Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Bėni si them unė, mos bėni si bėj unė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 150 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Ceshtje Kombetare :: Fjalimi i kryeministrit Thaēi nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB
Postuar nga: Albo

Ceshtje Kombetare Fjala e Kryeministrit tė Kosovės, z. Hashim Thaēi, para anėtarėve tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara

Nju Jork, 16 janar 2008

Dua t’ju falėnderoj sinqerisht qė mė dhatė mundėsinė qė tė artikuloj kėtu para jush zėrin e tė gjithė qytetarėve tė Kosovės. Kjo asamble e nderuar ka qenė vendi ku janė marrė vendime tė mėdha, qė kanė ndikuar nė stabilitetin dhe zhvillimin botėror, pėrfshirė edhe vendimet lidhur me ndarjen tragjike dhe tė dhunshme tė Jugosllavisė.

Kanė kaluar tetė vite qėkur Kėshilli i Sigurimit vendosi Kosovėn nėn administrimin tranzicional tė Kombeve tė Bashkuara. Nė emrin tim, dhe nė emėr qytetarėve tė Kosovės, tė gjithė qytetarėve, nga tė gjitha grupet etnike, dua t’ju falėnderoj pėr ndihmėn e vazhdueshme qė u keni dhėnė institucioneve tė Kosovės dhe procesit tė ndėrtimit tė demokracisė nė shoqėrinė tonė. Ne dolėm nga njė luftė e gjatė dhe e tmerrshme, dhe falė jush, ne kemi bėrė hapa tė mėdhenj drejt ndėrtimit tė njė shoqėrie mė stabile, mė demokratike dhe multietnike.

Nė veēanti, dua tė falėnderoj z. Joakim Ryker dhe tė gjithė zyrtarėt e UNMIK-ut tė cilėt kanė punuar me ne tani e mė shumė se tetė vjet. Ne, sė bashku jemi ballafaquar me shumė vėshtirėsi dhe pengesa, por kemi arritur edhe suksese tė pėrbashkėta.

Raporti i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė pėr Kosovėn dokumenton progresin real qė kemi arritur dhe punėt qė mbesin pėr t’u bėrė. Zhvillimet demokratike nė Kosovė bėnė edhe njė hap pėrpara vitin qė lamė pas. Ne patėm zgjedhje tė lira dhe multietnike dhe njė transferim paqėsor tė autoritetit. Nė fakt, qė nga viti 1999, ne kemi mbajtur pesė palė zgjedhje tė lira dhe demokratike, zgjedhje kėto model pėr rajonin. Kemi ndėrtuar institucione demokratike, profesionale dhe shumė etnike. Nė kėtė rrugėtim ne kemi pasur mbėshtetjen e vazhdueshme tė UNMIK-ut dhe institucioneve tjera tė respektuara ndėrkombėtare, si: BE-sė, OSBE-sė, NATO-s, etj, dhe nė emėr tė qytetarėve tė Kosovės dua t’ju shprehė mirėnjohjen time tė thellė.

Natyrisht, qė nė zhvillimin dhe operacionalizimin e institucioneve tona, ne jemi ballafaquar me shumė sfida. Siē raportoi edhe Sekretari i Pėrgjithshėm, mbetet ende shumė punė pėr t’u bėrė nė mbrojtjen e tė drejtave, kulturės dhe sigurimin e minoriteteve etnike. Fatkeqėsisht, lufta e fundit nė Kosovė la prapa njė trashėgimi mosbesimi dhe jotolerance etnike. Si pjesėtar i shumicės nė Kosovė, unė jam i vetėdijshėm pėr pėrgjegjėsinė e veēantė qė kemi ne si shqiptarė tė Kosovės nė tejkalimin e kėsaj trashėgimie dhe nė krijimin e njė ambienti ku secili qytetar i Kosovės do tė ndihej i mirėseardhur.

Nė ditėt e mia tė para si kryeministėr, unė kam ndėrmarrė hapa drejt afrimit me komunitetet joshqiptare. Me mburrje them para jush se unė tashmė kam emėruar dy bashkėqytetarė tė mi serbė dhe njė turk si ministra nė qeverinė time. Unė kam vendosur qė, nė kuadėr tė zyrės sime, tė hapė njė zyrė tė veēantė pėr komunitetet, me pėrgjegjėsi tė veēantė pėr ēėshtjen e pronave. Unė jam i pėrkushtuar qė tė gjejė mėnyra tė reja komunikimi me qytetarėt serbė dhe komunitetet tjera. Minoritarėt nė Kosovė nuk janė barrė, apo rast i veēantė nė shoqėrinė tonė; ata janė pjesė e zemrės sė shoqėrisė sonė, dhe prezenca e tyre mes nesh e rritė dhe pasuron shoqėrinė, kulturėn dhe vendin tonė.

Integrimi i tė gjitha komuniteteve etnike nė shoqėrinė tonė dhe nė jetėn tonė politike ka qenė i vėshtirė dhe ėshtė ballafaquar me shumė sfida tė veēanta. Pėr shembull, ėshtė pėr tė ardhur keq vendimi i Beogradit pėr inkurajimin e serbėve tė Kosovės qė tė mos marrin pjesė nė zgjedhjet e fundit nė Kosovė. Ne besojmė qė tė gjithė qytetarėt mund tė avokojnė interesat e tyre nė kuadėr tė institucioneve, qė i kemi ndėrtuar me udhėzimet e Kombeve tė Bashkuara.

Sidoqoftė, ne jemi tė vetėdijshėm qė integrimi i plotė i komuniteteve joshqiptare nė shoqėrinė tonė kėrkon mė shumė se vetėm fjalė tė mira pėr pajtimin. Edhe qeveria ime, edhe qeveria e paraardhėsit tim, kanė treguar pėrkushtimin dhe zotimin e tyre nė pėrmirėsimin real dhe konkret tė jetės sė pėrditshme tė minoriteteve tona.

Mė lejoni t’ju jap ca shembuj. Tani ne kemi rritur intensitetin e punės nė respektimin e tė drejtave pronėsore tė tė gjithė qytetarėve tanė, pėrfshirė kėtu shtyrjen e padive nė rastet e pronave tė uzurpuara. Ne ofrojmė qasje tė shėrbimeve tona qeveritare nė shumė gjuhė. Ne po synojmė qė tė mbajmė pėrfshirjen e lartė tė minoriteteve nė Shėrbimin Policor tė Kosovės. Ne po mbrojmė trashėgiminė kulturore dhe fetare tė komuniteteve joshqiptare, pėrmes krijimit tė zonave tė mbrojtura pėrreth objekteve fetare, dhe pėrmes riparimit tė dėmeve qė u janė bėrė kishave. Ne po vazhdojmė pėrndjekjen e pakompromis ndaj atyre qė kanė kryer krime etnike. Ne po financojmė projekte qė facilitojnė kthimin e personave tė zhvendosur dhe po mundohemi qė ta themi sa mė qartė dhe sa mė zėshėm qė minoritetet kanė jetė dhe tė ardhme nė Kosovė. Dhe nė fund, ne po pėrgatisim njė plan pėr decentralizimin e pushtetit lokal, pėrfshirė kėtu krijimin e komunave tė reja dhe fuqizimin e mėtutjeshėm tė komuniteteve.

Ju lutem mos e nėnvlerėsoni madhėsinė e kėtyre sfidave, posaēėrisht kaq shpejt pas njė lufte tė tmerrshme, e cila ndau dhe i vuri etnitetet tona kundėr njėra tjetrės. Sidoqoftė, unė zotohem sot para jush, se Qeveria e Kosovės do tė pėrfaqėsojė tė gjithė qytetarėt e saj. Unė zotohem para jush se do tė punoj me pėrkushtimin dhe vendosmėrinė mė tė madhe pėr pėrfshirjen e komuniteteve joshqiptare nė shoqėrinė dhe institucionet tona. Unė zotohem se do ta bėjmė Kosovėn njė vend tė dėshirueshėm pėr tė jetuar, duke ndėrmarrė veprime afirmative pėr pakicat tona, posaēėrisht pėr komunitetin serb.

Kosova ėshtė shtėpi e tė gjithė qytetarėve tė saj, qofshin ata shqiptarė, serbė, boshnjakė, turq apo romė. Unė zotohem se do tė punoj pareshtur qė komunitetet pakicė tė kenė tė drejta tė barabarta me ligj, mundėsi tė barabarta nė shoqėrinė tonė, dhe vėmendjen e posaēme tė qeverisė sime. Unė do tė punoj qė tė kemi raporte tė mira fqinjėsore me Serbinė, vend ky me tė cilin duhet tė mėsohemi tė zhvillojmė mėnyra mė tė mira tė komunikimit dhe bashkėpunimit nė fushat e interesave tė pėrbashkėta.


Shkelqėsi tė nderuara,

Ne tani e dimė qė paqja e vėrtetė nuk ėshtė vetėm mungesa e konfliktit, por ngadhėnjimi i lirisė dhe vlerave demokratike. Kombet e Bashkuara mund tė krenohen me Kosovėn.

Ne tani kėrkojmė tė shkojmė njė hap mė tutje nė zhvillimin tonė politik dhe shoqėror, duke marrė mė shumė pronėsi mbi tė ardhmen tonė. Ne riafirmojmė dėshirėn tonė qė tė ecim pėrpara bazuar nė planin e tė dėrguarit tė posaqėm tė OKB-sė pėr Kosovėn Presidentit Marti Ahtisari. Plani I tij na ofron mundėsi qė ta bėjmė Kosovėn vend mė demokratik, njė shoqėri multietnike tė integruar plotėsisht nė strukturat evropiane. Rekomandimi I tij pėr pavarėsi tė mbikėqyrur pėr Kosovėn njeh faktin qė shpėrbėrja tragjike, e dhunshme dhe jo konsensuale e Jugosllavisė nė njėrėn anė , dhe nė anėn tjetėr spastrimi etnik dhe periudha e administrimit ndėrkombėtar e kanė pamundėsuar qė Kosova dhe Serbia tė jetojnė nė njė shtet. Dokumenti i Ahtisarit ofron edhe njė plan tė detajuar pėr garantimin e sigurisė dhe tė drejtave tė minoriteteve nė Kosovė, plan tė cilin ne jemi tė zotuar qė ta implementojmė plotėsisht.

Me respektin pėr z. Tadiq, dy vjetėt e fundit tė pėrshkuara nga dėshtimet e njėpasnjėshme tė negociatave konfirmojnė qė Serbia dhe Kosova nuk do tė mund tė pajtohen kurrė pėr njė bashkim mes tyre.

Nė emėr tė popullit tė Kosovės, dua tė shpreh mirėnjohjen time pėr Bashkimin Evropian nė pėrkushtimin e tyre pėr tė luajtur rol ndihmues, posaēėrisht nė zhvillimin dhe ndėrtimin e policisė dhe nė fushėn e sistemit tė drejtėsisė, nė fazat fillestare tė sovranitetit tė Kosovės. Sė bashku me misionin e ri ndėrkombėtar nė Prishtinė, ne do tė ndėrtojmė njė shoqėri ku tė drejtat e komuniteteve pakicė janė jo vetėm tė garantuara me akte ligjore, por janė zotim nė tė gjitha veprimet e qeverisė dhe shoqėrisė. Ne po ashtu mirėpresim zotimin e NATO-s pėr ta vazhduar misionin e tyre nė ofrimin e njė ambienti tė qetė dhe tė sigurt.

I nderuari President,
Shkelqėsi te nderuara,

Ne besojmė qė ka ardhur koha tė zgjidhim problemin e fundit tė madh tė mbetur nga shpėrbėrja e Jugosllavisė. Unė e kuptoj qė jo tė gjithė anėtarėt e Kėshillit tė Sigurimit mbėshtesin implementimin e rekomandimeve tė tė dėrguarit tė posaēėm tė OKB-sė pėr statusin , z. Ahtisari, nė veēanti jam i vetėdijshėm pėr rezistencėn ndaj rekomandimin pėr pavarsinė e Kosovės. Sidoqoftė, unė besoj qė pavarėsisht nga zhvillimet nė fushėn e definimit tė statusit politik, tė gjithė anėtarėt e Kėshillit do tė mbėshtesin punėn tonė nė konsolidimin e demokracisė, nė promovimin e multietnicitetit dhe nė ndėrtimin e njė rajoni mė tė pėrparuar dhe mė tė sigurt pėr tė gjithė.

Unė jam kėtu jo vetėm pėr tė folur, por edhe pėr tė dėgjuar.
Faleminderit sinqerisht pėr vėmendjen tuaj!



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.