Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kush punon nė tė ri, nuk vuan nė pleqėri.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 119 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Politike :: Kriza nė PS, prej dhunės sė shumicės ndaj pakicės
Postuar nga: Albo

Politike Vasil Melo kryetari i PBDNJ-sė dhe njėri nga deputetėt mospjesėmarrės nė miratimin e katėr dekreteve tė ministrave nga parlamenti, thotė nė njė intervistė pėr “TemA” se Kryeministri duhet tė respektojė grupin kundėrshtar tė partisė sė tij dhe t’i lėrė hapėsira nė qeveri.

Kriza nė PS, prej dhunės sė shumicės ndaj pakicės
Zoti Melo grupi juaj parlamentar ka bojkotuar miratimin e katėr dekreteve pėr ministrat e rinj. Pas bllokimit tė kėtyre dekreteve si e mendoni zgjidhjen e kėsaj krize brenda maxhorancės sė majtė?

Kjo krizė nė Partinė socialiste erdhi pasi ende kėtu nuk kuptohen rregullat e lojės sė njė sistemi demokratik, ku edhe pse njė grup ka shumicėn, nuk do tė thotė se mund tė bėjė ēfarė tė dojė dhe si tė dojė pa respektuar dhe atė pjesė tjetėr qė ėshtė nė minorancė dhe pa i dhėnė hapėsirat dhe kėsaj minorance hapėsirat qė i takojnė qoftė nė forumet drejtuese tė partisė qoftė dhe nė qeveisje. Pikėrisht ky ėshtė momenti i krizės qė lindi nė Partinė socialiste. Nėqoftė se Meta dhe grupi i tij kanė sot pėr sot me kėtė konfiguracion qė ka KPD-ja dhe kryesia dy tė tretat, ndėrsa njė e treta ėshtė nė grupin e Nanos kjo nuk do tė thotė se ky grup qė ka shumicėn mund tė bėjė ēfarė tė dojė pa marrė parasysh kėrkesat e kėtij grupi tjetėr, sepse ndodh qė ky grupi tjetėr, nė njė moment, tė bllokon, si, psh., tė bllokon nė parlament dhe nuk tė jep votėbesim qoftė pėr ligjet apo dhe pėr qeverinė siē ndodhi me emėrimet e ministrave. Ashtu si po shkojnė gjėrat kjo pjesė po ndjehet e asfiksuar dhe nuk ka ato hapėsira qė i takojnė dhe asaj si pjesė pėrbėrėse e PS-sė. Pra nuk ėshtė fjala pėr tė ndryshuar rregullat e lojės por tė vendosim ato rregulla qė nė tė vėrtetė duhet tė ekzistojnė nė njė sistem demokratik, qė pėr tė pasur mbėshtetjen tė gjithė deputetėt e Partisė socialiste duhet qė tė gjithė ta ndjejnė veten nė tė gjitha lėvizjet qė bėn Partia socialiste.



Si u ndien aleatėt qeverisės tė PS-sė nė kėtė krizė?

Duhet thėnė se kriza rrodhi edhe si rezultat, sepse nuk u mor parasysh dhe qėndrimi i partive tė tjera pjesė e koalicionit qeverisės. Pra ato nuk janė thjesht shtojca ose buratino qė Partia socialiste u thotė, votoni, ose mos votoni, sipas dėshirės sė vet, por janė pjesė pėrbėrėse, janė partnerė, kanė dhe ato rolin e tyre nė kėtė qeverisje. Dhe pėrderisa ndėrrohet njė e katėrta e qeverisjes dhe nuk pyeten fare partitė aleate do tė thotė se ti i diskriminon dhe i fyen ato si pjesė pėrbėrėse tė koalicionit. Nė kushte tė tilla ēdokush qė kėrkon tė ruajė personalitetin e tij nuk do tė pranonte tė merrte pjesė nė njė lojė, por do tė ndodhte ashtu siē u thamė ne: ”Miq tė dashur zgjidheni vetė krizėn, ju urojmė ta zgjidhni nė mėnyrė konstruktive, ne pėrsėri kėtu jemi”.



A mendoni se ka vepruar drejt presidenti nė kėtė situatė politike. Si i keni vlerėsuar levizjet e zotit Meidani kryesisht gjatė kėsaj krize?

Unė mendoj se presidenti i republikės, edhe pse po kalojnė pesė vjet, nuk e ka gjetur vendin e tij tė vėrtetė, sepse nėpėrmjet deklarimeve tė tij presidenti ėshtė shfaqur i mėnjanuar, me njė mosangazhim tė tij total nė gjetjen e ekuilibrave politike. Pra roli i presidentit nuk ėshtė thjesht pėr tė shkuar poshtė e lart, pėr tė bėrė disa inaugurime pėr tė thėnė se ne kemi president, por roli i tij ėshtė se sa ky president angazhohet me ndjenjė tė lartė pėrgjegjėsie nė kapėrcimin e situatave dhe aq mė tepėr janė tė papranueshme fjalėt e presidentit se “unė do tė shpėrndaj parlamentin”. Ai ėshtė atribut i parlamentit, pasi parlamenti e ka zgjedhur atė, dhe s’ka se si ai tė dalė mbi kėtė institucion qė ėshtė mė i lartė dhe mė sovrani, dhe tė thotė se do ta shpėrndaj. Parlamenti shpėrndahet vetėm me vullnet tė vet, kur me tė vėrtetė tė gjithė parlamentarėt, grupet parlamentare dhe partitė politike binden se nuk ka mė mundėsi funksionimi pėr kėtė parlament, atėherė kėta parlamentarė i drejtohen presidentin pėr situatėn e tillė, kur nuk ka zgjidhje dekretohet shpėrndarja e parlamentit. Por jo vetė presidenti pa dėshirėn e deputetėve. Ndėrsa drejtimi i tij nė Gjykatėn kushtetuese ėshtė akt i rregullt, por nuk ėshtė Gjykata kushtetuese ajo qė do tė japė zgjidhje nė kėtė moment, sepse ėshtė vetė kushtetuta qė i ka sė prapthi gjėrat. Ndryshimet nė qeveri ashtu si ēdo projektligj tjetėr duhet tė kalojnė mė parė nė parlament dhe mė pas tė drejtohen nė presidencė pėr tė marrė dekretin e presidentit. Por s’ka se si tė shkojnė mė parė tek presidenti tė dekretohen dhe mė pas tė miratohen nga parlamenti, kjo ėshtė njė rrugė invers. Dhe ja seē ndodh, dekreti i presidentit bllokohet dhe nuk dihet se ku duhet tė shkojė, nė presidencė apo qeveri. Janė kėto situata, tė cilat duhet tė zgjidhen dhe nė vėshtrimin e kushtetutės.

Kushtetuta ka disa gabime tė kėsaj natyre tė cilat nė momente tė caktuara krijojnė impakte tė tilla. Kjo ndodh nė tė gjitha vendet e botės. Nė ēdo shtet demokratik pas zgjedhjeve presidenti merr takim me pėrfaqėsuesit e partive, grupeve parlamentare, me ish presidentė me ish kryeministra dhe me njerėz me pėrvojė pėr tė krijuar njė bindje dhe mė pas thėrret personin, i cili ka mbėshtetje mė tė madhe, dhe nuk dekreton kryeministėr por i ngarkon detyrėn pėr tė krijuar qeverinė e re. Pra janė dy gjėra krejtėsisht tė ndryshme. Ky njeri qė merr pėrgjegjėsinė nga presidenti pėr krijimin e qeverisė sė re pasi paraprakisht ka biseduar me partitė politike krijon qeverinė e sjell atė nė parlament merr votėbesimin e parlamentit dhe mė pas presidenti dekreton atė. Kjo ėshtė rruga normale nėpėr tė cilėn ecin tė gjitha vendet demokratike, ndėrsa tek ne kushtetuta e ka sė prapthi kėtė rrugė.



Si e shihni tė ardhmen e zotit Meta nė PS? Ai ka kėrkuar kongres tė jashtėzakonshėm pėr legalizim fraksioni si zgjidhje pėr krizėn, ndėrsa kryetari i PS-sė dhe grupi i tij kėrkojnė referendum nė PS...

Nė ēdo parti ka grupe tė caktuara, ka njė qendėr tė majtė dhe njė tė djathtė kėshtu qė sipas mbėshtetjes qė kanė kėto grupe duhet tė kenė dhe pėrfaqėsuesit e tyre nė kryesi dhe nė forume tė tjera tė partisė. Kėshtu nė qoftėse grupi i qendrės qė kryesohet nga Nano ose nga Meta fiton 40 pėrqind tė votave nė kongres dhe grupimet e tjera fitojnė secili nga 30 ose 20 pėrqind atėherė me kėtė pėrqindje tė pėrfaqėsohen dhe nė kryesi apo forume tė tjera drejtuese, ku tė gjitha grupimet tė gjejnė veten e tyre. Nuk ėshtė e domosdoshme qė divergjencat e kėsaj natyre tė ēojnė nė ndarje tė partisė apo pėrjashtime nga partia ose nė pėrēarje. Kjo ėshtė logjika mbi tė cilėn lėvizin tė gjitha partitė e mėdha nė vendet demokratike perėndimore. Kjo pėrbėrje reflektohet dhe nė grupin parlamentar, dhe me formimin e qeverisė sė re kėto grupime duhet tė kenė pėrfaqėsuesit e tyre nė ekzekutiv pėr aq sa kanė mbėshtetje nė parlament. Nėse Ilir Meta dhe grupi i tij mbėshteten nga dy tė tretat dhe grupi i Nanos mbėshtetet nga njė e treta e parlamentarėve, atėherė qeveria duhet tė ketė njė formim tė tillė qė njė e treta e ministrave tė jenė tė propozuar nga grupi i Nanos dhe dy tė tretat nga grupi i Metės nė mėnyrė qė kjo qeveri ta marrė votėbesim nga tė gjithė deputetėt e PS-sė. Nėse ti asfikson kėtė pjesė dhe nuk i lė hapėsirė, ajo tė bllokon nė parlament.



A mendoni se Meta do tė jetė sėrish kryetar qeverie pas kėtyre qė kanė ndodhur nė qeveri, parlament dhe PS dhe pas kongresit apo referendumit?

Duhet parė nė radhė tė parė se cila ėshtė mbėshtetja reale dhe duke gjykuar mbi kėtė mbėshtetje reale duhet tė vendosė pėr pozicionin e tij. Nėse aktualisht kjo mbėshtetje reale ėshtė e tillė qė nuk i siguron mundėsi pėr tė marrė njė votėbesim si qeveri nė parlament, kur shikon se ka situata tė pakapėrcyeshme atėherė kėto zgjidhen duke biseduar, duke arritur kompromise, ose nė rastin ekstrem, duke thirrur njė kongres tė pėrgjithshėm tė partisė ose referendum, pra njė instancė tjetėr mė autoritare pėr tė pėrcaktuar pozicionet e njėrit apo tjetrit. Tė gjitha kėto zgjidhje janė pėr njė parti tė bashkuar. Sepse nuk jemi mė nė kohėn e Enver Hoxhės kur nėse dilte njė grup sado i vogėl ai pėrjashtohej masakrohej dhe zhdukej nga skena politike dhe nga shumė gjėra tė tjera dhe mbetej uniteti nė parti. Kėshtu qė nė kėto raste nuk kishte se ēfarė tė ndahej me kundėrshtarėt e minorancės. Sot kėtė gjė nuk mund ta bėsh, dhuna nuk kalon dhe as Nano nuk mund ta bėjė qė tė pėrjashtojė Metėn, dhe as Meta nuk mundet tė pėrjashtojė Nanon. Pra ata do tė bashkėjetojnė brenda asaj partie nėse duan ta ruajnė atė parti dhe duhet t’i bėjnė lėshime reciproke njėri tjetrit nė bazė tė mbėshtetjes qė ka secili duhet tė ketė hapėsira tė caktuara nė tė gjitha instancat drejtuese jo vetėm nė parti por dhe nė qeverisje dhe kudo.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.