Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Qesh me mire kush qesh i fundit.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 95 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Lajme :: Qeveria shqiptare, imazh i rreme demokracie
Postuar nga: Albo

Lajme Qeveria shqiptare Imazh i rremė demokracie
Biden “Nė Shqipėri, kemi njė sundim komunist qė vetėm mundohet tė krijojė njė imazh tė paqenė demokratik. Qeveria shqiptare duhet tė sjellė nė Shqipėri demokracinė e vėrtetė, gjė tė cilėn deri mė tani nuk e ka bėrė”


MANHATTAN NY: Komiteti Shqiptaro - Amerikan pėr Ēėshtjet Publike, “The Albanian - American Public Affairs Committee” (AAPAC), organizoi nė kėtė fundviti, njė takim sipas eksperiencės amerikane ‘fundraising’, me numrin njė tė politikės sė jashtme amerikane, senatorin demokrat tė Delaware-s Josef Biden, Kryetari i Komitetit tė Marrėdhėnieve me Jashtė nė Senatin Amerikan.

Takimi u zhvillua nėn patronazhin e Ligės Qytetare nė qytetin e Manhattan-it (NY), lokalin “The Columbus Club”. Atė, e kryesoi presidenti i LQSHA-AACL, ish kongresisti republikan i Nju Jork-ut, Josef DioGuardi dhe bashkėshortja e tij kėshilltarja e ēėshtjeve Ballkanike shkrimtarja amerikane Shierly Cloyes.Formacioni i biznesmenėve shqiptaro-amerikan sponsporizoi takimin e udhėhequr nga biznesmenėt Zef Balaj, Murtezan Jonuzi, Zuhdi Karagjozi, Agim Kelmendi, Marash Nuncullaj, Gani Perolli, Ukė Gjonbalaj, si dhe rreth 50 biznesmenė tė tjerė. Ishin tė gjithė kėta pjesėtarė tė klasės sė pasur nė shoqėrinė shqiptaro-amerikane, e cila zotėron mjete tė mėdha financiare tė nxjerra nga fitimet e tyre tė mėdha. Duke shfrytėzuar kėtė potencial tė fuqishėm financiar nė politikėn amerikane, biznesmenėt shqiptaro-amerikanė nė SHBA, kanė “pėrvetėsuar”, me punėn e tyre figura tė njohura amerikane, tė cilėt janė angazhur dhe kanė “shpaguar” punėn dhe mundin e diasporės nė dobi tė Ēėshtjes kombėtare.

Shfrytėzimi i takimeve tė tilla, me figurat mė tė njohura tė politikės amerikane, miq tė shqiptarėve nė Amerikė, kanė tėrhequr vazhdimisht vėmendjen e opinionit shqiptaro-amerikan, e mė gjerė. Duke prezantuar ligjvėnėsin amerikan, senatorin demokrat tė Delaware-s Josef Biden, Kryetar i Komitetit tė Marrėdhėnieve me Jashtė, nė senatin amerikan, dhoma e lartė e pėrfaqėsuesve amerikan, zoti DioGuardi, tha se: “sot, ne jemi krenarė, qė midis nesh ėshtė edhe numri njė i politikės sė jashtme nė senatin amerikan. “Biden -, tha ai, ėshtė njėri prej zėrave tė fuqishėm tė ēėshtjes shqiptare. Ai, vazhdimisht nė momentet mė kyēe, e ka mbrojtur me autoritet dhe drejtėsi, ēėshtjen shqiptare nė Dhomėn e Lartė tė Pėrfaqėsuesve, Senatin Amerikan.

Nėn njė atmosferė entuziaste, e emocionante, pati nderin ta merrte fjalėn miku i shqiptarėve senatori demokrat e Delaware-s Josef Biden.

Nė fjalėt e para ai tha se nuk mundem ta fshehė atė mendimin tim, qė kam pėr ju, diasporėn shqiptare nė Amerikė. Diaspora shqiptare nė Amerikė ėshtė ajo qė ka shpėtuar ēėshtjen shqiptare. Jeni, ju, iu drejtua ai pjesėmarrėsve biznesmenė sė bashku me shumė biznesmenė tė tjerė, e kontributin e punėn e madhe qė keni bėrė gjatė gjithė jetės suaj kėtu nė SHBA, qė shpėtuat jetė njerėzish qė sensibilizuat Amerikėn ngritėt nė kėmbė opinionin amerikan dhe i dolėt zot vendit tuaj, pa ju edhe unė s’do tė isha sot midis jush.

“Mė tej”, tha ai, “dua t’ju bėj me dije njė pėrshkrim, megjithėse, shumė prej kėtyre sa do t’ju them, ju i dini, e i keni pėrjetuar vetė. Lufta mė madhe e SHBA, nė Ballkan, ka qenė me “artitektin” e tre luftėrave, nė kėtė rajon tė trazuar.” “Millosheviqin,” tha Baiden, “nga njė komunist i tėrbuar u kthye nė njė nacionalist tė papėrmbajtshėm, qė viktimizoi qindra mijėra jetė tė pafajshmish.”

Pėr, senatorin demokrat Josef Biden, Kosova ėshtė njė Amerikė. Ai tha se: “Sa herė qė kam pasur rastin tė vizitoj kėtė vend, jam mrekulluar nga bukuritė natyrore, njerėzit nė Kosovė janė tė mrekullueshėm”, tha ai. “Por, se, ata, duhet tė dinė tė zgjedhin jetėn. Atje duhet njė demokraci e vėrtetė.” Ai shtoi se hapėsirėn shqiptare nė Ballkan e kishte vizituar pėr 14 herė dhe ruante mbresa tė pashlyeshme nė kėto hapėsira.

Nė interesimin e tė pranishmėve, ishte ajo, se si e sheh, senatori Biden, si kryesues i politikės sė jashtme amerikane, tė ardhmen e Kosovės, situatėn politike nė Shqipėri, dhe rrjedhėn e ngjarjeve nė Maqedoni. Senatori Biden, u ndal nė atė se: “Kosovės, popullit tė Kosovės, i duhet patjetėr nė radhė tė parė tė ngrejė institucionet e saja demokratike. Kosova, duke ndėrtuar kėto institucione, ajo vetė e ka tė hapur rrugėn vetvetes. Kosova, tha Biden, kaloi njėrėn prej periudhave mė tė vėshtira nėn sundim e Millosheviē-it. Millosheviēi, tradhtoi komunizmin pėr t’u kthyer nė njė nacionalist. Ai, e bėri kėtė pėr t’u tėrhequr vėmendjen njerėzve, qė t’i besonin atij, dhe kėshtu, ai, u kthye nė njė diktator. Njė diēka qė nuk ka ndryshuar ėshtė edhe Shqipėria e qeveria e saj. Shqipėria, pėr numrin Njė tė Politikės sė Jashtme amerikane senatorin demokrat tė Delaware-s Josef Biden, kryetar i Komitetit tė Marrėdhėnieve me Jashtė, ėshtė absolutisht pa demokraci.“Atje - tha ai, kemi njė sundim komunist qė vetėm mundohet tė krijojė njė imazh tė paqenė demokratik. Qeveria shqiptare duhet tė sjellė nė Shqipėri demokracinė e vėrtetė, gjė tė cilėn deri mė tani nuk e ka bėrė”. Biden, pėrsėriti me tone tė forta, se “Vetėm demokracia, vetėm demokracia, demokracia e vėrtetė ėshtė e ardhmja e rajonit. Ky ėshtė dhe obligimi i ēdo amerikani, prandaj, dhe prezenca jonė nė rajon, do tė jetė afatgjatė, mendoj unė, tha ai, megjithėse edhe kėtu si nė disa vende europiane, mendojnė qė ne, ta lėshojmė Ballkanin.Unė personalisht kam insistuar, deri tek presidenti, qė ne nuk duhet tė lagohemi nga Ballkani. Ndėrsa pėr Maqedoninė Baiden tha se atje kryeministri dhe presidenti maqedonas sė bashku me etnitė e tjera, pra shqiptare dhe maqedonase duhet patjetėr t’u qėndrojnė tė gjitha akordeve tė arritura me marrėveshje, duke finalizuar ato.Mesazhi i amerikanit, numri Njė i Politikės sė Jashtme amerikane, senatori demokrat tė Delaware-s Josef Biden, kryetar i Komitetit tė Marrėdhėnieve me Jashtė, nėpėrmjet kėtij takimi tė rėndėsishėm nė prag tė Kėrshendellave-Krishtlindjeve dhe Vitit tė Ri 2002 ishte: Pėr Kosovėn e popullin e saj ka rėndėsi tė madhe qė Kosova t’i kushtojė rėndėsi asajė qė sa mė parė tė ngrejė qeverinė e saj, institucionet e saja demokratike, qė Kosovės, popullit kosovar t’i garantojė sigurinė e tė mos ketė vrasje, t’i sigurojė mirėqenien, ujin, dritat, punėn. Unė mendoj se pėr Kosovėn ėshtė e rėndėsishme mėnyra se si do ta arrijė pavarėsinė.Nga kjo do tė varen mė pas dhe raportet e saj me Komunitetin Ndėrkombėtar, ndihmat dhe mbėshtetja politike-ekonomike qė ajo do tė marrė nė tė ardhmen.




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.