Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Muzika eshte zhurma e mendimit.
--- Hugo

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 141 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Intimitet :: Irsa Demneri, Miss Shqipėria 2007
Postuar nga: Albo

Intimitet Nuk mjaftonte njė kurorė e “Miss Tirana”, as ajo e “Rin Fest”. Pretendimet e 17-vjeēares nga Tirana ishin mė tė mėdha se kaq. Njė konkurrim shtetėror do e plotėsonte mė shumė CV e modeles, apo vajzės qė ėshtė mėsuar tashmė me pasarelat, por edhe do ta lumturonte. Nė fakt, tanimė ėshtė mė shumė se e lumtur. Nga njė konkurrim rrėmbeu tre ēmime. Irsa Demneri, e shpallur mbrėmjen e sė shtunės nė kalanė e Elbasanit "Miss Shqipėria 2007", ėshtė njėkohėsisht edhe fituese e "Miss Buzeqeshja" dhe "Miss Publiku".



Studion nė vitin e tretė tė shkollės "Sami Frashėri", dhe ėndrra e saj ėshtė ekonomiku. Njė ekonomiste e zonja dhe njė miss, nuk mund tė kenė ndonjė tjetėr lidhje pėr Demnerin, pėrveē njė vajzė tė kompletuar siē ėshtė ajo vetė. "Prirja ime mė e madhe ėshtė matematika dhe pėr kėtė shpresoj tė bėhem ekonomiste e zonja kėtu nė Shqipėri, shprehet Demneri, ndonėse hobi ka pasarelat, ku dhe ka marrė pjesė si modele nė shumė sfilata tė realizuara kėto kohė nga stilistėt e njohur shqiptarė. Por Irsa nuk e sheh veten larg Shqipėrisė. "Dua tė studioj nė Tiranė, mė pėlqen tė rri pranė njerėzve tė mi, kėtu ndjej mė shumė ngrohtėsi, mė shumė vlerėsim, tė cilin nuk mund ta kem jashtė saj, dhe nuk mund tė ma japė dikush tjetėr", shton ajo.

Por si u bė pjesė e kėtij evenimenti dhe si i priti tre ēmimet? "Nga "Miss Tirana" kisha qejf tė merrja pjesė nė njė garė mė tė rėndėsishme se sa ai. Konkurrova, u pėrzgjodha mes 31 konkurrenteve dhe sot ndihem mė e emocionuar se asnjėherė tjetėr. Por e shtuna ka qenė njė natė e paharrueshme dhe e bukur e jetės sime, ato emocione s’i kam ndjerė kurrė mė parė. Nuk e prisja atė ēmim dhe jo mė tre ēmime", tregon pėr gazetėn 17-vjeēarja, e cila do tė pėrfaqėsojė kėsisoj vitin e ardhshėm Shqipėrinė nė "Miss Globe". Ndėrsa tani mban mbi krye kurorėn e mė tė bukurės, nga e ardhmja shpreson shkollėn. Eshtė qėllimi i saj kryesor. "Pas missit, pres shkollėn dhe kjo ėshtė gjėja e parė me mė shumė vlerė pėr mua. Mė pas gjėrat nė botin e spektaklit ia lė nė dorė Zotit, ēfarė tė ketė rezervuar pėr mua le tė mė japė", shton bukuroshja, e cila mė shumė se kaq e konsideron veten me fat. "Pasiguria ime pėr fitore ishte e barabartė me atė tė vajzave tė tjera. Edhe vetė regjisori Petri Bozo e ka thėnė gjithmonė qė nga dita e parė deri nė ditėn e fundit, nga 01-31 vajzat kanė qenė tė barabarta. Dhe unė nuk e ndjeja veten fituese", thotė 17-vjeēarja Demneri, pėr tė cilėn brenda njė nate kanė ndryshuar shumė gjėra. "Dje isha njė pjesėmarrėse nė "Miss Shqipėria", tani mbaj kurorėn dhe dy ēmime tė rėndėsishme. Eshtė shumė ngritje pėrgjegjėsie pėr mua", thotė ajo, teksa kujton urimin e parė qė familja i ka dhėnė, mbrėmjen e sė shtunės nė kalanė e Elbasanit."Urimin e parė e mora nga familja ime, nga stafi i gjithė i organizatorėve tė kėtij spektakli, nga kushėrinjtė e mi qė ndodheshin nė spektakėl, shoqėria dhe nga publiku. Ndėrsa sot ka qenė njė ditė me shumė telefonata, urime dhe gjithashtu mė e veēantė ka qenė se kam marrė telefonata nga gazetarė pėr tė dalė nė kopertinat e revistave", tregon Irsa, vajza e vogėl e familjes Demneri, e cila ka njė baba inxhinier, njė nėnė mėsuese dhe njė motėr katėr vjet mė tė madhe. Eshtė lindur nė 21 janar 1990.



E pare te “Miss Shqiperia”

“Miss Shqiperia 2007” eshte shpallur 17-vjecarja Irsa Demneri, e cila mban edhe kuroren e “Miss Tirana”. Spektakli qe mblodhi vajza nga e gjithe Shqiperia u organizua ne kalane “Real Skampis”, ne Elbasan.

I zhdukur nga qarkullimi prej kohesh, ish-misteri i pare shqiptar, Olti Xhezo, rishfaqet ne spektaklin konkurrent te “Miss dhe Mr. Albania”, ku ai ka fituar kurore si mashkulli me i bukur i Shqiperise. Por, duket se bukurine e Xhezos kohet e fundit kane fatin ta shijojne vetem te huajat, si nje italiane me te cilen ai kishte ardhur i shoqeruar per te pare “Miss Shqiperia”.

Vajza e deputetit te LSI-se, Nikollaq Neranxi, ka fituar cmimin “Miss Turizmi”. Tani, kur te dale te promovoje turizmin shqiptar ne bote, ka mundesi qe Kristina Neranxi te hedhe edhe nja dy fjale per frutat e thata qe tregton i ati.

Shume e kritikuam Maria Serifovic per fitoren ne “Eurovizion”. Madje e akuzuam se kendonte nje kenge te vjedhur nga ne (c’u be me ate histori valle?). Por ne fund te fundit, kengetarja serbe ishte e vetmja qe kendoi live ne skenen e “Miss Shqiperise”, ndersa te tjeret erdhen si zakonisht me CD-ne ne xhep.

Kortezi e Korrieri



Kalaja 2000-vjeēare kurorėzon mė tė bukurėn e Shqipėrisė

Spektakli ėshtė shfaqur drejtpėrdrejt nė valėt e Televizionit “Vizion Plus”


Atmosfera e konkursit tė bukurisė “Miss Shqipėria 2007” zhvilluar nė Elbasan

Elis Memelli
Siē ndodh ēdo vit nė tė njėjtėn kohė, nė muajin qershor ėshtė bėrė dhe sivjet kurorėzimi i mė tė bukurės sė vendit, “Miss Shqipėria 2007”. Dhe kjo nuk ndodh rastėsisht, pasi gjithēka mbi organizimin dhe kohėn e kėtij organizimi ėshtė e pėrcaktuar me kujdes nga “Deliart Association”. Kjo pėr tė treguar korrektėsi dhe seriozitet nė kurorėzimin e mė tė bukurės sė vendit. Dje nė mbrėmje ėshtė zgjedhur “Miss Shqipėria” nė njė spektakėl tė mirorganizuar nga “Deliart Association”, nė bashkėpunim me Televizionin “Vizion Plus”. Kėtė radhė stacioni qė do tė pėrzgjedhė mė tė bukurėn e Shqipėrisė ka qenė qyteti i Elbasanit, me kalanė 2000-vjeēare. Njė kala me njė ndėrtim romak, ngritur nė fillim tė shek. III Para Krishtit, si njė kėshtjellė ushtarake pėr tė siguruar kontrollin e rrugės “Egnatia”, nė atė kohė njė arterie e rėndėsishme e Perandorisė Romake. Skenografia e mrekullueshme ishte ideuar nga studio arkitekturore “Rebus”, sė cilės pa dyshim nuk kishte si t’i mungonte njė ndriēim perfekt i siguruar nga Fest Servis e mjeshtrit Lul Tusha. Prezantimi i spektaklit tė bukurisė ėshtė bėrė nga Alert Celoaliaj. Veshjet e vajzave ishin stiluar nga stilistja Ema Savahl (Koja), ndėrsa koreografia u pėrgatit nga Kozeta Bakiu. Natyrisht qė nė gjithēka nuk mund tė mos fshihej nga pas dora e mjeshtrit Petri Bozo, i cili asistohet nga Klara Bici dhe Egi, vajza e tij e vogėl. Pėrzgjedhja e 30 bukurosheve nuk ka qenė aspak e lehtė, pasi ashtu siē tregon vetė regjisori Bozo, pjesėmarrja nė seleksionimet ishte shumė e madhe.
Jo pak, por 260 vajza janė pėrpjekur tė hyjnė nė konkurrim pėr t’u shpallur “Miss Shqipėria”. Pėrveē prezantimit tė bukurisė, vajzat i janė nėnshtruar edhe testit tė inteligjencės pėrgatitur nga organizatorėt. Fillimisht ishin pėrzgjedhur 31 vajza, por njėra prej tyre u pėrjashtua nga spektakli dy ditė para zhvillimit tė tij, sepse kishte thyer rregullat e vendosura nga organizatorėt.
Gjeografia e vendeve nga kanė ardhur vajzat shtrihej qė nga Tropoja, Kukėsi, Laēi, Kruja, Gramshi, Pėrmeti deri te diaspora e Greqisė, Itali, SHBA, Gjakova, Prishtina dhe Mali i Zi. Spektakli live ka nisur mbrėmjen e djeshme nė orėn 21:00 dhe ėshtė transmetuar drejtpėrdrejt ekskluzivisht nga Televizioni “Vizion Plus”. Vajzat fillimisht kanė dalė nė tri sfilata tė ndryshme dhe mė pas juria ka pėrzgjedhur 10 konkurrentet, tė cilat vazhduan garėn mė tej pėr kurorėzimin e mė tė bukurės.
Juria pėrbėhej nga 12 anėtarė, ndėrsa ēmimet qė janė dhėnė krahas “Miss Shqipėrisė” ishin shoqėruesja e parė dhe e dytė e missit, Miss Kinemaja, Miss Buzėqeshja, Miss Fotozhenia etj. Bukuroshet shqiptare qė kanė fituar kėto ēmime do tė marrin pjesė nė njė tė ardhme jo tė largėt nė konkurset ndėrkombėtare tė bukurisė qė zhvillohen nė Greqi, Ēeki, Kinė etj. Po kėshtu, pėr fitueset janė edhe dy bursa studimi nė Universitetin Europian tė Tiranės. Publiku, nga shtėpia, nėpėrmjet televotimit ka zgjedhur njė tjetėr miss nė kėtė konkurs. Atmosferėn e spektaklit e kanė ngrohur mė tepėr edhe performancat e kėngėtarėve Aleksandėr Gjoka, Arbėrie Hadėrgjonaj, Mira Bregu e Redon Makashi. Gjithashtu, baleti ka qenė njė tjetėr element qė nuk mund t’i mungonte shfaqjes tė zhvilluar nė kalanė antike tė Elbasanit.

Kortezi e Albania



Shėnim: Mund tė shihni tė gjitha vajzat konkurrent tek albumi i Galerisė Shqiptar pėr Miss Shqipėria 2007 dhe komentet tuaja mund t'i postoni nė Forumin Shqiptar nė temėn e hapur pėr kėtė punė kėtu.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.