Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ethet, thone, na shpetojne nga pleshtat dhe fatkeqesia nga miqte.
--- Toulet

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 142 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Shendeti :: A na bėn mirė ēokollata pėr shėndetin?
Postuar nga: Albo

Shendeti Ēokollata, efektet pėr shendetin e fėmijėve dhe te rriturve

Sot ēokollata llogaritet si ushqim luksoz me te cilin duhet te keni kujdes pasi shkakton migrene dhe shendoshje. Pėr disa mjeke, kjo mbetet e diskutueshme, por sipas disa hulumtimeve tė reja shkencore ėshtė vėrtetuar se ēokollata ose kakaoja, nėse konsumohen ne sasi te kufizuara, janė te dobishme pėr organizmin dhe ndihmojne ne mosshfaqjen e semundjeve te zemrės, kancerit dhe disa semundjeve te tjera.

Perberja nutritive

Perberja nutritive e ēokollates ndryshon ne varėsi te recetes. Ne pėrgjithėsi, ēokollata pėrmban kėto lende ushqyese: proteina, te cilat janė te nevojshme pėr rigjenerimin e qelizave; yndyrna, kryesisht yndyrna te ngopura deri ne masen 50 pėr qind; Vitamine E, vitamine liposolubile, e nevojshme pėr membranen e qelizes;
Kalcium; fosfor dhe magnezium; minerale esenciale pėr kockat dhe dhembet; hekur, i nevojshem pėr formimin e hemoglobines; kafeine, stimuluese e sistemit nervor;
baker, i cili ndihmon ne metabolizmin e hekurit, formimin e melanines (ne lekure dhe floke) dhe funksionin e sistemit nervor qendror; fitokemikaliet,(siē janė flavonidet) me ndikim antioksidues. Kokrrat e kakaos, qe janė perberja kryesore e ēokollates, permbajne me shumė se 600 fitokemikalie (lende kimike bimore), duke pėrfshirė antioksidantet qe mbrojne nga sėmundjet e zemrės dhe nga kanceri.

A shkakton ēokollata migrene?

Me migrene nenkuptohen kriza te renda te dhembjeve te kokės te shkaktuara nga spazma e arterieve te trurit. Kėto kriza mund te shkaktohen nga faktore te shumte, midis te cileve shpesh pėrmendet edhe ēokollata. Megjithatė, nuk ka deshmi te sigurta pėr kėtė, sepse te shumica e te semureve qe shkojnė deri te kriza ne te njėjtėn kohe ėshtė e nevojshme edhe prezenca e faktoreve te tjerė, siē janė stresi, lodhja, shqetėsimi etj dhe disbalanci hormonal. Po kėshtu, ne kėtė semundje mund te ndikojne edhe disa ushqime dhe uria.

A shkakton ēokollata akne dhe puērra?

Besohet qe disa ushqime mund te sjellin probleme deri te keqesimi i akneve, mes te cilave shpesh akuzohet ēokollata. Por pėr kėtė nuk ka deshmi. Sipas hulumtimeve tė reja, te ēokollata nuk janė identifikuar perberje qe do tė shkaktonin akne apo keqesim tė tyre. Megjithatė, besohet se indeksi glikemik i lartė, i kombinuar me konsumimin e madh te sheqernave te rafinuara te ēokollata, mund te jetė ne relacion me shfaqjen e puērrave.

A shkakton ēokollata shendoshje?

Nėse dikush ha rregullisht ēokollate me shumė sesa janė nevojat e tij, teprica e kalorive qe ka ēokollata do tė kaloje ne formėn e yndyrnave. Ēokollata ka vlerė te madhe energjetike, qe do tė thotė se pėrmban me shumė kiloxhula ne raport me masen e saj, perafersisht 2200 kiloxhula ne 100 gr. Nėse rregullisht konsumohet ushqim energjetik i pasur, kjo ėshtė sigurisht mėnyra me e shpejte qe te fitohet peshe. Ne fakt, fajtori pėr kėtė nuk ėshtė vetėm ēokollata dhe ushqimet specifike, por ngrenia e tepert ne teresi. Sipas mjekeve, ėshtė e sigurt se nėse dikush ushqehet shėndoshė, mund te haje dhe ēokollate ne sasi te kufizuar, duke mos u trembur se do tė shtoje ne peshe. Pėr shembull, kuzhina tradicionale meksikane e perdor ēokollaten e erret ne receta me mish te kripur dhe me zarzavate. Ēokollata e konsumuar ne mėnyrė te tillė ka vlerė me te vogėl energjetike, pasi ėshtė e holluar me ushqime me energji te ulet.

A mund te konsumojne diabetiket ēokollate?

Diabetiket mund te konsumojne sasi te vogla te ēokollates pasi nuk ka efekte te dėmshme mbi kontrollin e glikemise.

A e rrit ēokollata kolesterolin ne gjak?

Ēokollata mesatarisht pėrmban 50 pėr qind yndyrna. Ėshtė e njohur qe pas konsumimit te njė ushqimi, i cili ėshtė i pasur me yndyrna te ngopura, rritet kolesteroli ne gjak. Tė ēokollata lloji kryesor i yndyrnave te ngopura ėshtė acidi stearik. Ky lloj acidi nuk ndikon ne sasine e kolesterolit ne gjak. Kjo do tė thotė se ata qe duan te zvogelojne marrjen e yndyrnave te ngopura, pėr te normalizuar kolesterolin mund te konsumojne lirisht ēokollate por ne sasi te vogla.

Mbrojtja nga sėmundjet e zemrės dhe kanceri

Kokrrat e kakaos permbajne antioksidante, te cilėt kanė rol ne prevencen e disa semundjeve. Substancat, te quajtura ketehine, e zmadhojne rezistencen ndaj semundjeve degjenerative, siē ėshtė kanceri dhe sėmundjet e zemrės. Katehinet gjithashtu gjenden edhe te pemėt dhe perimet, por organizmi ka nevojė edhe pėr katehine te llojeve tė ndryshme, siē janė ato qe gjenden te ēaji dhe ēokollata. Ne krahasim me ēajin, pėrmbajtja e antioksidanteve te ēokollata ėshtė me e madhe. Ēokollata, veēanerisht ēokollata e erret, ėshtė burim i shkelqyeshem i katehineve. Ekzistojne deshmi se kakaoja ndihmon ne prevenimin e oksidimit te kolesterolit ne gjak dhe zvogelon tendencen pėr ngjizjen e gjakut (tromboza). Megjithatė, qe te thuhet se a ndikon kakaoja te zemra, nevojiten me shumė deshmi. Ne pėrgjithėsi, bazuar ne hulumtimet e deritanishme, nuk ėshtė vėrtetuar ndikimi i antioksidanteve ne prevencen e semundjeve te zemrės.

Kakaoja kundrejt ēokollates

Nėse doni ta zmadhoni konsumimin e antioksidanteve dhe njekohesisht konsumimi i kalorive ne teresi te jetė i ulur, provoni te pini kakao nė vend qe te hani ēokollate, pasi pėrmbajtja e yndyrnave te kakaoja ėshtė me e ulet. Ēaji gjithashtu pėrmban katehine (edhe pse jo aq shumė sa kakaoja dhe ēokollata), por nuk pėrmban yndyrna. Pėr kėtė arsye, ēokollaten nuk mund ta cilesojme si ushqim te shėndoshė, sepse ajo pėrmban dhe komponente te tjerė, te cilėt potencialisht janė te padeshiruara nėse konsumohen ne sasi te mėdha. Nga ana tjetėr, njerėzitė qe konsumojne ne sasi te kufizuar ēokollaten, nuk duhet te ndihen fajtore pėr kėtė gjė.

Kafeja dhe te mirat e saj

Pėr shqiptarėt, ashtu si dhe pėr miliona njerėz ne botė, kafeja ėshtė pija me e preferuar e mengjesit. Por cilat janė efektet e saj ne shendetin e njeriut jo te gjithė i dinė. Lajme te mira shkencore kanė mberritur nga Italia pėr ata miliona njerėz ne botė qe pine ēdo ditė kafe. Ajo madje keshillohet si njė terapi e mirė edhe pėr njė sėrė semundjesh, perfshi atė te zemrės. Por, mos u ēudisni, kafeja rekomandohet edhe pėr fėmijėt. Kafeja nuk ėshtė e keshillueshme pėr gratė shtatzena dhe pėr personat qe vuajne nga ulcera ne stomak. Ne Milano, kafeja, thotė njeri prej dietologeve me te njohur te Italise, ju bėn mirė juve dhe fėmijėve. Filxhani i mengjesit i ekspresit, qe bėhet ne kuzhinen e shtepise ose pihet shpejt e shpejt ne njė kafene gjatė rrugės pėr ne pune, ėshtė njė rutine e pėrditshme pėr miliona italiane. Por ka shumė vite qe informacionet pėr mėnyrėn e tyre me te preferuar pėr te filluar ditėn janė negative. Pėr shembull, njė nga lajmet me te fundit ishte qe mjeket i kishin thėnė kryeministrit britanik Toni Bler te pinte mė pak kafe. Ndėrsa tani duket se batica po ulet. “Harrojini njoftimet frikesuese!”, - thotė dietologia Chiara Trombeti, e institutit “Humanitas Gavazeni” ne periferi te Milanos. Sipas saj, ka arsye te shendosha shkencore pėr ta gezuar ekspresin e mengjesit pa u shqetėsuar pėr pasojat negative ndaj shendetit. “Kafeja mund t’ju beje mirė dhe sa me e fortė te jetė, aq me e mirė ėshtė”, - thotė dietologia. Pėr kėtė arsye, ajo rekomandon njė ekspres nė vend te njė neskafeje te pėrgatitur vete.

Tė dhėna shkencore

Kafeja pėrmban tanine dhe antioksidante, qe kanė efekte pozitive pėr zemren dhe arteriet. Gjithashtu, sipas dietologes italiane, kafeja mund te te lehtesoje dhembjet e kokės. Ajo keshillohet pėr melēine dhe mund te ndihmoje ne parandalimin e cerozes dhe gureve ne veshka. Kafeina ne kafe mund te zvogeloje rrezikun e krizave te astmes dhe ndihmon ne pėrmirėsimin e qarkullimit brenda zemrės. Nuk mund ta mohosh se kafeja nuk ėshtė e mirė pėr te gjithė. Nėse pini me shumė se ē’duhet, mund t’ju beje nervoz, shkakton shpejtim te rrahjeve te zemrės dhe dridhje te duarve. Grate shtatzena, te semuret me zemėr dhe ata qe vuajne nga ulcera ne stomak, keshillohen ta shmangin kafene. Dr. Trombeti thotė: “Asnje nuk duhet te pije me shumė se 3-4 filxhane kafe ne ditė”. Shumė prinder mund te tmerrohen nga keshillat e kafese pėr fėmijėt, por dr. Trombeti kembengul me force se njė filxhan qumėsht me kafe mund te jetė njė fillim ideal pėr brezin tjetėr te te apasionuarve pas kafese, sidomos pėr fėmijėt gjumashe, sepse kafeja nxit trurin e tyre para njė ditė qe shpesh zgjat nga ora 08.30 e mengjesit deri ne 04.30 mbasdite.

Kafeja ndikon mirė pėr:
Zemren e arteriet
Dhembjet e kokės
Melēine
Cerozen
Guret ne veshka
Astmen

Autoria: Jonida Tashi

Kortezi e Albania


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.