iu njohėn identiteti dhe vlerat nga Leoni XIII (1878-1903), qė vendosi eliminimin e ēdo shtese liturgjike qė nuk pajtohesh me ritin bizantin. Mė pas, mė 1919- me pontifikatin e Benediktit XV (1914-1922) - u ngrit nė Kalabri heparkia dioēezi) e Lungro (Unga) dhe mė 1937, nėn Papėn Piu XI (1922-1939), nė Sicili, ajo e Piana degli Albanesi (Hora e Arbėreshėve); nė tė njejtėn kohė qe shpallė "hezarkike" abacia e Santa Maria di Grottaferrata (Romė).


Klementi XI dhe Familja Albani

Shpresa e qendrueshme e Klementit XI (Gian Francesco Albani: lindur mė 1649, 1700-1721), solli rezultate tė dukshme nė Shqipėri, ku Kishat Katolike dhe Orthodokse qendruan pėr njė kohė sė bashku. Klementi XI, duke e shpallur veten shqiptar, u interesua shumė pėr rilindjen politike dhe fetare tė memėdheut. U zhvillua aso kohe "Koncili i parė kombėtar" (1703), qė pėrcaktoi mėnyrėn e sjelljes sė klerit nė ēėshtjet dogmatike, morale kanonike e baritore. Ndėrkohė edhe nė mjedisin ortodoks ishte vertetuar njė gjendje e re. Kėrkesat e ndryshme tė prelatėve ortodoksė tė Shqipėrisė pėr tė siguruar mbrojtjen politike tė Papės, kishin ēuar, sė pari, nė njė farė bashkimi, pastaj, duke mos u arritur ajo qė pritej nė kėtė drejtim, me krijimin e selive arqipeshkvnore pėr latinėt e Ohrit dhe tė Shkupit. Njė mision i ritit bizantin kishte vepruar tashmė nė Himarė qė nga viti 1628. Pėrveē kėsaj, nė shekullin XVIII, nė shumė krahina verilindore dhe qendrore u shfaq fenomeni i kriptokristianizmit qė zgjati deri nė ditėt tona (veēanėrisht nė periudhėn enveriste); nga ana tjetėr, shumė prej atyre qė kishin pėrqafuar islamin, parapėlqyen sekte mė eterodokse dhe mė pak larg kristianizmit, siē ishte ai i bektashizmit.

Familja Albani u krijua nga dy vėllezėrit shqiptarė, Gjergji e Filipi tė Mikelit nga Laēi, luftėtarė nėn urdhėrat e Skenderbeut, tė cilėt u strehuan nė Urbin ku Frederiku dhe Guidobaldi tė Montefeltro-s i punėsuan si njerėz tė besuar nė ēėshtjet diplomatike dhe ushtarake. U njohėn me mbiemrin "Albanesi" qė jetėgjati Altobelli (1445-1564), i biri i Gjergjit, e ktheu nė Albani. Nga kjo familje, pėrveē Klementit XI, lindėn kardinalė tė shquar, diplomatė tė mėdhenj dhe burra shteti tė njohur si: Giovanni Girolamo (1509-1591): kardinal e kont, zėvendės komandant i forcave tė armatosura sė Republikės sė Venedikut, nė dy konklave kandidat pėr Selinė e Shenjtė, historian, kėshilltar personal juridik i Gregorit XIII (1572-1585) dhe Sikstit V (1585-1590); Horaci (1576-1653): diplomat, i emėruar senator i Romės nga Urbani VIII (1623-1644); Hanibali (1682-1751): kanonik i Shėn Pjetrit, president i Dhomės Apostolike, sekretar i Memorialeve, kardinal (1711) dhe nunc i jashtėzakonshėm nė Vjenė, ku punoi pėr tė pėrfunduar ratifikimin e zgjedhjes sė perandorit Karl VI (1711-1740), kamerleng i Shenjtės Kishė Romake, kryekancelar i Sapiencės, kryeprift i Bazilikės Vatikane, ipeshkėv i Sabinės pastaj i Porto e Santa Rufina, zėvendėsdekan i Kolegjit tė Shenjtė; Aleksandri (1692-1779): vetėm pesėmbėdhjetėvjeēar kolonel i armatės pontifike, pasi la karrierėn ushtarake, sekretar i Memorialeve, i dėrguar nė Vjenė, kardinal (1721), bibliotekar i sė Shenjtės Kishė Romake, ambasador i Austrisė nė Romė, protektor i Mbretėrisė sė Sardenjės, protektor dhe mik i Winckelmann-it, ndėrtues i Vilės Albani dhe mecenat i shkėlqyer; Gian Francesco (1720-1803): kardinal (1753), protektor i ēėshtjeve tė Polonisė, mori pjesė nė bisedimet me Katerinėn III (1762-1793) pėr tė rregulluar gjendjen e katolikėve nė Rusi, ipeshkėv i Sabinės, pastaj i Porto e Santa Rufina dhe, nga viti 1775, dekan i Kolegjit tė Shenjtė e ipeshkėv i Ostias e Vellerit, mbrojtės i Shtetit Papnuer kundėr Francės Revolucionare dhe pėrkrahės i zgjedhjes sė Klementit XIII (1758-1769) dhe Piut VII (1800-1823); Zefi (1750-1834): klerik i dhomės sė Piut VI (1755-1799), delegat pėr tė sjellė nė Vjenė shiritin e bekuar me rastin e pagėzimit tė arqidukės Ferdinand qė mė pas u bė perandor (1835-1848), kardinal (1801), protektor i Perandorisė Austriake, prosekretar i Breveve dhe i dėrguar nė Bolonjė, sekretar shteti i Piut VIII (1829-1830), komisar i jashtėzakonshėm i Gregorit XVI (1831-1846) pėr tė vendosur rendin nė Legacionet nė tė nesėrmen e lėvizjeve revolucionare (1832), bibliotekar i tė Shenjtės Kishė Romake, ipeshkėv i Urbinitde, i dėrguar nė Pesaro dhe Urbin. Familja Albani u shua mė 1852 me Filipin. Ėshtė pėr t'u shėnuar se si nė Orient, njė tjetėr familje e madhe vezirėsh shqiptarė drejtonte nė tė njejtėn kohė me Albanėt, fatet e Perandorisė Otomane nė shekujt XVII-XVIII: Qyprillinjtė.

Para Klementit XI kanė qenė edhe tre papė me origjinė shqiptare: Shėn Eleuteri (175-189), Shėn Kaji (283-296) dhe Gjoni (640-642).


Pėrktheu nga italishtja Tonin Zadeja.


Marrė nga L'Osservatore Romano

Viti CXLI ? N. 139 (42.777), Qyteti i Vatikanit, E mėrkurė 20 qershor 2001.

---------------------------------------------

Bibliografia:

Annuario Generale dei comuni e delle frazioni d'Italia, TCI, Milano, 1980; "Annuario Pontificio", Libreria Editrice Vaticana, Cittą del Vaticano, 1999, pp. 1161; Giuseppe Castellani (dir.), Storia delle Religioni, UTET, Torino, 1971, 6Ŗ ed., vol. IV, p. 645; Enciclopedia Cattolica, Cittą del Vaticano, 1948, vol. I, pp. 636-50; Enciclopedia Italiana, Roma, 1949, vol. II, p. 92; Vincenzo Fucci, Sulle origini `albanesi' di S. Giorgio Lucano, "Basilicata Regione ? Notizie", Potenza, n. 1, 1996, pp. 79-84 Hubert Jedin (dir.), Storia della Chiesa, Jaca Book, Milano, 1993, 2Ŗ ed., vol. IX, pp. 445-6; Alban Kraja, Kosovo. La sopravvivenza di un popolo. Le vere cause storiche di un conflitto, Iliria Edizioni, Rimini, 2000, 2Ŗ ed, pp. 52-4; "Libertą", Piacenza, 22 agosto 1990; Angelo Masci, Discorso sugli Albanesi del Regno di Napoli [1807], Marco, Lungro, 1990; Mons. Angelo Mercati e Mons. Pelzer (dirr.), Dizionario Ecclesiastico, UTET, Torino, 1953, vol. I, p. 76; Bruno Pancini, Una minoranza di origine albanese in provincia di Piacenza? Ricerche attendibili farebbero risalire alla fine del '400 o inizi del '500 l'insediamento di due ceppi famigliari: i Tosca e gli Albanesi, "Realtą Albanese", Roma, I (1990), n. 1, Aprile, pp. 23-4; Ivana Tanga, Storia delle comunitą albanesi in Italia, ivi, p. 24.

www.dardania.com/phoenix/...art04.html

© Phoenix - Qendra e Studimeve Shqiptare "Ernest Koliqi" Shkodėr
Riprodhimi dhe shpėrndarja vetėm me lejen e redaksisė.
www.dardania.com/phoenix



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.