Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E vetmja menyre per tu sjelle me nje femer eshte ti besh korte kur ajo eshte e bukur, e t`ia besh nje tjetre, kur ajo eshte e shemtuar.
--- Wilde

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 91 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Hil Mosi
Nė 16 prill 1917 Komisia Letrare nė Shkodėr hapi Bibliotekėn e saj me drejtues atdhetarin Hil Mosi. Qėllimi i kėsaj biblioteke ishte pėrhapja e gjuhės shqipe dhe ndihma pėr zgjidhjen e problemeve tė shqipes, veēanėrisht pas Kongresit tė Manastirit.

Peter Apian
Nė 16 prill 1495 u lind astronomi dhe kartografi gjerman Peter Apian, i cili propozoi njė metodė tė re pėr pėrcaktimin e gjatėsive gjeografike, qė u quajt " Gjatėsia hėnore ", dhe pėr herė tė parė botoi hartat e Botės nė njė projeksion oval.

Anatol Frans
Nė 16 prill 1844 u lind Anatol Frans, shkrimtar i madh francez, njė nga penat mė tė fuqishme letrare tė fundit te shekullit tė 19 dhe fillimit te shekullit tė 20, autor i veprave-kryevepra " Krimi i Silvestėr Bonarit ", " Ishulli i pinguinėve ", " Histori bashkėkohore ", " Perėnditė kane etje ", etj. Vdiq nė vitin 1924.

Charlie Chaplin
Nė 16 prill 1889 u lind nė Ist Lejn tė Londrės aktori komik mė i madh i kohėrave -Ēarli Ēaplin, artisti qė krijoi personazhin e pavdekshėm tė Sharlotit dhe realizoi filmat e mrekullueshėm " Dritat e qytetit ", " Diktatori i madh ", " Emigranti ", " Njė mbret nė Nju-Jork ", e shumė tė tjerė, ku ishte edhe aktor, edhe regjisor, edhe skenarist, edhe kompozitor e grimier. Ēaplini i madh mbylli sytė nė vitin 1977 .
Elita :: Intervistė me Prof. Peter Prifti, figurė e spikatur e diasporės nė Amerikė
Postuar nga: Albo

Elita Prof. Peter Prifti, nje nder bashkepunetoret e Nolit dhe Panaritit

Prof. Peter Prifti ėshtė njė nga figurat mė tė njohura tė Diasporės shqiptare nė Amerikė, ėshtė shkrimtari, studjuesi dhe bashkėpunėtori i imzot Fan Nolit, qe i kanė dhėnė aq shumė Kombit shqiptar.

Puna e tij studimore dhe akademike ka filluar me botimin e studimit: "Kosova nė Tronditje", qysh nė vitin 1969, qė bėri pėrshtypje ndėr intelektualėt e Amerikės. Nė bashkėpunimin me Nolin ai shkruan: …Gjatė intervistės Noli tha se ai e konsideronte anėtarėsimin e Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve (mė 1920) si fitoren mė tė madhe nė veprimtarinė e tij kombėtare, ndėrsa trishtimi i tij mė i madh ishte largimi nga Shqipėria (mė 1924), sepse – sikundėr u shpreh ai – “ajo i dha fund punės sime nė Atdhe”.

KZ: Kur keni ardhur nė Amerikė dhe si e pėrjetuat ndarjen me Atdheun?
Prof. Prifti: Unė erdha nė Amerikė mė 1940 pėr tė banuar me atin tim dhe vėllanė e madh nė Philadelphia, Pennsylvania. Unė isha atėhere 15 vjeē, njė moshė delikate, dhe ndarja nga familja dhe tė afėrmit, si gjithmonė nė raste tė tillė, ishte e dhimbshme.

KZ: Cili ka qėnė bashkėpunimi juaj me Imzot Fan Nolin dhe Vatrėn?
Prof. Prifti: Me Imzot Fan Nolin unė u njoha pasi ika nga Philadelphia dhe u vendosa nė Boston, pėr tė punuar nė zyrėn e Vatrės si sekretar i federatės dhe si bashkė-redaktor i gazetės “Dielli” me Qerim Panaritin (G. M. Panarity). Ishte viti 1958. Noli nė atė kohė ishte Kryetar Nderi i Vatrės, dhe ishte nė komunikim tė pėrhershėm me zyrėn e Vatrės.

Pata fatin tė ndodhesha nė praninė e Nolit shumė herė, qoftė nė lidhje me punėt e Vatrės, qoftė nė Kryekishėn Shėn Gjergji ku ai meshonte nga koha nė kohė, po ashtu dhe nė mbledhjet qė bėnin shqiptarėt e Bostonit me rrethet, pėr tė festuar ditė tė shėnuara tė Kombit shqiptar, si Ditėn e Flamurit, etj. Takimet me Nolin u dendėsuan sidomos nė vitin 1959, kur Vatra pėrgatitej pėr tė festuar 50-vjetorin e "Diellit" dhe Noli ftohej nė mbledhjet qė bėmė atė vit pėr t'u kėshilluar me tė, si dhe pėr tė stimuluar bashkatdhetarėt qė tė merrnin pjesė nė ngjarjet e pėrvjetorit qė kishim planifikuar.

Mbaj mend sidomos dy takime qė pata me Imzot Nolin: Herėn e parė, kur vajta nė shtėpinė e tij, nė vjeshtėn e vitit 1958, pėr tė marrė njė intervistė me tė (apo “audiencė”, siē e quajta unė). Ishte shumė interesante, jo vetėm pėr shkak tė intervistės, por edhe sepse pata rastin tė njihesha personalisht me banesėn e Nolit, me mobiljet e shtėpisė, me bibliotekėn e tij, me mjedisin. Gjatė intervistės Noli tha se ai e konsideronte anėtarėsimin e Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve (mė 1920) si fitoren mė tė madhe nė veprimtarinė e tij kombėtare, ndėrsa trishtimi i tij mė i madh ishte largimi nga Shqipėria (mė 1924), sepse "sikundėr u shpreh ai – “ajo i dha fund punės sime nė atdhe". Kėto fjalė tė Nolit mė bėnė pėrshtypje mė shumė se ēdo gjė tjetėr nga intervista. Herėn e dytė e takova nė shtėpi i shoqėruar nga njė shoku im, Peter Vangel. Ishte viti 1960 dhe unė, si sekretar i Vatrės, isha duke organizuar Seminarin e Parė tė Studimeve Shqiptare nė historinė e Federatės. Peter dhe unė shkuam te Noli pėr ta ftuar qė tė merrte pjesė nė seminarin si folės mbi ndonjė temė shkencore, sipas dėshirės sė tij. Noli erdhi nė seminarin dhe e bėri pėr vete gjendjen me fjalimin qė mbajti pėr Skėnderbeun.

KZ: A keni pasur lidhje tė tjera me intelektualė shqiptarė?
Prof. Prifti: Po. Unė e kam pėr nder tė them se kam patur lidhje me intelektualė si Arshi Pipa, Sami Repishti, Nicholas Pano, Stavro Skendi, Elez Biberaj, Gjon Sinishta, si dhe me Prof. Safete Juka. Mė vonė, hyra nė marrėdhėnie shkencore ose letrare me bashkatdhetarė tė tjerė qė emigruan nė Amerikė, sidomos me shkrimtarin e njohur Naum Prifti. Ai mė ka dhėnė njė ndihmė tė veēantė nė lidhje me pėrgatitjen e dorėshkrimeve tė librave qė kam botuar gjatė 10 – 12 viteve tė fundit. Me tė gjithė kėta kam patur korrespondencė dhe kam bashkėpunuar nė fusha tė ndryshme, nga tė cilat kryesore ishin ēėshtja e Kosovės, demokratizimi i qeverisė shqiptare, dhe studime pėr historinė dhe letėrsinė shqiptare.

KZ: Po me Prof. Safete Juka jeni takuar?
Prof. Prifti: Me Prof. S. Juka u takova nė Konferencėn Ndėrkombtare pėr Kosovėn ("International Conference on Kosova"), qė u mbajt nė City University of New York, mė 6 nėntor 1982. Ajo bėri studime origjinale pėr tė sqaruar problemin e Kosovės para opinionit publik ndėrkombėtar. Mė vonė unė botova njė recensim tė librit tė saj, The Albanians in Yugoslavia in Light of Historical Documents.

Mund tė them se kam pėrfituar shumė nga intelektualėt e diasporės shqiptare nė Amerikė. Marrėdhėniet e ngushta me ta kanė qėnė ndihmė e frymėzim pėr mua.

KZ: Cfare kujtoni nga Penn State University?
Prof. Prifti: Kujtimet e mia pėr Penn State University janė mjaft tė lashta , pas gati 60 vjetėve, qėkur u diplomova nė degėn "Arts & Letters" mė 1949. Njė nga kujtimet mė tė bukura ėshtė ai i peisazhit rreth e pėrqark "kampusit", qė ėshtė shumė tėrheqės me panorama madhėshtore tė natyrės, dhe me njė mjedis ekologjik tė pastėr. Mė kujtohet gjithashtu se universiteti ishte shumė i fortė nga ana sportive, sidomos me ekipin e futbollit. Por mbi tė gjitha, unė ruaj kujtime tė veēanta pėr profesorėt e mi, jo vetėm si pedagogė, por edhe si njerėz, si individė me tiparet e ndryshme tė karakterit qė kishin.

Ka tė ngjarė qė unė tė kem qėnė i pari shqiptar qė u regjistrova dhe u diplomova nga Penn State. Sidoqoftė, pėr ata qė nuk e dinė, dėshiroj tė vė nė dukje se sot gjendet atje njė zonjushe shqiptare e quajtur Valbona, bija e Qemal Zylos me banesė nė New York. Valbona jep mėsime si profesore, dhe njėkohėsisht ndjek studimet pėr doktoraturėn. Domethėnė, ajo ka shkuar nja dy-tre hapa mė larg se unė, kur isha student nė Penn State.

KZ: Ju jeni autor i shume librave, cilin keni me shume per zemer?
Prof. Prifti: Nė tė vėrtetė, unė kam pėr zemėr tre nga librat qė kam botuar, por pėr arsye tė ndryshme: Socialist Albania Since 1944 (1978), sepse ky ėshtė libri im i parė; Confrontation in Kosova: The Albanian-Serb Struggle, 1969-1999 (1999), sepse ky ka tė bėjė me njė ēėshtje jetike pėr kombin shqiptar; pra, me pėrpjekjet e shqiptarėve tė Kosovės pėr tė fituar lirinė dhe pavarėsinė e tyre nga Serbia; dhe libri i tretė, Mozaik shqiptar (2003), nga qė ky ėshtė i vetmi libėr qė kam botuar nė gjuhėn amtare, dhe si i tillė zė njė vend tė veēantė nė krijimtarinė time.

KZ: Nė vitin 1978 keni publikuar librin Socialist Albania Since 1944 (Shqipėria Socialiste qė nga viti 1944). Si u prit nga publiku amerikan? Keni informacion se si reagoi shteti shqiptar?
Prof. Prifti: Ky libėr u prit mirė si nga lexuesit e thjeshtė, ashtu dhe nga specialistėt apo ekspertėt nė lėmin e shkencės politike. Reagimet ishin pozitive pothuaj pa pėrjashtim. Arsyeja kryesore ishte se deri atėhere, librat qė ishin botuar pėr Shqipėrinė Socialiste, si nga tė huajt ashtu dhe nga shqiptarėt, nuk mbanin qėndrim vėrtet shkencor. Nė pėrgjithėsi, ata mbanin qėndrim tė prerė, ose nė favor, ose kundėr Shqipėrisė komuniste; pra ishin tė njėanshėm, dhe kjo u ra nė sy lexuesve dhe recensistėve amerikanė. Ndėrsa nė librin tim, unė u pėrpoqa tė nxirja nė shesh si anėt pozitive, ashtu dhe anėt negative tė regjimit tė Enver Hoxhės. Dhe pikėrisht ky qėndrim asnjanas, neutral si me thėnė, tėrhoqi vėmendjen e lexuesve. Si pasojė, mė tė shumtėt e komplimentave qė mora nga lexuesit, bėnin fjalė pikėrisht pėr kėtė aspekt tė librit.

Nga ana tjetėr, qėndrimi im objektiv nuk u prit mirė nga shteti i kuq shqiptar. Tirana zyrtare u zemėrua kur pa se libri im kishte kritika ndaj regjimit. Ata donin vetėm lėvdata pėr sistemin e tyre, dhe njė vėrejtje negative mjaftonte qė tė hyje nė listėn e kundėrshtarėve ose njerėzve tė dyshimtė, nga kendvėshtrimi i regjimit.

KZ: Nė vitin 1969 ju keni shkruar studimin Kosovo in Ferment (Kosova nė tronditje). Si u prit ai studim nga Perėndimi dhe nga Diaspora shqiptare?
Prof. Prifti: Pėrgjigjja ėshtė "shumė mirė". Ai ishte studimi im i parė serioz nė botėn akademike, dhe pati jehonė ndėr shtresat intelektuale tė Amerikės. Nė atė kohė unė punoja nė Institutin Teknologjik tė Masaēusets (M.I.T.). Me botimin e monografisė, fillova tė njihesha nėpėr universitetet dhe qendrat shkencore tė vendit qė interesoheshin pėr problemin e Kosovės dhe pėr Shqipėrinė.

Monografia u prit mirė dhe nga Diaspora shqiptare. Ai shėnoi fillimin e njohjes sime dalėngadalė me intelektualėt shqiptarė mė tė dėgjuar nė Amerikė. Ishte pikėnisja e njė faze tė re pėr mua si shkrimtar dhe si studiues nė fushėn e studimeve shqiptare.

KZ: Libri juaj i fundit qė lexova nė Amazon.com ka qėnė Unfinished Portrait of a Country. Si e keni pasqyruar kulturėn shqiptare nė kėtė libėr?
Prof. Prifti: Unė mendoj se kultura shqiptare paraqitet mjaft e pasur nė kėtė libėr. Nė tė vėrtetė, pjesa mė e madhe e lėndės sė librit i pėrket kulturės shqiptare. Ajo pasqyrohet aty me shkrime pėr figurėn e Nolit, midis tyre dhe intervista qė mora nga ai kur isha redaktor i Diellit. Aty ka njė seksion tė tėrė me studime dhe kritika letrare, pėrfshirė dhe njė pėrmbledhje tė historisė sė letėrsisė shqiptare. Mandej, ka disa recensione librash qė kanė pėr temė kulturėn shqiptare, si dhe material pėr besimet popullore tė arbėreshėve dhe botėn para-kristiane tė ilirėve.

Por ndofta lėnda mė e pasur e librit nė lėmin e kulturės janė pėrkthimet nė anglisht nga poezia dhe proza shqipe, pėrkthime kėta qė janė botuar faqe-pėr-faqe me tekstet origjinalė. Ėshtė fjala pėr poema tė Naim Frashėrit, Nėnė Terezės, etj., dhe pjesė nga proza klasike e letėrsisė shqipe.

KZ: Kur dhe pse e keni perkthyer vjershen e Vaso Pashes "O moj Shqypni"?
Prof. Prifti: Vjershėn e Vaso Pashės e pėrktheva nė vitin 1980. E pėrktheva sepse ajo ka vlera tė shquara historike dhe letrare. Ajo u hartua dhe u botua mė 1878; pra, nė vitin qė u themelua Lidhja e Prizrenit, pikėnisja e lėvizjes pėr pavarėsinė e Shqipėrisė nga Turqia.

Veē kėsaj, vjersha ėshtė ndėrtuar bukur, si njė dramė e vogėl me disa akte, dhe duke e lexuar tė prek dhe tė frymėzon, sidomos pėrfundimi qė ka karakterin e njė vepre epike. Ajo ėshtė nga ato vjersha qė nuk harrohen.

KZ: Shoqata e Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė ka nderin qė t'ju ketė anėtar tė saj. Si ndiheni midis shkrimtarėve shqiptaro-amerikanė?
Prof. Prifti: Fare mirė. Shoqata ka mbledhur nė gjirin e saj shkrimtarė tė vjetėr e tė rinj. Mua mė kujtohet veēanėrisht konferenca e shoqatės qė u mbajt nė Dallas, Teksas mė 2005. Ajo mė dha rast tė takohesha dhe tė bisedoja me shkrimtarė tė cilėt deri atėhere unė i dija vetėm me emėr. Njohja nga afėr me ta ishte kėnaqėsi dhe nder pėr mua.

Shtoj kėtu se me themeluesin e shoqatės, z. Gjekė Marinaj, unė u njoha dhe u miqėsova mė se dhjetė vjet tė shkuar, kur ai banonte nė San Diego, dhe qė atėhere kemi mbajtur lidhje tė ngushta me njeri tjetrin.

KZ: Ēfarė mendime keni nė lidhje me disidencėn e letėrsisė shqiptare?
Prof. Prifti: Disidentėt janė pjellė e natyrshme e realitetit politik tė diktaturės nė Shqipėri. Unė kam simpati pėr disidentėt e sinqertė qė u bėnė viktima tė monizmit, dhe tash reklamojnė vuajtjet e tyre nėpėrmjet shtypit, librave dhe me mėnyra tė tjera. Ata kanė plot tė drejtė tė kėrkojnė nga shteti shqiptar qė tė marrė masat e duhura pėr tė gjykuar dhe dėnuar njerėzit qė u bėnė vegla tė diktaturės pėr tė shtypur bashkatdhetarėt e tyre tė pafajshėm.
Shkrimtarėt disidentė meritojnė jo vetėm simpatinė, por edhe solidaritetin e komunitetit shqiptar nė Amerikė, nė pėrpjekjet e tyre pėr tė bindur udhėheqėsit e Shqipėrisė se e kanė pėr detyrė tė tunden e tė shkunden pėr tė mbyllur sa mė shpejt kėtė faqe tė zezė nė historinė e kombit shqiptar.

Pėr mendimin tim, simboli i dramės sė disidentėve nė Amerikė sot ėshtė Dr. Sami Repishti, pedagog, shkrimtar dhe aktivist i respektuar nė fushėn e tė drejtave njerėzore; madje dhe viktim e regjimit monist. Puna e tij disa-vjeēare, si dhe ajo e kolegėve dhe shokėve tė tij, pėr rigjenerimin shpirtėror tė shtetit dhe shoqėrisė shqiptare, meriton pėrkrahjen e plotė tė diasporės sonė. Zgjidhja me nder e drejtėsi i kėtij problemi, si rezultat i angazhimit tė shqiptarėve tė Amerikės, do tė jetė njė fitore e shkėlqyer pėr ta, si dhe njė fitore historike pėr Shqipėrinė.

KZ: Ju falemnderit pėr intervistėn!

Intervistoi: Keze (Kozeta) Zylo

San Diego, Kalifornia
Dhjetor, 2007

Intervistoi Keze (Kozeta) Zylo
Botoi gazeta "Illyria"


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.