Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ēdo e pėrpjetė ka njė tatėpjetė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 153 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Demokraci :: Fundi spektakolar i nje tirani
Postuar nga: renas

Demokraci Ditėn qė nė Hagė nisi procesi gjyqėsor kundėr ish-presidentit serb e jugosllav, Sllobodan Milosheviē, i dhashė dorėn e fundit pėrkthimit tė njė raporti tė "Human Rights Watch"-it, punė qė e kam marrė pėrsipėr pėrpara nja tre muajsh sė bashku me pėrkthyesin Virgjil Muēi.

Titulli i raportit ėshtė "Nėn pushtetin e Urdhrave". Ėshtė njė libėr voluminoz, i cili pėrbėn njė dokumentim sintetik shumė tė vyer nė planin aktual e historik tė krimeve tė luftės tė kryera nė Kosovė nga ushtarė, policė e paraushtarakė serbė. Gjithēka e paraqitur konsiderohet njė hulumtim, por nė tė vėrtetė ėshtė njė hetim i kujdesshėm e i hollėsishėm, i bazuar mbi dėshmi tė panumėrta, nga vizitat nė vendet e krimit e mbi kėmbėnguljen pėr tė gjurmuar tė vėrtetėn pėr ēdo ngjarje. Flitet nė kėtė raport pėr vrasje, masakra, dhunime, deportime, spastrim etnik, pėrdhunime, vjedhje, plaēkitje, varrime, zhvarrime, gjymtime kufomash, ekzekutime grash, fėmijėsh, bombardime fshatrash, djegie shtėpish. Ėshtė njė fotografi e plotė e skenės sė krimit. Pėr ne, qė nuk dimė se ē'ėshtė njė luftė e vėrtetė, sikur tė mos kishim pasur mundėsinė tė ndiqnim ēdo ditė nga shtypi e media atė qė ngjau nė Kosovėn e periudhės mars-qershor 1999, rrėfimet e raportit do t'i merrnim pėr pjellė tė mendjes sė shthurur tė ndonjė vrasėsi maniak. Ėshtė e vėshtirė tė besosh se urrejtja e egėrsia njerėzore mund tė zbresė nė ato nivele. Me siguri janė tmerret e fundit qė vėrehen, regjistrohen e tolerohen nė Evropėn tonė tė re. Autori i tyre ėshtė Sllobodan Milosheviēi, ky tiran nacionalist i Ballkanit, i cili e filloi kursin drejt pushtetit nė Fushėn e Kosovės nė vitin 1987, kur iu drejtua njė turme disa qindra mijėshe "serbėsh tė Kosovės" me fjalėt: "Tash e tutje nuk do tė guxojė askush tė ngrejė dorė mbi ju". Kjo frazė e shkurtėr paralajmėroi nacionalizmin e ri serb, i cili nė harkun e 15 viteve provokoi disa luftėra, shkaktoi mijėra viktima, tronditi Ballkanin. Kalorėsi i kėtij nacionalizmi ėshtė tashmė nė bangėn e tė akuzuarve. Jugosllavia e Ballkani janė mė nė fund pa Milosheviēin, por soji i tij ka mbetur aty nė rrethinat e pushtetit, nė Serbi e jo vetėm nė Serbi. Do tė dėnohet Milosheviēi, por pasojat e asaj qė ai mbolli do t'i kemi pėr njė kohė tė gjatė, do tė na vėrtiten si ferrė nėpėr kėmbė, nuk do tė na lėnė tė ecim pėrpara. Serbėt janė kombi qė do tė vuajė para sė gjithash. Katarsisi i tyre do tė jetė sė shumti njė mundim.
Patėm rastin tė shihnim kėto ditė ish-diktatorin serb, i cili, ndėrsa mbante vesh pėrmbledhjen disafaqėshe tė akuzės mijėrafaqėshe, tė lexuar nga njė prokuror britanik, sforcohej shumė pėr tė mos dhėnė pėrshtypjen e njė njeriu tė zgėrlaqur. I rruar, i qethur, i kollarisur, i kapardisur, bash si ka qenė atėherė kur pozonte pėrpara kamerave. Kėrkon tė sillet ende si njė shtetar ballkanas kapadai, ndonėse nuk nuk ka se si tė jetė mė as shtetar, as dinjitoz. Ėshtė vetėm ballkanas njėzet e katėr karatėsh. Serb.
Lexon nė burg Hemingway-n, dėgjon Frenk Sinatrėn, tamam si njė njeri me shije tė holla qė ėshtė mėsuar me burgun e padrejtė. Ka njė pamje pėrbuzėse, njė vėshtrim shpėrfillės e indiferent dhe, me pozat e llogaritura pėr tė bėrė efektin e duhur, synon tė sfidojė italianen Carla del Ponte dhe tė gjithė anėtarėt e Gjykatės Kriminale Ndėrkombėtare, e cila ėshtė ngritur pėr shkak tė tij dhe do tė vazhdojė tė funksionojė edhe pasi ai tė dėnohet. Ndoshta do tė jetė i fundit kryetar shteti qė do tė dėnohet nga kjo gjykatė. Ėshtė i pari kryetar shteti, gjithashtu, nė historinė evropiane, qė dėnohet nga njė gjykatė ndėrkombėtare pėr urdhėrimin, kryerjen apo mosparandalimin e kryerjes sė krimeve. Nuk ėshtė ēudi qė nė kėtė fakt, ky birbo arrogant tė gjejė njė arsye mė tepėr pėr tė qenė krenar. Ka mobilizuar megjithatė gjithė "kryeneēėsinė" e njė provinciali dhe tė vjen tė besosh se nė fytyrėn e tij lexohet nė tė vėrtetė kėnaqėsia perverse se vazhdon tė jetė nė qendėr tė vėmendjes e nė faqet e para tė shtypit botėror. Nuk e vret ndėrgjegja pėr asgjė. Duket mė i qetė se njė kadet shembullor, tamam si njė nxėnės qė i ka bėrė tė gjitha detyrat dhe mezi pret qė tė tjerėt tė kenė dijeni mbi kėtė gjė. Ndoshta ka pėrgatitur pėrgjigjen, e cila do tė jetė njė "akuzė" ndaj akuzės, njė akuzė ndaj "agresorėve" tė vendit tė tij tė tij tė dashur, pėr tė cilin ai bėri gjithēka. Ėshtė i pėrgatitur tė jetė martir i kauzės sė njė kombi, i cili, pėr njė fatalitet tė historisė e nė kundėrshtim me kombe e komunitete tė tjera njerėzish, ėshtė pėrpjekur tė gjejė motive krenarie tek disfatat e veta kolektive dhe tek mėria ndaj tij e tė mėdhenjve tė botės. Ai pronėsoi pėr njė kohė tė gjatė njė tė ashtuquajtur "kauzė serbe" dhe vetė shoqėria serbe kujton (nėse kujton) nė mėnyrė naive se ėshtė ēliruar mė nė fund prej tij. Mund tė ketė vdekur kauza serbe e konceptuar nė mėnyrė milosheviēiane, por ky "martir" i saj do tė trazojė (nuk dihet edhe pėr sa kohė) shpirtin mazokist serb. Nė njė masė e mėnyrė tjetėr, pėr fat tė keq, edhe shpirtin e lodhur tė kosovarėve.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.