Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Bindjet jane armiq te se vertets. Bile me te medhenj se sa genjeshtrat.
--- Nietzsche

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 144 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Lajme :: Milloshevici perpara drejtesise
Postuar nga: Albo

Lajme Hagė. Sot fjalėn e ka Sllobodan Millosheviē!!!

Krimet mė makabre nė Kroaci dhe Bosnje kanė ndodhur pėrgjatė kufirit me Serbinė

Agim Popoci

Spastrimi mė brutal etnik dhe krimet mė tė rėnda si nė Kroaci ashtu edhe nė Bosnje kanė ndodhur pėrgjatė kufirit me Serbinė me ndihmėn e sė cilės kanė ndodhur edhe kėto krime, deklaroi dje prokurori Geoffrey Nice nė fjalėn e tij hyrėse tė rastit "Milosheviē" nė tė cilėn pėrshkruan dėshmitė nė bazė tė cilave prokuroria e ngarkon me tri akuza Millosheviēin, pėr krimet nė Kroaci, Bosnje dhe Kosovė.

Jo vetėm qė nga Serbia arrinte ndihma ushtarake dhe financiare, pėrmes ministrisė repulikane tė mbrojtjes dhe asaj tė punėve tė mbrendshme, por edhe pėrmes njėsiteve paramilitare, por territori i saj ėshtė shfrytėzuar edhe pėr sulme artilerike, tė cilat nuk kishin kurrfarė arsyetimi ushtarak, por qėllimi i vetėm i tyre ishte tė spastrohen rajonet etnikisht nė mėnyrė qė ato t’i bashkohen Serbisė, deklaroi Nice. Si njė shembull bindės tė implikimit tė Serbisė ėshtė pėrmendur rasti i muslimanėve tė dėbuar nga qyteti i Vishegradit tė cilėt janė pajisur me dokumente serbe me tė cilat mė pas janė transferuar nė vendet e treta,
pastaj sulmi i korpusit tė Novi Sadit dhe njėsiteve paraushtarake tė Arkanit nė Bratunac. Ky rast tregon pėr pėrsėritjen e veprimeve tė dhėnies sė ndihmės forcave tė Arkanit, skenar ky i parė edhe nė Kroaci kur forcat ajrore serbe u kishin dhėnė mbėshtetje.

Likuidimi i muslimanėve dhe kroatėve

Nice tha se pėr tė akuzuarin Millosheviē dėbimi i popullsisė nga Bosnja, si rrugė pėr realizimin e veprimit kriminal tė spastrimit etnik tė Serbisė sė Madhe nuk ishte i mjaftueshėm, por ekzistonte qėllimi i likuidimit tė njė pjese tė popullatės muslimane dhe kroate, duke shpjeguar kėshtu dallimin nė peshė nė mes tė akuzave qė ngarkojnė ish presidentin jugosllav pėr gjenocid nė Bosnje, dhe krimeve kundėr njerėzimit nė Kroaci dhe Kosovė. Millosheviēi nuk mund tė thotė se nuk i ėshtė tėrhequr vėrejtja se krimet janė duke u bėrė dhe pėr kėtė arsye nuk kishte se ēfarė tė bėjė, sepse qė nė fillim tė konfliktit ish sekretari i atėhershėm amerikan, Lawrence Eagleburger personalisht i kishte thėnė se janė duke u thyer rėndė tė drejtat ndėrkombėtare, tha Nice.Spastrimi etnik, i cili filloi nė Kroaci, dhe vazhdoi nė Bosnje dhe Kosovė, me ndihmėn e Serbisė, tha Nice, nuk ishte vetėm ndihmė e drejtpėrdrejtė, por, shembull Sllobodan Millosheviē e ka urdhėruar liderin e serbėve boshnjak Radovan Karaxhiē qė t’u ofrojė ndihmė forcave tė serbėve kroatė. Pėr bashkėpunimin e ngushtė Millosheviē-Karaxhiē prokurori ka paralajmėruar disa dėshmi, pėrfshirė edhe dokumenta tė cilėt tregojnė se si nė rastin e serbėve kroatė, Milosheviē nė emėr tė serbėve boshnjak ka marrė vendime dhe i ka zbatuar ato.Ai ka paralajmėruar dėshmitarin i cili do tė tregojė se si Millosheviēi, kur atij i shkonte pėr shtati, mė 1995 nuk u ka ofruar mbėshtetje udhėheqėsve tė serbėve kroatė, dhe mė pas i ka detyruar qindra mijėra serbė tė dėbuar tė vazhdojnė rrugėn pėr nė Kosovė nė mėnyrė qė tė arrijė njė balancė tė duhur demografike nė kėtė krahinė pėr tė pėrmbushur edhe planin e tij.

Spastrimi etnik kishte formėn e njė deportimi

Spastrimi etnik i Kosovės ėshtė realizuar nė formė tė deportimeve tė organizuara para sė cilave u bė ēarmatimi i popullsisė shqiptare dhe mobilizimi dhe armatimi i serbėve lokalė duke sulmuar popullsinė civile, tha Nice nė fjalėn e tij hyrėse nė tė cilėn ka pėrshkruar krimet e bėra nė Kosovė. Ai kujtoi se modeli i armatimit tė serbėve lokalė ishte bėrė mė parė edhe nė Kroaci dhe Bosnje, dhe mė pas kishte pasuar spastrimi i etnik i rajoneve tė kontrolluara nga serbėt nė kėto shtete.
Nice paralajmėroi se prokuroria do tė sjellė dėshmitarė tė shumtė tė cilėt do tė dėshmojnė se si Sllobodan Millosheviē dita ditės iu kishte tėrhequr vėrejtja nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr thyerje tė rėnda tė tė drejtave humanitare nė Kosovė, pėrfshirė edhe krimet siē ishin masakrimet e dhjetėra civilėve nė Reēak, duke u thirrė qė atė tė parandalojė. Gjyqi vazhdoi punėn pas pauzės sė drekės mė fjalėn hyrėse tė prokurorėve tė cilėt tashmė janė duke shpjeguar krimet e bėra nė Kosovė.Pas pėrfundimit tė fjalės hyrėse tė prokurorėve, ish presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviē ka paraqitur dje disa vėrejtje proēedurale nė punėn e Gjykatės ndėrkombėtare tė Hagės dhe ka kėrkuar qė ai tė fillojė nesėr fjalėn hyrėse. Pasi qė fjala hyrėse ėshtė kryer nga ana e pėrfaqėsuesve tė gjykatės, ai rreth orės 15:30 ka kėrkuar nga gjykata qė t’i mundėsohet qė ai nesėr tė fillojė me paraqitjen e tij pasi qė gjykata e ndėpreu punėn nė orėn 16:00.Millosheviē duke folur nė gjuhėn serbe, ka kritikuar Tribunalin se nuk i ka marrė parasysh kėrkesat e tij pėr vėrtetėsinė e legjitimitetit tė kėsaj gjykate, duke pėrsėritur qėndrimin se ai mendon qė gjykata e Hagės ėshtė “jolegale”, dhe se ai ėshtė arrestuar nė mėnyrė tė paligjshme ashtu si dhe ėshtė ekstraduar.
Gjykatėsi Riēard Mej tha se mė parė ėshtė vendosur pėr tė gjitha kėrkesat e Millosheviēit, po se ai nuk ėshtė ankuar nė vendimet e kėsaj gjyate dhe se ėshtė e paarsyeshme qė nė lidhje me kėtė tė debatohet. Gjykimi vazhdon nesėr nė ora 9:30 me fjalėn hyrėse tė ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviē….

Rugova: Do tė dėshmoj kundėr Millosheviēit

Kryetari i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Dr.Ibrahim Rugova, deklaroi dje nė Prishtinė se do tė dėshmojė kundėr Sllobodan Millosheviēit nė Den Haag. "Do tė jem njėri ndėr dėshmitarėt dhe qė natyrisht nė emėr tė popullit tė Kosovės do tė dėshmoj kundėr tij", u deklaroi Rugova gazetarėve nė njė pyetje tė drejtpėrdrejtė qė kishte tė bėjė me dėshminė e tij para ICTY-s nė rastin Millosheviē. “Gjykimi i Milosheviēit ėshtė njė ngjarje shumė e rėndėsishme dhe ky do tė jetė njė leksion i mirė pėr tė gjithė liderėt se nuk mund tė drejtojnė pa mbretėrimin e ligjit ", shtoi ai.

Nekibe Kelmendi: E pata shumė tė vėshtirė qėndrimin nė sallėn e gjyqit, kur e pashė kriminelin Millosheviē

Numri i personave qė lejoheshin tė hynin nė sallėn e gjyqit tė Hagės ku po zhvillohet procesi kundėr kriminelit Millosheviē ėshtė shumė i kufizuar, megjithatė atje ėshtė e pranishme sekretarja e pėrgjithshme e LDK-sė Nekibe Kelmendi. Nė mars tė vititė 1999 forcat serbe vranė bashkėshortin e zonjės Kelmendi, Bajramin dhe dy djemtė e saj. Zonja Kelmendi i deklaroi se e pati shumė tė vėshtirė qėndrimin nė sallėn e gjyqit. "Tė them tė vėrtetėn u emocionova shumė kur hyra nė sallėn e gjykimit dhe kur e pashė kriminelin Millosheviē. Pėr njė moment m'u pėrkujtua e gjithė ajo qė kemi pėrjetuar tė gjithė shqiptarėt, por edhe unė si familje. Mė dukej se nga sytė e tij rridhte gjaku i shqiptarėve, sepse i tėrė trupi i tij ėshtė i mbushur me gjak shqiptari", tha zonja Kelmendi.Por, ajo shtoi se sido qė tė jetė ėshtė ky njė sadisfaksion, sepse, megjithatė, Millosheviēi do tė ballafaqohet dhe ėshtė duke u ballafaquar me drejtėsinė pėr krimet qė i ka bėrė nė Kosovė, por edhe nė vise tė tjera tė ish-Jugosllavisė, deklaroi ndėr tė tjera zonja Kelmendi.

KMDLNJ: Pse aktakuza e Tribunalit tė Hagės nuk e ngarkon Millosheviēin edhe pėr gjenocid nė Kosovė

KMDLNJ me seli nė Prishtinė ėshtė shprehur i pakėnaqur se me aktakuzėn e Tribunalit tė Hagės kundėr Slobodan Millosheviēit, sepse nė tė nuk ėshtė pėrfshirė edhe akuza pėr gjenocidin e tij nė Kosovė. Vepritmari i kėtij Kėshilli Zejnullah Gruda thotė se gjatė konfliktit nė Kosovė janė vrarė rreth 12 mijė shqiptarė, ndėrsa Millosheviēi akuzohet vetėm pėr 900 vrasje, pėrfshirė kėtu edhe masakrimin e fėmijėve dhe tė grave shtatėzėnė edhe nė muajin e tetė tė shtatėzanisė siē ka ndodhur rasti nė Likoshan e Qirez.

Bauēer: Ne mirėpritem dorėzimin e Millosheviēit nė Tribunalin e Hagės dhe mirėpresim edhe dėnimin e tij

Gjyqi ndaj Millosheviēit ėshtė cilėsuar si njė prej proceseve mė rėndėsishėm gjyqėsore dhe si njė sukses i drejtėsisė ndėrkombėtare pėr tė treguar se asnjė person ose udhėheqės shteti nuk mund tė jetė mbi drejtėsinė, citohet tė ketė thėnė zėdhėnėsi i Departamentit Amerikan, Riēard Bauēer. Ai ka theksuar se gjykimi kundėr Millosheviqit ėshtė njė moment tepėr i rėndėsishėm pėr Gjykatėn Ndėrkombėtare pėr Krimet e Luftės nė Hagė.
Ne mbėshtesim me forcė Gjykatėn nė pėrpjekjet e saj pėr arritjen e tė sė vėrtetės dhe drejtėsisė pėr viktimat e gjenocidit dhe mizorive tė tjera, pėr dėnimin e krimeve tė luftės dhe sigurimin e paqes dhe tė qėndrushmėrisė nė rajon, - tha z. Bauēer. Ai shtoi se nėse Millosheviēi ėshtė apo jo fajtor kėtė do ta vendosė gjykata e cila vepron e pavarur. "Por, sigurisht pėrderisa ne mirėpritem dorėzimin e tij nė gjykatė, ne mirėpresim edhe dėnimin e tij. Ne mendojmė se Millosheviēi ėshtė pėrgjegjės pėr shumė krime", tha ndėr tė tjera z. Bauēer.

Strou: Pocesi ndaj Millosheviēit ėshtė paralajmėrim pėr tė gjithė diktatorėt se do tė pėrballen me realitetin

Ish-presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviē ėshtė pėrgjegjės pėr shumė krime tė bėra gjatė njė dekade luftėrash nė ish-Jugosllavi, vlerėsojnė diplomatė tė shumtė ndėrkombėtarė. Nė kėtė kontekst edhe ministri i jashtėm britanik Xhek Strou citohet tė ketė thėnė se procesi ndaj Millosheviqit ėshtė paralajmėrim pėr tė gjithė diktatorėt si dhe dita kur vetė ish-presidenti jugosllav do tė pėrballet me realitetin. Ministri i jashtėm britanik nxiti qeverinė e Beogradit qė tė zgjedhė.




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.