Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qė thotė "unė jam unė", ai hup gjithkun
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 94 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Hil Mosi
Nė 16 prill 1917 Komisia Letrare nė Shkodėr hapi Bibliotekėn e saj me drejtues atdhetarin Hil Mosi. Qėllimi i kėsaj biblioteke ishte pėrhapja e gjuhės shqipe dhe ndihma pėr zgjidhjen e problemeve tė shqipes, veēanėrisht pas Kongresit tė Manastirit.

Peter Apian
Nė 16 prill 1495 u lind astronomi dhe kartografi gjerman Peter Apian, i cili propozoi njė metodė tė re pėr pėrcaktimin e gjatėsive gjeografike, qė u quajt " Gjatėsia hėnore ", dhe pėr herė tė parė botoi hartat e Botės nė njė projeksion oval.

Anatol Frans
Nė 16 prill 1844 u lind Anatol Frans, shkrimtar i madh francez, njė nga penat mė tė fuqishme letrare tė fundit te shekullit tė 19 dhe fillimit te shekullit tė 20, autor i veprave-kryevepra " Krimi i Silvestėr Bonarit ", " Ishulli i pinguinėve ", " Histori bashkėkohore ", " Perėnditė kane etje ", etj. Vdiq nė vitin 1924.

Charlie Chaplin
Nė 16 prill 1889 u lind nė Ist Lejn tė Londrės aktori komik mė i madh i kohėrave -Ēarli Ēaplin, artisti qė krijoi personazhin e pavdekshėm tė Sharlotit dhe realizoi filmat e mrekullueshėm " Dritat e qytetit ", " Diktatori i madh ", " Emigranti ", " Njė mbret nė Nju-Jork ", e shumė tė tjerė, ku ishte edhe aktor, edhe regjisor, edhe skenarist, edhe kompozitor e grimier. Ēaplini i madh mbylli sytė nė vitin 1977 .
Histori :: Jeta dhe vdekja e Isa Boletinit
Postuar nga: Albo

Histori Quhej Isa Boletini, i njėjti shqiptar nga Mitrovica, qė u shfaq nė njė nga faqet mė tė ndritura tė kombit tonė si krahu i djathtė i Ismail Qemal Vlorės. Ndėrsa ngjarja, e njohur mbase nga vetėm njė numėr i kufizuar tė interesuarish, ka nė qendėr pikėrisht ekzekutimin e tij mė 23 janar tė vitit 1916, saktėsisht 92 vite mė parė, nė Podgoricė, tashmė kryeqytet i Malit tė Zi. Bėhet fjalė mbase pėr njė sekuencė, sė cilės fare pak i afrohen versione tė ngjashme tė historisė botėrore, qofshin tė hiperbolizuara nga fantazistė. Ja skena e papėrsėritshme: "I futur nė kurth, Isa Boletini qėllohet nga tė gjitha anėt me plumba, por nuk bie teksa arrin tė qėllojė deri nė fund mbi ekzekutorėt e vet. I bėrė sallatė nga predhat, ai nuk shtrihet, nuk nxjerr zė, nuk dridhet, nuk bėn asnjė hap pas, si tė ishte prej shkėmbi. Dikur plagėt e rrėzojnė nė gjunjė, por sėrish ai arrin tė mbajė armėn nė duar duke qėlluar... Dhe nė momentin qė dora e djathtė i copėtohet, e kalon revolen nė tė majtėn...".

Prologu i vrasjes

Vrasėsit e njeriut mė tė fortė nė krah tė Ismail Qemalit, njeriut qė shpalli Shqipėrinė tė pavarur, ishin xhandarėt malazezė tė urdhėruar nga qeveria e kėtij vendi, kurse ata qė e prenė nė besė ishin disa diplomatė francezė. Ishte janar i vitit 1916, pikėrisht koha kur trupat austriake pushtonin Malin e Zi, pothuaj pa hasur nė asnjė rezistencė. Porse qeveritarėt e Malit tė Zi, pa u turpėruar nga ky pushtim, pa u turpėruar prej faktit se nuk rezistuan deri nė fund, u kujdesėn gjithsesi tė hiqnin qafe armikun e hershėm, shqiptarin e tmerrshėm, Isa Boletinin, tė cilin e mbanin prej disa kohėsh tė izoluar.
Sipas rrėfimeve tė njė tė afėrmi tė Isa Boletinit, tė pasqyruara nė librin e Skėnder Luarasit "Isa Boletini", botim i vitit 1971, kthesa pėrfundimtare e jetės sė shqiptarit tė madh nis me pėrfshirjen e Kosovės nėn Jugosllavinė, sipas vendimeve tė fuqive mė tė mėdha tė Evropės nė takimin e Londrės mė 1913. Nė vitin 1915, malazezėt pushtojnė Shkodrėn dhe legjendės sė rezistencės pėr bashkim kombėtar i mbetet tė kėrkojė ndihmėn e ndėrkombėtarėve. Francezėt afrohen dhe konsulli i tyre nė Shkodėr, Bikok, i thotė Isa Boletinit dhe njerėzve tė tij qė tė shkojnė nė Ambasadėn Franceze nė Cetinė, asokohe kryeqytet i Malit tė Zi, nga ku do tė merrnin vizė pėr tė shkuar nė ndonjė vend neutral. Pikėrisht kėtu nis edhe plani pėr ekzekutimin e shqiptarit tė madh. Njerėz tė Boletinit kishin vėnė re njė lidhje tė ēuditshme tė diplomatėve francezė me ata malazezė nė Shkodėr, por kjo do u vinte nė mendje mė pas. Gjithsesi Boletini dhe shpura e tij mbėrrijnė nė Cetinė dhe mė tej bėjnė njė vizitė nė ambasadėn franceze, ku u tregohet njė telegram i paraqitur si urdhėr i ministrit tė Jashtėm francez pėr t'i nxjerrė nė njė vend neutral. Ndėrkohė, anglezėt, mė bujarė, e ftojnė Boletinin ta marrin nėn mbrojtje, por nisur nga ligjet e maleve, ai preferon "mikun qė i hapi derėn i pari". Pak orė mė pas, nė mėngjes, Isa Boletini sheh se shtėpia ku bujte ishte rrethuar me xhandarė malazezė. Shqiptarėt merren dhe dėrgohen nė Nikshiq, duke u mbajtur gjatė gjithė kohės nėn survejim.

Ekzekutimi

Thyerja e frontit malazez nga austriakėt nė tė njėjtėn periudhė kohe dėnon me vdekje pėrfundimisht Isa Boletinin. Ushtarėt malazezė e shoqėrojnė atė bashkė me njerėzit mė tė afėrt nė Danilograd dhe mė pas nė Podgoricė. Mė 23 janar 1916, nė ditėn kur malazezėt po u dorėzonin kryeqytetin pa luftė austriakėve, duket urdhri pėr vrasjen e Boletinit dhe njerėzve tė tij nuk mund tė shtyhej mė tej. Ekzekutimi i besohet njė njėsie ushtarake qė kishte pėr qėllim mbajtjen e rregullit nė qytet, deri nė dorėzimin e tij trupave austriake. Ja rrėfimi i Tafilit, nipit tė Isa Boletinit, qė i mbijetoi ngjarjes, sipas librit tė Skėnder Luarasit: "Nja 80 xhandarė kishin zėnė pritė nė tė dyja anėt e urės sė Ribnicės, karshi prefekturės, afėr kishės katolike. Unė me dy vėllezėrit, sipas lajmėrimit tė kasnecit, po ktheheshim pėr nė shtėpi, te axha (Isa), patrulla nė krye tė urės, qė po priste ardhjen e axhės, na ndali. Kur oficeri urdhėron ndalimin, xhandarėt me pushkėt gati tė qėllojnė pyesin: Kush asht Isa Boletini?! Por oficeri ndėrhyn duke u thėnė: Mos shtini, nuk ėshtė asnjė nga kėta!".
Por qė tre vėllezėrit nuk kanė mundėsi tė lajmėrojnė Boletinin pėr vendimin e malazezėve, pasi me pėrdhunė, nėn kėrcėnimin e armėve mbyllen nė njė shtėpi dhe mbahen tė bllokuar. Nė kėtė kohė Isa Boletini, vet i tetė, kishte hedhur hapat e parė nė dėrrasat e urės sė Ribnicės pa e dalluar se edhe nga pas krahėve xhandarėt e mbyllėn udhėn qė tė mos kishte asnjė mundėsi daljeje. "Njė oficer komandues u kėrkon shqiptarėve tė dorėzojnė armėt, por Isa Boletini kundėrshton: Jo besa! S'ja kam dorėzue, as Krajlit, as Mbretit. Dhe nxjerr armėn. I pari qė shtie ishte njėfarė Pero Buriqi nga Vasoviēi. Menjėherė flakė pėr flakė pėrgjigjet edhe Isa Boletini dhe tė tijtė me nga dy revolverė nė duar. Brenda disa minutave, tė rrethuar nga tė gjitha anėt nga dhjetėra xhandarė, vriten tė gjithė, Isa Boletini dhe dy tė bijtė, Halili dhe Zahidi, qė ishte student nė Vjenė, dy nipėrit, Jonuzi dhe Halili, Hajdar Selim Radisheva, kunati i Isait, djali i vėllait tė Hajdarit, Idriz Bilimi dhe Misin Bala nga Isniqi. Nga ana tjetėr mbetėn tė vrarė tetė xhandarė dhe plagosen dyfishi. Shfaqja u sodit nga disa ministra malazezė tė strehuar nė prefekturėn e qytetit", rrėfen i mbijetuari.

Sipas Gjillasit

Nuk ka ndodhur shpesh qė sllavėt tė shkruajnė me respekt pėr shqiptarėt, aq mė pak ata tė jugut. Por duket madhėshtia e Isa Boletinit i ka kaluar caqet. Millovan Gjillas, shkrimtari i njohur disident, nė veprėn e tij "Toka pa Drejtėsi", botuar nė versionin anglisht nė Nju Jork, nė vitin 1958, shkruan me respekt pėr shqiptarin nė kėtė vepėr tė tijėn, qė shumė e kanė krahasuar tė barasvlershme me "Donin e Qetė" tė Shollohovit. Ja si e sjell ai momentin e vrasjes sė Boletinit: "Beteja e Isės me ushtarėt e tij vullnetarė nuk kishte vazhduar shumė, pavarėsisht heroizmit tė rreptė tė shqiptarėve. Nga kjo goditje kishte rėnė udhėheqėsi i tyre dhe besnikėt e tij tė devotshėm. Njerėzit mė tė afėrt tė Isės ishin likuiduar dhe tė tjerėt ishin shpėrndarė nė katėr anė. Isa Boletini ishte vrarė, por kishte luftuar trimėrisht, madje pėr njė kohė tė gjatė, pavarėsisht se kishte mbetur i vetėm nė rrugė tė madhe. Ashtu, i plagosur, ishte ngritur nė gjunjė dhe sado qė nuk kishte fuqi pėr tė mbajtur pushkėn, qėllonte me revole qė tė paktėn tė vriste ndonjė prej armiqve para se tė jepte shpirt. Babai im ishte turrur me vrap drejt tij dhe shqiptari i pamposhtur e kishte kaluar revolen nė dorėn e majtė, por nuk kishte pasur kohė tė hapte zjarr. Njė ushtar e kishte vėnė nė shenjė dhe Isa kishte rėnė pėrdhe. Babai ishte afruar me vrap dhe Isa e kishte vėshtruar me sytė e mėdhenj dhe tė pėrgjakur, kishte thėnė ēka nė gjuhėn e tij amtare dhe nė atė ēast kishte dhėnė shpirt. Babai e kishte marrė mauzerin e tij tė gjatė me dorezė tė stolisur argjendi dhe e kishte ruajtur si kujtimin mė tė shtrenjtė. Pėr ēudi edhe ne fėmijėve na vinte keq dhe ndienim hidhėrim dhe kishim mbajtur zi pėr Isa Boletinin. Edhe babait i vinte keq, megji-thėse ai ishte krenar qė ishte vrarė prej grupit tė tij. Ky ishte njė pikėllim i veēantė, ishte mė tepėr njė admirim pėr njė hero sypatrembur tė Shqipėrisė, qė kishte luftuar deri nė fund nė njė fushė tė zhveshur, nė mes tė rrugės sė madhe, pa iu lutur kėrkujt dhe pa falur askėnd, ashtu drejt nė kėmbė, i pambrojtur. Admirimi pėr tė bėnte pjesė gjithashtu nė pikėllimin tonė. Nė qoftė se njė njeri duhet tė vdesė, do tė ishte mirė tė binte ashtu siē kishte rėnė Isa Boletini. U kujtoftė pėr jetė nga ata qė e panė dhe nga ata qė kanė dėgjuar pėr tė! Shumė mė vonė ne i patėm treguar babait dhe e ngacmonim pėr kėtė, se kishim lexuar qė Isa Boletini kishte vdekur nė Shkodėr. Babai nuk e pranonte njė gjė tė tillė. Por pėr tė nuk kishte aq rėndėsi nėse ky kishte qenė Isa Boletini vetė, apo ndonjė nga oficerėt e tij, kryesorja ishte se shqiptarėt qė kishin luftuar nė atė betejė dhe, sidomos prijėsi i tyre, qė nuk mund tė ishte njeri tjetėr veē Isa Boletini, ishte vrarė. Babait i kishin thėnė se ky ishte Isa. Dhe kjo mjaftonte pėr tė, fakti i rėnies sė tij ishte provuar pėr jetė tė jetėve me zjarrin e pushkėve".

Varrimi

Tė marrė nė pyetje nga autoritetet austriake, ministrat malazezė u justifikuan se kishin pasur informata se Isa Boletini do tė provokonte ngjarje pėr tė djegur dhe plaēkitur qytetin. Sipas tyre, ai ishte vrarė duke sulmuar prefekturėn nė pėrpjekje me patrullat e ushtrisė. Organizatorė tė drejtpėrdrejtė tė vrasjes ishin ministri i Luftės, gjenerali Veshoviq, i kunati i Krajl Nikollės, komandanti i Pėrgjithshėm, gjeneral Janko Vukotiqi, ministri i Punėve tė Brendshme, Plamenac, prefekti i Podgoricės, Ramadanoviēi e tė tjerė. Trupat e Isa Boletinit dhe njerėzve tė tij u vendosėn fillimisht nė njė dhomė tė prefekturės, ku u bė edhe identifikimi. Varrimi u bė nė Podgoricė dy ditė mė pas me pjesėmarrjen e mijėra shqiptarėve banorė tė zonės. Nasuf Dizdari nga Shkodra mbajti njė fjalim para se arkivoli i Boletinit tė futej nėn dhe. Gjithsesi askush nuk besonte pėr vrasjen e Boletinit, pasi nuk ishte hera e parė qė lajmet e bėnin tė vrarė. Po kėshtu nuk u besua dhe njė komunikatė zyrtare e ushtrisė austriake, qė jepte lajmin e vrasjes sė tij "gjatė njė pėrpjekjeje me malazezėt".

Nga Mitrovica nė Vlorė, biografia e njė shqiptari tė madh

Isa Boletini u lind nė 15 janar 1864 nė Boletin tė Shalės, Mitrovicė, nė kufi me Serbinė. Nė moshėn 17 vjeēare mori pjesė nė Lidhjen e Prizrenit.
Mbėshteti rilindėsit shqiptarė, veēanėrisht pėr shkollat, madje ndėrtoi shkollėn e parė nė gjuhėn shqipe pėr Boletinin e Shalės. Turqit kėrkonin shkatėrrimin e Boletinėve dhe veēanėrisht zhdukjen e Isės, pasi ata ishin kthyer nė kundėrshtarėt kryesorė tė pushtimit. Pikėrisht njė gjeneral turk, Dervish Pasha, shtypi popullin e krahinės dhe dogji kullėn e parė tė Boletinėve.
Armiqėsia ndaj serbėve nis mė 1908, kur Isa me njerėzit e vet ēarmatos bandat serbe tė komanduara nga konsulli rus i asaj kohe, tė furnizuara me armė po nga Rusia. Pas Luftės sė Parė Botėrore turqit, tė mbėshtetur nga serbėt vendas sulmuan Boletinin, por nuk ja arritėn qėllimit pasi ushtria turke thyhet. Kjo ngriti shumė reputacionin e Isa Boletinit dhe si rrjedhojė me tė u bashkuan qindra shqiptarė tė tjerė. Nė tė njėjtėn kohė ai rindėrtoi kullėn si dhe shkollėn shqipe, qė ruhen edhe sot.
Duhet thėnė se Isa Boletini ka qenė nė krye tė kryengritjeve shqiptare kundėr serbo-malazezėve, por edhe turqve, nga viti 1901 deri nė vitin 1912. Nė kėtė periudhė emri i tij u lakua e komentua shumė nė shtypin e kohės i lidhur me betejat e Cernalevės, Kaēanikut, Shkupit dhe tė Kalasė sė Mitrovicės, ku gjeti vdekjen edhe konsulli rus qė ndihmonte serbėt nė operacionet kundėr shqiptarėve.
Nė nėntor 1912, pėr ti shkuar nė krah Ismail Qemalit, Isa Boletini i ndjekur nga serbo-malazezėt e turqit, pėrmes njė moti tė ashpėr, e shkurton nė kohė rekord largėsinė nga skaji mė verior i banuar me shqiptarė, deri nė Vlorė. Kėtu ngarkohet dhe krijon Gardėn e parė tė Ushtrisė shqiptare duke vendosur rregull nė disa zona tė jugut e duke mbrojtur zonat e bregdetit nga forcat greke.
Mė 1913 shkon nė Londėr si pėrfaqėsues i Ushtrisė shqiptare. Nė muzeun historik tė Londrės gjendet njė portret i tij i titulluar: Gjenerali me qeleshe tė bardhė.
Mė 1915 vihet nė mbrojtje tė qeverisė sė Princ Vidit dhe me mbėshtetjen e kolonelit holandez Thomson, krijon xhandarmėrinė e parė shqiptare.
Mė 1916 gjendet nė Shkodėr pėr tė organizuar mbrojtjen nga malazezėt, kohė kur sajohet edhe vrasja e tij.
Vepra e Isa Boletinit ėshtė nderuar nė ēdo kohė nė gjithė Shqipėrinė etnike. Emrin e tij e mbajnė shkolla, rrugė, lagje e sheshe. Gjithashtu ka njė batalion special tė ushtrisė shqiptare, aktualisht i instaluar nė Irak, qė mban emrin e Isa Boletinit.

Autori: Ferdinand Dervishi

Kortezi e Panorama
Panorama


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.