Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Njerezit duhen midis tyre vetem kur nuk e njohin njeri-tjetrin.
--- Anatol France

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 89 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Sport :: Shqiperi – Bullgari: 1-1
Postuar nga: Albo

Sport Shqiperia ngec 11 metra larg fitores

Shqiperia: Beqaj, Curri, Dallku, Dede, Vangjeli, K.Duro, Haxhi (46’ Mukaj) , Lala, Skela, Salihi (74’ Bulku), Bogdani

Trajner: Oto Baric

Bullgaria: Petkov, Tomasic, Iliev, Angelov, Kishishev, Petrov (46’ Yankov), Vagner, Telkiski (46’ Georgiev), Berbatov, Petrov, Popov (71’ Ivov).

Trajner: Dimitar Penev

Gjyqtare: Fritz Stuichlik, Bernhard Zauner, Andreas Felinger

Kartone te verdhe: Beqaj, Dallku, Haxhi, Salihi / Angelov, Venger

Shqiperia nuk mundur dot te shkoje me larg se nje barazim ne nje takim vertet emocionues ndaj Bullgarise. Kuqezinjte kane tentuar ta mbyllin takimin me rastet e shumta te krijuara, por jane arritur nga Berbatov ne minuten e 88-te. Ne te 89-en Skela humbet rastin me te mire, teksa shperdoron nje 11 metersh.

Pjesa e pare nis menjehere me diktatin e lojtareve kuqezinj, te cilet marrin nen kontroll ndeshjen dhe ushtrojne presing ne cdo cep te fushes. Traversa e Ervin Skeles lajmeron se kuqezinjte duan te fitojne. Loja e drejtuar nga fantazisti kuqezi orienton me sukses aksionet sulmuese dhe nderthur me se miri sulmin me pjesen tjeter te skuadres. Shpejt, kuqezinjte zbulojne se krahu i djathte i mbrojtjes bullgare eshte me delikati dhe synojne shpesh aty duke u shfaqur vertet rrezikshem perpara portes. Bogdani, Salihi, Skela e Dallku kane raste te arta, por eshte Duro ai qe me nje goditje denimi shenon golin e avantazhit. Topi i goditur prej tij devijohet lehte nga Kishishev dhe prehet pas shpines se Petkov. Fraksioni i pare mbyllet me nje Shqiperi krejt te hedhur ne sulm dhe shume agresive.

Ne 45 minutat e dyta vrulli i lojes kuqezi bie dhe bullgaret nisin te qarkulojne me lirshem topin. Nderrimi i detyruar i Haxhit me Muken e ben krahun tone te djathte me te dobet dhe Martin Petrov gjen me shume hapesira. Megjithate, edhe ne kete pjese lojtaret tane kerkojne te fitojne, por kane edhe fat, kur Vangjeli largon nje top qe po kalonte vijen fatale dhe Beqaj pret ne tre kohe qe goditje te kundershtarit. Megjithate, goditja fatale vjen ne fundin e takimit. Berbatov gjendet i cmarkuar ne zone dhe mposht Beqajn me nje goditje te fuqishme. Por asgje nuk ka mbaruar me kaq. Ne aksionin pasardhes, nje kundersulm kuqezi nxjerr te lire Ervin Bulkun, qe godet, por topi ndalet me dore nga mbrojtja. 11 metersh i paster, te cilin e ekzekuton Skela, por ka grushtuar ne kendore Petkov.

Nje ndeshje qe mbyllet ne barazim. Nje sfide qe duhej fituar nga Shqiperia, por gjithcka mbetet nje enderr. Megjithate, pika e marre dje eshte nje tjeter hap pozitiv, sepse barazohet Sllovenia dhe do te synohet qe te kalohet ne ndeshjet e mevonshme.

Minutat “e nxehta”

3’ Duro sherben nje top per Skelen, i cili gjuan, traverse.
4’ Bullgaret kalojne ne kundersulm, por sulmuesi kundershtar gjuan jashte.
11’ Skela nxjerr nje asist per Salihin, i cili eshte i pafat nuk arrin te ule topin, i cili perfundon mbi traverse.
13’ Petrov merr nje top ne afersi te zones, gjuan, pret Beqaj.
16’ Berbotov gjuan me koke, Beqaj ben perseri mrekulline.
18’ Skela pason per Dallkun, qe pasi shmang nje lojtar bullgar, gjuan jashte
25’ Oto Baric merr karton te kuq
29’ Ne goditje denimi Skela gjuan nderpret muri.
30’ Bogdani del vetem per vetem me portierin, gjuan, nderhyn mbrojtja
31’ Duro ne goditje kendi, gjuan, devijon nje mbrojtes dhe 1-0
35’ Goditje denimi per bullgaret, pret beqar.
38’ Perseri goditje kendi per miqte, pret Beqaj
40’ Bogdani, gjuan jashte
47’ Vangjeli, merr topin nga mbrojtja, 30 metra larg gjuan, topi perfundon ne vijen fundore.
51’ Numri 20 i bullgareve gjuan ne brendesi te zones, Beqaj ben mrekulline duke pritur ne dy kohe
67’ Salii nga 30 metra larg, leshon nje predhe, pret portieri bullgar, Bogdani gjuan jashte
69’ Duro nga 30-35 metra larg gjuan fuqishem pret gardiani i miqve
75’ Perse ri Beqaj ben mrekulline pas gjuajtjes se nje sulmuesi Bullgar
86’ Barbatov gjuan dhe 1-1
90’ Skela merr persiper te gjuaje penalltine, pret portieri

Grupi G

Luksemburg – Rumani 0-2
Holande – Slloveni 2-0
Shqiperi – Bullgari 1-1

Renditja

Skuadra N F B H GSH GP P
Rumani 10 8 2 0 20 5 26
Holande 10 7 2 1 13 3 23
Bullgari 10 5 4 1 15 7 19
Shqiperi 10 2 5 3 8 7 11
Slloveni 11 3 2 5 9 12 11
Bjellorusi 10 2 1 7 11 20 7
Luksemburg 11 1 0 9 2 22 3


Deklaruan pas ndeshjes

Baric: Meritonim me shume sesa barazimi

Pas barazimit ne diten e djeshme 1-1 ndaj Bullgarise, trajneri i kombetares kuqezi, Oto Baric eshte shprehur ne deklaraten per shtyp, ku ka pergezuar ekipin dhe gjithashtu ka folur dhe per kartonin e kuq, qe mori ne minuten e 25 te takimit. “Meritonim te fitonim por per fat te keq nuk arritem. Kemi bere nje loje te mire si ne fazen ofensive dhe ne ate defensive, madje kjo perballje ka qene me e mire se sa kemi luajtur kunder Holandes. I pergezoj djemte per gjithcka qe dhane ne fushe”.

Per sa i perket kartonit te kuq, qe mori vete ai ne pjesen e pare, ose me sakte ne minuten e 25-te, 75 vjecari tha: “Me gjyqtarin kam pasur nje problem para 5-6 vjetesh, te cilit i kam thene arrogant. Ndoshta kjo gje ka ndikur. Megjithate ne fund te ndeshjes ai ishte njeriu me i pa lumtur, per ato vendime qe dha”.

Ne fund ai ka folur dhe per rinovimin e kontrates se tij, e cila eshte drejt fundit, ku nje nga problemet kryesore te saj eshte mosha e madhe qe ka kroati. “Per sa i perket kontrates gjithcka varet nga presidenti. Une kam dhene ate qe kam mundur per kete kombetare. Kam dhe shume gjera te tjera per te dhene. Megjithate kjo gje nuk varet nga une”, - ka perfunduar fjalen e tij, trajneri i kombetares Sqiptare Oto Baric.

Penev: Pergezoj Shqiperine, na vuri ne veshtiresi

Pas perfundimit te ndeshjes Shqiperi – Bullgari, e cila u mbyll ne shifrat te barabarta 1-1, trajneri i kombetares Bullgare, Dimitari Penev, ka folur pas takimit, ku ka pergezuar skuadren tone per lojen e saj. “Ne radhe te pare pershendes Shqiperine, per lojen beri dhe rezultatin qe mori. Ata kane bere nje loje te mire sidomos ne pjesen e pare. Po ashtu dhe ne ne kete pjese kemi bere nje loje mjaft te mire. Lojtaret tane nuk arriten te gjenin rrugen e duhur drejt golit. Ndersa Shqiperia e ka treguar veten e saj ne dy takimet e fundit qe ka bere ndaj skuadres se Holandes dhe ndaj Sllovenise. Te ne kane ndikuar gjithashtu dhe rezultatet e tjera ne sidomos ajo kunder Luksemburgut”. Me tej ai ka eshte shprehur se kete ndeshje ndaj kuqezinjve e konsideruar te veshtire. “E kam thene qe para ketij takimi se perballja me Shqiperine do te ishte e veshtire dhe ashtu ndodhi. Megjithate ata kane mundur qe edhe ne fushen tone te marrin nje barazim. Gjithashtu ai ka folur dhe per kualifikimin e mundshem te ekipit qe drejton, ku tashme mundesite thuajse jane shuar pas fitores se Holandes. “Barazimi me Shqiperine na ka kushtuar shume. Ketu do te na duheshin vetem tre piket, por kjo nuk ndodhi dhe shpresat tona per ne Euro 2008 jane shuar”,- ka perfunduar trajneri i Bullgarise, Dimitari Penev.

Kortezi e Koha Jone


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.