Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Nga te gjitha veset, miresia eshte ajo qe falet me pak.
--- L.P.Marguerite

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 78 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Sport :: Lindita Kodra, Kampione e Evropės nė qitje me pistoletė
Postuar nga: Albo

Sport Mbas 27 vjetėsh, Shqipėria ka njė kampione tė Evropės

* E quajnė Lindita Kodra - Kampione e Evropės nė qitjen me pistoletė 30 + 30
* Njė krahasim i detyruar midis sportit tė shoqėrisė komuniste dhe asaj demokratike
* Vetėm nė kėtė shkrim do tė gjeni pėrmitėsimin dhe kuptimin e kėsaj ngjarjeje

1.

Ngjarja ėshtė e madhe vėrtet, sepse krejt papritmas, njė qitėse shqiptare bėhet kampionia e parė e Evropės mbas rėnies sė komunizmit. Pėrse themi mbas rėnies sė komunizmit? Sepse ka njė vijė demarkacioni edhe pėr historinė e sportit shqiptar: para dhe mbas rėnies sė komunizmit ose ndryshe: demokracia 15 vjet mbas rėnies sė komunizmit ka ende probleme tė shumta me atė shoqėri edhe nė fushėn e sportit.

Vetė shoqėria komuniste i pat rregulluar “fort bukur” marrėdhėniet e saj me Shqipėrinė e Paraluftės, ashtu si nė tė gjitha fushat e jetės shqiptare, edhe nė sport. Me njė tė rėnė tė lapsit Partia tha: “Edhe sporti jam unė!” Ajo nuk pranoi tė krahasohej me sportin e Paraluftės, atė tė Mbretėrisė, si dhe atė tė gjatė Luftės, por ēeli njė faqe tė re mė 28 apo 29 nėntor 1944 dhe tha: “Para ēlirimit nuk ka pasė sport!” Ndonėse deri nė atė kohė ishin zhvilluar 7 Kampionate Kombėtare tė Futbollit, 6 Kampionate Kombėtare tė Atletikės, 6 Kampionante Kombėtare tė Notit, 2 rrethe Ēiklistike tė Shqipėrisė (por 3 Kampionate Kombėtare), kampionate kombėtare nė boks dhe mundje, kampionate tė pafund tė shkollave e tė gjimnazeve deri nė basketboll e volejboll, madje ndėrqytetėse. Shqipėria mori pjesė nė katėr edicione tė Lojėrave Ballkanike tė Atletikės, pati marrėdhėnie jo tė pakta ndėrkombėtare sportive, me fqinjėt tė paktėn. Por Parta tha se para ēlirimit nuk ka patur sport dhe nuk i njohu asnjė nga kėto kampionate. Me arrogancė, me prepotencė, me frikmėri, me diktat dhe i bėri sportet simbas mėnyrės sė saj. E ndihmoi Jugosllavia, por sidomos e ndihmoi jo pak BRSS dhe vendet e tjera komuniste, mandej Kina Popullore. Dhe, nuk e bėri keq. Kjo pėr hir tė sė vėrtetės, sepse demokracia nuk mohon askėnd, ajo vetėm konfirmon dhe rindėrton dhe synon.

Njė herė kam pyetur: “A e ka mundė demokracia sportin e regjimit komunist?” Personalisht kam mendimin se pėr sportin shqiptar kjo ėshtė njė pyetje tejet e rėndėsishme. Nė pamje tė jashtme, ajo duket si njė pyetje politike. Nė thelb asesi nuk ėshtė politike. Ėshtė njė pyetje qė tė ēon te rritja, te synimet qė duhet tė ketė shoqėria demokratike e njė vendi. Diktaturat nuk e bėjnė keq sportin. Demokracia e bėn ndryshe. I jep lirinė sportit dhe demokracinė e organzimit. E para kėrkon njė sport shpesh popullor, masiv nė dukje, nė shėrbim tė qėllimeve tė saj pėr t’i mbajtur njerėzit nėn fré. E dyta e sheh sportin si mjet argėtimi dhe nė dobi tė gėzimit dhe harmonisė shpirtėrore dhe fizike tė njeriut. Diktatura i kėrkon rezultatet nė sport me ēdo ēmim. Demokracia i kėrkon pėrmes Fair Play-t olimpik, qė do tė thotė natyrshėm dhe mė me sinqeritet. Ndonėse nė fund tė fundit, kur vjen puna te pėrgatitjet, tė dyja i kėrkojnė ndihmė shkencės, financės, displinės.

Shoqėria demokratike ende nuk e ka mundė shoqėrinė komuniste nė sportin shqiptar. Kjo pėr sa u pėrket rezultateve ndėrkombėtare dhe nivelit tė kampionateve kombėtare nė tė gjitha sportet. Bėn pėrjashtim vetėm peshėngritja, i vetmi sport qė mund tė themi se e ka kaluar atė tė shoqėrisė komuniste. Doemos, duke u mbėshtetur nė traditėn e krijuar asokohe. Tė kuptohemi, ndonėse ende larg is- vendeve tė tjera ish komuniste edhe nė Shqipėri organizimi i sportit po bėhet simbas kėrkesave juridike, shoqėrore dhe shkencore tė demokracisė. E kemi fjalėn pėr prapambetjen nė rezultate.

Qitja ka qenė sporti i Partisė, i Shqipėrisė sė popullit ushtar, i syrit tė pushkės kundėr armikut. Ndonėse qitja ėshtė njė sport olimpik i mirėfilltė, rezultatet e qitjes shqiptare nė kohėn e Partisė kanė qenė sensacionale. Deri aty sa qė Shqipėria pati dy Kampione tė Evropės, madje edhe njė Kampione tė Evropės pėr tė rejat. Deri javėn qė shkoi, pėr tė gjithė sportet e saj, Shqipėria kishte vetėm dy Kampione tė Evropės, tė famshmet Elizabeta Karabolli dhe Ermira Dingu dhe asnjė titull kėsisoji pėr tė rriturit e sportit shqiptar nė asnjė lloj sporti tjetėr.

Papritmas javėn qė shkoi, nė Granada tė Spanjės, Lindita Kodra bėhet kampionia e tretė e Evropės nė historinė e sportit shqiptar. Kjo ėshtė ngjarja e madhe. As nė futboll, as nė basketboll, as nė atletitkė dhe as nė futboll. Vetėm nė qitje. Nė pistoletė 30+30, 25 metra larg. Lindita Kodra, 45 vjeēe, nėnė e dy fėmijėve, qitėse e pėrvojės e klubit “Studenti” tė Tiranės, sportiste e dalė nga klubi i Laēit, edhe ngaqė atje regjimi kishte ndėrtuar njė poligon qitjeje. Lindita Kodra nuk e ushtron qitjen pėr asnjė pėrfitim personal, por e ushtron pėr pasion dhe detyrim atdhetar. Kėtu ėshtė kuptimi i madh qė ajo ka pėr sportin e saj dhe ka meritėn e jashtėzakonshme, sepse titullin e Kampiones sė Evropės, ajo e mbėrrin nė njė periudhė tejet tė vėshtirė tė sportit tė qitjes nė Shqipėri. Pėr fat, njė sport thuajse i mėnjanuar. Enver Hoxha, njėrėn nga Kampionet e Evropės e thirri nė tribunėn e Byrosė Politike nė “Qemal Stafa” dhe doli nė foto me tė, njė foto simbol i qitjes sė Shqipėrisė sė asokohe dhe qė bėri xhiron e Evropės!

Sot diēka krejt tjetėr. Nuk do tė ketė foto tė Lindita Kodrės qė tė bėjė, ndoshta as xhiron e Shqipėrisė, ndonėse arritja e saj ėshtė vėrtet njė ngjarje e madhe. Njė herė kemi thėnė se njė vend “kapitalist”, Finlanda, jep 1.5 milionė dollarė nė vit pėr qitjen dhe tė gjitha i merr nga loteritė sportive qė ajo organizon. Kėtė e kemi thėnė nja katėr vjet mė parė dhe sot nuk e dimė se ku kanė mbėrritur financat e qitjes sė Finlandės. Natyrisht, nuk e dimė sa merr qitja shqiptare, por nė qoftė se nuk ka marrė deri dje, duhet t’i marrė tash e mbrapa, sepse Lindita Kodra me titullin e Kampiones sė Evropės, i treti qysh kur ėshtė themeluar Shqipėria, ėshtė e para sportiste shqiptare qė me mund, me talent, me rezultat i ka siguruar Shqipėrisė pjesėmarrjen zyrtare nė Lojėrat Olimpike tė Kinės 2008. Mu pėr kėtė ngjarja bėhet edhe mė e madhe.

Deri mė sot, nė njė Kampionat tė Evropės, vetėm sporti i qitjes e ka detyruar kontinentin e vjetėr, t’ia ekzekutojė himnin kombėtar Shqipėrisė. Tri dekada mė parė falė Karabollit e Dingut. Sot, mbas kėsaj pauze qė zgjati plot 27 vjet, falė Kodrės.

2.

Pėr tė kuptuar kėtė garė, nganjėherė nuk ėshtė e nevojshme tė pėrshkruash, por vetėm t’i hedhėsh sytė nga statistika, nga kultura statistikore nė pėrvetėsimin e sė cilės Shqipėria ėshtė vend i fundit nė Evropė. Do tė japim renditjen e 25 qitėsve tė parė tė garės sė Granadės sė Spanjės qė i ka dhėnė titullin e Kampiones sė Evropės Lindita Kodrės sė Shqipėrisė, aq mė tepėr qė kėtė renditje ende nuk e ka botuar askush nė Shqipėri. Brenda kėsaj 25-she tė parė ėshtė edhe njė tjetėr shqiptare, Klarita Strataj:

KAMPIONATI EVROPIAN I QITJES, GRANADA (SPANJE), 11 korrik 2007:

1. L. Kodra / ALB 584
2. M. Dorjsuren / GER 583
3. M. Grozdeva / BUL 583
4. J. Sekaric / SRB 581
5. S. Kolly / SUI 579
6. I. Tanova / BUL 582
7. G. Beliaeva / RUS 579
8. N. Salukvadze / GEO 579
9. N. Paderina / RUS 578
10. S. Tirode / FRA 578
11. P. Hykova / CZE 577
12. A. Boneva / BUL 577
13. B. Roy / FRA 577
14. S. Szpek / POL 576
15. Y. Alipava / RUS 576
16. A. Kassoumi / GRE 576
17. R. Sike / HUN 575
18. Z. Arunovic / SRB 574
19. S. Franquet / ESP 574
20. Z. Csonka / HUN 574
21. A. Kil / TUR 573
22. V. Pervan / CRO 573
23. O. Kostevych / UKR 573
24. M. Genovesi / ITA 572
25. K. Strataj / ALB 572

Mbas kėtyre u renditen edhe plot 34 qitėse tė tjera, deri te vend i 59-tė, aq sa ishte numri i pjesėmarrseve tė garės, ku e 55-ta ėshtė njė tjetėr qitėse shqiptare, Edlira Dingu (552 pikė). Mbrapa 25-shes sė parė janė qitėse tė Republikės Ēeke, Bjellorusisė, Azerbajxhanit, Spanjės, Portugalisė, Suedisė, Francės, Lituanisė, Italisė, Gjermanisė, Austrisė, Turqisė, Kroacisė, Ukrainės, Zvicrės, Letonisė, Estonisė, Finlandės, Hungarisė, Malit tė Zi, Maqedonisė. Ėshtė gjithė Evropa, e cila sot ka 53 shtete.

Lindita Kodra ka fituar titullin e Kampiones sė Evropės, duke lėnė mbrapa kampionen olimpike nė fuqi, Maria Grozdeva tė Bullgarisė, nėnkampionen olimpike nė fuqi Lenka Hykova tė Republikės Ēeke dhe fituesen e medaljes sė bronztė nė fuqi, Irada Ashumova tė Azerbajxhanit - tė trija tė Olimpiadės “Athina 2004”, si dhe njė numėr jo tė paktė kampionesh tė mėparshme tė Evropės apo tė podiumit tė Kampionatit Botėror. Pėr ta kuptuar mė mirė kėtė, ja tetė mė tė mirat e Olimpiadės sė Athinės nė kėtė garė:

1. M. Grozdeva / BUL 585

2. L. Hykova / CZE 588

3. I. Ashumova / AZE 588

4. Y. Cheng / CHN 584

5. M. Dorjsuren / GER 583

6. G. Otryad / MGL 583

7. H. Seo / KOR 582

8. N. Salukvadze / GEO 580

Kėsisoji, nėse do tė mund tė kemi njė Lindita Kodra olimpiste tė vėrtetė, asaj do t’i duhet tė ketė parasysh edhe sportistet aziatike. Jemi ende larg njė parashikimi megjithatė. E rėndėsishme ėshtė se Shqipėria tashmā njeh olimpisten e saj tė parė pėr “Kina 2008”, e cila vjen prej garės sė titullit Kampione tė Evropės. Pistoletė 30+30 nė 25 metra larg tabelės, natyrisht nė kėmbė dhe e zhvilluar si gjithmonė nė dy kahe “stili”: preēizion dhe shpejtėsi. Nė fillim precizioni me shéjin e palėvizshėm nė tabelė. Gjithmonė tri qitje brenda njė pesėminutėshi. Nė ēdo seri prej 10 gjuajtjesh mund tė merren 100 pikė tė mundshme, qė ėshtė njė mrekulli, sepse do tė thotė se ke qėlluar dhjetė herė vetėm dhjetėn. Lindita Kodra mori nė dhjetė tė shtimet e para 96 nga 100 pikė tė mundshme. Nė dhjetė tė shtimet e dyta 98 pikė dhe 97 nė dhjetė tė shtimet e treta. Nė tānėsi 291 pikė nga 300 tė mundshme.

Precizioni ėshtė diēka tjetėr. Pėrsėri 30 tė shtime, tė ndara tri herė nga 10, por tash me njė ndryshim dramatik: shéji nė tabelė lėviz. Ai qėndron vetėm 3 sekonda dhe brenda 3 sekondash qitėsi duhet tė qėllojė. Kampionia e Evropės, Lindita Kodra, qe e shkėlqyeshme: 98 pikė nga 100 tė mundshme nė dhjetė tė shtimet e para dhe tė dyta tė precizionit dhe 97 pikė nė dhjetė tė shtimet e fundit. Plot 293 pikė dhe nė tānėsi 30+30 plot 584 pikė. Po kaq sa mori edhe Kampionia Olimpike nė fuqi Maria Grozdeva e Bullgarisė. Mirėpo, asgjė nuk mbaron me kaq. Tetė mė tė mirat bėjnė edhe atė qė quhet qitje finale (fundore). Janė edhe 20 tė shtime tė tjera, tė ndara nė 10 e 10 dhe pikėt qė merren kėtu u shtohen tė parave tė 30 + 30 (nė kėtė rast 584 pikėve tė Lindites tė fituara nė pjesėn klasike tė garės) dhe del renditja e re qė i dha Lindita Kodrės shifrėn 787.4, duke lėnė mbrapa Dorjsuren tė Gjermanisė dhe Grozdeva tė Bullgarisė, medalje e argjendtė dhe e bronxtė, respektivisht me nga 783.8 dhe 783.1. Ndonėse, zakonisht kur jepet renditja nė shtyp jepen shifrat e pjesės sė parė tė garės, e mu pėr kėtė ndodh qė bie fjala, Grozdeva, siē shihet nė renditjen tonė tė mėsipėrme, ėshtė e treta me po 584 pikė, njė mė shumė se Dorjsuren e Gjermanisė (583), por e cila nė garėn finale ka fituar 200.8 ndaj 199.1 tė Grozdevės e cila nė tanėsi ka mė pak dhe ėshtė e treta.

Gara e Granadaas ka filluar nė orėn 9.00 dhe ka pėrfunduar nė orėn 16.00 tė mbasdites. Njė maratonė e tānė, e cila natyrisht ka ndėrprerjet pėr radhėn e garimit tė rreth 60 qitseve si dhe pushimet nga njėri “stil” nė tjetrin. Njė maratonė e vėrtetė, me njė lodhje tė jashtėzakonshme fizike e ndoshta mė tepėr psikologjike. E bėmė kėtė shpjegim pėr tė kuptuar se jo mė kot qitja ėshtė njė sport olimpik dhe ēdo garė e saj vlen njė medalje ari, as mė pak dhe as mė shumė se ēka fiton njė sport kolektiv si futbolli apo basketbolli. Ēka do tė thotė se 1 medalje ari merr SHBA nėse fiton turneun e basketbollit nė Olimpiadėn e Kinės dhe po 1 medalje ari merr edhe Lindita Kodra nėse fiton pistoletėn 30z+30. Kjo ėshtė ajo qė quhet demokracia olimpike.

Pėr tė gjitha kėto ėshtė njė ngjarje e madhe titulli i Kampiones sė Evropės nga shqiptarja Lindita Kodra nė Kampionatin Evropian tė Qitjes nė Granada tė Spanjės, mė saktė nė Las Gabias tė Granadas. Kjo ishte dhe befasia e qitjes shqiptare qė i kthen Shqipėrisė medaljen e parė tė Kampiones sė Evropės nė “kohėn e re”, duke e ashpėrsuar ose duke ndezur fort garėn midis sportit tė shoqėrisė komuniste shqiptare dhe sportit tė shoqėrisė demokratike shqiptare. Ndonėse sekretari i pėrgjithshėm i Federatės Shqiptare tė Qitjes, Koēo Mikerezi, njė besnik i vjetėr i kėtij sporti olimpik, i cili ka pėrshkuar etapat e dekadave tė fundit tė kėtij sporti, ndėrsa e pranon befasinė e titullit, thotė se pėr tė fituar tetėshen finaliste (tė fundores) “kemi synuar pa shkuar nė Garanada”, megjithė vėshtirėsitė financiare tė udhėtimit dhe pjesėmarrjes, ēka nuk do tė kishte qenė e mundur tė realizoheshin pa mbėshtetjen e Ministrisė sė Kulturės, Turizmit, Rinisė dhe Sporteve. Ndoshta ky ėshtė njė lajm. Mbėshtetja e ministrisė, qysh sot pėr olimpisten e parė shqiptare tė “Kina 2008”, besojmė se qysh sot do tė jetė diēka tjetėr, edhe mė e planifikuar. Gjithmonė olimpiada ėshtė njė ēėshtje shtetėrore edhe pėr shoqėrinė demokratike.

3.

28 vjet mė parė, qitėsja shqiptare Elizabeta Karabolli u shpall Kampione e Evropės mu nė garėn e pistoletės 30+30 me shifrat botėrore 587 pikė. Kur u kthye nė Shqipėri u prit si njė heroinė, pėrveē tė tjerave edhe pse qe e detyruar tė zbatonte urdhrin e mosdhėnies sė dorės qitėseve sovjetike, tė cilat i kishte njė vend mė poshtė nė podiumin e nderit tė poligonit tė Frannkfurtit, ndėrsa ekzekutohej hymni i Shqipėrisė. Ishte 1979. Njė vit mė vonė, shqiptarja tjetėr, Ermira Dingu u shpall Kampione e Evropės nė garėn mė klasike tė qitjes, ate 1x60 precizion (594 pikė). Kjo ka ndodhur nė Madrid mė 1980-ėn. Mė 1983 nė Bukuresht, Emanuela Kola fitoi titullin e Kampiones sė Evropės pėr tė reja nė pistoletė 30+30 (582 pikė). Ndėrsa plot 25 vjet mė parė, mė 1982, Niko Shtrepi, i cili vazhdoi tė merrej edhe deri mė sot me qitje, u bė Kampioni i parė i Ballkanit pėr Shqipėrinė. Mbas tij, Shqipėria pati edhe gati nja 20 kampionė tė tjerė tė Ballkanit. Mė 1987-ėn, Kristo Robo u bė kampioni i parė shqiptar i Mesdheut, ēuditėrisht po nė pistoletė 30+30. Shqiptarė dhe shqiptare tash gati 30 vjet janė pistoletistė tė rangut botėror. E kishim harruar. Na e pėrtėriu gjithēka: kujtesėn, mundėsitė, fitoren, suksesin, imagjinatėn, dėshirat, ambicjet, protagonistja historike e shekullit XXI pėr sportin shqiptar, Lindita Kodra - kampionia e re e Evropės pėr Shqipėrinė, e cila qysh kur ka bėrė dritė nė rruzull, ka vetėm tre Kampionė tė Evropės nė sportet. Pak? Ndoshta. Mirėpo, nuk jemi mė shumė se 3.5 milionė, sepse ende ligjėsisht (kėshtu e jep nė shqipet Ernest Koliqi “juridikisht”-in) nuk mund tė pėrfshijmė edhe nja 4 milionė shqiptarė tė tjerė tė ndarė midis Kosovės, Diasporės e Arbėreshve. Dihet se, gjithmonė kur pėrfundon njė Olimpiadė, historianėt dhe studiuesit bėjnė edhe njė renditje tjetėr jozyrtare: llogarisin numrin e medaljeve tė fituara pėr banorė.

Katėr vjet mė parė kemi shkruar kėtu nė “TemA” njė “Requiem pėr qitjen”. Duhet ta harrojmė, ndonėse ende poligonet tona tė qitjes janė tė drobitur. Kampionia re e Evropės, olimpistja e parė shqiptare e “Kina 2008”, vėrteton tė kundėrten e ēdo ndjellazģ (pesimizmi).

Nuk ka megjithatė njė requiem pėr qitjen shqiptare. Ėshtė Lindita Kodra!


Besnik Dizdari


Kortezi e Tema


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.