|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Burri tė mbytė ose ta falė, i ligu as tė mytė as ta falė
--- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 58 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .
Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".
Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.
E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .
Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
|
|
|
| |
|
Nė emėr tė gjithė komunitetit, urojmė tė gjithė besimtarėt orthodhoksė shqiptarė, nė ditėn e festės mė tė madhe tė vitit, Ditėn e Pashkės:
Krishti u ngjall! Me tė vėrtetė u ngjall!
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė
tė lirė nga frika
Anastasi Kryepiskop i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė
Klerit dhe popullit shpresėtar Orthodhoks, Bij tė shtrenjtė mė Zotin,
Mos kini frikė (Matth. 28:10)
Mos kini frikė, u tha engjėlli i Zotit grave miroprurėse, tė cilat i kishte pushtuar tmerri dhe habia para varrit tė zbrazur. Sepse e di se kėrkoni Jisuin qė u kryqėzua. Nuk ėshtė kėtu, sepse u ngjall, siē pati thėnė (Matth. 28:6).
Pas pak, vetė Krishti i ngjallur u tha atyre: Mos kini frikė (Matth. 28:10). E mė tej, nxėnėsve tė tij tė frikėsuar: Pėrse jeni tė turbulluar? Dhe pėrse hipin mendime nė zemrat tuaja? (Lluk. 24:38). Dhe duke u treguar shenjat e kryqėzimit nė duar dhe nė kėmbė, i siguroi me praninė e Tij pėr ngjarjen e mrekullueshme tė Ngjalljes sė Tij.
Mos kini frikė!. Mesazhi i Ngjalljes predikon nė mėnyrė diakronike lirinė nga ēdo gjė qė shkakton frikė. Fitorja e Krishtit dėrrmoi zotėrimin e fuqive demoniake, vendosi njė urė mbi ndarjen e madhe qė ekzistonte midis Perėndisė dhe njerėzve dhe rivendosi marrėdhėniet midis tyre. Rėndėsinė ontologjike tė Kryqit dhe Ngjalljes, na e zbuloi me njė mėnyrė unike apostull Pavli. Jisui u bė njeri dhe e pranoi Pėsimin qė tė prishė me anė tė vdekjes atė qė ka pushtetin e vdekjes, domethėnė djallin, edhe tė shpėtojė tė gjithė ata, tė cilėt pėr frikėn e vdekjes ishin gjithė jetėn e tyre nėn skllavėri (Hebr. 2:14-15). Krishti i ngjallur ėshtė tashmė fillesa e njerėzimit tė ri, i parėlinduri prej tė vdekurve, qė tė bėhet ai i parė nė tė gjitha (Kol. 1:18-22). Me Ngjalljen e Krishtit ka nisur njė formė e re ekzistence pėr njerėzit. Siguria e Ngjalljes, bindja se Atij iu dha ēdo pushtet nė qiell dhe mbi dhč (Matth. 28:19) i ēliroi nxėnėsit e Tij nga ēdo lloj frike dhe ankthi. Dhe i transformoi nė predikues tė guximshėm dhe burrėrorė tė jetės sė re nė Krishtin.
Mos kini frikė! Nė epokėn tonė janė shumuar frikėrat qė kėrcėnojnė jetėn tonė. Madje, kohėt e fundit janė acaruar edhe pėr shkak tė vuajtjeve qė shkakton kriza ekonomike nė tėrė planetin. Fobi tė reja dhe tė vjetra qarkojnė mendjen tonė dhe na e shtrėngojnė zemrėn. Brenda kėsaj atmosfere tė nderė vjen e kremtja e Ngjalljes qė tė ftojė ēdo besimtar nė njė rrugėtim lirie nga frika:
Nga frika e atyre qė janė armiqtė tanė. Nga frika qė krijon padrejtėsia dhe egėrsia e shoqėrisė sonė. Nga frika e mėkatit shumėformėsh qė depėrton nė qenien tonė dhe na e tjetėrson. Nga frika e dhimbjes, e varfėrisė, e sėmundjes, e vetmisė, e rreziqeve dhe hidhėrimeve qė kėrcėnojnė jetėn tonė. Nga frika e problemeve tė mprehta tė jetės sė pėrditshme. Nga frika e sė panjohurės, e dėshtimit, e pasigurisė pėr tė ardhmen. Kulmi i mesazhit tė Ngjalljes sė Krishtit ėshtė ēlirimi nga frika e vdekjes, e vdekjes sonė dhe e njerėzve tanė tė afėrm, frikė qė na e ndrydh jetėn. E kremtja e Ngjalljes nuk shpall thjesht njė lajm, por na fton tė marrim pjesė nė lirinė qė na fali Krishti.
* * * Kjo liri, sigurisht mbėshtetet nė besimin. Kisha, duke brohoritur nė mėnyrė dhoksologjike Krishti u ngjall!, nuk kėrkon strehė nė argumentime pėr tė imponuar tė vėrtetėn qė predikon. - Sa janė besimtarė! Tė lumur janė tė gjithė ata qė besojnė.... Mjafton, sigurisht, qė siē na thotė apostull Pavli tė qėndrojmė nė besim tė themelosur dhe tė patundur, e tė mos luajmė nga shpresa e Ungjillit (Kol. 1:23).
Ngjallja e Krishtit e shpėrbėn frikėn, sepse bashkėrendohet me njė fuqi tė mrekullueshme, tė cilėn ftohemi ta ndiejmė nė njė mėnyrė tė veēantė gjatė kėsaj tė kremteje tė tėrėndritshme: qė tė njohim madhėsinė e pafund tė fuqisė sė tij (tė Perėndisė), (Efes. 1:19). Kėtė fuqi e tregoi te Krishti kur e ngjalli atė prej sė vdekurish, dhe e vuri tė rrijė nė tė djathtė tė tij nė qielloret, pėrmbi ēdo autoritet e pushtet e fuqi e zotėrim e ēdo emėr qė tė quhet jo vetėm nė kėtė jetė, por edhe nė atė qė vjen (Efes. 20-21).
Kjo liri nga frika, dhuratė e Ngjalljes, duhet ti japė formė pozicionimit tė jetės sonė, sepse ju, vėllezėr, u thirrėt nė liri. Por duke shtuar njė qartėsim nė kėtė rast: vetėm mos e pėrdorni lirinė pėr shkak tė mishit, po me anė tė dashurisė, ti shėrbeni njėri-tjetrit (Gal. 5:13).
Krishti, qė ėshtė dashuria e personifikuar dhe e mishėruar e Perėndisė, me sakrificėn e Tij mbi Kryq dhe fitoren e Ngjalljes shpalli qartė fuqinė unikale tė dashurisė, qė e ēliron njeriun nga ēdo formė frike. Sa janė tė bashkuar me Atė nė besim dhe dashuri, bėhen tė denjė tė jetojnė tė vėrtetėn qė zbulon Ungjillori Joan: Frikė nuk ka nė dashuri, por dashuria e pėrsosur e nxjerr jashtė frikėn, sepse frika ka mundim (pėrmban ndėshkim), dhe ai qė ka frikė, nuk ėshtė i pėrsosur nė dashuri (1 Jn. 4:18).
Vėllezėrit e mi, le tė gėzojmė pra, nė mėnyrė tė veēantė gjatė kėtyre ditėve tė Pashkės, lirinė nga ēdo lloj forme frike, duke e thelluar besimin dhe dashurinė tonė pėr Atė qė mundi vdekjen, Zotin e jetės sonė. Pėr mė tepėr, le tua bėjmė tė ditur edhe vėllezėrve tanė tė frikėsuar se Krishti u ngjall!. Me dashurinė e tėrė shpirtit nė Krishtin e Ngjallur,
+ Anastasi Kryepiskop i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė
|
|
|
|