Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Nje komb shuhet kur ai nuk reagon me ndaj fanfares; dekadenca eshte vdekja e trumpetes.
--- Cioran

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 128 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Politike :: Arrihet marrėveshja, koalicion qeverisės PDK-LDK
Postuar nga: Albo

Politike Prishtinė, PDK e LDK arrijnė marrėveshjen pėr qeverinė

Prishtinė, PDK e LDK arrijnė marrėveshjen pėr qeverinė

Partia Demokratike e Kosovės njoftoi dje se ėshtė arritur pėrfundimisht marrėveshja me Lidhjen Demokratike tė Kosovės pėr koalicionin qeverisės. Nėnkryetari i PDK-sė, Fatmir Limaj, ka konfirmuar dje pėr radion Europa e Lirė, se tani pritet vetėm zyrtarizimi i marrėveshjes. Limaj ka cituar tė mandatuarin pėr postin e kryeministrit, kryetar i PDK-sė, Hashim Thaēin, tė ketė thėnė se koha e nėnshkrimit tė marrėveshjes do tė caktohet nga vetė kryetarėt e PDK-sė dhe LDK-sė - pra nga Thaēi e presidenti Fatmir Sjediu.

Nė bazė tė marrėveshjes sė arritur, nė seancėn e Kuvendit tė Kosovės tė mėrkurėn, mė 9 janar, pritet tė votohen nė paketė organet e Kuvendit - kryetari dhe kryesia, Kabineti i qeverisė si dhe tė rivotohet presidenti i Kosovės, bėn tė ditur Europa e Lirė.

Njė ditė mė parė Partia Demokratike, fituese e zgjedhjeve tė 17 nėntorit, i dha afat deri dje Lidhjes Demokratike tė Kosovės pėr tė arritur marrėveshjen pėr koalicionin e ri qeverisės. Ndonėse nė vazhdimėsi ishte paralajmėruar, kjo marrėveshje u zvarrit pėr shkak tė disa mospajtimeve rreth, siē ėshtė thėnė, mėnyrės sė qeverisjes sė vendit, pėrkatėsisht ndarjes sė pushtetit ndėrmjet kėtyre dy partive. Ishte nėnkryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės, Fatmir Limaj, qė tha se e mėrkura e ardhshme, kur mblidhet sėrish Parlamenti i Kosovės, do ta gjejė Kosovėn me tė gjitha institucionet e saj, tė cilat do tė votohen nė pako. “Mendoj se ka ardhur koha qe LDK tė kuptoj se nuk janė fitues tė zgjedhjeve. Duhet tė fillojnė tė sillen ashtu siē janė ne nuk kemi kohė qė tė vonojmė procesin. Unė besoj se kjo marrėveshje tė arrihet deri nesėr, nėse jo PDK do tė fillojė me alternativa tė reja. Ne nuk kemi kohė tė presim”, deklaroi nėnkryetari Limaj pasditen e sė premtes, menjėherė pas betimit tė deputetėve tė rinj tė Kosovės.

Pėrplasjet

Kėmbėngulja e Lidhjes Demokratike tė Kosovės se nuk ka nevojė qė posti i Presidentit tė pėrfshihet nė votime ka qenė njė ndėr bllokuesit kryesorė tė deritashėm tė marrėveshjes. Ndonėse nė mbledhjen e parafundit tė Kryesisė sė LDK-sė Fatmir Sejdiu kishte lėnė tė kuptohet se ai edhe mund tė jetė subjekt votimi nė Parlament, ai asnjėherė nuk e kishte konfirmuar qartė qėndrimin e tij. Ky zhvillim ka ardhur nė ditėn e seancės inauguruese tė Parlamentit nė tė cilėn nuk ėshtė zgjedhur as Kryesia e re, e as Kryeparlamentari. Por, burime nga Prishtina kanė bėrė tė ditur se, njė konsultim i shkurtėr i Joachim Ruecker tė premten ka zgjidhur njė nga problemet kryesore pėr arritjen e njė marrėveshje pėr konstituimin e institucioneve - futjen nė pako edhe tė postit tė Presidentit. Njė zyrtar i afėrt me bisedimet e zhvilluara mes Shefit tė UNMIK'ut dhe liderėt kosovarė ka treguar se qėndrimi i autoritetit pėrfundimtar pėr tė interpretuar ligjet nė Kosovė ka qenė se Presidenti duhet tė jetė pjesė e marrėveshjes.

Menjėherė pas kėtij takimi, Hashim Thaēi ka thėnė se Kosova do tė ketė shumė shpejt edhe udhėheqjen e Parlamentit, Qeverinė dhe Presidentin. Ai deklaroi se ekspertėt e dy partive janė duke punuar nė marrėveshjen tė cilėn ai priste se do tė arrihej shumė shpejt. Kėrkesa e Partisė Demokratike tė Kosovės pėr shtyrjen e zgjedhjes sė udhėheqjes sė Parlamentit kishte hasur nė mirėkuptimin e Shefit tė UNMIK-ut Joachim Ruecker. "Po. Ne e kemi vlerėsuar situatėn. Meqė Kuvendi ėshtė mbledhur, deputetė kanė bėrė betimin, kjo ka qenė nė rregull. Parlamenti do tė mblidhet sėrish tė mėrkurėn ku do tė zgjidhet edhe Kryesia edhe Kryeparlamentari. Tė shpresojmė se do tė kemi edhe Qeverinė", ka deklaruar Ruecker. Ndėrkaq, Sejdiu dhe Thaēi nuk kanė pranuar tė deklarohen pėr problemet konkrete. I pyetur nėse PDK-ja do tė lėshojė pe nga oferta e saj fillestare pėr pesė ministritė, Thaēi ka thėnė se marrėveshja do tė jetė mbi bazėn e rezultateve tė zgjedhjeve tė 17 nėntorit. Ndėrkohė zyrtarėt e afėrt me Thaēin dhe Sejdiun thonė se bllokuesit kryesorė ndėrlidhen me ndarjen e Ministrisė sė Transportit dhe Telekomunikacionit si edhe me atė tė Energjetikės. Njė problem tjetėr do tė jenė edhe emrat. Lideri i PDK'sė Thaēi ka bėrė njė lėvizje nga qėndrimi i tij fillestar pėr tė mos pasur nė kabinet ministra nga mandati i kaluar i qeverisė dhe kuvendeve komunale. Tashmė emra si ai i Lutfi Hazirit ka mundėsi tė bėhen opsione serioze pėr tė qenė nė pėrbėrjen e re qeveritare.

Kortezi e Tema


Shėnim: Komentet tuaja mbi lajmin mund ti postoni kėtu.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.