Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Jeta i ngjan nje baltovine ku ēdo perpjekje per te nxjerre njeren kembe ben qe te zhytet kemba tjeter.
--- Franz Kafka

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 134 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Lajme :: Programi qeveritar "Majko 2"
Postuar nga: Albo

Lajme Programi qeveritar tre prioritete - pa afate kohore

“Asnjė platformė konkrete pėr pėrballimin e krizės energjitike, luftėn kundėr korrupsionit, trafiqeve dhe krimit tė organizuar”

“Te tretėt nė PS” kėrkojnė votim nominal pėr pėrbėrjen e qeverisė Majko

Programi i Kryeministrit Pandeli Majko i ėshtė dhėnė dje pėr shqyrtim parlamentit.Anėtarėt e byrosė kanė programuar dje hallkat e diskutimit, tė cilat do tė pėrfshijnė sot depozitimin e pyetjeve tė deputetėve dhe tė mėrkurėn pėrgjigjen ndaj kėtyre pyetjeve tė vetė ministrave tė rinj. Ky program do tė diskutohet para se qeveria tė marrė votat e saj nga parlamenti pėr pėrbėrjen, miratim i cili vazhdon tė mbetet i papėrcaktuar pėr shkak tė pozicionimit kundėr, tė disa deputetėve tė PS-sė.Programi i qeverisė sė zotit Majko nuk ndryshon nga programi i qeverisė sė kaluar. Nė tė vėrehen tre ēėshtje themelore: vendosja e rendit dhe sigurisė nė vend, lufta kundėr korrupsionit, krimit tė organizuar dhe trafiqeve, pėrballimi i krizės energjitike, si dhe prioriteti tjetėr, ai i hapjes sė negociatave pėr nėnshkrimin e marrėveshjes sė asociim stabilizimit tė Shqiperisė me BE. Nė kėto prioritete kryesore theksi i ėshtė vėnė integrimit ku sipas programit tė qeverisė Majko, parashikohet hapja e negociatave pėr nėnshkrimin e marrėveshjes Shqipėri BE, brenda gjashtė mujorit tė parė tė vitit. Kjo ėshtė dhe e vetmja ēėshtje qė ka njė afat tė pėrcaktuar pėr realizim. Ndėrsa pėrsa i pėrket pėrballimit tė krizės energjitike nuk ėshtė pėrcaktuar ndonjė program pėr mundėsinė e kapėrcimit tė kėsaj krize dhe asnjė afat kohor pėr shmangien nga kriza. Ilir Meta ish kryeministri i kaluar i socialistėve u premtoi publikisht qytetarėve shqiptarė nė njė premtim tė tij elektoral se brenda dy vitesh kjo situatė krize do tė merrte fund. Vetė kryeministri momental Majko gjatė daljes sė tij nė publik qė pas mandatimit nė kėtė post nga forumet e PS-sė, nuk ka dhėnė sqarime se do tė jetė nė gjendje qeveria e tij tė pėrballojė krizėn energjitike. I njėjti pėrshkrim si pėr kapėrcimin e krizės energjitike i ėshtė bėrė nė programin e qeverisė dhe ēėshtjes tjetėr pėr luftėn ndaj korrupsionit, krimit dhe trafiqeve. Ato vetėm piketohen si prioritete kryesore tė qeverisjes socialiste deri nė fund tė mandatit.

Ditėn e mėrkurė ministrat e rinj do t’u pėrgjigjen pyetjeve qė deputetėt kanė rreth kėtij programi edhe pse disa nga kėta ministra nuk e kanė pėrcaktuar jetėgjatėsinė e tyre nė qeveri pėr shkak tė votave kundėr tė disa socialistėve. Dje njė grup ish ministrash socialistė, tė cilėt kanė thėnė se do tė votojnė kundėr qeverisė Majko kanė kėrkuar qė qeveria tė votohet emėr pėr emėr, ide kjo e hedhur kategorikisht kundėr nga kryetari i parlamentit, Namik Dokle. Kėshilltari ligjor i kryetarit tė parlamentit tha po ashtu se nuk ekzistojnė hapėsira ligjore pėr votimin nė nominal tė qeverisė.

“Nė asnjė vend tė botės, tha zoti Hamdi Jupe, nuk ka votim tė fshehtė pėr qeverinė dhe pėrbėrjen e saj”. Tė njė mendimi ndryshe kanė qenė deputetėt qė kanė deklaruar votėn e tyre kundėr pėrbėrjes sė qeverisė Majko, ata thanė se jo tė gjithė ministrat janė tė pranueshėm. Synimi kryesor i ish ministrave tė Ilir Metės aktualisht deputete ėshtė largimi nga stafi i zotit Majko i disa prej mbėshtetėsve tė Nanos, ministrat Marko Bello, Fatmir Xhafa dhe Stefan Ēipa. Ky grup i cilėsuar si palė tė tretė nė PS tha se do tė kėmbėngulė nė kėrkesėn pėr votim nominal tė kabinetit qeveritar.

Zyrtarėt e lartė tė PS-sė pranojnė defektet e emėrimeve nė ekzekutiv

Kryetari i parlamentit Namik Dokle mbėshtetės i ish kryeministrit Meta e ka cilėsuar dje si antiparlamentare metodėn pėr njė bojkot tė mundshėm tė disa deputetėve tė PS-sė nė seancėn e miratimit tė qeverisė nė kuvend. Nė ambientet socialiste vazhdon tė ekzistojė njė tension pėrsa i pėrket fatit parlamentar tė qeverisė Majko. Dalja kundėr kėsaj qeverie e disa prej ministrave tė qeverisė Meta ka vėnė nė rrezik vazhdimėsinė e qeverisjes. Namik Dokle paralajmėron humbjen e mandatit nė rast se disa socialistė rrezikojnė qeverinė Majko. E tė njėjtit mendim ėshtė dhe nėnkryetarja socialiste e parlamentit Makbule Ēeēo, e cila vėren se kjo qeveri ėshtė mė mirė se sa pa qeveri fare, dhe se nė pėrbėrjen e ekzekutivit nuk janė zbatuar parametrat qe grupi i mbėshtetėsve tė kryetarit kishte caktuar pėr tė qenė pjesė e ekzekutivit”. Kryetari i parlamentit gjatė komenteve tė tij tė djeshme pasi ėshtė njohur me programin dhe pėrbėrjen e qeverisė tha gjithashtu se ky ekzekutiv nuk ėshtė perfekt, por se ai duhet pranuar si i tillė. Namik Dokle shprehu dje mendimin e tij personal nė lidhje me tė ardhmen e kabinetit Majko nė parlament nė ditėn e miratimit: “Besoj se tashmė socialistėt do tė jenė tė gjithė prezent pėr tė votuar qeverinė e tyre. Ajo qė mė shtyn tė besoj ėshtė fakti se se Majko ka bėrė njė kabinet tė mirė, natyrisht jo perfekt, por tė mirė, dhe dėshira e tė gjithė socialistėve ėshtė tė mbajnė premtimin qė i kanė dhėnė elektoratit, pėr tė qeverisur Shqipėrinė”. Deklarimi i djeshėm i kryetarit tė parlamentit pėrkon me idenė fikse tė tė gjithė zyrtarėve tė lartė socialistė pėr tė qeverisur me pretekstin e premtimit ndaj elektoratit pėr kėtė mandat pavarėsisht nga keqqeverisja apo pėrbėrja e ekzekutivit Majko e hartuar nė bazė tė kritereve tė konsensusit klanor dhe e pranuar nga tė gjithė socialistėt si e tillė. Vetė kryeministri Majko nuk e ka mohuar njė gjė tė tillė pėr pėrbėrjen dyshuese tė qeverisė sė tij, kur tha nė njė nga deklarimet para dekretimit se: ”ne do tė shkojmė tek presidenti Meidani pėr dekretim tanimė jo si palė por si njerėz qė e kemi ndarė mendjen tė qeverisim”. Pėrkrah mbėshtetėsve tė ish kryeministrit Meta pro votimit tė qeverisė janė tė gjithė pėrfaqėsuesit e grupit Nano. Kryetari i deputetėve tė PS-sė tha dje se dhe ai besonte nė mbėshtetjen e plotė tė socialistėve parlamentarė ndaj ekzekutivit: “Unė besoj se pas njė periudhe debati brenda forcės politike, pas negociatave tė gjata pėr krijimin e qeverisė Majko pas faktit qė forumet e Partisė Socialiste i kanė dhėnė asaj mbėshtetjen maksimale tashmė do tė ketė njė votim tė plotė pėr fillimin sa mė parė nga puna tė qeverisė Majko. “Malaj tha se ishte i mendimit se qeveria Majko ka marrė mbėshtetjen e tė gjithė forumeve tė Partisė Socialiste, ndėrkohė qė nė mbledhjen e fundit tė kryesisė, kur u shqyrtua pėrbėrja e ekzekutivit, krerėt e kėsaj partie nuk ranė dakord unanimisht pėr kėtė pėrbėrje dhe njė ditė mė pas, disa nga anėtarėt e grupit tė Metės anėtarė dhe tė kryesisė deklaruan hapur votėn e tyre kundėr.

Ceka: “E braktisėm PS pėr tė shpėtuar nga pėrgjegjėsitė”

Zyrtarėt e lartė tė PAD-sė kanė deklaruar dje mbėshtetjen e tyre dhe nė vota pro qeverisė sė re tė socialistėve. Neritan Ceka e ka sqaruar pozicionin e PAD-sė jashtė koalicionit qeverisės me PS-nė, si tė kėrkuar nga situata aktuale politike nė PS, duke mohuar ēdo mosmarrėveshje qė kryetari dhe presidenti i AD-sė patėn pėr postin e ministrisė sė integrimit tė ofruar nga kryeministri Majko. Imami dhe Ceka patėn kundėrshti tė hapur pėrsa i pėrket emrit qė Aleanca Demokratike do t’i dėrgonte kryeministrit Majko pėr postin e ministrit tė integrimit. Pas kėsaj mosmarrėveshjeje kryesia e PAD-sė vendosi tė mos ketė asnjė ministėr nė qeverinė Majko, por ta mbėshtesė atė jashtė pranisė fizike nė ekzekutiv. Dje Ceka shpjegoi se tre deputetėt e PAD-sė do tė votonin pro qeverisė Majko.

Ai tha gjithashtu se vendit tashmė i nevojitet njė qeveri socialiste nė mėnyrė qė PS tė mbajė pėrgjegjėsi pėr premtimet qė i ka bėrė elektoratit tė saj: ”Kjo duhet tė jetė njė qeveri sa mė socialiste, sepse duhet nė radhė tė parė tė zgjidhė problemet qė ka brenda Partisė Socialiste dhe sė dyti duhet t’i pėrgjigjet elektoratit pėr ato probleme qė janė ngritur dhe nuk janė zgjidhur dhe ku aleanca nuk ka pėrgjegjėsi”. Neritan Ceka mohon kėshtu ēdo pėrgjegjėsi tė PAD-sė pėr keqqeverisje edhe pse pozicioni i PAD-sė do tė jetė ai i pranisė sė kėsaj partie nė grupimin e shumicės parlamentare. Deputetėt e tjerė tė partive aleate tė PS-sė kanė pohuar se do tė jenė pro pėrbėrjes sė qeverisė sė zotit Majko nė parlament. I vetmi qė ėshtė shprehur hapur kundėr kryeministrit socialist ėshtė deputeti i PBDNJ-sė Vasil Melo. Por kėsaj qeverie do tė votojė dhe ish ministri Paskal Milo pavarėsisht mosmarrėveshjeve qė ai pati me kryeministrin Majko disa ditė mė parė pėr shkak tė mospranisė sė tij nė ekzekutivin e ri qeverisės.

Gazeta Tema
20 Shkurt 2002


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.