Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Fati ndihmon te guximshmit.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 85 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Hil Mosi
Nė 16 prill 1917 Komisia Letrare nė Shkodėr hapi Bibliotekėn e saj me drejtues atdhetarin Hil Mosi. Qėllimi i kėsaj biblioteke ishte pėrhapja e gjuhės shqipe dhe ndihma pėr zgjidhjen e problemeve tė shqipes, veēanėrisht pas Kongresit tė Manastirit.

Peter Apian
Nė 16 prill 1495 u lind astronomi dhe kartografi gjerman Peter Apian, i cili propozoi njė metodė tė re pėr pėrcaktimin e gjatėsive gjeografike, qė u quajt " Gjatėsia hėnore ", dhe pėr herė tė parė botoi hartat e Botės nė njė projeksion oval.

Anatol Frans
Nė 16 prill 1844 u lind Anatol Frans, shkrimtar i madh francez, njė nga penat mė tė fuqishme letrare tė fundit te shekullit tė 19 dhe fillimit te shekullit tė 20, autor i veprave-kryevepra " Krimi i Silvestėr Bonarit ", " Ishulli i pinguinėve ", " Histori bashkėkohore ", " Perėnditė kane etje ", etj. Vdiq nė vitin 1924.

Charlie Chaplin
Nė 16 prill 1889 u lind nė Ist Lejn tė Londrės aktori komik mė i madh i kohėrave -Ēarli Ēaplin, artisti qė krijoi personazhin e pavdekshėm tė Sharlotit dhe realizoi filmat e mrekullueshėm " Dritat e qytetit ", " Diktatori i madh ", " Emigranti ", " Njė mbret nė Nju-Jork ", e shumė tė tjerė, ku ishte edhe aktor, edhe regjisor, edhe skenarist, edhe kompozitor e grimier. Ēaplini i madh mbylli sytė nė vitin 1977 .
Art :: Ndėrron jetė e paharruara Teto Ollga
Postuar nga: Albo

Art Ndahet nga jeta “Artistja e Popullit” Violeta Manushi

26 korrik 2007

Eshte ndare nga jeta sot ne moshen 81-vjecare nje nga ikonat e Teatrit Kombetar, Violeta Manushi. Artistja e Popullit e nderuar edhe me titullin qytetare nderi e Tiranes eshte shuar sot ne Tirane, ne shtepine e saj, pasi prej vitesh vuante nga nje semundje

Artistja e Popullit e nderuar edhe me titullin qytetare nderi e Tiranes eshte shuar sot ne Tirane, pasi vuante prej kohesh nga nje semundje e rende.
Aktorja e njohur eshte shuar ne moshen 81 vjecare, duke lene pas emrin e aktores se madhe te skenes dhe filmit, gruan e shquar te Kombit, qe jeten dhe energjite ia kushtoi skenes dhe popullit qe e duatrokiti per 60 vite qe ajo interpretoi ne skene. Vjoleta manushi eshte ngjitur per here te pare ne skene ne 1946 dhe ne karrieren e saj artistike numerohen mbi 100 role ne teater dhe 16 role ne kinema. Aktorja do te mbahet mend per rolet e saj te spikatura, nder me te vecantet teto Ollga ne “Zonja nga qyteti” ku fitoi Medaljonin e Festivalit te Filmit me 1977, dhe teto ne komedine “Pallati 176”. Ajo ka shkelqyer dhe ne rolet protagoniste ne komedite “Grate gazmore te Uindsorit”, “Morali i zonjes Dulska”. Nga dramaturgjia kombetare vecojme intepretimet e suksesshme te saj ne rolin e Olimbise ne “Karnavalet e Korēes”, Zyhrane te “Fytyra e dyte”, Nicen te “Gjenerali i ushtrise se vdekur”. Vjoleta manushi lindi ne korce me 6 mars te 1926 ndersa prej vitesh jetonte ne tirane ku u nderua dhe me titullin qytetare nderi e tiranes me rastin e 80 vjetorit te lindjes se saj. Qe nga muajit tetor i vitit te kaluar,pas nje operacioni ne vesh,aktorja u diagnostikua se vuan nga nje semundje e pasherueshme. Kjo e detyroi aktoren e madhe qe te largohej nga skena

Jeteshkrimi:
Violeta Manushi lindi me 6 mars 1926 ne Tirane. Ajo eshte nje nga ikonat e Teatrit Kombetar te Tiranes, aktive edhe pas 48 vjetesh! Aktore e madhe, qe ka shkelqyer njesoj si ne komedi (Ollga tek “Zonja nga qyteti”) ashtu edhe ne drame (Nica tek “Gjenerali i ushtrise se vdekur”). Numeron mbi 100 role ne teater dhe 16 ne kinema. Ne maj 2004 u rikthye me sukses ne skenen e Teatrit Kombetar, me tragjikomedine “Streha e te harruarve”. Ish-punetorja e tipografise, vetem 20 vjeēe u regjistrua ne shkollen e pare dramatike, te hapur prane Teatrit te Shtetit (sot TK), me 1946. U shqua menjehere per vertetesi, spontanitet e natyrshmeri te rralle, por edhe disipline e vullnet te hekurt. Ne dramen “Oret e Kremlinit” (1957) ajo luajti njeheresh tre role, duke shenuar keshtu nje rekord origjinal, ende ne fuqi. Me pas shkelqeu ne rolet protagoniste ne komedite “Grate gazmore te Uindsorit” (1959) dhe “Morali i zonjes Dulska” (1958). Nga dramaturgjia kombetare interpretoi me shume sukses Olimbine te “Karnavalet e Korēes” (1964), Zyhrane te “Fytyra e dyte” (1968), Nicen te “Gjenerali i ushtrise se vdekur” (1971), Ollgen te “Zonja nga qyteti” (1975) dhe teton te “Pallati 176” (1985), duke u transformuar teresisht ne secilin prej tyre. Ka luajtur edhe ne 16 filma, qe nga “Tana” (1958) e deri tek “Rrethimi i vogel” (1989) dhe nje teledrame “Gjenerali i ushtrise se vdekur” (1976). Per rolin e teto Ollges tek “Zonja nga qyteti” fitoi Medaljonin e Festivalit te Filmit me 1977.

Filmografia
Eja! - (1987)
Rrethimi i vogel - (1986)
Taulanti kerkon nje moter - (1984)
Nje shoqe nga fshati - (1980)
Pertej mureve te gurta - (1979)
Zemrat qe nuk plaken - (1977)
Zonja nga qyteti - (1976)
Vitet e para - (1965)
Debatik - (1961)
Tana - (1958)



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.