Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E dua nipin se do tė mė marrė hakun me t'im birė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 152 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Feja :: Ndahet nga jeta At Zef Pllumi
Postuar nga: Albo

Feja At Zef Pllumit, lamtumira ne atdhe

E Enjte, 27 Shtator 2007

Duket se rrojti vetem per me tregue, e tregoi aq sa mujti. Solli edhe Shqiperine e tij nepermjet nje vepre teper voluminoze, “Histori, kurr e shkrueme” e afer mesit te nates te se martes pushoi se marri fryme. At Zef Pllumi, Ati i vuajtjeve e i qendreses, u shua larg strehezes se tij, larg godines se Kuvendit Franceskan ne Shkoder, larg kishes se meshave te tij, larg oborrit te kuvendit, larg Shqiperise. S’pati rruge tjeter, pasi gjendja e rende shendetesore duhej te mbahej nen kontroll, ndaj edhe u shua ne spitalin “Gemelli” te Romes. S’ka dyshim qe trupi i tij, eshtrat e tij, do te prehen ne atdhe. Trupi i tij i pa jete pritet te preke atdheun sot. Ndersa s’do te mungoje per At-in e qendreses ceremonia e lamtumires nen hijen e kishes.

Sa kohe mori fryme, pati nje qellim te madh, e tani misionin do e kryeje vepra e tij, qe eshte nje pasuri e cmuar e memories sone kombetare, per te mos lejuar ne kete menyre rikthimin e diktaturave, ne te gjitha format e tyre.

S’ka reshtur asnjehere, edhe atehere kur nuk lejohej te percillte kalvarin e gjate te vuajtjeve, qe nuk ishin vetem te tijat, nen nje gjuhe te pasur. Jane fakte te pamohueshme dhe rrjedhshmeri, qe ngjall kureshtje per vijuar leximin e rrefimit te atit te pervuajtur. Jeta e tij s’qe aspak e lehte, plot dhembje, vuajtje dhe sakrifica, qe i kapercyen kufijte e njerezores. E jo me kot mbi zhgunin e tij qendroi edhe medalja, qe Presidenti, Alfred Moisiu, nderoi At Zef Pllumin me Urdhrin “Nderi i Kombit”. Madje ne fjalen e tij, mese nje vit te shkuar, Presidenti Moisiu theksoi: “Rasti e solli qe kater vjet me pare te jap dekoraten me te larte per shkrimtarin, patriotin, politikanin dhe intelektualin e shquar Gjergj Fishta, ndersa tani pata fatin te nderoj nxenesin e Fishtes, shkrimtarin, historianin dhe publicistin, At Zef Pllumi”. E fundvitin qe shkoi, u nderua edhe me cmimin “Penda e Arte”, si nje prej legjendave te vetme, te mbetura gjalle prej asaj vuajtje te madhe e qe na la si pasuri vepren e tij, deshmi e madhe e se shkuares.

At Zefi: “Rrnoi vetem per me tregue!”

Emrin degjuar ia kishin shume, por pak e njihnin. Dikur, 2 vjet me pare, ne promovimin nje prej librave te Ismail Kadarese ngrihet nje plak, mbahej me bastun e, te veshur mbante petkun franceskan, zhgunin e Pater Gjergj Fishtes. Ishte At Zef Pllumi! Pak kohe me vone, driten e botimit e sheh nje liber voluminoz, i pagezuar “Rrno vetem per me tregue”. Ne vellime te vecanta ishte botuar edhe vite shkuar, por i plote dhe ne nje te vetem, me portretin e tij te paharrueshem, vone u botua. U rrethua nga jo pak vemendje ati franceskan, u shkrua jo pak per te, e ai vete shkroi jo pak prej te vertetave qe dinte.

Solli deshmi, pasi vete jetoi shume tmerre ne 83 vitet e jetes se tij. Madje kohe me pare, pergjate vizites se nje prej ngrehinave, qe percjellin dhembje ne Shkoder, ate qe do te shnderrohet ne muze te krimeve te komunizmit, ku kane vuajtur nje pjese e mire e klerikeve, Pater Gazmendi rrefeu: “Une jo vetem qe e shpresoj, por edhe e besoj se pjesa me e madhe e muzeut do te formesohet prej deshmive te tij dhe te tjereve, qe kane vuajtur si ai neper burgje. Eshte me mire t’i besojme atyre, qe e kane vuajtur kete periudhe, se atyre qe studiojne mbi vuajtjet e te tjereve”.

Jeta e legjendes, At Zef Pllumi

At Zef Pllumi u lind ne vitin 1924 ne Malin e Rencit (Lezhe). Ai perfaqeson nje pasuri kulturore e njerezore, nje institucion qe diti t’i rezistoje regjimeve dhe koherave me te veshtira. I konsideruar si ndergjegjja e nje treve dhe historie te tere, ai pati nje jete shume te dhimbshme, plot vuajtje dhe sakrifica, por besnik ndaj fjales se Zotit dhe bindjeve te tij diti t'i mbijetoje perreth tri dekada burgjeve komuniste. I burgosur per here te pare ne moshen 22-vjecare, At Zefi deshmoi fitoren morale dhe njerezore kunder nje prej regjimeve me totalitare ne Evropen Lindore. Si i tille, ai perfaqesoi disidentin politik, luftetarin antikomunist dhe simbolin e qytetarit te lire, vizioni i te cilit frymezohet nga vlerat evropiane. Ishte viti 1956, kur shugurohet meshtar dhe per 12 vite sherbeu si meshtar i Dukagjinit me qender ne Shosh. Por ne vitin 1967 arrestohet dhe per 23 vite vuan denimin ne burgje dhe kampe te ndryshme. I nxene me dije ne kolegjin franceskan te Shkodres, ai pati si mesues personalitetet e shquara te kultures kombetare si, At Gjergj Fishta, Anton Arapi, At Gjon Shllaku. Me ardhjen e demokracise ai rifilloi me devotshmerine qe e karakterizonte meshtarine ne kishen e Shna Nout ne Tirane (25 dhjetor 1990). Prej atehere nuk pushoi dhe pasioni i dikurshem per dijen dhe kulturen. Nga viti 1993 deri 1997 rinxjerr revisten “Hylli i Drites”, e cila pas nje nderprerjeje ka dale dhe ne vitin 2003. Jane gjithashtu keto vite, kohe e nje veprimtarie krijuese per At Zefin. Ai shkroi dhe botoi trilogjine “Rrno vetem per me tregue”, vellimet “Franceskanet e medhenj”, “Frati i pashallareve Bushatli”, “Erazmo Balneo”, “Ut heri dicebamus-sic i thonim dje”. Me gjithe moshen e thyer dhe veshtiresite e shikimit, i ndihmuar nga nxenesit e vet, ai vazhdoi te punoje. Presidenti i Shqiperise, Alfred Moisiu, ne vitin 2006 dekoroi At Zef Pllumin me Urdhrin “Nderi i Kombit”. Po ne vitin 2006, At Zef Pllumi mori cmimin letrar “Penda e Arte” per trilogjine e tij me kujtime “Rrno vetem per me tregue”, akorduar nga Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve.



Lamtumire At!

E Enjte, 27 Shtator 2007

At Zef Pllumi, i fundmi i brezit te arte te franceskaneve shqiptare, u shua dje ne Rome. 83-vjecari, qe kishte ecur neper nje jete plot ulje dhe ngritje, duhet te kete qene ne momentet e fundit, se paku i qete per dicka: ne jeten e tij te trazuar, ai arriti te permbushe amanetin qe i lane sivellezerit e tij te besimit. Ai arriti te dilte tej kufijve te njeres prej diktaturave me te ashpra te botes, te triumfonte mbi vuajtjet, vrasjet, zhdukjet, per t’i deshmuar brezave qe vijne nje nder krimet me te qarta dhe me ngjethese te Evropes: zhdukjen e klerit katolik per arsyen e vetme se nuk pranonte komunizmin.

Ithtar dhe trashegimtar i Fishtes, Arapit, Palajt dhe nje grupi te jashtezakonshem klerikesh, qe po aq sa te tille qene edhe figura te rendesishme te kultures dhe shkences shqiptar, i formuar ne shkollen me serioze qe Shqiperia kishte ne ate kohe, ate franceskane, At Zef Pllumi pati fare pak mundesi ta ushtroje besimin e tij. Fare i ri u arrestua nga komunistet qe erdhen ne fuqi ne Shqiperi. U torturua dhe u denua me disa vjet burg. Dalja nga burgu, ne fund te viteve ’40-te qe e perkohshme. Pas disa kohesh liri, ai u arrestua serish, per te vuajtur ne burgjet komuniste plot 26 vjet te tjere. Duke pasur ne qeli, per shume vite dhe ne shume rrethana, padyshim eliten e intelektualeve shqiptare.

Jeta e tij, eshte po kaq e pabesueshme. Refuzues per t’ju nenshtruar regjimit; i afte per t’ju pershtatur dhe per te mbijetuar ne kushtet e burgut; i bindur ne drejtesine e bindjeve te tij dhe i paepur ne qendrese, me nje qellim te vetem: mbijetesa per te deshmuar ate qe kishte goditur familjen e tij te besimit. Ai besoi deri ne fund. Besoi te Zoti dhe drejtesia, besoi se e verteta vonon, por nuk harron dhe realisht kjo ndodhi. Nje dite, ai u kthye serish aty ku e kishte lene karrieren dhe besimin e tij, 46 vjet me pare. Me dhimbje, i trishtuar, por edhe i lodhur, ai nuk u ankua, por vijoi tutje ne kohen tjeter. Kur 67-vjecar ai arriti te dale ne brigjet e nje Shqiperie te lire, si pak te tjere, ai mendoi se duhej te fitonte kohen e humbur. Ne 17 vjet, ati i nderuar iu fut rimekembjes se tradites franceskane, ringjalljes se bibliotekes se saj, trashegimise se mrekullueshme, ribotimit te veprave dhe monografive dhe, mbi te gjitha, shkrimit te kujtimeve te tij. Kujtime qe u botuan nen titullin: “Rrno vetem per me rrefye”! Nje liber i jashtezakonshem, ngjethes, por edhe reflektues. Nje liber, qe perben padyshim korpusin qendror te momuaristikes se burgut e me gjere ne vitet e komunizmit, por qe perben nje monument te rendesishem per gjithe vuajtjen e klerit ne Evropen Lindore komuniste.

At Zef Pllumi u shua pardje, vone, ne mbremje. Ai iku, duke lene pas nje kujtim te mrekullueshem. Kujtimin e nje njeriu, qe besimi dhe kuraja e ngjiten nga ferri ku e kishte hedhur koha, ne Parajsen ku me siguri duhet te prehet tashme. Ai iku, pasi kishte arritur ne nje jete te trazuar, te permbushte amanetin qe iu kishte dhene mesuesve dhe ithtareve te tij: rrefimin. Ai iku, me ate qetesi qe shkon gjithkush qe beson se ne jete ka bere ashtu sic duhet te beje dhe qe nuk perse te pendohet per asgje. Ai iku pa pendesa, duke na lene pas nje biblioteke te mrekullueshme, nje shembull ne jete dhe fjalen e tij monumentale: gjithkush merr ne jete ate qe meriton… Lamtumire At!

Blendi Fevziu


At Zefi, “Krenaria e qytetit te Shkodres”

E Premte, 28 Shtator 2007

Ndersa trupi i tij i pajete ndodhet ende ne Itali, Shkodra e nderoi dje At Zefin me titullin “Krenaria e qytetit”. Dhenia e ketij titulli per At Zef Pllumin, i cili eshte “Nderi i Kombit”, u propozua nga Shoqata e te Perndjekurve dhe te Persekutuarve Politike te Shkodres. Ka pushuar se marri fryme afer mesnates te se martes, ne Itali, e sot pritet te mberrije ne atdhe trupi i tij i pajete, qe eshtrat e tij te prehen ne kete toke, ku edhe vuajti shume. Ndersa nga Kisha e freterve franceskane lajmerohet per ceremonine mortore te At Zef Pllumit. Sot, ne oren 14.30 trupi i At Zef Pllumit vjen ne atdhe, ne aeroportin e Rinasit, ku do te pritet nga banda frymore e Gardes se Republikes dhe personlitete

shteterore dhe fetare. Prej andej do te behet edhe nisja drejt Shkodres, pritja ne prefekturen e qytetit dhe vendosja e trupit ne kishen e freterve franceskane ne Gjuhadol, Shkoder. Trupi i pajete i At Zef Pllumit do te qendroje ne kishe deri ne oren 13.00 te se dieles. Pergjate ketyre diteve, kisha do te jete e hapur per homazhet e njerezve. Ne oren 13.00 trupi i At Zef Pllumit le kishen franceskane per ne Katedralen e Shkodres ku do te mbahet mesha per nje ore. Rruga e fundit eshte per ne kapelen e varreve franceskane tek Arra Madhe, Shkoder, ku do te prehet trupi i At Zef Pllumit.


Mberrin ne atdhe trupi i At Zef Pllumit

E Shtune, 29 Shtator 2007

Pamje aspak e zakonte ajo e mesdites se djeshme ne aeroportin e Rinasit. Nen petkun e zhgunit franceskan, freterit prisnin trupin e pajete te At-it te tyre, ate te At Zef Pllumit, i cili pushoi se marri fryme afer mesit te nates te se martes. Mes freterve edhe shume personalitete shteterore, po aty u mbajt edhe e para ceremoni per pritjen e trupit te tij te pajete. Ati i vuajtjeve, nje nder personalitet me te medha fetare te vendit tone, sa qe ne jete la vepren e tij si pasurine me te madhe. E mbajti premtimin e tij dhe rrojti vetem per te treguar vuajtjet per te mbijetuar.

Homazhet e para u mbajten ne Rinas, ne prani te personaliteteve shteterore, Kryeministrit Sali Berisha, qe mberriti vetem pak minuta para trupit te Pater Zefit nga Nju Jorku dhe pjesa me e madhe e kabinetit qeveritar, por edhe Imzot Rrok Mirdita e personalitete te kultures, ku vecohet drejtori i Bibliotekes Kombetare, Aurel Plasari. Ishin pak minuta ato te qendrimit te tij ne Rinas, e fare lehte mund te degjoje edhe ngasherime te familjareve te tij, te afermve, qe humben njeriun e tyre te dashur. Fill pas nje heshtjeje, arkmorti i tij u nis drejt Shkodres. Aty do te jete shtepia e tij e fundit, pasi keshtu pati kerkuar ati franceskan.

Sipas njoftimit te kishes se freterve franceskane te Shen Shtjefnit ne Gjuhadol, homazhet do te mbahen nen hijen e kishes pergjate gjithe dites se sotme. Ora 13.00 e se dieles do ta gjeje trupin e pajete te At-it ne Katedralen e Shkodres, ku do te mbahet edhe mesha e lamtumires pergjate 1 ore.

Dje, gjate mberritjes ne Rinas askush nuk foli. Keshtu duhej te ishte per respekt te te ndjerit. Dhe ashtu, mes heshtjes te se gjitheve, ai u nis drejt kishes se tij, ku te gjithe ata qe do te deshirojne, do te mund te bejne homazhet mbi trupin e pajete te At-it te tyre. S'do te jene te pakte katoliket, qe do te perulen mbi trupin e pajete te At Zef Pllumit, i cili mbylli syte larg, ne spitalin "Gemelli" te Romes. E s'ka dyshim qe te gjithe do luten: U prehte ne paqe shpirti i Pater Zefit!

Shuarja e nje Ati

At Zef Pllumi pushoi se marri fryme afer mesnates te se martes ne spitalin "Gemelli" te Romes. Mesditen e djeshme, trupi i pajete i atit franceskan mberriti ne Rinas, ku u be edhe nje ceremoni zyrtare per nder te tij. Fill, u nis drejt qytetit te Shkodres, ku trupi i te cilit do vendoset ne kishen e freterve franceskane, e pagezuar Shen Shtjefni ne Gjuhadol. Sot eshte dita e homazheve dhe trupi i At Zefit do te qendroje aty deri ne oren 13.00 te dites se neserme. Ne oren 13.00, trupi i At Zefit do te lere kishen e freterve franceskane per te shkuar drejt Katedrales se Shkodres, ku do te mbahet mesha e lamtumires per 1 ore. Rruga e fundit eshte per ne kapelen e varreve franceskane, tek Arra Madhe ne Shkoder, aty ku do te prehet trupi i At Zef Pllumit.

Personalitete shteterore, ne pritjen e At Zef Pllumit

Kabineti qeveritar ishte thuajse i gjithi ne aeroportin e Rinasit mesditen e djeshme. Trupi i pajete i At Zef Pllumit mberriti ne Rinas rreth ores 15.00 te pasdites se djeshme dhe pas homazheve, trupi i arkmortit fill u nis drejt Shkodres. Per te qendruar ore te tera, deri pak pas mesdites se te dieles ne kishen e freterve franceskane, ajo e Shen Shtjefnit ne Gjuhadol. Kryeministri Sali Berisha dhe zonja e tij Liri Berisha, Gazmend Oketa, Fatos Beja, Nard Ndoka, Ylli Pango, Bujar Leskaj, Arenca Trashani, Suzana Turku, imzot Rrok Mirdita dhe drejtori i Bibliotekes Kombetare, Aurel Plasari ishin disa nder ata personalitete qe qene te pranishem ne homazhet e para ne Rinas.

Koncert ne kishen e Shen Shtjefnit ne 4 tetor

I njohur per interpretimin e tij virtuoz ne organo, muzikanti shqiptar, Jusuf Beshiri, qe jeton dhe punon ne Itali, pritet te jape nje koncert, ne 4 tetor, prane Kishes Shen Francesko ne qytetin e Shkodres, koncert qe do te celebroje edhe viziten e pare ne veri te Shqiperise te ambasadorit te ri italian ne Tirane, Saba D'Elia. Koncerti do te jete edhe ne memorie te Francesko d'Asizi, Shenjt, Padron i Italise, i ndare nga jeta ne 3 tetor te vitit 1226. Koncerti me protagonist muzikantin Jusuf Beshiri, i njohur ne rang nderkombetar, ka gjetur mbeshtetjen financiare te firmes shqiptare "Miculi shpk". Muzikanti Beshiri ka lindur dhe eshte diplomuar ne Tirane. Me pas ai ka vazhduar studimet ne Konservatorin "Giuseppe Verdi" ne Milano dhe aktualisht luan koncerte ne nivel internacional dhe eshte konsulent muzikor prane UECO (United Europe Chamber Orchestra). ATSH


Kortezi e ATSH dhe Koha Jone


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.