Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Mendja e madhe te pret fatin.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 99 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Feja :: Shqiptarėt myslimanė shpėtojnė hebrejtė nga vdekja
Postuar nga: Albo

Feja Mė 1 nėntor, nė Jeruzalem u hap ekspozita e Norman Gershman, pėr shqiptarėt myslimanė qė shpėtuan hebrenjtė nga nazizmi

Besa e shqiptarėve shpėtoi hebrenjtė nga nazizmi

"Bėhet fjalė pėr historinė e njė kombi qė i ka shpėtuar tė gjithė hebrenjtė e tij, falė kodit tė tij tė nderit"

IZRAEL-Mė 1 nėntor, Yad Vashemi, Autoriteti pėr Pėrkujtimin e Heronjve dhe Martirėve tė Holokaustit me seli nė Jerusalem, organizoi aktivitetin kushtuar rolit unik tė shqiptarėve pėr shpėtimin e secilit dhe tė gjithė hebrenjve, tė cilėt ose jetonin nė Shqipėri ose kėrkuan aty strehė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, duke hapur aktivitetin me emrin "Besa: Kod i Nderit - Shqiptarėt qė i shpėtuan hebrenjtė gjatė Holokaustit". Kjo ekspozitė e organizuar nga fotografi amerikano hebre Norman Gershman dokumenton heroizmin e shpėtimtarėve dhe tė familjeve tė tyre, 65 pėr qind e tė cilėve ishin me besim mysliman, tė cilėt kishin shpėtuar mbi 2000 hebrenj nga kthetrat e Holokaustit nazist. Ekspozita fotografike ėshtė produkt pesėvjeēar i fotografit "gjurmues" Gershman, i cili thotė se ėshtė frymėzuar nga arkivat e Yad Vashemit.

Ekspozitėn e hapi Avner Shalev, kryetar i Drejtoratit tė muzeut "Yad Vashem", nė orėn 10:30 tė mėngjesit tė 1 nėntorit gjatė njė ceremonie tė posaēme, e cila bashkoi personalitete tė njohura nga Izraeli, Shqipėria dhe Shtetet e Bashkuar tė Amerikė,s pėr tė pėrkujtuar historinė e gjatė tė dhembshurisė, guximit dhe tė tolerancės shqiptare, tė bazuar nė Besė - njė kod antik i nderit qė u kėrkon shqiptarėve ta mbrojnė e shpėtojnė jetėn e kujtdo qė kėrkon mbrojtjen e tyre, madje edhe nė rast se kjo mbrojtje nėnkupton vėnien e jetės sė tyre nė rrezik.

"Ėshtė njė tregim qė ėshtė publikuar rrallė. Bėhet fjalė pėr historinė e njė kombi qė i ka shpėtuar tė gjithė hebrenjtė e tij, falė kodit tė tij tė nderit",- ka deklaruar i mbijetuari i Holokaustit, Ya'acov Altarat, nė njė intervistė dhėnė gazetės "The Jerusalem Post". Tani shtatėdhjetė e katėr vjeēar dhe me banim nė Tel-Aviv, Altrat kishte ikur nė Shqipėri me prindėrit e tij, si djalosh, nė vitin 1941, ku e kishin mbrojtur deri nė mbarim tė luftės. Gjatė pushtimit tė Shqipėrisė nga fashistėt nė vitin 1939 e mė pas nga gjermanėt, nė vitin 1943, popullsia shqiptare doli nė mbrojtje tė hebrenjve duke i strehuar ata nė ēdo rrethanė dhe zyrtarė tė qeverisė shqiptare nuk pranuan tė vepronin nė pėrputhje me urdhrin pėr pėrpilimin e listave me hebrenjtė qė jetonin nė Shqipėri.

Sipas Apostol Kotanit, personalitet i njohur pėr trajtimin e historisė sė hebrenjve nė Shqipėri dhe bashkėkryetar i Shoqatės sė Miqėsisė Shqipėri-Izrael, sė bashku me Petrit Zorbėn, (qė tė dy morėn pjesė nė ceremoninė e Yad Vashem-it), nė fillim, shqiptarėt i fshehėn e i mbrojtėn hebrenjtė me vetiniciativė dhe nė mėnyrė tė pakoordinuar. Mė vonė, operacionet e shpėtimit morėn trajtė mė tė organizuar, meqė situata nėn sundimin gjerman u vėshtirėsua. Gjatė kėsaj periudhe, Kėshillat Nacional Ēlirimtarė nė qytetet e katundet ku mbaheshin tė strehuar hebrenjtė i lėviznin ata nga vendi nė vend, qoftė nėpėrmjet pasaportave tė rreme, qoftė tė maskuar si katundarė shqiptarė. Shqiptarėt e Kosovės, tė Maqedonisė dhe tė Malit tė Zi, nė atė kohė pjesė kėto tė ish-Jugosllavisė, ishin realizues tė kalimit tė sigurt tė hebrenjve nė tokat e Shqipėrisė.

Kjo histori ka ngelur ende nė pjesėn mė tė madhe e panjohur, sepse ajo u shtyp nga regjimi stalinist i Enver Hoxhės, i cili e kontrolloi Shqipėrinė pėr gati njė gjysmė shekulli. Ajo nuk doli nė dritė deri nė vitin 1990, kur kongresisti Tom Lantos, edhe vetė i mbijetuar i Holokaustit nga Hungaria, udhėtoi pėr nė Tiranė, si njė nga zyrtarėt e parė amerikanė qė po hynte nė Shqipėri pas pesėdhjetė vjetėsh. Nė pėrpjekje qė t'i bėnte pėrshtypje kongresistit Lantos, diktatori i atėhershėm, Ramiz Alia, nxori para tij arkiva tė njohura mė parė, qė pėrmbanin letra, fotografi dhe pjesė tė prera gazetash, kushtuar qė tė gjitha shpėtimtarėve shqiptarė.

Menjėherė pas kėsaj vizite, nė tė cilėn ishte i pranishėm edhe Dio Guardi, ky i dėrgoi kėto materiale nė Izrael, ku u vėrtetuan nga Yad Vashemi. Ndėrkohė, falė angazhimit kurajoz tė Josef Jakoel-it dhe bijės sė tij, Felicita, shumica e hebrenjve tė mbetur nė Shqipėri migruan nė Izrael. Ata shkuan pak para se tė binte komunizmi, qė ndodhi njė vit mė vonė. Nė vitin 1995, me ndihmėn e kongresistit Lantos, kongresisti Jerrold Nadler, dhe ish-kongresisti Ben Gilman, e Fondacioni Shqiptaro-Amerikan, qė punuan me Muzeun Amerikan Pėrkujtimor tė Holokaustit nė Uashington DC, me qėllim qė Shqipėrinė ta rendisnin nė radhėt e Muzeut "Kombet e Nderuara".

Nė po kėtė kohė, filantropi i ndjerė amerikano-hebraik, Harvey Sarner, kishte vizituar Yad Vashemin dhe komunitetin shqiptaro-hebraik nė Izrael dhe kishte filluar punėn qė do tė shpinte nė botimin e librit tė tij, "Rescue in Albania - Shpėtimi nė Shqipėri", nė vitin 1997. Siē vėren Sarneri nė librin e tij, "Rėndėsinė e Shqipėrisė si strehimore tė shenjtė e dėshmon fakti se kthetrave tė Holokaustit nė territorin e Jugosllavisė i kanė shpėtuar vetėm 10 pėr qind e 70 mijė hebrenjve, sa kishte nė atė kohė nė kėtė vend".

Kur Norman Gershmani gjeti njė Kopje tė librit "Shpėtimi nė Shqipėri - Rescue in Albania", me parathėnie nga Joe DioGuardi, tė cilin e kishte njohur vite mė parė nė Nju Jork, midis tij dhe Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Fondacionit filloi njė bashkėpunim.

"Besa: Kod i nderit ...", ėshtė njė aktivitet qė ėshtė krijuar me ndihmėn e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe me mbėshtetjen financiare tė Fondacionit tė "Tė ndershmėve", tė Fondit komunal Hebraik, tė Departamentit pėr Arsim tė Nju-Jorkut, nga ndihma e Fondacioni i familjes Mc Bride dhe nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan, do tė qėndrojė i hapur pėr dy muaj nė Yad Vashem tė Jerusalemit. Mė pas, ekspozita nė fjalė do tė udhėtojė me rend, nėpėr tė gjitha vendet pėrkujtimore tė Holokaustit nėpėr botė. Mė 27 janar, ditėn kur Holokausti kujtohet nė shkallė ndėrkombėtare, materiali do tė ekspozohet nė Selinė e Kombeve tė bashkuara, nė Nju Jork.

Shirley Cloyes DIOGUARDI




Shqiptari qė e ndihmoi tė arratisej dhe mė pas e strehoi hebreun e ri

Hebreu 84-vjeē, pėrlotet nė takimin me djalin e njeriut qė e nxori nga rreshti i atyre qė do tė dėrgoheshin nė kampe pėrqendrimi
Jerusalem-Nga sytė e njė tė mbijetuari tė Holokaustit i rridhnin lot, tė enjten, ndėrsa pėrqafonte pas shumė vitesh djalin e njė shqiptari, i cili e kishte shpėtuar atė nga kampi vdekjeprurės i nazistėve. Pėr rolin e kėtyre myslimanėve tė Evropės fare pak njerėz kanė njohuri, sidomos pėr ndihmėn qė ata u kanė dhėnė hebrenjve gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Tė dy kėta njerėz u takuan pėr herė tė parė nė ekspozitėn fotografike nė Yad Vashem, qė ėshtė memoriali zyrtar i Holokaustit nė Izrael, ku kėtė herė paraqiten shqiptarėt qė u dhanė krahrefugjatėve hebrenj qė tė shpėtojnė nga ndjekja e nazistėve. Shqipėria, njė shtet i vogėl evropian, me shumicė myslimane, ndihmoi tė gjithė hebrenjtė e saj, tė cilėt bazuar nė shėnimet zyrtare, duke pėrjashtuar vetėm njė familje, i mbijetuan okupimit nazist.

"Ky ėshtė njė tregim shumė i veēantė," thotė Yehudit Shendar, kuratorja e kėsaj ekspozite. Edhe pse Islami ka njė imazh anti-hebre, atje ishin "myslimanė tė cilėt rrezikuan jetėn e tyre pėr tė shpėtuar hebrenjtė", tha ajo. Gjashtė milionė hebrenj janė vrarė nga nazistėt gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Shqiptarėt i ndihmuan dhe u dhanė krahrefugjatėve hebrenj, duke u rrezikuar me vdekje apo persekutim, thonė zyrtarėt dhe nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore, Shqipėria ishte i vetmi vend nė Evropė me numrin mė tė lartė tė hebrenjve, sesa qė kishte para lufte. Yoshua Baruchowic, 84-vjeē, me njė buzėqeshje pikėlluese ritregon rrėfimin pėr mbijetesėn. Ai qėndronte pranė Enver Pashkajt, shqiptarit, babai i tė cilit e ka shpėtuar atė. Pėr dekada, Baruchowic ka shkėmbyer letra me Sheqerin, 50-vjeē dhe babanė e tij, Sheqer Pashkaj, i cili ka vdekur nė vitin 2004. Ata ende dėrgojnė fotografi familjare, kurse Sheqerin e thėrret "vėlla".

Pavarėsisht nga shumė ftesa, Baruchowic, i cili pas lufte ka lėvizur drejt Meksikės, ku ėshtė bėrė dentist, ka refuzuar tė vizitojė Shqipėrinė, sepse nė fillim komunistėt ishin nė fuqi, kurse mė vonė pėr shkak tė trazirave politike. "Takimi me Sheqerin, tė enjten, thotė ai, ėshtė madhėshtor. Ėshtė diēka tė cilėn e kam pritur gjatė tėrė jetės sime". Mė 1941, njė karvan nazist qė po transportonte tė burgosur hebrenj nga Jugosllavia, ndaloi nė malet e Shqipėrisė. Babai i Sheqerit iu ka ofruar ushtarėve nazistė shumė ushqime dhe verė. Nė momentin kur ata janė dehur, ai i dėrgon njė porosi- brenda nė njė shalqi - njėrit prej tė burgosurve, qė ishte 18-vjeēari Baruchowic, edhe pse ata nuk ishin takuar kurrė. Baruchowic kujton se Sheqer Pashkaj e ka nxitur atė qė tė ikė drejt maleve. I riu hebre ėshtė fshehur nga babai i Sheqerit dhe ka qėndruar i fshehur nė male nė pėrkujdesjen e Sheqerit, pėr 3 vjet, deri nė largimin e gjermanėve. "Babai im ishte njė besimtar mysliman i devotshėm",- thotė Enver Sheqeri. "Ai besonte se shpėtimi i njė jete ėshtė sikur hyrja nė parajsė".

Ai thotė se babai i tij e ndihmonte Baruchowic-in pėr shkak tė kodit tė nderit tė shqiptarėve tė quajtur "Besa". Ekspozita ėshtė emėrtuar duke u bazuar nė kėtė kod, i ndėrthurur me fotografi bardh dhe zi nga festat familjare shqiptare, ndershmėrisė dhe heroizmit tė tyre. Izraeli i ka nderuar 63 shqiptarė, si "Mė tė ndershmit nė mes tė popujve", si njė mirėnjohje e vogėl pėr johebrenjtė qė kanė ndihmuar hebrenjtė tė shpėtojnė nga pėrndjekja e nazistėve. Nė ekspozitėn e sė enjtes, Baruchowic dhe Enver Pashkaj qėndrojnė poshtė fotografisė sė Sheqerit (babait), i cili qėndron i ulur nė kėmbėn e statujės sė heroit kombėtar shqiptar, Skėnderbeut. Ata fotografohen dhe nė kėtė moment Pashkaj pėrqafon Baruchowic, ndėrsa kėtij tė fundit i shpėtojnė sėrish lotėt.

Sean Gaffney/ AP



Shqipėri-Izrael, tani lėvizja pa viza

Lėvizja e lirė e shtetasve shqiptarė pėrfiton sė fundmi edhe njė destinacion tjetėr jashtė europian, Izraelin. Kėshilli i Ministrave vendosi dje miratimin, nė parim, tė marrėveshjes ndėrmjet tij dhe Qeverisė sė shtetit tė Izraelit, pėr heqjen e vizave pėr mbajtėsit e pasaportave diplomatike, tė shėrbimit dhe tė zakonshme. Ky vendim ėshtė nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė neneve 5 e 7, tė ligjit nr.8371, datė 9.7.1998, "Pėr lidhjen e traktateve dhe marrėveshjeve ndėrkombėtare ", me propozimin e ministrit tė Punėve tė Jashtme, Kėshilli i Ministrave. Ai shėnon njė hap tė rėndėsishėm drejt rritjes sė marrėdhėnieve mes dy vendeve qė kėtė vit kanė hapur edhe ambasadat reciproke.


Kortezi e Shekulli


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.