Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 100 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Demokraci :: Fjala e kryeministrit Berisha pėrpara NATO
Postuar nga: Albo

Demokraci Fjala e Kryeministrit Berisha nė Konferencėn e Kėshillit tė Atlantikut tė Veriut me Shqipėrinė

"I nderuar Sekretar i Pergjithshėm,

Shkėlqesi ambasadorė!

Jam shumė i kėnaqur qė ndodhem kėtu sot dhe ndaj me ju rezultatet dhe arritjet e reformave tė ndėrmarra nga vendi ynė gjate ciklit tė 9-tė tė Planit tė Veprimit pėr Anėtarėsimin (MAP). Nė kėto tetė muaj, Shqipėria ka shėnuar progres nė ēdo fushė. Por, mė e rėndėsishme ėshtė se ne ndihemi mė tė sigurt se kurrė se procesi i reformave ėshtė i pakthyeshėm dhe i qėndrueshėm dhe do tė vazhdojė edhe nė muajt e ardhshėm, edhe pas Samitit te Bukureshtit. Ne besojmė se reformat makro-strukturale qė kemi ndėrmarrė janė mėnyra mė e mirė e vendit tonė pėr tė ecur pėrpara, si edhe do tė na ndihmojė nė realizimin e dy projekteve tona kombėtare mė madhore, anėtarėsimin nė NATO dhe BE.

Anėtarėsimi i Shqipėrisė nė NATO, pėr ne do tė thotė, mbi tė gjitha, njė demokraci efektive dhe shtet ligjor, njė ekonomi tregu funksionale dhe njė reformė e thellė dhe e pėrgjithshme nė Forcat e Armatosura. Unė jam shumė krenar tė deklaroj pėrpara kėtij auditori tė nderuar se Shqipėria qėndron nė pragun e Aleancės, si njė demokraci funksionale qė respekton tė drejtat e njeriut dhe lirinė e minoriteteve.

Gjatė dy viteve tė fundit ne kemi kaluar tre prova tė rėndėsishme politike: ndėrrimin normal tė pushteteve, nė korrik 2005; zgjedhjet lokale tė shkurtit 2005; ku sipas raporteve ndėrkombėtare nuk ėshtė regjistruar asnjė problem politik, por vetėm probleme teknike.

Nė takimin tonė tė fundit kėtu, nė 24 maj, ēeshtja e zgjedhjes sė Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, u ngrit me njė shqetėsim tė madhe. Sot, unė mund t’ju siguroj se Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė ėshtė zgjedhur nėpėrmjet njė procesi nė perputhje tė plotė me Kushtetutėn e vendit.

Gjatė gjysmės sė dytė tė vitit tė kaluar u zhvillua njė partneritet i sinqertė mes pushtetit qendror dhe lokal, si edhe njė klimė bashkėpunimi dhe besimi reciprok, qė nuk kishte ekzistuar mė parė.

Mbėshtetja pėr anėtarėsimin nė NATO nga tė gjitha partitė politike nė parlamentin shqiptar, por edhe nga partneriteti i pushtetit lokal dhe qendror, ka mundėsuar ndėrmarrjen e hapave konkrete pėr realizimin e reformave tė nevojshme, qė lidhen me procesin e anėtarėsimit.

Jam krenar t’ju informoj ju, sot, lidhur me Rezolutėn e iniciiuar nga opozita dhe aprovuar unanimisht nga parlamenti shqiptar, qė konfimon mbėshtetjen e synimit tė Shqipėrisė pėr marrjen e ftesės historike pėr t’u bėrė njė anėtar i NATO-s nė samitin e Bukureshtit dhe qė garanton angazhimin e parlamentit dhe vendosmėrinė pėr tė pėrmbushur tė gjitha detyrimet e kėtij procesi.

Forcat politike shqiptare qė janė pėrfaqėsuar nė parlament, konfirmojnė vullnetin e tyre tė mirė pėr tė krijuar njė klimė besimi dhe bashkėpunimi pėr tė kryer tė gjitha reformat ligjore, qė nė bazė tė Kushtetutės sonė kėrkojnė njė konsensus tė gjerė.

Eshtė njė kėnaqėsi e madhe tė prezantoj para jush sot kėtu, si pjesė tė delegacionit tonė, z.Ylli Bufi nga Partia Socialiste, Nenkryetar i Parlamentit shqiptar dhe ish-kryeministėr, si edhe Kryetarin e Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, gjithashtu njė ish-Kryeminister, tani kryetar i Komisionit pėr Integrimin, nė Parlament. Ata ndodhen sot kėtu pėr tė rikujtuar kontributin qė kanė dhėnė forcat e tyre politike nė kėtė proces, gjatė kohės sė qeverisjes sė tyre, pėr tė ripėrsėritur angazhimin e forcave politike shqiptare pėr anėtarėsimin nė NATO, si edhe pėr tė konfirmuar se kjo politikė ėshtė e qėndrueshme dhe e pakthyeshme.

Nė kėtė atmosferė pozitive, ka pėrvijuar puna e komisionit parlamentar pėr reformėn gjyqėsore dhe komisioni ad hoc i reformės elektorale.

Komisioni i Ligjeve nė Parlamentin e Shqipėrisė shqyrton ēdo ditė nene tė projektligjit “Mbi organizimin e Gjyqėsorit”. Deri tani janė hartuar 70 % tė dispozitave tė projektligjit tė ri tė gjyqėsorit dhe Komisioni po diskuton kapitullin e fundit tė projektligjit, lidhur me pėrgjegjėsitė disiplinore dhe masat pėr gjyqtarėt.

Nė javėt e ardhshme ne do tė prezantojmė projektligjin organik pėr miratim nė njė seancė plenare nė Parlament.

Komisioni dypalėsh pėr reformėn elektorale po vazhdon punėn pėr tė zbatuar rekomandimet e OSBE/ODHIR.

Njė dokument i vetėm u hartuar dhe iu dėrgua ODIHR-it pėr shqyrtim. ODIHR u pėrgjigj dhe sugjerimet e tyre, sė bashku me diskutimet e mėtejshme me partitė politike mbi sistemin elektoral kushtetues, do tė jenė subjekt i mbledhjeve tė ardhshme tė Komisionit.

Dy projekte tė rėndėsishme jane hartuar nė bashkėpunim me ekspertėt e huaj. Projektet mbi “Prodhimin dhe Shpėrndarjen e Kartave tė Indentitetit dhe Pasaportave Elektronike pėr Qytetarėt Shqiptarė” dhe “Modernizimi i Shėrbimit tė Gjendjes Civile”, tė cilat u miratuan nga Kėshilli i Ministrave dhe ndodhen nė fazėn e zbatimit.

Ne po marrim oferta ndėrkombėtare pėr projektin e Kartave tė Identitetit, tė cilat priten tė shqyrtohen brenda 28 shkurtit tė kėtij viti. Projekti pėr modernizimin e zyrės sė gjendjes civile pritet tė pėrfundojė hedhjen e tė dhėnave tė gjendjes civile nė qershor tė kėtij viti dhe, pas pėrfundimit tė projektit, i gjithė sistemi i gjendjes civile do tė kompjuterizohet, si pjesė e njė rrjeti.

Sot, ekonomia shqiptare ėshtė njė ekonomi e re, e vogėl por dinamike, e lirė dhe e mbushur me entuziazėm. Raportet e fundit tė Komisionit Europian tregojnė se qeveria nuk ndėrhyn direkt apo indirekt nė sektorin privat, por respekton standardet dhe parimet liberale. Organizata tė tjera serioze vėnė re se liria ekonomike dhe fiskale nė Shqipėri ėshtė mbi 90%.

Ekonomia shqiptare vazhdon te zhvillohet me ritme tė qėndrueshme prej afro 6%, duke e mbajtuar inflacionin nėn kontroll nė 2.9% dhe me indekse shitjeje 20.7%. Nė dy vjet, eksportet janė rritur nė 27%, industria e minierave me 150%, turizmi me 74%, treguesit e transportit janė rritur me 77%, ndėrkohė qė kursimet e shqiptarėve janė rritur me 25%.

Investimet e huaja nė Shqipėri janė rritur me 87%, krahasuar me vitin 2006, vit nė tė cilin kėto investime direkte u rritėn tre herė, nė krahasim me mesataren e 10 viteve tė fundit. Lufta kundėr korrupsionit ka vazhduar me njė vendosmėri tė fuqishme.

Qeveria dhe administrata janė reduktuar. Kėshtu, ėshtė zvogėluar numri posteve zyrtare me 33%, nėpunėsve civilė me 16%, shpenzimet operative tė administratės kanė rėnė nga 3% nė 2.1% tė GDP-sė.

Politikat e qeverisė, ndėrthurur me luftėn pa kompromis kundėr korrupsionit, kontrabandės dhe evazionit fiskal, mundėsuan njė rritje te ardhurave te buxhetit me afro 1 miliard dollarė, krahasuar me vitin e kaluar. Ky ėshtė njė rezultat akoma mė i prekshėm, nėse marrim nė konsideratė faktin se gjatė vitit tė kaluar ne kemi zbatuar politikėn e reduktimit mė tė madh tė taksave, qė ka patur deri tani, si edhe faktin se qė prej janarit 2008, Shqipėria ėshtė vendi me njė taksė tė sheshtė tė vetme prej 10%, pėr tė ardhurat personale dhe tė pėrbashkėta.

Qeveria ka ndėrmarrė hapa pėr reduktimin e burokracisė pėr bizneset, zbatuar nė politikėn e regjistrimit “one stop shop”, ėshtė krijuar Agjencia pėr Fondin e Garancisė sė Eksporteve, janė pėrgjysmuar kėrkesat burokratike pėr marrjen e licensave dhe janė lehtėsuar proceduarat e tyre. Tė gjitha kėto kanė tėrhequr kompani tė njohura, edhe tė vendeve tuaja dhe kėto kompani po planifikojnė tė investojnė miliona dollarė nė fushėn e turizmit, energjisė, minierave, ndėrtimit, etj. Kompani tė tjera janė nė procesin e miratimit nė kuadėr tė nismės “Shqipėria njė Euro”, nė zona me interes pėr vendin dhe rajonin. Viti qė sapo ka filluar do tė shėnojė privatizime tė mėdha tė ndėrmarrjeve tė rėndėsishme dhe do ta ēojnė vendin drejt moshės dixhitale. Gjatė vitit 2008, do tė privatizohen kompani tė tilla si KESH, INSIG dhe ARMO.

Qė prej dhjetorit 2006, Shqipėria ka nisur tė zbatojė Marrėveshjen e Ndėrmjetme (pjesė e Tregtisė sė Lirė tė MSA-sė) me BE-nė dhe vlerėsimi i BE-sė ka qenė se zbatimi i kėsaj marrėveshjeje ėshtė i suksesshėm.

Parimi “tolerancė zero” nė luftėn kundėr korrupsionit ka dhėnė rezultate gjatė kėsaj periudhe. Rreth 206 grupe kriminale janė goditur dhe 850 persona janė vėnė para drejtėsisė. Hartimi i Ligjit tė Policisė Shtetėrore ėshtė shoqėruar me njė strukturė funksionale. Ky ligj mundėson depolitizimin e plotė tė policisė dhe respekton parimet e policimit nė komunitet. Arritjet e vitit tė kaluar nė luftėn kundėr trafikimit janė njė shembull i mirė i progresit tė reformave nė kėtė fushė. Rreth 36 grupe janė goditur dhe 149 individė tė pėrfshirė nė trafikun e drogės, janė ndjekur penalisht.

Nė fushėn e krimit ekonomik, krijimi i grupit tė punės pėr luften kundėr korrupsionit dhe krimit financiar dhe ekonomik mundėsoi ngritjen e rreth 100 akuzave dhe vėnien para ligjit tė 48 grupeve tė pėrfshira nė aktivitete korruptive dhe krime ekonomike. Rreth 220 persona, pėrfshirė zyrtarė tė lartė, janė vėnė para drejtėsisė.

Nė lidhje me masat a marra pėr tė rritur kontrollin dhe sigurinė nė kufi, janė hartuar tė gjitha aktet pėrkatėse bazė, si dhe ėshtė bėrė pėrshtatja e tyre me standardet e BE-sė. Parlamenti miratoi njė ligj tė ri mbi Rojen Bregdetare qė ka tė bėjė me kontrollin dhe mbikqyrjen e kufijve dhe ligjin pėr tė huajt. Sistemi i menaxhimit te informacionit total ėshtė instaluar nė 15 pikat kryesore kufitare; njė marrėveshje ėshtė nėnshkruar me Malin e Zi pėr hapjen e pikave tė pėrbashkėta tė kalimit kufitar. Ndėrkohė, po vazhdon trajnimi dhe modernizmi i pajisjeve.

Sipas tė dhėnave statistikore, gjatė vitit 2007 kalimet nė kufi u rritėn me 30% krahasuar me 2005. Mes tė tjerash, njė gjė e tillė ka sjellė rritjen e kapaciteteve pėrpunuese tė strukturave tė policisė kufitare dhe efikasitetin e veprimeve tė tyre.

Lidhur me sigurinė e informacionit tė klasifikuar tė NATO-s, Shqipėria tashmė e ka plotėsuar kuadrin ligjor dhe e ka harmonizuar atė plotėsisht me kėrkesat e NATO-s. Shqipėria ka rritur edhe kapacitetet njerėzore dhe burimet financiare pėr tė plotėsuar kėrkesat e Aleancės.

Ushtria shqiptare ka bėrė progres tė rėndėsishėm drejt pėrmbushjes sė objektivave tė ciklit tė Plan Veprimit tė Anėtarėsimit 9-tė dhe nė zbatimin e kėrkesave pėr anėtarėsim. Tani, Forcat e Armatosura janė shumė mė tė pėrgatitura dhe zyrtarisht tė lidhura me forcat e NATO-s.

Nė 1 Janar 2008, buxheti i mbrojtjes ka arritur nivelin e 2.01% tė GDP. Pjesa mė e madhe e tij do tė shpenzohet pėr tė modernizuar Forcat e Armatosura.

Duke punuar sė bashku me vėndet partnere tė NATO-s, ne hartuam Strategjinė Kombėtare Ushtarake dhe Planin afatgjatė tė Zhvillimit dhe Modernizimit.

Deri nė fund tė vitit 2010, tre vjet pėrpara afatit, si njė sfidė, ne do tė kemi krijuar njė ushtri tėrėsisht profesionale, tė bazuar nė pėrvojat, konceptet dhe mbėshtetjen e anėtarėve tė NATO-s.

Z. Sekretar i Pėrgjithshėm,

Ne besojmė se kontributi jonė pėrkrah ushtrive tė NATO-s i shėrben paqes dhe lirisė pėr tė cilėn Shqipėria ėshtė pėrpjekur pėr mė shumė se gjysėm shekulli. Nė anėn tjetėr, pjesmarrja nė misione tė tilla ka rritur profesionalismin e Forcave tona tė Armatosura.

Ne e dime se lufta kundėr terrorizmit ėshtė njė betejė e gjate. Ne, shqiptarėt i dimė vlerat e lirisė dhe demokracisė dhe jemi tė gatshėm tė kontribuojmė pėr to. Nė kėtė kontekst, ne do tė vazhdojmė tė kontribuojmė nė Afganistan (ISAF), si dhe nė misione tė tjera paqeruajtėse tė drejtuara nga NATO.

Gjate periudhės tė ciklit tė 9-tė tė Plan Veprimit pėr Anėtarėsim, kontributi i Shqipėrisė nė operacionet ndėrkombėtare u dyfishua, duke arritur njė personel prej 340 vetėsh, qė i korrespondon 5.4% tė komponentit tė kėmbėsorisė nė ushtri. Nė bashėpunim me Qėndrėn Supreme tė Forcave Aleate nė Evropė (SHAPE), ne po punojmė pėr tė pėrgatitur kapacitetet kėshillimore dhe tė ndėrlidhjes (OMLT) nė mėnyrė qė nė gjysmėn e dytė tė vitit ato tė mund tė jenė tė gatshme pėr misione tė pėrbashkėta me anėtarėt a NATO-s. Ne do tė vazhdojmė me njė ekip nė operacionin ALTHEA. Ne gjithashtu po shikojmė mundėsinė pėr tė kontribuar nė mėnyrė modeste nė operacionin e BE-sė nė Ēad.

Nė 5 Shkurt 2008, ne do tė nėnshkruajmė nė Tiranė njė memorandum me komandėn e Forcave tė Bashkuara nė Napoli pėr pėrfshirjen tonė nė operacionin ‘Active Endeavour” nė rajonin e Mesdheut.

Sa here qė merr njė ftesė, Shqipėria, pa humbur kohė, pėrshtat legjislacion e saj pėr tė pėrmbushur tė gjitha detyrimet e nevojshme qė rrjedhin nga Traktati i Atlantikut tė Veriut.

Shqipėria do tė vazhdojė tė ndjekė politikėn e fqinjėsisė sė mire dhe konstruktive si dhe rolin moderator nė rajon.

Ne besojmė nė zgjidhjen mė tė shpejtė tė statusit tė Kosovės, tė bazuar nė planin Ahtisari, si zgjidhjen mė tė mirė, qė do tė garantojė paqen dhe stabilitetin e qėndrueshėm nė Kosovė, qė garanton respektimin e paqes dhe stabilitetit tė qėndrueshėm nė Kosovė dhe vullnetin e popullit tė Kosovės pėr pavarėsi. Pavarėsia e Kosovės ėshtė gjithashtu mėnyra mė e mire pėr tė realizuar tranzicionin nė Beograd. Ajo do ta ndajė Serbinė nga e kaluara e saj dhe nga ideja e Serbisė sė Madhe dhe do ta fusė nė rrugėn e integrimit evropian qė e meriton.

Zonja dhe zotėrinj,

Raportet ndėrkombėtare konfirmojnė se Shqipėria respekton tė drejtat njerėzore dhe tė minoriteteve, si dhe liritė e shtetasve dhe ėshtė njė vend me marrėdhėnie tė shkėlqyera mes besimeve dhe etnive. Njė nga vlerat qė Shqipėria i jep Aleancės ėshtė tolerance e shlėlqyer fetare dhe etnike qė karaktizon njerėzit e saj. Njė shėmbull i mire do tė ishte se numri i hebrenjve nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ishte mė i madh nė fund se nė fillim tė luftės.

Ne besojmė se ndajmė tė njejtat vlera, ide dhe qėllime me Aleancėn. Shqipėria ėshtė bėrė eksportuese e sigurisė dhe stabilitetit nė rajon dhe mė tej.

Aleanca ėshtė pėrfshirė, prej njė kohe tė gjatė nė rajonin tone, nė pėrpjekje pėr ta stabilizuar atė. Pa praninė e Aleancės do tė ishte e vėshtirė tė imagjinohej faza aktuale e zhvillimit tė Ballkanit Perendimor. Eshtė koha qė Aleanca tė ftojė Shqipėrinė qė gjithashtu tė bėhet pjesė e saj edhe institucionalisht. Kjo do tė ishte njė ngjarje e madhe pėr Shqipėrinė dhe vlerėsimi mė i mirė pėr performancėn tonė individuale. Nė tė njėjtėn kohė, do tė pėrfundojė njė marrėveshje lidhur me investimet e Aleancės nė rajonin tonė, por gjithashtu nė rrugėn e saj Euro-Atlantike.

Rajoni jonė ka nevojė pėr njė prani mė tė madhe tė NATO-s nė tė, vecanėrisht nė periudhėn kur Kosova po shkon drejt statusit final. Zgjerimi i Aleancės do t’i dėrgonte njė mesazh tė fuqishėm orientues vendeve tė rajonit qė ende hezitojnė nė zgjedhjet e tyre lidhur me tė ardhmen. Ne besojmė se pavarėsisht nga vėshtirėsitė aktuale e ardhmja nuk mund tė jetė nė vend tjetėr pėrveē se nė komunitetin trans-Atlantik.

Z.Sekretar i Pėrgjithshėm,

Shkėlqesi

Vendimi qė do tė merrni nė 2-4 Prill 2008 do tė jetė nje vendim politik, qė natyrisht do tė bazohet nė parimet e Aleancės pėr performancėn individuale. Ky vendim do tė pasqyrojė pėrmbushjen e stadardeve tė kėrkuara dhe arritjet tona nė tė ardhmen. Ne besojmė se me Shqipėrinė vend anėtar, Aleanca do tė bėhet mė e fortė. Do tė dėshiroja tė rikonfirmoja se busalla drejtuese e vendit tim ėshtė nė drejtim tė Perėndimit. Eshtė koha qė Shqipėria tė rikthehet plotėsisht dhe institucionalisht nė komunitetin e vendeve Euro-Atlantike qė i pėrket.

Faleminderit pėr vėmendjen!"

30/01/2008


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.