Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Miqesia e mbeshtetur mbi estime? Ajo i ngjan dashurise se bazuar mbi martese.
--- Stendal

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 145 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Kulture :: Kur lindi shteti tek shqiptaret?
Postuar nga: Albo

Kulture Dhimitri i Arbėrit dhe pasardhėsit e tij

Martesat e Mesjetės, aletatet pėr njė Shtet autonom. Historia e trashėgimisė e tė parėve tė tyre

Gjeneza e shtetit tek shqiptarėt ėshtė ende e pastudjuar si+ duhet. Koncepti shtetėror parakupton njė nivel tė lartė tė bashkėjetesės sė njė komuniteti, ku principi zotėrues dhe drejtues ka strukturė hierarkike, ku pushteti politik buron nga pronėsia ekonomike. Nė tė vėrtetė gjeneza e shtetit shqiptar humbet mbrapsh nė mesjetėn e hershme dhe duhen bėrė hulumtime gati tė barazvlefshme si hulumtimet, qė bėjmė pėr tė kėrkuar shkrimet shqipe pėrpara Gjon Buzukut. Metaforikisht mund tė themi se etapa "parabuzukuiane" e shtetit shqiptar ka mbetur e mbuluar nga njė mister i madh.

Por logjika e historicitetit dhe krahasimi i ngritur mbi analogjitė na krijojnė instrumentet e zbulimit dhe tė identifikimit pėr historinė fillestare tė shtetit shqiptar. Dy janė pėrmasat orientuese dhe ballafaquese. E para struktura multietnike dhe universale e perandorisė bizantine, qė pėrfshinte edhe trojet e shqiptarėve dhe e dyta degamet, luftrat konfliktuale, pėrplasjet e Lindjes me Perėndimin, kryqėzatat e famshme por dhe kundėrsulmet e bizantinėve qė bėnė tė mundur krijimin e segmenteve shtetėrorė lokalė, here herė tė pėrkohshėm por gjithsesi mjaft tė rėndėsishme nė pikėpamje tė mėvehtėsisė. Ėshtė pikėrisht substanca bizantine plot lėvizje dhe shpėrthime tė brendshme, qė ka bėrė tė mundur shfaqjen nė shekujt e mesjetės edhe tė shtetit shqiptar si pasoje e njė force centrifugale apo decentralizimit tė shtetit qėndror perandorak. Dijmė nga historia se nė 10 vje+arin e fundit tė shek.XII kishte nė Arbėri njė pushtetar vendas njė shtetar i plotfuqishėm me emrin Progon, qė pėrmendet si "arkond" (sundimtar i madh), nė vitet 1190-1199. Nuk dihet asgjė konkrete pėr sundimin e tij apo bėmat juridike dhe pushtetare. Dokumentet tregojnė se kishte dy djem Gjinin dhe Dhimitrin. Po qėndra e shtetit tė Progonit ku qe? Meqenėse Kruja ishte nė kėtė lak kohor selia e peshkopatės sė Arbėrisė mund tė mendojmė se Kruja ka qenė edhe kryeqyteti i shtetit tė Progonit. Peshkopata e Krujės ishte e varur nga Kisha e Lindjes. Progoni vdes mė 1199, pushtetin nė Arbėri e merr djali i tij i madh Gjini. Nga dokumentet sundimi kronologjik i Gjinit zgjatet deri mė 1208. Ndėrkohė kishte ndodhur njė ngjarje me rėndėsi botėrore. Nė vitin 1204, Papa i Romės, Inocenti i III, organizoi kryqėzatėn e IV,e cila me rolin vendimtar tė Republikės sė Venedikut dhe tė perandorit gjerman Enriku i IV, nė vend qė tė drejtohej kundėr myslimanėve "tė pabesė" pėr +lirimin "Vendit tė Shenjtė" u sul kundėr Konstandinopojės, pėr ta pjestuar atė nė fragmente shtetesh tė rinj. Mė 1204 kryqtarėt evropianė pushtuan Kostandinopojėn. Perandoria bizantine u shemb. U krijuan disa shtete tė rėja si Perandoria Latine e Lindjes dhe Perandoria e Nikesė. Venediku mė 1205, pushtoi Durrėsin dhe krijoi shtetin e quajtur "Dukati i Durrėsit", qė zuri vendin e themės sė vjetėr bizantine. Dukati i Durrėsit kishte nė kufi shtetin e Arbėrisė. Gjini si zoti i Arbėrisė e ndjeu rrezikun dhe pėr t'ju kundėrvėnė Venedikut bėri njė veprimtari tė madhe diplomatike duke krijuar aleanca tė reja, qė nė mesjetė konsolidoheshin me anė tė martesave. Kėshtu despoti i Epirit, i quajtur Mihal Ėngjėll Komneni u martua me njė vajzė fisnike arbėreshe nga Durrėsi, nė lidhje krushqie me Gjinin. Vėllai i Gjinit Dhimitri i Arbėrit u martua me Komnenėn, vajza e Stefan Nemanjės, mbreti i Serbisė. Gjini vdiq mė 1208. Pushtetin e trashėgoi i vėllai, Dhimitri. Ky kalim i sundimin nė formėn e trashėgimit ėshtė koncept i qartė shtetėror qė parakupton ekzistencėn e dinastisė arbėreshe, qė ne e njohim nė tri breza.


Dinastia nėn "hijen" e Dhimitrit

Dhimitri i Arbėrit arriti shkėlqimin mė tė madh tė shtetit dhe luajti rol tė jashtėzakonshėm duke u marrė nė konsideratė nga shtetet fqinje si njė "magnus arkond" (sundimtar i madh). Pra ishte kryezoti i Arbėrisė. Dhimitri mbante titullin : "Pan hipersevast", titull qė e mbanin vetėm mbretėrit autonomė, por qė kishin lidhje familjare me perandorėt bizantinė. Gruaja e Dhimitrit qe njėkohėsisht edhe mbesa e perandorit bizantin Aleksi i III Ėngjėlli. Dhimitri u njoh si kryezot i Arbėrisė edhe nga vetė Papa Inocenti i III. Nė njė letėr, qė Papa i dėrgonte Dhimitrit mė 1208 e quante kėtė kryezot "Nobili Viro Demetrio arbanesi principi" d.m.th. "burrė fisnik, princ i arbėreshėve". Mė 1909 Papa nė njė letėr tė dytė e quan atė me njė titull akoma mė tė lartė juridik "Judex" d.m.th. "Gjykatėsi i arbėreshėve". Nė krye tė shtetit tė Arbėrisė Dhimitri u konfliktua me Venedikun. Dhimitri kėrkoi ndihmėn e Papės sė Romės, qė nė kėtė kohė qe prishur me Republikėn e Venedikut dhe inocenti i tretė i premtoi ndihmėn e tij nėse shkėputeshin arbėreshėt nga riti lindor ortodoks dhe shndrroheshin nė katolikė. Dhimitri bėri njė pėrpjekje origjinale diplomatike : firmosi Traktatin e Paqes mė 1210 me Republikėn e Raguzės, qė ėshtė dhe i pari dokument diplomatik shqiptar qė njohim deri mė sot. Nė kėtė traktat, qė pėr fat tė mirė ėshtė edhe i pėrkthyer ne gjuhėn shqipe, Dhimitri pėrmend emrat e fisnikėve shqiptarė tė asaj kohe, tė cilėt i quan "hominen mei" (njerėzit e mi). Politika paqėsore me aleatėt e tillė si despotati i Epirit dhe Republika e Raguzės, qė realizoi Dhimitri e tronditi Venedikun. Por Dhimitri i rrezistoi intrigave venedikase. Mė 1213 Dhespoti Epirit, Mihal Ėngjėll Komneni, duke shfrytėzuar kryengritjen e fisnikėve arbėreshė qė shpėrtheu ne Durrės e pushtoi Dukatin e Durrėsit.


Trashėgimia...nė mungesė tė birit tė Dhimitrit

Dhimitri i Arbėrisė vdiq mė 1216. Me sa duket nuk pati trashėgimtarė. Doli kėshtu nė rend tė ditės +ėshtja e trashėgimisė sė kreut tė shtetit. Kjo +ėshtje e trashėgimisė u problematizua skajshėm. U gjet njė modus vivendi juridike dhe politike pėr tė rregulluar kėnaqshėm vijimėsinė e trashėgimisė. Gruaja e ve e Dhimitrit, Komnena, qė mbante tė drejtėn e trashėgimisė sė shtetit tė Arbėrit nė vijė femėrore, u martua me njė bujar arbėresh, tė quajtur Grigor Kamona, qė zuri vendin e Dhimitrit si kryezot i Arbėrisė. Grigori pėrjetoi dekadencėn dhe tatėpjetėn e shtetit tė Arbėrisė. Nė vitet 1216-1253 shteti i Arbėrisė u shkel disa herė nga Despotati i Epirit, Perandoria e Nikesė dhe Mbretėria Bullgare,qė qenė nė njė luftė heraklikane me njėa-tjetrėn.


Mė 1253 nė Arbėri pėrmendet njė sundimtar me emrin Gulam, dhėndėri i Grigor Kamonės, i cili e kish trashėguar sundimin e Arbėrisė me anėn e martesės sė tij me bijėn e Komnenės dhe tė Grigorit. Princi Gulam, kryezot i Arbėrisė pati njė veprimtari diplomatike tė +uditėshme dhe u ngatėrua me luftėrat dhe grindjet e shteteve tė tjerė, herė me zotėrit e Despotit tė Epirit, herė me ata tė Perandorisė sė Nikesė. Mė 1255 pushteti i pavarur i shtetit tė Arbėrit ėshtė rrenuar, por jehona e traditės sė Arbėrisė jeton akoma. Bujarėt arbėreshė kėrkonin me domosdo njė shtet shqiptar pavarėsisht nga sigla e emėrtimit. Mė 21 shkurt 1272 Karli i I Anzhu nė marrėveshje me fisnikėt arbėreshė krijoi shtetin qė e quajti Regnum Albaniae d.m.th. Mbretėria e Arbėrisė. Ky shtet pėrfshinte territoret nė trekėndėshin Durrės- Berat- Vlorė. Kryeqėndra e Mbretėrisė sė Arbėrisė u bė Durrėsi. Por Arbėria anzhuine ėshtė njė temė tjetėr mė vehte e studimit. Unė dua mė tepėr tė flas pėr dinastinė arbereshe tė shtetit tė Arbėrit, si njė nga familjet e mėdha nė historinė e vendit tonė nė tė gjitha kohėrat.


Martesat pėr njė arbėri autonome

Arbėria, sidomos nė kohėn e Dhimitrit, arriti njė nivel tė lartė. Dhimitri krijoi njė shtet autonom duke shfrytėzuar padyshim martesat si aleancė. Afėrsisht kur Dhimitri i Arbėrit u martua me Komnenėn mbesėn e perandorit bizantin, Aleksi i III, edhe njė tjetėr strateg shqiptar i quajtur Leon Skurra, qė shėrbente nė zonėn e Korintit u martua me mbesėn e Komnenės, qė quhej Eudokia. Aleksi III i dha Leon Skurrės titullin e lartė Despot, qė nė hierarkinė e titujve bizantinė vinte i dyti pas perandorit. Historiani shqiptar Pėllumb Xhufi bėn njė pyetje tepėr interesante: A mund tė mendohet nė bazė tė kėtyre martesave paralele tė Dhimitrit tė Arbėrit dhe strategut Leon Skurra pėrkatėsisht me mbesėn dhe vajzėn e perandorit bizantin se ata i pėrkisnin tė njėjtės familje? Ruhet njė koleksion dokumentesh mjaft interesante, qė lidhen me familjen e sundimtarėve tė shtetit tė Arbėrit. Kur vdiq Dhimitri Grigor Kamona u martua me tė venė e tij Komnenėn. Grigori para se sa tė martohej me tė venė e Dhimitrit kishte patur pėr grua vajzėn e vėllait tė kėtij, Gjinit, qė kish qenė sundimtar i Arbėrisė mė 1199-1208. Ardhja nė pushtet e Grigorit ngjalli kundėrshtime nė gjirin e bujarėve feudalė. Shprehės i kėtyre kundėrshtimeve u bė peshkopi i Krujės, i cili me argumentet juridike dhe teologjike u mundua tė pengonte martesėn e Grigorit me Komnenėn, duke thėnė se ajo binte ndesh mė tė drejtėn kanonike. Grigori u mbėshtet fuqishėm nga kryepeshkopi shumė i ditur Ohrit, Dhimitėr Komatjani. Me kėtė rast ne njohim disa letra shumė tė rėndėsishme me analiza tė mrekullueshme pėr martesėn e Grigorit me Komnenėn. Letra e Dhimitėr Komatjonit dėrguar Grigor Kamonės mė 1215 ėshtė interesante. Nė letrėn e kryepeshkopit jepet fjalė pėr fjalė letra origjinale e vetė Grigor Kamonės si mė poshtė : "Pyes pėr +ėshtjet qė kanė tė bėjnė me mua dhe kėrkoj nga ti si kryepeshkop pėrgjigje pėr +ka pyes, pėrgjigje qė tė jenė nė pėrputhje me ligjet shpresėtardashėse dhe kanunėt e shenjta hyjnore. Mora pėr grua vajzėn e tė Vdekurit sundimtar tė Arbėrisė, Gjinit, birit tė Progonit. Ajo u nda prej meje ligjėrisht. Tani mora pėr grua Komnenėn, vajzė shumė fisnike... pas vdekjes sė bashkėshortit tė saj tė parė, tė ndjerit Dhimitėr, vėllait tė vėrtetė tė Gjinit. Kėrkoj, pra, tė di nėse e kam bėrė pa difekt martesėn, apo kanė tė drejtė kundėrshtarėt e mij qė e quajnė atė tė paligjshme?" Ėshtė hera e parė qė kemi njė dokument tė tillė nė historinė shqiptare. Kryezoti i Arbėrisė kėrkon arbitrazhin e kryepeshkopit tė Ohrit. Letra arsyetuese dhe analizuese e kryepeshkopit pėr martesat e lejuara dhe ato tė ndaluara ėshtė njė kryevepėr juridike. Analiza e kryepeshkopit tregon se martesa e Grigorit me tė venė e Dhimitrit nuk ėshtė flligėshti nė gjak dhe nė kundėrshtim me ligjet kishtare, por e lejuar. Grigori, gruan e parė e kishte vajzėn e Gjinit, vėllanė e Dhimitrit. Me kėtė grua u nda. Gruaja e dytė Komnena, e veja e Dhimitrit mund dhe lejohej tė martohej me Grigorin. Ky qe konkluzioni i kryepeshkopit. Kryepeshkopi Kamatjoni ka dhe njė letėr tė gjatė drejtuar peshkopit tė Krujės, qė pėrbėn njė duel juridik dhe teologjik pėr tė konfirmuar drejtėsinė e pushtetit tė shtetit tė Arbėrit. Familja dinastike e shtetit tė Arberit ka patur stemėn e saj heraldike. Kjo stemė ruhet ende dhe sot. Nė Muzeun Historik Kombėtar ruhet njė dokumenti jashtėzakonshėm mbishkrimi nė latinisht i gjetur nė Gėzhiq tė Mirditės, ku lexohen emrat e Progronit dhe tė Dhimitrit. Ky mbishkrim i gjatė nė latinisht ėshtė pėrkthyer ne shqip dhe ėshtė studjuar nga Dhimitėr Shuteriqi, Injac Zamputi etj. Ky mbishkrim ka dhe stemėn heraldike, qė pėrfaqėsohet njė njė shqiponjė mė njė kokė me krahėt e ngritura sipėr. Nuk e dimė deri mė sot mbiemrin e familjes dinastike arbėreshe. Dimė se stemėn heraldike me shqiponjėn me njė kokė ka qenė nė shekujt e mėvonshėm stema tipike e princėrve shqiptarė e familjes sė dukagjinėve.

Moikom Zeqo


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.