Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kur i ben mire te varfrit, zere se i ke dhene borxh perendise.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 148 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Politike :: Kuveni i Kosovės mandaton kryeministėr Thaēin, rizgjedh president Sejdiun
Postuar nga: Albo

Politike Hashim Thaēi zgjidhet Kryeministėr i Kosovės

Kryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės dhe ish udhėheqėsi politik i ish Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės Hashim Thaēi, nga sot ėshtė kryeministėr i vendit. Kabineti i tij qeverisės i pėrbėrė nga Partia e tij, Lidhja Demokratike e Kosovės dhe tre ministra tė pakicave kombėtare u votuan nė orėt e mbrėmjes nė Parlamentin e ri tė Kosovės.

Partia e zotit Thaēi, fituese e zgjedhjeve tė 17 nėntorit, do tė ketė shtatė ministri, ndėrsa pesė tė tjera i mbeten Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Tetėdhjetė e pesė deputetė votuan pėr, 22 ishin kundėr ndėrsa katėr prej tyre ishin tė pėrmbajtur. Nė mesin e tė pėrmbajturve kishte edhe anėtarė tė partnerėve tė koalicionit.

Tridhjetenėntėvjeēari Hashim Thaēi do tė drejtojė koalicionin e ri qeverisės i cili do tė pėrballet me sfidėn themelore tė vendimit pėr statusin politik tė Kosovės. Duke folur para Zoti Thaēi u zotua pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės nė njė afat tė shkurtėr por nė bashkėrendim me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Duke ju drejtuar bartėsve tė institucioneve ai tha se para tyre ndodhen sfida tė mėdha.

“Unė pres bashkėpunim tė ngushtė me ju nė mandatin tonė 4-5 vjecar nė periudhėn kritike qė do tė ketė kjo qeveri nė pėrpjekjet e saj pėr tė vėnė Kosovėn nė epokėn e re tė lirisė, pavarėsisė, zhvillimit dhe rendit demokratik”, tha kryeministri Thaēi.

Por, shpallja e pavarėsisė nuk mund tė pritet para zgjedhjeve presidenciale nė Serbi tė caktuara pėr 20 janar, pėrkatėsisht 3 shkurt tė kėtij viti. Beogradi i mbėshtetur edhe nga Rusia kundėrshton ēdo mundėsi tė pavarėsimit tė Kosovės, si dhe vendosjen e njė misioni tė ri tė Bashkimit Evropian qė do tė zėvendėsojė Misionin e Kombeve tė Bashkuara.

Pėrfaqėsuesit politikė tė serbėve tė Kosovės kanė paralajmėruar se do tė ndėrmarrin veprime kundėrshtuese ndaj pavarėsisė sė mundshme tė Kosovės, posaēėrisht nė veriun e saj. Zoti Thaēi tha sonte se Kosova do tė funksionojė si njė tėrėsi nė kufijtė aktual tė saj, ndėrsa u zotua pėr bashkim tė tė gjithėve pėrballė sfidave e pengesave qė e presin Kosovėn.

“Institucionet e Kosovės do tė funksionojnė nė tėrė territorin e Kosovės nė bashkėpunim me komunitetin ndėrkombėtar. Pėr Kosovėn nuk do tė ketė aneksim, do tė ketė vetėm integrim. Unė do tė ndėrtojė apo do tė vazhdojė tė ruaj dhe kultivoj raportet e Kosovės, tė fqinjėsisė sė mirė edhe me Maqedoninė, edhe mė Shqipėrinė edhe mė Malin e Zi dhe nė tė ardhmen demokratike edhe me Serbinė si dy vende tė veēanta”, theksoi ai.

Zoti Thaēi duke ju drejtuar pjesėtarėve tė komunitetit serb nė gjuhėn e tyre, u zotua se do tė punojė pėr barazi dhe siguri pėr tė gjithė. Ai tha se qeveria e tij do tė punojė pėr kthimin e tė gjithė atyre qė janė larguar nga Kosova.

“Kosova ėshtė atdheu i tė gjithė qytetarėve tė saj dhe unė do tė jem kryeministėr i tė gjithė qytetarėve tė Kosovės”, tha zoti Thaēi, duke u zotuar pėr njė jetė mė tė mirė tė tė gjithėve dhe pėr rimėkėmbje ekonomike.

Votimit pėr kabinetin qeveritar i paraprinė kritikat e rrepta tė partive qė kanė mbetur nė opozitė. Ato kritikuan nė veēanti disa pjesė tė marrėveshjes ndėrmjet Partisė Demokratike dhe Lidhjes Demokratike, posaēėrisht pjesėn nė tė cilėn partnerėt e koalicionit zotohen se nuk do tė ketė mocion votėbesimi pėr kryeministrin dhe presidentin e vendit. Zoti Thaēi tha se kjo ka tė bėjė vetėm me partnerėt e koalicionit dhe nuk e pengon opozitėn qė tė kėrkojė votėbesim kurdo qė ajo ta vlerėsojė se ka nevojė pėr njė gjė tė tillė, ndėrsa u zotua se siē u shpreh ai, do tė jetė avokat i opozitės.


Portret i politikanit Hashim Thaēi

Ish-komandanti i UĒK-sė, Hashim Thaēi merr tani drejtimin e qeverisė sė re tė Kosovės. 39-vjeēari Thaēi do tė kryesojė njė qeveri koalicioni nė njė kohė qė Kosova shkon drejt zgjidhjes sė statusit tė saj politik. Hashim Thaēi do tė jetė kryeministri i pestė i Kosovės qė vendosjes sė administratės sė OKB-sė atje nė vitin 1999.

Hashim Thaēi shihet nė shkallė tė gjerė si njė politikan i mprehtė, qė bėri pėrpjekje tė shumta pėr tė marrė pushtetin. Partia e tij Demokratike, e cila mori shumicėn e votave nė zgjedhjet e nėntorit, do tė qeverisė nė koalicion me Lidhjen Demokratike tė rivalit tė tij, Presidentit Fatmir Sejdiu. Thaēi ka premtuar se shpallja e pavarėsisė do tė jetė pėrparėsia e tij, por ka paralajmėruar se hapat drejt saj do tė bashkėrendohen me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

Hashim Thaēi lindi nė Drenicė nė Kosovėn qendrore, e cila shihet si njė ndėr vatrat mė tė zjarrta tė qėndresės sė shqiptarėve kundėr sundimit serb. Nė kėtė zonė njė kompleks i tėrė ku banonte familja Jashari u sulmua nga forcat serbe, duke rezultuar nė vrasjen e mbi 50 pjesėtarėve tė saj, ndėr tė cilėt edhe gra dhe fėmijė. Incidenti i dha hov qėndresės dhe pėrkrahjes pėr Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės.

Thaēi, i cili vepronte me pseudonimin e luftės “Gjarpri”, bėri emėr nė atė kohė si udhėheqės politik i forcave kryengritėse, kur mori pėrgjegjėsinė pėr njė numėr sulmesh kundėr autoriteteve serbe. Sė bashku me bashkėluftėtarėt e tij, ai i bėnte sfidė udhėheqėsit tė lėvizjes paqėsore Ibrahim Rugova.

Shtypja e egėr qė ndėrmorėn forcat serbe ndaj kėsaj lėvizjeje shtoi pėrkrahjen e popullatės pėr UĒK-nė duke e shndėrruar konfliktin nė njė luftė tė pėrgjithshme nė vitin 1998. Luftimet e vunė Kosovėn nė krye tė pėrparėsive tė bashkėsisė ndėrkombėtare.

Nė 1999 Hashim Thaēi mori pjesė nė konferencėn e organizuar nė Rambuje tė Francės pėr t’i dhėnė fund luftimeve. Thaēi, njė udhėheqės i ri si nė moshė edhe nė pėrvojė, ėshtė krahasuar shpesh me Gery Adams, udhėheqėsi i krahut politik tė Ushtrisė Republikane Irlandeze. Prestigji i tij u rrit me shpejtėsi dhe ai gėzonte respektin e Sekretares sė atėhershme tė Shtetit Madalen Ollbrajt.

Pas njė presioni tė konsiderueshėm ai nėnshkroi marrėveshjen e kompromisit qė nuk garantonte pavarėsinė. Mbetet i paharruar momenti kur ai u largua nė mėnyrė tė papritur nga bisedimet nė Rambuje, u kthye nė Kosovė pėr tė qetėsuar bashkėluftėtarėt e tij qė ishin zemėruar nga veprimet e tij. Pasi arriti tė rifitonte mbėshtetjen e tyre, Thaēi u kthye nė Rambuje pėr nėnshkrimin e marrėveshjes.

Por Beogradi nuk pranoi tė nėnshkruante marrėveshjen pėr tėrheqjen e forcave nga Kosova. Natoja ndėrmori njė fushatė ajrore 78 ditėshe kundėr Jugosllavisė. Fushata pėrfundoi me tėrheqjen e forcave serbe dhe vendosjen e njė administrate tė OKB-sė dhe tė njė misioni paqeruajtės tė Natos.

Pas luftės, diplomatėt e huaj e shihnin Hashim Thaēin si njė udhėheqės tė rėndėsishėm nė pėrpjekjet pėr tė rivendosur qėndrueshmėrinė. Ai luajti rol kyē nė ēmobilizmin e forcave tė UĒK-sė dhe nė nėnshkrimin e njė marrėveshjeje pėr t’i transformuar kėto luftėtarė nė njė forcė tė reagimit tė shpejtė.

Ai e zėvendėsoi uniformėn ushtarake me kostumin e politikanit dhe themeloi Partinė Demokratike tė Kosovės, duke mbledhur rreth vetes ish-luftėtarė tė UĒK-sė. Megjithatė e kaluara e tij me UĒK-nė e kishte njollosur nė njė farė mase imazhin e tij. Kaosi qė pasoi pėrfundimin e luftės nė Kosovė, shihej nga banorėt nė njė shkallė si i shkaktuar nga ish-luftėtarėt e UĒK-sė.

Thaēi, i cili pritej tė merrte njė fitore dėrrmuese nė zgjedhjet e vitit 2000, humbi pėrballė ish-Presidentit Rugova. Ai humbi edhe zgjedhjet e 2001 dhe tė gjitha votimet e zhvilluara deri nė zgjedhjet e fundit tė 2007. Megjithatė partia e tij ka vazhduar tė jetė gjatė gjithė kohės blloku numėr dy politik nė Kosovė, duke i siguruar udhėheqėsit tė saj Hashim Thaēi njė rol tė konsiderueshėm nė tė gjitha zhvillimet e rėndėsishme, pėrfshirė edhe negociatat me Beogradin mbi tė ardhmen e Kosovės.

Nė njė mbrėmje festive me rastin e fitores nė zgjedhjet e fundit, Thaēi u zotua tė bashkėpunojė me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara pėr tė bėrė realitet pavarėsinė e Kosovės. Ai u shpreh gjithashtu plot vetėbesim nė kėtė sipėrmarrje tė re politike: "Jam gati tė drejtoj vendin!"

Besim Abazi, Prishtinė
Zėri i Amerikės



Kosove, Kryeministri i ardhshem Thaci publikoi emrat e kabinetit qeverises

Thaci tha se propozimet kane ardhur si rezultat i debateve te brendshme partiake dhe nderpartiake. Ai premtoi se kjo do te jete nje qeveri e perfaqesimit te gjere dhe me interesa te mbarepopullit.

Ora 20:30 Sapo ka dale ne nje konference per shtyp i mandatuari per formimin e qeverise se ardhshme te Kosoves, Hashim Thaci i cili eshte duke bere publike emrat e kabinetit te ri qeveriar. Thaci tha se propozimet kane ardhur si rezultat i debateve te brendshme partiake dhe nderpartiake. Ai premtoi se kjo do te jete nje qeveri e perfaqesimit te gjere dhe me interesa te mbarepopullit.

Kabineti “Thaēi”:

Zėvendėskryeministėr
Hajredin Kuqi PDK
Ramė Manaj LDK
Ministre e Drejtėsisė - Nekibe Kelmendi
Ministėr i Shėndetėsisė - Alush Gashi
Ministėr i Tregtisė - Lutfi Zharku
Ministėr i Kulturės - Skender Hyseni
Ministėr i Pushtetit Lokal - Sadri Ferati
Ministėr i Shėrbimeve Publike - Arsim Bajrami
Ministėr i Brendshėm - Zenun Pajaziti
Ministėr i Energjetikės - Gjystina Pula
Ministėr i Bujqėsisė - Idriz Vehapi
Ministėr i Transportit - Fatmir Limaj
Ministėr i Arsimit - Enver Hoxhaj
Ministėr i Ekonomisė - Ahmet Shala
Ministėr i Mjedisit - Mahir Jarxhikllar
Ministėr i Kthimit e Komuniteteve - Boban Stankoviē
Ministėr i Punės dhe Mirėqenies Sociale - Nenad Rashiē

Ora 19:40 Lidhja Demokratike e Kosovės (LDK) pas mbledhjes sė kryesisė sė kėsaj partie ka publikuar tė martėn mbrėma emrat e ministrave tė saj nė qeverinė e ardhshme tė Kosovės qė do tė drejtohet nga Hashim Thaēi. Ata janė Nekibe Kelmendi ministre e Drejtėsisė, Sadri Ferati ministėr i Pushtetit Lokal, Skender Hyseni ministėr i Kulturės, Lutfi Zharku, ministėr i Tregtisė dhe Industrisė dhe Alush Gashi ministėr i Shėndetėsisė. Zėvendėkryeministėr do tė jetė Ramė Manaj, sekretar i pėrgjithshėm i LDK-sė. PDK emrat e ministrave nga kjo parti do t’i publikojė nė ora 20.00, nė njė konferencė tė mandatarit pėr formimin e qeverisė sė re tė Kosovės, Hashim Thaēi.

Kortezi e Balkanweb


Fatmir Sejdiu rizgjidhet President i Kosovės edhe pėr 5 vjet

Prishtinė, 9 janar Fatmir Sejdiu u rizgjodh sot President i Kosovės nė Kuvendin e Kosovės me 68 vota nė raundin e tretė tė votimit duke e mundur kandidatin e opozitės Naim Malokun.
Pas shpalljes fitues nga ana e deputetėve tė rinj, Presidenti Sejdiu, pasi shprehu falėnderimin e tij pėr besimin e dhėnė edhe nė njė mandat, u zotua se do tė vihet me tė gjitha fuqitė dhe dijen e tij nė mbrojtjen dhe respektimin e ligjshmėrisė dhe kushtetutshmėrisė. Ai theksoi se kujdes tė veēantė do t'i kushtojė ruajtjes sė unitetit demokratik tė vendit dhe me gjithė energjinė do tė angazhohet pėr tė mirėn e gjithė qytetarėve tė Kosovės.
"Sot, po pėrmbyllim njė proces tė rėndėsishėm demokratik nėpėr tė cilin ka kapėrcyer populli i Kosovės, mbi bazėn e zgjedhjeve parlamentare tė nėntorit 2007 dhe po hapim njė kaptinė tė veēantė duke pėrfunduar procesin e konstituimit tė institucioneve demokratike nė mbėshtetje tė vullnetit politik tė popullit tė Kosovės", theksoi Presidenti Sejdiu.
Ai tha se qytetarėt e Kosovės dhe tė gjitha partitė politike dhe kandidatėt e pavarur qė garuan nė kėto zgjedhje, treguan pjekurinė e lartė politike duke e kapėrcyer suksesshėm kėtė sprovė tė madhe dhe duke dėshmuar kulturė tė lartė politike dhe shtetformuese. "Rrallė mund tė gjendet njė vend i cili ka kapėrcyer me kaq dinjitet dhe me sukses sfidat e shumta paralele siē bėri Kosova nė kėta muajt e fundit", tha Presidenti Sejdiu.
"Pėr tė gjitha institucionet e Kosovės dhe Ekipin e Unitetit sfidė e veēantė ishte angazhimi pėr pėrmbylljen e procesit tė bisedimeve pėr statusin politik qė ėshtė bėrė nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme dhe nė po tė njėjtėn kohė mbajtja e njė procesi zgjedhor demokratik, i cili u pėrshkua me njė konkurrencė tė theksuar nė prezantimin e programeve gjatė fushatės elektorale", shtoi ai.
Mė tej Presidenti Sejdiu vlerėsoi se Kosova arriti me sukses tė mbajė unitetin e saj veprues dhe tė dėshmojė qėndrueshmėrinė e funksionimit demokratik tė institucioneve tė saj, duke iu falėnderuar nė radhė tė parė pėrputhshmėrisė sė plotė tė qėndrimeve tė spektrit politik dhe institucional sa i pėrket ēėshtjes themelore - pavarėsisė sė Kosovės.
"Jam i bindur se institucionet e reja tė Kosovės; Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi fuqishėm dhe me energji tė pėrbashkėt do tė japin kontributin maksimal tė tyre nė zhvillimin dhe konsolidimin e mėtejmė tė demokracisė nė Kosovė", theksoi Presidenti Sejdiu.
Presidenti Sejdiu tha se para institucioneve tė reja tė Kosovės shtrohen disa detyra themelore, tė cilat me sukses do t'i pėrmbarojnė.
"Do tė pėrmbyllin me sukses procesin e pavarėsimit tė Kosovės nė realizim tė vullnetit legjitim tė popullit tė saj dhe do tė miratojnė Kushtetutėn e shtetit tė ardhshėm tė Kosovės; Do tė zgjerojnė korpusin legjislativ nė pėrputhje me Pakon e Presidentit Ahtisari dhe me standardet mė tė larta bashkėkohėse ndėrkombėtare, si dhe gjithė korpusin legjislativ tė nevojshėm pėr tė mbėshtetur funksionimin institucioneve dhe tė mirėqenies sė pėrgjithshme tė qytetarėve; Do tė ndėrmarrin tė gjitha veprimet e nevojshme qė tė pėrshpejtojnė integrimin e Kosovės nė strukturat euroatlantike si orientim themelor i shtetit tė Kosovės", premtoi Presidebti Sejdiu.
Presidenti Sejdiu theksoi se Kosova e pavarur, e cila shpejt do tė marrė edhe bekimin ndėrkombėtar, do tė jetė thellėsisht e pėrkushtuar nė bashkėpunimin dhe zhvillimin e njė fqinjėsie tė mirė me tė gjitha vendet e rajonit duke qenė faktor stabiliteti pėr kėtė pjesė tė Evropės dhe tė botės.


Biografia e presidentit Fatmir Sejdiu

Fatmir Sejdiu u lind mė 23 tetor 1951 nė Pakashticė, komuna e Podujevės, Kosovė. Shkollimin fillor dhe tė mesėm i ka mbaruar nė Podujevė. Ka mbaruar Fakultetin e Drejtėsisė nė Universitetin e Prishtinės mė 1974, ku ka kryer edhe studimet pasuniversitare. Po nė kėtė Universitet ka mbrojtur disertacionin e doktoratės. Dr. Fatmir Sejdiu mban titullin e profesorit ordinar (Profesor Universiteti) nė Fakultetin Juridik tė Universitetit tė Prishtinės. Ka qenė profesor edhe nė Departamentin e Shkencave Politike dhe tė Administratės Publike nė Fakultetin e Filozofisė. Pėr studime tė thelluara, Prof. Sejdiu ka qėndruar nė Francė (Universiteti Paris 2 ) dhe nė SHBA (Arizona State University), ndėrsa ka pasur qėndrime mė tė shkurtra studimore edhe nė universitete tė tjera. Ka marrė pjesė nė shumė simpoziume shkencore vendore dhe ndėrkombėtare. Ka publikuar shumė punime shkencore nga fusha juridike historike dhe juridike kushtetuese. ėshtė autor librash tė veēantė nga kėto fusha. Fatmir Sejdiu ka qenė pjesėmarrės i Kuvendit themelues tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK) mė 23 dhjetor 1989. Nė Kuvendin e Parė Zgjedhor nė vitin 1991 ėshtė zgjedhur anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm dhe mė 1992 anėtar i Kryesisė sė LDK sė, ndėrsa mė 1994 Sekretar i Pėrgjithshėm i LDK sė, detyrė tė cilėn e kryen edhe sot. Ka qenė anėtar i Komisionit Qendror pėr organizimin e Referendumit pėr Pavarėsinė e Kosovės, mbajtur mė 1991. Ka qenė ndėr njerėzit kryesorė pėr pėrgatitjen dhe organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale tė Republikės sė Kosovės, qė janė mbajtur mė 1992 dhe 1998. Fatmir Sejdiu ėshtė zgjedhur deputet nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės mė 1992 dhe mė 1998. Po kėshtu, mė 1998 ėshtė zgjedhur Sekretar i Pėrgjithshėm i Kuvendit dhe kryetar i Komisionit pėr Ēėshtje Kushtetuese. Mė 2001, nė zgjedhjet e para demokratike tė pasluftės, ėshtė zgjedhur deputet nė Kuvendin e Kosovės dhe anėtar i Kryesisė sė Kuvendit. Deputet dhe anėtar i Kryesisė sė Kuvendit ėshtė zgjedhur sėrish mė 2004. Z. Sejdiu ka qenė gjithashtu anėtar i Komisionit pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar dhe Integrime Euroatlantike dhe i Komisionit pėr Legjislacion tė Kuvendit tė Kosovės. Fatmir Sejdiu ėshtė zgjedhur President i Kosovės me dy tė tretat e votave tė deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės mė 10 shkurt 2006. Nga shkurti i vitit 2006, Presidenti Sejdiu udhėheq Ekipin e Unitetit, trupin pėrfaqėsues tė Kosovės nė procesin pėr pėrcaktim tė statusit tė vendit. Nė qershor tė vitit 2006, Universiteti Shtetėror i Tiranės i akordoi Dr. Fatmir Sejdiut titullin Doctor Honoris Causa. Fatmir Sejdiu komunikon nė frėngjishte dhe anglishte. ėshtė i martuar dhe ka tre fėmijė. Jeton nė Prishtinė.

Kortezi e QIK


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.