Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kur varferia hyn nga dera, dashuria del nga dritarja.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 97 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Histori :: Beteja e Kosovės, viti 1389 dhe shqiptarėt
Postuar nga: Albo

Histori Beteja e Kosovės, viti 1389 dhe shqiptarėt

Burimet e kohės qė ruhen nė arkiva, kisha dhe biblioteka japin tė dhėna krejtėsisht tė tjera nga ato qė na i afron historiografia serbe.

Historiografia serbe vazhdimisht ėshtė pėrpjekur dhe po pėrpiqet qė Kosovėn gjatė sundimit tė Nemanjidėve (fundi i shek. XII deri nė vitin 1371) dhe nė pėrgjithėsi nė periudhėn para sundimit osman, ta paraqesė tė banuar vetėm nga serbėt. Pretendimeve tė kėtilla tendencioze njė pėrgjigje tė merituar shkencore u ka dhėnė medievisti ynė J. Dranēolli, i cili thekson: “Burimet e kohės qė ruhen nė arkiva, kisha dhe biblioteka japin tė dhėna krejtėsisht tė tjera nga ato qė na i afron historiografia serbe”.

Para se t`i paraqesim kėto tė dhėna, vlen tė pėrmendet njė konkludim shumė i qėlluar i studiuesit francez A. Dyselje, i cili pranon se Kosova gjatė shek. XIII-XIV ka qenė qendra ekonomike dhe politike e mbretėrisė mesjetare serbe, por nė mėnyrė shkencore vėren se vendosja e njė qendre tė pushtetit politik dhe ekonomik nė njė territor tė caktuar nuk garanton aspak, veēanėrisht nė mesjetė, karakterin etnik sundues tė atyre qė e kanė pushtetin politik. Nė kėtė mėnyrė, ai merr shembull despotatin e vogėl “serb” tė Serit nė Greqinė Veriore, i cili mundi tė sundonte nga viti 1355 deri mė 1371 njė popullsi, pjesa mė e madhe e sė cilės ishte greke.

Prania e popullsisė serbe nė Kosovė sipas burimeve tė shkruara dėshmohet qė nė shek. XI, ndėrsa nė njė farė mase fillon tė shtohet nė gjysmėn e dytė tė shek. XII dhe nė fillim tė shek. XIII, atėherė kur Kosova hyri nė kuadrin e Shtetit tė Nemanjidėve. Njė rritje e dukshme e popullsisė serbe nė Kosovė, pa dyshim, bėhet atėherė kur Serbia fitoi statusin e Perandorisė. Nė atė periudhė kohore, popullsia e viseve veriore serbe filloi tė depėrtojė me tė madhe nė drejtim tė jugut, pra edhe tė Kosovės. Nė ēfarė raporti arriti ajo ndaj popullsisė vendase arbėrore, nuk mund tė thuhet kurrgjė.

Tė dhėnat burimore, po ashtu dėshmojnė se arbėrit gjatė gjithė mesjetės vazhduan tė jetojnė nė trevat e tyre autoktone tė Kosovės. Kjo provohet nga vetė dokumentet qirilike tė shek. XIII-XIV, nė tė cilat, krahas antroponimeve shumicė serbe, hasen nė masė tė konsiderueshme edhe asi tė pastra arbėrore, si dhe arbėrore tė sllavizuara. Kur jemi te tė dhėnat burimore qirilike, vlen tė pėrmendet se nė to hasen edhe familje tė pėrziera nė aspektin antroponomik. Kėshtu p.sh., sipas njė tė dhėne qė i pėrket viteve 1293-1302, mėsojmė se nė vendin Ship tė Klinės, nė mesin e banorėve tė tij ėshtė edhe Dobrosllavi, bir i Gjinit. Rast tė njėjtė hasim edhe nė krisobulėn e manastirit tė Deēanit (1330) ku thuhet: “Gjoni dhe djemtė e tij, Radosllavi dhe Bogosllavi”. Nga tė dy rastet shihet qartė se prindėrit mbanin emra arbėrorė, kurse djemtė e tyre emra sllavė (serbė), respektivisht emrin e serbit ka mundur ta mbajė edhe arbėri. Duke marrė parasysh faktin se pushteti politiko-kishtar ishte nė duart e klasės politike-kishtare serbe, atėherė, lirisht mund tė thuhet se arbėrit plotėsisht u janė nėnshtruar formave tė diskriminimit, me tė vetmin qėllim qė t`i sundonin mė lehtė dhe tek e fundit nėpėrmes antroponimisė sė imponuar sllave t`i identifikonin si sllavė. Prandaj, antroponimia e tyre nė masė tė konsiderueshme u humb nė atė sllave (serbe).

Prania e etnosit arbėror provohet edhe nga burimet latine, pėrkatėsisht raguzane. Kėshtu, mė 1369, pėrmenden tre tregtarė prizrenas qė i kishin borxh Raguzės, dhe sipas emrave qė mbanin (Liepur-Lepur, Lumasius-Lumi dhe Jovanich-Gjon) na dalin arbėrorė. Nė kėtė drejtim duhet pėrmendur edhe Dhimitėr Dranēin dhe presbit Gjinin nga Novobėrda, tė cilėt mė 1382 mbanin lidhje afariste me Raguzėn. Prania e arbėrve nė Kosovė gjatė feudalizmit tė zhvilluar, mund tė shpjegohet edhe me disa shembuj nga sfera e toponimeve tė pėrkatėsisė arbėrore. Vend tė rėndėsishėm nė kėtė drejtim zėnė toponimet: Unjemir (Ujmiri i sotėm), Lloēan dhe fshati Arbanas. Nė krisobulėn e Stefan Dushanit tė vititi 1348 (mbi themelimin e manastirit tė shenjėtorėve Mihal e Gabriel nė Prizren), zihen nė gojė edhe njė sėrė fshatrash arbėrorė: Gjinovci, Magjerci, Peggogllavci, Flokovci, Ēruca, Ēaparēi, Gonovci, Shpinadinci dhe Novaci, e mbi tė gjitha aty arbėrit pėrmenden me emrin e tyre etnik. Ky fakt jo vetėm qė dėshmon praninė e popullsisė arbėrore nė Kosovė, por njėkohėsisht, nė aspektin juridik, atė e paraqet tė nivelizuar me popullsinė serbe. Jo rastėsisht shkurtazi pėrmendėm praninė e arbėrve nė Kosovė, sepse pikėrisht nė territorin e tyre u zhvillua beteja e famshme e Kosovės (15, pėrkatėsisht 28 qershor 1389).

Beteja e Kosovės ishte njė nga pėrpjekjet mė tė vendosura tė popujve ballkanikė, pėr ta ndaluar ekspansionin e mėtejmė osman nė Gadishullin Ballkanik. Pėr ta aritur kėtė qėllim ata bashkuan forcat e tyre nė njė koalicion tė pėrbashkėt, tė cilit i printe sundimtari serb Lazar Hreblanoviē dhe vendosėn t`i bėnin ballė ushtrisė osmane, e cila udhėhiqej nga vetė Sulltan Murati I dhe djemtė e tij, Bajaziti dhe Jakupi. Pėrgatitjet serioze, numri i madh i ushtarėve tė ushtrive kundėrshtare, rrjedhat e betejės, rezultatet dhe pasojat, kontribuan qė ajo tė hyjė nė analet historike dhe njėkohėsisht tė shėrbejė si motiv pėr krijimin e njėrit nga ciklet mė tė mėdha dhe mė tė bukura tė epit ballkanik. Nė fushatėn e tyre pėr pushtimin e brendisė sė Gadishullit Ballkanik, ushtritė osmane tė kryesuara nga Sulltan Murati, mė 1386, depėrtuan nė Serbi, ku pushtuan Nishin. Mė pas, te Ploēniku (sot fshat pranė Prokuples), Murati u ndodh pėrpara sundimtarit tė Serbisė, Lazarit. Ky i fundit nuk guxoi tė konfrontohej nė njė betejė tė hapur me Sulltanin, por i premtoi Muratit dhėnien e njė tributi, si dhe njė trupe ndihmėse ushtarake prej 1000 vetėsh, mirėpo shumė shpejt hoqi dorė nga premtimi i dhėnė.

Nė kėtė kohė edhe Shteti i Balshajve kalonte qaste tė vėshtira. Nė tė vėrtetė pėr shkak tė veēantisė sė brendshme feudale dhe nėn sulme tė vazhdueshme osmane, ku pėr pasojė territori i Gjergjit II Balsha u ngushtua bukur shumė (pėrfshinte vetėm Shkodrėn, Drishtin, Ulqinin dhe Tivarin), dhe pėr tė mos humbur krejtėsisht zotėrimet e mbetura, ai pranoi qė tė hynte nėn vasalitetin osman. Sipas Orbinit, kjo u bė nė vitin 1386, respektivisht para 27 janarit tė vitit tė njėjtė, sepse po tė ishte nė kėtė kohė nė armiqėsi me osmanėt, Gjergji nuk do tė mund t`u siguronte liri tregtarėve raguzanė nė trevat e tij. Nga ana tjetėr mospėrmendja e osmanėve nga ana e Gjergjit, lė vend pėr t’u konkluduar se ai e kishte pranuar sovranitetin osman vetėm formalisht. Duket se, pėr tė hequr qafe sovranitetin formal osman, Gjergji planifikoi t’u jepte atyre njė godtije vendimtare. Nė kėtė drejtim, pėrderisa nė njėrėn anė i nxiti dhe u premtoi ndihmė osmanėve kundėr Bosnjės (me mbretin e sė cilės, Tvėrtkon, deri atėherė ishte nė marrėdhėnie tė kėqija), nė anėn tjetėr fshehurazi vuri nė lėvizje planin e dėshiruar antiosman, duke u afruar me vjehėrrin e tij Lazar Hreblanoviqin dhe me Tvėrtkon. Njėkohėsisht, planet e tij duhet t’i jenė bėrė tė njohura edhe Raguzės, pėr arsye se mė 23 gusht 1388, aty u ndodh i deleguari i Gjergjit, Gjoni, i cili siē thuhet “erdhi pėr shkak tė bisedimeve me osmanėt, pėr tė mirėn tonė”.

Planet antiosmane arriti t’i konkretizojė nė verė tė vitit 1388. Forcat osmane, nėn komandėn e Lala Shahinit, qė nė kėtė kohė depėrtuan nė Bosnjė, u thyen rėndė nga forcat aleate tė Tvėrtkos, Gjergjit II Balshės dhe Lazarit. Nė kėtė disfatė tė osmanėve, rolin udhėheqės e kishte pasur Gjergji, sepse, siē pohon Bitlisi, ai ishte bėrė shkak pėr vrasjen e 10 deri 15 mijė luftėtarėve. Pas kėsaj disfate tė osmanėve, Gjergji duhet tė ketė hequr qafe sovranitetin formal osman, sepse Neshriu, duke pėrshkruar rrethanat qė sollėn nė konfliktin e Bosnjės, Gjergjin II Balshėn e cilėsonte “tė nėnshtruar tė sulltanit”, kurse Bitlisi, duke pėrshkruar pėrgatitjet e pjesėmarrėsve udhėheqės tė Koalicionit ballkanik pėr ditėn e mynxyrės sė Kosovės (1389), e radhitėte atė nė mesin e “banditėve” dhe tė “pafeve”. Mospėrmbushja e detyrimeve nga ana e Lazarit, disfata nė Bileqe tė Bosnjės dhe roli vendimtar i Gjergjit II Balshės nė atė disfatė qė iu shkaktua osmanėve, u bė, siē thotė kronisti osman Idris Bitlisi, “e domosdoshme dhe detyrė ndaj vullnetit perandorak qė tė pėrgatiteshin pėr tė vėnė nė vend nderin e ushtarėve tė vrarė dhe tė likuidonin intrigat dhe ngatėrresat e kokėfortėve”. Pra, siē mund tė shihet, parapėrgatitjet qė u paralajmėruan nuk kishin pėr qėllim qė nė njė betejė vendimtare tė thyenin vetėm qėndresėn e sundimtarit serb Lazarit, siē pretendon historiografia serbe, por, nė fakt synohej qė tė thyheshin sundimtarėt ballkanikė.
Pėrgatitjet e osmanėve nė krye me Sulltan Muratin, pėr njė ndeshje vendimtare me sundimtarėt ballkanikė, sipas tė gjitha gjasave kishin filluar qė nė fund tė vitit 1388. Murati dha urdhėr perandorak, ku u bėnte thirrje komandantėve tė Anadollit dhe tė Rumelisė, respektivisht tė gjithė bejlerbejve tė vilajeteve, djemve tė tij, Bajazitit dhe Jakupit, disa princave nga Azia e Vogėl, si dhe sundimtarėve tė krishterė, tė cilėt kishin pranuar vasalitetin ndaj shtetit osman, qė me forcat e tyre tė mblidheshin dhe tė drejtoheshin pėr t’i mposhtur sundimtarėt ballkanikė. Pėrveē tė sipėrpėrmendurve, Sulltanit i erdhi ndihmė “edhe nga persėt edhe nga arabėt”, dhe nė kėtė mėnyrė u krijua njė ushtri e madhe nė krye tė sė cilės qėndronin Sulltan Murati dhe dy djemtė e tij, Bajaziti dhe Jakupi. Pėrmendėm pjesėmarrjen e kėtij spektri tė gjerė forcash nė kuadėr tė ushtrisė osmane, nga shkaku se nė historiografinė serbe, jo vetėm qė anashkalohet kjo e vėrtetė, por nga ana tjetėr synohet qė tė minimizohet Koalicioni ballkanik, duke theksuar se ”lajmet e mėvonshme osmane janė krejtėsisht fantastike, ku, sipas tė cilave, Lazarin e ndihmuan edhe… arbėrit, vllehėt dhe hungarezėt”, dhe gjithnjė sipas tyre, “duhej ta paraqitnin fitoren osmane sa mė tė rėndė dhe sa mė tė rėndėsishme”. Po tė kishte qenė me tė vėrtetė ashtu, atėherė kronistėt osmanė nuk do tė pėrshkruanin edhe spektrin e gjerė tė ushtrisė osmane /duke pėrmendur si pjesėtarė tė saj edhe turqit nga principatat selxhuke tė Kastamonisė dhe tė Karamanisė, tė cilat hynė nėn mbrojtjen e Sulltan Muratit vetėm formalisht (1387), ngase ato edhe mė tej ruajtėn autonominė e tyre, dhe madje gjatė shek.XV u gjendėn nė luftė me shtetin osman, pėrderisa u pushtuan prej tij; si dhe ndihmėn qė i erdhi asaj nga persėt dhe arabėt, por do tė kėnaqeshin me pėrshkrimin e pjesėmarrėsve tė Koalicionit ballkanik.

Me qėllim qė ta kishin mė tė lehtė kėtė fushatė, forcat e mbledhura tė ushtrisė osmane mendonin qė atė ta nisnin nė pranverė, prandaj dimrin e kaluan nė Pllovdiv tė Bullgarisė. Pėrgatitjet e Muratit i shqetėsuan dhe i vunė nė lėvizje sundimtarėt e vendeve tė ndryshme tė Ballkanit. Pėr t`i bėrė ballė rrezikut, zotėrit e tyre lanė mėnjanė grindjet dhe konfliktet e vjetra dhe formuan njė koalicion nėn kryesinė e sundimtrit serb, Lazar Hreblanoviēit. Gjergji II Balsha, i cili qė prej kohėsh e kishte ndjerė rrezikun osman, siē duket shumė kohė pėrpara Betejės sė Kosovės, d.m.th. qysh nė vitin 1388, ishte angazhuar nė pėrgatitjen e koalicionit antiosman. Vitin nė fjalė, atė sė bashku me Vuk Brankoviqin, i ndeshim te vjehėrri i tyre Lazari. Prandaj, sipas kėsaj tė dhėne mund tė dyshohet se ata u morėn vesh pėr njė aksion tė pėrbashkėt kundėr osmanėve.

Pjesėtarėt e Koalicionit patėn kohė tė mjaftueshme pėr t`u pėrgatitur dhe pėr t`u mbledhur nė momentin e duhur. Kjo dėshmohet nga vetė kronistėt osmanė, tė cilėt flasin mbi traktativat diplomatike ndėrmjet tė tė deleguarve tė Muratit dhe udhėheqėsit tė Koalicionit, Lazarit, ku preken ēėshtjet pėr zgjidhjen e konfliktit tė tyre dhe ku njėkohėsisht mėsohet pėr pėrgatitjet ushtarake tė palėve kundėrshtare. S`ka dyshim se njė rol udhėheqės nė pėrgatitjen e Koalicionit ballkanik patėn edhe arbėrit. Nė kėshillimin pėr mėnyrėn e strategjisė sė luftės (tė cilėn do ta zbatonin sundimtarėt ballkanikė kundėr osmanėve) tė zhvilluar nė prag tė betejės, jo rastėsisht kaloi propozimi i Jorgjit (Gjergj Kastriotit- gjyshi i Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut), qė konflikti me osmanėt tė zhvillohej ditėn dhe jo natėn, siē kishte propozuar udhėheqėsi i Koalicionit, Lazari. Jo vetėm qė gjykimi i tij qe i drejtė, por edhe miratimi i propozimit tė tij nė mėnyrė unanime nga sundimtarėt pjesėmarrės (duke pėrfshirė kėtu edhe vetė Lazarin), ėshtė njė dėshmi tjetėr se sa autoritativ kishte qenė ai nė mesin e pjesėmarrėsve tė Koalicionit, aq mė tepėr kur dihet se kishte njė forcė tė rėndėsishme ushtarake.

Le tė ndalemi tani pak nė ēėshtjen e dilemave qė ekzistojnė nė historiografi lidhur me identifikimin e Jorgjit dhe me numrat e ushtarėve tė ushtrive kundėrshtare. Disa studiues Jorgjin e identifikojnė si Gjergji II Balsha, kurse disa studiues tė tjerė si Gjergj Kastrioti. Ne konsiderojmė se mund tė mbėshtetet qėndrimi i dytė, ngase kronistėt osmanė Gjergjin II Balshėn e cilėsuan “Sundimtar tė Shkodrės Arbėrore”, por pa i shtuar kėtij emėrtimi emrin e tij, me ē’ka u la vend pėr t’u kuptuar se nuk bėhet fjalė pėr Gjergjin II Balshėn, por pėr Gjergj Kastriotin. Po ashtu duhet shtuar se disa studiues kanė shprehur mendimin se gjyshi i Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, Gjergji, do tė jetė quajtur Gjon, kurse studiues tė tjerė duke u mbėshtetur nė njoftimet e Gjon Muzakės, se i ati i Skėnderbeut quhej Pal, pėrcaktohen pėr kėtė emėr. Ndėrsa lidhur me numrat e ushtarėve tė ushtrive kundėrshtare nė burimet osmane dhe nė ato serbe ata janė tepėr tė ekzagjeruara, ku pėr pasojė nė shkencėn historiografike janė paraqitur mendime tė ndryshme. Ne konsiderojmė si mė tė pranueshėm konkludimin e studiuesit P. Thėngjillit, i cili duke analizuar kėtė fenomen ka ardhur nė pėrfundim se numri prej 20000-25000 ushtarėsh nė anėn serbe (Koalicionit) dhe prej 30000-40000 ushtarėsh nė anėn osmane, i paraqitur nga studiuesit serbė, me qėllim qė tė minimizohet Koalicioni ballkanik, ėshtė tepėr i zvogėluar. Studiuesi nė fjalė ka lėnė vend qė tė kuptohet se duhet mbėshtetur numra mė tė mėdhenj, nga ata qė na i ofrojnė studiuesit serbė. Kurse ne konsiderojmė se numrat nė fjalė duhet zmadhuar edhe ca, ngase njėri nga kronistėt osman, siē ėshtė Oruēi, duket se ėshtė mė afėr realitetit. Ai thekson: “Ai (Sulltani-Q.D.) me pesėdhjetė-gjashtėdhjetėmijė ushtarė shkoi dhe doli nė fushėn e Kosovės”).

Pas trajtimit tė dilemave nė fjalė i rikthehemi vazhdimit tė problematikės sė sipėrpėrmendur, gjegjėsisht rolit udhėheqės qė patėn arbėrit nė pėrgtitjen e Koalicionit ballkanik. Nė kėtė drejtim duhet pėrmendur edhe rolin e rėndėsishėm tė princit nga Kosova, Milosh Kopiliqit (kronisti osman Enveri, Milosh Kopiliqin e pėrmend me titujt: “Princ” dhe “Ban”; humanisti raguzan Feliks Petanēi, “Princ Ilir”; humanisti arbėror nga Kosova, ipeshkvi i Ulqinit, Martin Seguni, “Baron”; arqipeshkvi i Tivarit, Andrea, “Ban”; kurse humanisti ynė Marin Beēikemi e vė atė nė cilėsinė e “Perandorit tė Mizisė”), i cili pėr kryezot kishte Vuk Brankoviqin. Se sa personalitet me peshė kishte qenė ai nė radhėt e krerėve tė Koalicionit, vėrtetohet nga njė e dhėnė e Enverit, ku thuhet: “Lazari i dha Miloshit njė gotė me pije duke i thėnė - thonė pėr ty qė je bėrė tradhtari im…- Miloshi i`u pėrgjigj - nesėr ke pėr ta parė tradhtarin, ke pėr tė parė nėse jam njeri i drejtė apo tradhtar.- Lazari nė atė moment e mori nė dorė gotėn e dollisė dhe e piu”. Pėrshkrime afėrsisht tė ngjashme tė kėtij momenti na ofrojnė edhe humanistėt raguzanė Feliks Petanēi, A. Cerva – Tuberoni dhe Mauro Orbini, si dhe humanisti slloven Benedikt Kuripeshi. Ngritja e dollisė nga ana e Lazarit, vetėm atėherė pasi u sigurua pėr besnikėrinė e Kopiliqit, flet qartė se ai ishte njė nga princat kryesor tė Koalicionit, dhe njė prestigj tė tillė e kishte arritur, padyshim, pasi qė ishte pėrfaqėsuar me njė forcė tė rėndėsishme ushtarake.

Po pse u vendos qė beteja tė zhvillohej pikėrisht nė fushėn e Kosovės? Rrethanat e karakterit ushtarak e strategjik, si dhe fakti se agresioni osman tashmė i kėrcėnonte drejtpėrsėdrejti trevat e Ballkanit Qendror, bėnė qė beteja tė zhvillohej nė Kosovė, nė afėrsi tė Prishtinės, nė njė rajon ku mund tė organizoheshin mė mirė ushtritė e shteteve feudale ballkanike, por qė ishte njėkohėsisht njė pikė ku kryqėzoheshin rrugėt nga mund tė depėrtonin mė tutje osmanėt. Nė rrethana tė kėtilla, ushtritė e Koalicionit, tė kryesuara nga sundimtarėt e tyre, nė mėngjes tė 15, pėrkatėsisht tė 28 qershorit 1389 zunė nga njė pozicion tė veēantė nė fushėn e Kosovės. Nė burimet osmane, tė cilat me tė drejtė janė cilėsuar si shumė mė tė pasura se burimet serbe e bizantine, dallohen dy grupe kryesore lidhur me pjesėmarrėsit nė betejė: nga njėri grup, pjesėmarrėsit pėrmenden nė mėnyrė tė papėrcaktuar, ku thuhet se krahas ushtrive tė Lazarit morėn pjesė edhe arbėrit, boshnjakėt, vllehėt, ēekėt, hungarezėt, polakėt dhe frėngjit; dhe nga grupi tjetėr, pjesėmarrėsit pėrcaktohen drejtpėrsėdrejti, si mė kryesorė serbėt, arbėrit dhe boshnjakėt, duke i dalluar kėta nga forcat e tjera ndihmėse.

Ushtria e Koalicionit u rreshtua nė fushėn e luftimit, duke pasur nė qendėr Lazarin, djathtas Vuk Brankoviqin dhe majtas fisnikun boshnjak Vlatko Vukoviqin dhe atė arbėror Dhimitėr Jonimėn, zotėrimet e tė cilit shtriheshin nė zonėn midis Lezhės dhe Rrėshenit, kurse kronisti osman Mehmet Neshriu, e quan atė i biri i Jundit, Dimitri. Pėrndryshe prijėsat e tjerė ballkanikė dhe arbėrorė ishin rreshtuar nė tė dy krahėt e ushtrisė sė Koalicionit. Nga kjo shihet se ndonjė nga zotėrit arbėror (kuptohet jashta trevės sė Kosovės) merrte pjesė me forcat e veta pikėrisht nė krahun e djatht, ndėrsa forcat e arbėrve tė Kosovės, logjikisht ishin nė kuadėr tė forcave tė Vukut, dhe shikuar nga kėndvėshtrimi i kritikės historike, pse aty, si vasal i Vukut, me forcat e veta tė mos ishte edhe Milosh Kopiliqi. Rreth pjesėmarrjes, apo mospjesėmarrjes sė Gjergjit II Balshės nė Betejėn e Kosovės, ėshtė shkruar bukur shumė nė historiografi. Studiuesit sllavė kryesisht e mohojnė pjesėmarrjen e tij. Ndėrsa, historiografia shqiptare e mbėshtet nė tėrėsi pjesėmarrjen e tij.

Nėse u besojmė kronikave osmane, atėherė del qartė se ai ka marrė pjesė nė betejė. Nė tė vėrtetė, duke marrė parasyshė faktin se Gjergji II Balsha nė kronikat osmane cilėsohet “Sundimtar i Shkodrės Arbėrore” dhe “Sundimtar i Shkodrės sė Arbėrve”, atėherė, tė dhėnėn qė na e ofron Bitlisi lidhur me pėrgatitjet e pjesėmarrėsve tė Koalicionit ballkanik pėr ditėn e mynxyrės sė Kosovės, nė mesin e tė cilėve pėrmend “Sundimtarin e Arbėrve”, s’ėshtė gjė tjetėr, veēse ėshtė fjala pėr Gjergjin II Balshėn. Pjesėmarrjen e tij e mbėshtesin edhe njoftimet e kėngėve epike serbe. Sipas tyre, ai i ishte pėrgjigjur thirrjes sė Lazarit pėr ndihmė, duke shkuar nė Kosovė me njė ushtri prej 6000 vetėsh. Nė njėrėn nga kėngėt nė fjalė madje thuhet se kishte marrė pjesė nė betejė “Balsha me trimat e Zetės dhe arbėrorėt e rreptė”. Nė Betejėn e Fushė-Kosovės morėn pjesė edhe sundimtarė tė tjerė tė fuqishėm arbėrorė, si: sundimtari i Despotatit tė Beratit, Theodori II Muzaka, i cili me vete kishte njė ushtri tė madhe arbėrore; zotėr tė tjerė tė Arbėrit, nė mesin e tė cilėve ishin edhe zotėr feudal arbėrorė tė Himarės dhe tė Epirit. Arbėrit kishin mbushur gjithashtu edhe radhėt e shigjetarėve tė ushtrisė sė Koalicionit, tė cilėt ishin tė parėt qė filluan betejėn.

Sipas kronistėve osmanė, beteja filloi nė mėngjes. Tė njėjtėn gjė e pohon edhe Anonimi nga Firenca, kurse sipas kujtimeve tė Konstandin Jeniēerit, ajo filloi tė mėrkurėn dhe pėrfundoi tė premten. Konfrontimi ndėrmjet ushtrive kundėrshtare qe i ashpėr. Pas disa sukseseve fillestare tė ushtrisė sė Koalicionit, ku ajo theu krahun e majtė tė ushtrisė osmane qė udhėhiqej nga Jakupi, me ndėrhyrjen e Bajazitit qė komandonte krahun e djathtė, sukseset ushtarake u kthyen nė tė mirė tė osmanėve, tė cilėve pėrfundimisht u takoi fitorja. Por humbjet nė njerėz nga tė dy palėt ishin tė mėdha, saqė, po tė hidhej vėshtrimi, nė ēdo anė nuk shihej gjė tjetėr veēse koka tė prera. Nė mesin e tė rėnėve mbetėn edhe dy udhėheqėsit e betejės, Murati dhe Lazari. Aty u vranė edhe Theodori II Muzaka dhe vrasėsi i Sulltanit, Milosh Kopiliqi.

Pas vrasjes sė Muratit, Bajaziti u tėhoq pėr nė Edrene me qėllim qė ta siguronte marrjen e fronit tė zbrazur. Te pjesėmarėsit e Koalicionit ballkanik kjo tėrheqje krijoi pėrshtypjen se osmanėt u thyen. Kėshtu, mbreti i Bosnjės, Tvėrtko, nė letrėn e tij tė shkruar disa ditė pas betejės (1 gusht 1389) njoftonte qytetin e Trogirit, se ”duke fituar me triumf fushėn e luftės, u shaktuam disfatė atyre (osmanėve) … i vramė, saqė nga ata mbetėn pak tė gjallė”. Lajmi i fitores duket se ishte pėrhapur me tė madhe. Pėr kėtė dėshmojnė: a) Nė letrėn e datės 20 tetor 1389 qė qytet-shteti i Firencės i dėrgonte Tvėrtkos, (nė pėrgjigje tė njoftimit tė tij pėr fitoren mbi osmanėt) i bėnte tė ditur se kėtė lajm tė gėzuar e dinte qė mė parė, dhe se atė e kishte marrė pėrmes zėrave tė pėrhapura dhe letrave tė shumta. Prandaj e dinte mirė ngjarjen e 15 qershorit, ku nė fushė tė Kosovės kishte mbetur i vrarė edhe Murati, kurse nė atė betejė tė lavdishme, fitorja i kishte takuar Mbretėrisė; b) Udhėpėrshkruesi francez i shek. XIV, Filip de Mezier, nė veprėn “Ėndrra e Pelerinit tė moēėm”, tė shkruar nė muajin tetor tė vitit 1389, theksonte: “Murati… u mposht plotėsisht nga tė krishterėt”. Nė fakt, kėta ishin pėrshtypje tė gabuara, pasi, siē kemi cekur mė lart, fitorja u takoi osmanėve, tė cilėve njėherit iu hapėn dyert pėr tė depėrtuar nė pjesėt e Ballkanit Veriperėndimor.

Mė lart, kalimthi pėrmendėm se nė betejė morėn pjesė edhe arbėrit e Kosovės. Por, problemi i pjesėmarrjes sė tyre nė betejė ėshtė prekur pak nė historiografi, sepse mungojnė tė dhėnat historike tė drejtpėrdrejta mbi kėtė problematikė. Nė qoftė se mė lart dėshmuam pėr praninė e arbėrve nė Kosovė, atėherė ata nuk do tė mund tė qėndronin tė mėnjanuar dhe tė mos merrnin pjesė nė ngjarjet e mėdha politike-ushtarake tė kohės, tė zhvilluara nė truallin e tyre autokton. Mospėrmendja nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė burimet historike e pjesėmarrjes sė tyre nė betejė, shpjegohet me faktin se autorėt e kohės qė ishin sllavė, bizantinė e osmanė janė kėnaqur me paraqitjen e pjesėmarrjes sė formacioneve politike-shoqėrore e tė sundimtarėve tė tyre, kurse, si zakonisht, nuk i kanė marrė parasysh masat popullore. Ajo ėshtė mbuluar me paraqitjen e pjesėmarrjes nė luftė tė sundimtarit serb tė Kosovės, Vuk Brankoviqit dhe ushtrisė sė tij.

Nė favor tė kėtij vlerėsimi, vlen tė pėrmendet e dhėna e Shėn Denisit, ku thuhet: ”Mbreti i Kosovės mblodhi njė ushtri jo vetėm nga feudalėt, por edhe nga popullsia e rėndomtė” d.m.th. arbėrore. Pėrkundėr faktit se kronika ka tė bėjė me Betejėn e Rovinės tė vitit 1395, pėrmendja e pjesėmarrjes sė popullsisė vendase nė njė betejė jashtė territorit tė saj, ėshtė njė sinjal i fortė se popullsia nė fjalė do tė ketė marrė pjesė edhe mė masovikisht (nė kuadėr tė ushtrisė sė kryezotit tė saj, Vuk Brankoviqit) nė Betejėn e Kosovės, ngase ajo u zhvillua pikėrisht nė territorin e saj. Humanisti raguzan Tuberoni, nėnshtetasit e Lazarit i quan dardanė, ilirė dhe maqedonas, ndėrkaq Lazarin mbret tė dardanėve, tė cilėt gjatė betejės mbroheshin me aq guxim, saqė turqit mezi bėnin ballė. S`ka dyshim se ėshtė fjala pėr popullsinė arbėrore tė Kosovės, qė autori e pėrmend me emrin e saj tė vjetėr. Se arbėrit e Kosovės kishin marrė pjesė masovikisht nė betejė, dėshmohet edhe nga njė e dhėnė tjetėr, ”despoti Lazar i Sėrbisė, bullgarėt … dhe sundimtarė tė Arbėrit nga Dardania … u mblodhėn … u hapėn luftė turqve, por Lazari dhe shumė tė tjerė humbėn jetėn nė betejė”. Tek e fundit, Filip de Mezier, jorastėsisht kėtė betejė e vendosi nė pjesėt e Arbėrit, me ēka la vend qė tė kuptohet drejt karakteri etnik arbėror i Kosovės, pasi kuptimi gjeografik, parimisht nuk e mohon kuptimin etnik.

Ėshtė e vėrtetė se pėrmes traditės popullore nuk mund tė ndėrtohet historia, posaēėrisht nėse ajo nuk gjen mbėshtetje nė burimet historike. Por, tradita jonė popullore qė i kushtohet Betejės sė Kosovės, me njė kuadėr tė hollėsishėm tė ngjarjeve pėr: organizimin dhe nisjen e ushtrive osmane nga Anadolli, itinerarin e tyre nė Ballkan, marshin nėpėr Selanik e Shkup dhe arritjen nė Fushė-Kosovė; si dhe pėr zhvillimin e luftimeve, vrasjen e Sulltan Muratit dhe fundin e Miloshit, gjen njė mbėshtetje pikėrisht nė burimet historike osmane, tė cilat poashtu na njoftojnė pėr kėto ngjarje. Prandaj, si e tillė, ajo mund tė merret nė konsideratė nė trajtimin e ngjarjeve pėr kėtė betejė. Pikėrisht pjesėmarrjen e arbėrve tė Kosovės nė kėtė betejė e dėshmon ekzistenca e kėngės sė vjetėr arbėrore – shqiptare mbi Betejėn e Kosovės, qė nė fakt ėshtė kėngė e popullsisė vendase arbėrore tė Kosovės, sepse tė gjithė botuesit e varianteve tė ndryshme tė kėngės nė fjalė, japin shėnime tė qarta se personat nga tė cilėt ata i kanė mbledhur kėto kėngė, qė tė gjithė janė nga Kosova. Pra kėnga lindi nė Kosovė, sepse popullsia e saj mori pjesė nė betejė. Vargjet e fundit tė kėngės popullore arbėrore - shqiptare flasin pėr largimin e njė pjese tė popullsisė arbėrore tė Kosovės pas disfatės nė betejė. “Njė ēik oms (d.m.th. tė ėmės) ēa kish pas thon
- Ku po shkojmė mori non?
- Na po ikim prej turku, i ka thon
- E kur vim ko, mori non?
- Kur ēartojet turku, sikur na”

Mendojmė se ky emigrim mund tė gjejė mbėshtetje nė faktin se, qysh nė vitin 1390, nė Raguzė tanimė jetonte familja Kopiliqi, aq mė tepėr kur dihet fakti se pėrveē ekzistimit tė oazave arbėrore qė jetonin gjatė gjithė mesjetės nė pjesėn jugore tė bregdetit Adriatik gjer nė Raguzė, si dhe nė prapatokė (pra, edhe nė troje tė Bosnjės e Hercegovinės, si dhe tė Malit tė Zi) gjatė shekujve XIV-XV nė trojet e pėrmendura, veēmas nė Raguzė, ndeshim shumė mėrgimtarė arbėrorė, tė cilėt lėshuan atdheun e tyre pėr shkaqe tė ndryshme. Pjesėmarrja e arbėrve tė Kosovės nė betejė mund tė shtrihet deri aty sa tė pretendohet me tė drejtė e tė diskutohet edhe pėr pėrkatėsinė etnike arbėrore tė Milosh Kopiliqit, pėrndryshe hero i Betejės sė Kosovės. Emri dhe mbiemri i tij ka zgjuar interes qė prej kohėsh, qė sė paku duke e analizuar atė nė dritėn e tė dhėnave antroponomike t`i afrohet zgjidhjes sė ēėshtjes sė pėrkatėsisė sė tij etnike. Por, nė kėtė drejtim, historiani serb i shek. XVIII, P. Julianac, mė 1765, nuk zgjodhi kritere (pėr ta identifikuar atė mė lehtė si serb - Q.D.) dhe ia tjetėrsoi mbiemrin nga Kopiliq /Kopil(i) ose Kobil(i) mė vonė e ka marrė sufiksin sllav Kopil(iq) – Kobil(iq)/ nė Kobiliq - Obiliq, term i cili u pranua nga historianėt pasardhės tė historiografisė serbe.

Pėrkundėr faktit se mbiemri i Miloshit te kronisti osman Ashik Pashazade i shkruar me grafinė osmane, nė radhė tė parė mund tė lexohet si Kopila e pastaj Kobila, studiuesit G. Elezoviq dhe A. Olesnicki, nė rastin konkret pėrcaktohen dhe pėrdorin variantin Kobila, kuptohet qė nė bazė tė termit serb kobila-pelė, tė lihej vend qė pėrkatėsia e tij etnike tė kėrkohej vetėm nė mesin e serbėve. Mirėpo, studiuesi K. Jireēek, lidhur me kėtė problematikė, qė prej kohėsh me tė drejtė sinjalizonte se nė shekullin XVIII emri qė rridhte nga pela ishte i pahijshėm, prandaj e tjetėrsuan, duke i dhėnė pėr bazė termat (serbė) obilan dhe obilje. Nga ana tjetėr, rezultatet shkencore nga fusha e gjuhėsisė, megjithatė dėshmojnė origjinėn thjeshtė arbėrore tė emrit dhe mbiemrit tė tij. Kėshtu, prapashtesat osh, ush dhe oshe janė tė pėrhapura sot e kėsaj dite nė tė gjitha trojet ku jetojnė shqiptarėt. Edhe rrėnja Mil (Mill) lidhet me emrat shqiptarė, si, bie fjala, Mėhill, Mhill, Milo, (humanisti raguzan F. Petanēi e pėrmend Miloshin me emrat: Milon dhe Milo) dhe diē tė ngjashme.

Studiuesi ynė E. Ēabej duke analizuar pėrkatėsinė gjuhėsore tė njė varg fjalėsh pohon: "Njė problem mė vete pėrbėjnė disa fjalė qė janė tė pėrbashkėta pėr shqipen, sllavishten ballkanike e rumanishten, pjesėrisht dhe pėr greqishten e re, fjalė tė cilat kryesisht me ndėrmjetėsinė e rumunėve kanė depėrtuar edhe nė disa gjuhė tė tjera, si nė ēekishten, sllovakishten, polonishten e ukrainishten. Hyjnė aty ndėr tė tjera: balgė, buzė, gushė, katund dhe kopil". Studiuesit F. Miklosiq dhe P. Skok mendojnė se bėhet fjalė pėr term (d.m.th. kopil) me prejardhje shqipe, pėrkatėsisht pėr njė huazim nga shqipja. Nė tė vėrtetė, emri Kopil ėshtė shumė i hershėm, dhe nė dokumente tė shkruara pėrdoret nė krisobulėn e Shėn Shtjefnit tė Banjskės sė Kosovės nė vitin 1313, kurse si Kipil haset nė fshatin Ēabiq, i regjistruar nė krisobulat e Deēanit. Pėrndryshe, supozohet se emri Kopil ka prejardhje iliro-thrakase, i cili nė gjuhėn e vjetėr arbėrore-shqiptare ka kuptimin e fėmijės tė cilit nuk i dihet prindi-babai, ndėrsa nė gjuhėn rumune ka kuptimin e fėmijės. Nė kėtė drejtim, duket se enigmėn e ka zgjidhur studiuesi J. Dranēolli, i cili pohon: “Emri Kopil, gjithashtu ėshtė njė emėr me prejardhje thjeshtė shqiptare. Pėrveē tė tjerave, sot nė shqipe fjala kopil, ka kuptimin e sythit tė mbirė nė njė rrėnjė, trung a nė degė tė njė bime”.

Ėshtė e njohur se nė traditėn mesjetare fshati merrte emrin e zotėrisė e sė kėndejmė fshati Kopiliq i Drenicės, pėrgjithėsisht njihet si vend i Milosh Kopiliqit, aq mė tepėr kur kėtė fshat (pėrkatėsisht Kopiliqin e Epėrm dhe Kopiliqin e Poshtėm) e hasim nė regjistrin osman tė vitit 1455, kushtuar krahinės sė Brankoviqėve. Pėrkatėsia thjesht arbėrore e heroit tė betejės, dėshmohet edhe nga vetė kėnga arbėrore - shqiptare pėr Betejėn e Kosovės, ku ai del si figurė kryesore e kėngės. V. Ēajkanoviq duke shpjeguar motivet e kėngės arbėrore – shqiptare, tė botuar nga ana e G. Elezoviqit, e karakterizon atė, “epopeja shqiptare… nuk ėshtė gjė tjetėr veēse kėnga pėr Miloshin”. Ai mė tej shton se gjatė qėndrimit tė tij nė afėrsi tė Elbasanit, nė rrethanat e luftės ballkanike (1912), i kanė treguar pėr disa shqiptarė vendas se janė pasardhės tė Milosh Kopiliqit. E gjithė kjo, vazhdon mė tej ai, tregon se hero Miloshi kishte kultin dhe traditėn e tij nė mesin e shqiptarėve. Ndėrsa M. Gjurgjeviq (shumė kohė pėrpara kėtij tė fundit) qė qėndronte nė Prishtinė si zyrtar austro-hungarez nė vitet 60 tė shekullit XIX, e ka vlerėsuar pėrshkrimin e Betejės sė Kosovės, sipas traditės gojore vendase, si mė reale sesa tė dhėnat e shpjegimit historiografik serb tė modifikuara nga prirjet politike shoveniste.

Kėnga nė fjalė ėshtė njė poemė me njė lėndė origjinale dhe autentike, me tipare tė dalluara nga ato tė kėngėve epike serbe pėr Betejėn e Kosovės. Nė tė nuk i kėndohet knjaz Lazarit ose figurave tė tjera tė bujarėve feudalė serbė qė morėn pjesė nė betejė, siē ndodhi nė epikėn serbe. Pavarėsisht nga roli pozitiv qė luajtėn nė luftėn kundėr vėrshimit osman, ato mbeteshin tė huaja pėr botėn arbėrore-shqiptare, e cila epopenė ia kushtoi pikėrisht heroit qė doli nga gjiri i saj. Nė kėtė truall, te shqiptarėt, paralel me kėngėn, organikisht jetojnė edhe njė sėrė legjendash, kujtimesh, toponimesh etj. Sipas legjendės popullore: “Miloshi ka pas lindur nė Kopiliqin e Epėrm, por mė vonė ėshtė vendosur nė Kopiliqin e Poshtėm”. Pleqtė e Drenicės tregojnė se “Milosh Kopiliqi ā kanė prej ktuhit” (Drenicės). Ata vėnė njė vijė tė qartė demarkacioni: “Car Lazari ā kanė i serbėve, Milosh Kopiliqi i yni”; “Milosh Kopiliqi ā kanė mė i madhi kreshnik i shqiptarėve nė luftėn e Kosovės”. Nė Kopiliq tė Poshtėm ka vende qė quhen: “Te trolli i Miloshit”, “Veneshta e Miloshit”, “Te kisha e Miloshit” etj. Nė Sallabajė gjendet “Vorri i Milosh Kopiliqit”. “Miloshi e mbante ushtrinė nė pyjet e Ēiēavicės e tė Kukės” (pyje tė Drenicės). “Car Lazari… venin e tij e ka pas kah Kraleva dhe jo nė Kosovė”.

Nga: Qerim Dalipi, historian



Burimet pėr Betejėn e Kosovės tė vitit 1389

Pėr shkencėn e historisė nuk ėshtė i njohur asnjė dokument nga dita e ngjarjes dhe me burime nuk mund tė saktėsohet dita kur ndodhi ajo. Vidovdani serb i datės 15 pėrkatėsisht i 28 qershorit 1389, ėshtė shpikje e kishės dhe e politikės serbe nga fundi i shekullit XVIII - fillimi i shekullit XIX, njėsoj si edhe Kulti i Lararit dhe Miti i Kosovės.

Ndodhja nė rrjedhė tė poshtme tė lumit Llap, nė verė tė vitit 1389, ėshtė moment historik pa asnjė ndikim pėr ndryshime tė marrėdhėnieve ekzistuese nė vendet e pėrfshira nė ngjarje. Kjo ndodhje nė historiografi depėrtoi ngadalė dhe u ngulitė me atributin Beteja e Kosovės dhe Beteja e Parė e Kosovės e vitit 1389, duke i pėrshkruar pėrmasa fantastike.

Lėnda burimore udhėpėrshkruese, folkloristike, anuare dhe kronikale, qė i bėnė jehonė kėsaj ndodhje ėshtė e vėllimshme, por shumė kundėrthėnėse njėra me tjetrėn deri nė absurd. Vėrtet, kėto tė mira kulturore letraro-kronikale tė proveniencės sllave, turke, persiane, greke, latine, shqiptare, hungareze, frėnge e tė tjera, janė ngritur mė vonė, pėr qėllime politike tė palėve, me interes pėr afirmimin e hapave tė rinj pushtues perandorak osman dhe Islamit drejt Perėndimit dhe Lindjes sė krishterė, nė njė anė, dhe pėr afirmimin e kėrkesės pėr krijimin dhe forcimin e bedemit antiosman tė gjithėkrishterė, nė anėn tjetėr. Motivet fetare tė krishtera antiislame nė burimet europiane do tė forcohen veēanėrisht pas shekullit XVI, pikėrisht si produkt i lėvizjeve tė reja kulturore e politike nėn ēatinė e Humanizmit, tė Renesancės, tė Reformacionit dhe tė Kundėreformacionit. Pėrfundimisht deri nė kėtė kohė ndodhi kalimi masiv nė Islam i shqiptarėve ortodoksė shėnsavianė e shėnklimentianė nė ish-provincat romako-bizantine tė Dardanisė dhe tė Maqedonisė, qė pati pėr pasojė edhe depėrtimin e motiveve fetare islame nė kujtesėn historike shqiptare pėr Ndodhjen e Kosovės tė vitit 1389.

Nė kėtė kumtesė nuk kam kohė as vend tė pasqyrojė kėtė ndodhje nė pėrplotėni, ngase pėr njė analizė kritike tė burimeve dhe tė literaturės duhet studim i veēantė monografik multidisciplinor. Pėr kėtu e konsideroj tė rėndėsishme vetėm evidencimin kohor tė kronikave lindore dhe perėndimore tė krijuara nė rrjedhė tė historisė nga fundi i viteve tė 80-ta tė shek. XIV deri nė fillim tė viteve tė 70-ta tė shek. XVII, me njė gjykim tė pėrmbledhur nė fund pėr ēėshtjet e hapura. Pėr burim tė parė tė proveniencės osmane, i pari i njohur deri tashti, ku zuri fillin versioni zyrtar osman pėr Betejėn e Kosovės, ėshtė poema “Iskender-name” e poetit Ahmedije tė Anatolisė, e pėrfunduar mė 13 mars 1390. Ndėrkaq trajtimi kohor i ngjarjes nė Kosovė, mė 1389, nisi me veprėn “B?zm u rāzm” persisht tė Azis ibn Ardäshira Astr?b?dija, e pėrfunduar mė 1398.

Ky krijues jetoi nė oborrin e njė emiri tė pavarur, ndaj e dha dritėn e gjelbėr pėr egzistimin e komplotit ushtarak nė taborin e Sulltan Muratit. Sipas tij Murati I, si dhe biri i tij, Jakubi, u likuiduan me komplot nga i biri, pėrkatėsisht vėllai, Sulltan Bajaziti I. Kjo dritė mė vonė do tė mjegullohet me versionet zyrtare pėr vrasjen e Muratit I, shkruar nga kronistė dhe historianė oborrtarė, nisur me veprėn “Menakib-name” tė Jahshi Fakih-ut, shkruar nga bashkėkohėsi i ndodhjes. Fakih ishte i biri i Iljasit, imam i Bajazidit I dhe vdiq para vitit 1413. Vepra e Fakihut u bė bazė e fortė pėr pretendimet e tjera historiografike osmane pėr ndodhjen nė Kosovė, mė 1389. Pasoi historia e Mulla Shukrullah-ut: “Behxhet-ut Tevarih”, e pėrfunduar mė 2 nėntor 1459. Versionin zyrtar osman e shpini edhe mė tutje kronisti i quajtur Enver, nė veprėn “Düstür-name” tė viti 1464. Tri vjet mė pas u pėrfundua vepra historiografike madhore: “Tevarih-i al-i osman” e Uruxh-it, e shkruar deri nė vitin 1467, i cili u mbėshtet kryesisht nė veprėn e Fakihut, tė cilėn e pėrfilli edhe historiani zulmėmadh, Ahmed Ashik-pasha Zade, nė veprėn e njohur me emrin “Menakib“ ose “Tevarih-i al-i Osman”, tė shkruar deri nė vitin 1484. Pasha Zade jetoi dhe veproi nė Shkup nė vitet 30-50 tė shek. XV, ndaj veprėn e pasuroi edhe me tė dhėna nga kujtesa historike nė Kosovė. Mirėpo, me ndikim tė madh nė historiografinė botėrore do tė bėhet “Kitāb-i Cihan-nümā” i Mehmet Neshriut, e shkruar midis viteve 1484-1493, e fryrė me tė dhėna fantastike.

Kujtesa historike ballkanike pėr ngjarjen nė Kosovė, mė 1389, gjeti afirmim nė “Kronikėn turke tė Janiēarit” tė Mihail Konstantin - Ostrovicės, e shkruar nė vitet 1491/92, pėr nevojat e mbretit tė Hungarisė. Pas kėsaj kronike vije historia e rėndėsishme “Hesht behisht” e Idris Husam ed-Din - Bitlis, e pėrfunduar nė vitin 1505, ndėrkaq kjo u ndjek nga historia, gjithashtu madhore, “Tevąrih-i āl-i Osman” e Kemal Pashazades, e shkruar midis viteve 1502-1510.

Midis viteve 1490-1512, njė krijues anonim nga Edrenea e pėrshtati historinė e Uruxhit, “Tevarih-i al-i osman”, e pasuroi me motive tė reja dhe vende-vende e stilizoi. Tani vijnė veprat historiografike osmane: “Tārih-i Ni?ancī” e Ramazan zade Mehmet Ēelebi - Nishanxhiut, e shkruar para vitit 1561 dhe vepra madhore “Tac-ut-tevārih”, e Saaduddin Mehmet Hoxha Efendisė, e shkruar mė 1575. E kėtij viti konsiderohet edhe vepra e Ahmed Ferīdūn-it: “Mejm?ah-i nunshā?t-i Salātīn”, nė tė cilėn janė botuar letrat e sulltanėve, pėrfshirė edhe “Fermanin e Bajazitit I” - dėrguar kadiut tė Bursės nga Kosova pėr varrosjen e kufomės sė Muratit I. Sipas kėtij dokumenti, Sulltan Murati u flijua pėr islamin, si plotėsim i dėshirės sė tij, nė mesin e muajit Shaban tė madhėrueshėm 791 tė hixhrit, pėrkatėsisht mė 1389. Muaji Shaban i atij viti filloi ditėn e hėnė, mė 26 korrik dhe kishte 29 ditė, deri mė 23 gusht. Del se tragjikomendia nė “vendin Kosovė” ndodhi mė 8 ose 9 gusht 1389, datė tė cilėn nuk e gjejmė nė kronikat osmane tė hershme, as tė pėrfillur nga historiografia turke, e cila pėr datė tė Betejės sė Parė tė Kosovės e mbanė 20 qershorin 1389.

Pėrafėrsisht tė mesit tė viteve tė 70-ta tė shek. XVI ėshtė edhe vepra: “Bad?’i ‘ul-waq?’i” e autorit Hoxha Husejn dhe “Nuhbet-üt-tevarih ve ‘L-abar” e Mehmed bin Mehmed. Tė dhėna me interes pėr ngjarjen e Kosovės tė vitit 1389 la edhe Mustafa Ahmedi - Aliu, i cili shėrbeu nė Bosnjė, mė 1577, kurse kronikėn e rėndėsishme: “Künh-ül-ahbār” e shkroi midis viteve 1591-1599. Njė vepėr historiografike voluminoze midis kronikės dhe historisė me pretendime tė mėdha, ėshtė historia “T?hih-i Sollakzāde”, e shkruar para vitit 1657, e Mehmet Handamit - Solakzade. Ndėrkaq, tė dhėna me interes nga kujtesa historike shqiptare dhe ballkanike pėr Ndodhjen nė Kosovė, mė 1389, pėrjetėsoi nė kujtesėn turke dhe nė historiografinė osmane udhėpėrshkruesi i famshėm Evlie Ēelebi, nė veprėn madhore “Sijaset-name”. Ai tokat shqiptare, Kosovėn dhe vendin e ndodhjes i vizitoi nė vitin 1660/62. Pėr traditėn vendėse shqiptare tė Kosovės me interes pėr ngjarjen e Kosovės sė vitit 1389 ka lėnė edhe dervishi i Selanikut Ahmet Dede Lutfullah-Mynexhimbashi,nė veprėn: “Müneccimba?i Sahāif-ul-ahbar”, tė shkruar pas vitit 1672. Kėtu, tė themi kushtimisht, pėrfundon faza e historiografisė letraro-kronikale zyrtare osmane.

Nė rrjedhė tė kohės, pėrkrah kronikave osmane, lindėn anuarėt dhe kronikat e proveniencės ballkanike dhe europiane pėr Ndodhjen nė Kosovė, mė 1389. Mirėpo, derisa para kronikave osmane nuk njohim asnjė dokument arkivor tė proveniencės lindore, vjetarėve dhe kronikave europiane pėr kėtė ngjarje, u kanė paraprirė informatat me shkrim tė individėve si pėrpjekje pėr tė informuar opinionin pėr ndodhjen. Informatėn e parė pėr Ndodhjen nė Kosovė e la gjakoni Ignjatie, mė 27 qershor 1389, pėrcjellės nėpėr Lindje i mitropolitit rus, Pimen. Ai shkroi se nė popull po flitet pėr vrasjen e Muratit I, por nuk e zuri ngoje vrasėsin, as ditėn e vrasjes. Mė 1 gusht 1389, Mbreti i Bosnjės, Tvrtko I, e informoi komunėn e Trogirit dhe tė Firencės se ushtria e tij e ka thye ushtrinė osmane tė Muratit I. Nga pėrgjigjja e Firencės, mė 20 tetor 1389, nė Letrėn e Mbretit Tvrtko I, shihet se firentinasit kishin siguruar edhe informata nga burime tė tjera pėr Betejėn e Kosovės. Ata Tvrtkos i uronin fitoren dhe i gėzoheshin vrasjes sė Muratit I nga ana e 12 bujarėve tė besatuar, nga tė cilėt - “njėri prej tyre me shpatė e therri”.

Kėtu e vlen tė thellohemi pak mė shumė nė tė dhėnat e proveniencės serbe. Tė theksojmė fillimisht se Kultin e Lazarit dhe Mitin serb tė Kosovės e krijoi qeveria dhe kisha ruse deri nė fund tė shekullit XVI. Kisha serbe nė Perandorinė Osmane pėr Ndodhjen nė Kosovė u muar vetėm rreth dy muaj e gjysmė pas ngjarjes. Prifti Pahomije,me gjasė i kishės sė Shėn Onufrit tė Shumicės, lokalitet afėr Ravanicės, nė Shumadi, shkroi: “...Nė kėtė vit knez Lazarin e vranė turqit dhe Muratin serbėt”. Dhe, vetėm rreth dhjetė vjet pas ngjarjes, aty nga fundi i shekullit XIV, kemi edhe njė shėnim tjetėr tė kishės serbe ku thuhej: “Sa gjėmė u bė nė vend kur u vra knezi dhe mbreti i madh turk”, pa ua zė ngoje emrat. Tani kjo kishė Tragjedinė Lazar-Murat mė nuk e zuri n’goje pėr rreth 100 vjet, deri nga fundi i shekullit XV. Nė njė shėnim tė kėsaj kohe zihej n’goje vrasja e Muratit I dhe e Lazarit dhe humbja e ushtrisė sė krishterė “pėr shkak tė ikjes tė ca njerėzve serbė”. Emrin e vrasėsit tė Muratit nuk e pėrmendi asnjėri nga burimet kishtare serbe tė shek. XIV - XV. Emrin e vrasėsit tė Muratit I nuk e pėrmendi as Konstantin Filozofi nė Biografinė e Stefan Lazarit , mė 1431, dhe as autori i anuarit Cetinski letopis (1516-1572). Nė njėrin dhe nė tjetrin shkrim, vrasėsi i Muratit I quhej vetėm me atributin: “...njėfarė burri fisnik”, ndonėse kronikat osmane dhe europiane deri nė kėtė kohė pėr vrasės konsideronin Milosh Nikollė Kopiliqin - krahinar vendės kosovar, vasal dhe i njohur mirė nga afėr i Muratit I. Edhe Gjergj II Brankoviēi nė veprėn “Cronica Serbica” (fundi i shek. XVII), botim i vitit 1704, i iku rolit tė Milosh Nikollė Kopiliqit nė Tragjedinė e Kosovės tė vitit 1389 dhe nuk dha shenja pėr egzistimin e Kultit serb tė Lazarit dhe tė Mitit serb tė Kosovės.

Tashti tė pėrmendim radhazi burimet e tjera europiane pėr Betejėn e Kosovės 1389. Diēka para tetorit tė vitit 1389 francezi Filip Mezičre, ushtarak dhe administrator nė Qipro, e informonte Francėn se ngjarja ku u vra Murati I me tė birin - “sė bashku me disa udhėheqės eminent turq” ndodhi “nė pjesėt e Shqipėrisė”. Me interes ėshtė edhe Letra e Dimitrije Kidonit drejtuar nė burg mbretit Mihaili II Paleolog, nė ditėt e para pas “ndeshjes” sė koalicionit tė krishterė kundėr ushtrisė osmane. Tani, mė sė pesė vjet mė nuk u fol pėr Ndodhjen nė Kosovė, deri nė Kronikėn e murgut tė Saint Denisit, mė 1395, e cila nuk e zuri n’goje emrin e vrasėsit tė Muratit I. Filip Mezičre Ndodhjes nė Kosovė iu kthye edhe njėherė, mė 1396/7. Tashti informonte se janė vrarė 20 mijė trupa tė Sulltanit dhe po aq tė Lazarit. Pason kronika e njė Anonimi grek, e botuar nga Zoras dhe Anonimi i Raguzės, mė 1402, i cili ndiqte kujtesėn boshnjake. Ky do tė konstatojė se nė Kosovė, nė mesin e qershorit 1389, pranė Lazarit, tė cilin e quante “mbret i Bosnjės”, ishin “boshnjakėt”, Vuk Brankoviēi dhe Vojvoda Vllatko Vukoviē (i Kroacisė). Nuk e pėrmendi fare emrin e atij qė Muratit I i “dha plagė nė zemėr”. Kronisti anonim i Fiorentinės (Kronika e Friulit), nė dhjetėvjetėshit e dytė tė shekullit XV, foli pėr ngjarjet nga vrasja e Karlo Durrsakut mė 1385, deri nė vitin 1409. Sipas tij, Murati pati mė se 70 mijė viktima, kurse tė krishterėt mė se 30 mijė. Me ndikim nė historiografinė europiane do tė bėhet vepra e Laonici Chalcondyle Atheniensis: “De origjine et rebus gestis Turcorum...”, e shkruar para vitit 1435 dhe e botuar mė 1556. Ky e dinte se vrasės nė variantet: Milo, Miloen dhe Michale. Ndėrkaq, sipas informatave qė kishte Mbreti hungarez, Albrehti, mė 1438 - Murati e Lazari u vranė nė dyluftim. Pėr ndodhjen nė Kosovė, mė 1389, shkroi edhe Armtari Jerga i Nirnbergut, i cili shėrbeu nė oborrin e Stefan Vukēiē - Kosaēit para vitit 1466. Mirėpo, ndikim tė madh nė historiografinė europiane do tė bėjė Kronika e Johan Mihail Dukės, e botuar italisht nė fillim tė shek. XVI. Atė kryekreje e pėrfilli Marin Barleti si dhe njė grup kallogjerėsh nė Letrėn pėr Papėn mė 1598, si edhe relatorėt: Marin Bici (1610) dhe Pjetėr Mazreku (1623/24). Kėta relatorė e afirmuan edhe kujtesėn historike shqiptare tė Kosovės pėr vrasjen e Muratit dhe tė Milosh Kopiliqit. Nga fillimi i shek. XVI pėr Ndodhjen nė Kosovė, mė 1389, la tė dhėna edhe prifti ulqinak Martin Segoni nė itinerarin: “De itineribus in Turciam Libellus” dedikuar nevojave tė mbretin hungarez, mė 1502, e cila mė vonė i atribuohet udhėpėrshkruesit Filice Petantio-s, mė 1522.

Me rėndėsi tė posaēme dhe saktėsi tė madhe pėr pjesėmarrjen e shqiptarėve nė koalicionin e tė krishterėve antiosmanė ofron kronika “Historia e generalogia della casa Musachia” e Gjon Muzakės, e shkruar nė vitin 1510. Kėtė e ndjek raguzani Ludovik Cerva Tubero nė “Comentario de rebus quae temporibus eius...gestae funt”, e shkruar para vitit 1515, kurse e botuar mė 1590 me titull: “...De Turcorum origjine...”. Ngjarjes sė vitit 1389 nė Kosovė iu kushtua edhe Benedikt Kuripeshiēi nė “Itinerarium der Botschaftstreise...”, mė 1530, kurse mė 1550 u botua nė gjuhėn gjermane kronika osmane e quajtur: “Girabi Tevarichi”. Ngjarjes nė Kosovė, mė 1389, do t’i pėrkushtohet edhe Francesco Sansouino nė “Gl’ Annali overo le vite de’principi et singnori della casa Othomana”, botuar mė 1571 si dhe udhėpėrshkruesi Jean Palerne Forensien, i cili vizitoi viset e Dardanisė nė vitet 90 tė shek. XVI dhe regjistroi kujtesėn historike shqiptare tė ndritur pėr Skėnderbeun dhe pėr Milo Komnenin (Milosh Nikollė Kopiliqin).

Nga fillimi i shkullit XVII zuri fill trajtimi historiografik humanist europian pėr ndodhjen nė Kosovė tė vitit 1389. Me ndikim tė madh nė literaturėn historiografike europiane do tė bėhen veprat: “Il regno de gli Slavi...”, e Mavro Orbinit, e botuar mė 1601 dhe “Ristretto de gli anali di Rausa” e Petro Lukarit, e botuar mė 1604. Kėto dhe disa kronika osmane i ndoqi historiani anglez Richard Knolles nė veprėn: “Generall Historie of the Turkes...”e botuar mė 1610 dhe 1710, i ndjekur nga Joanne Cuspiniano: “De Turcorum origjine...” tė botuar mė 1673. Nga kėtu mund tė flasim pėr fillin e dijes shkencore pėr Betejėn e Kosovės nė Perėndim dhe nė Lindje mbi bazėn e tė dhėnave tė kronikave osmane e europiane pėr Ndodhjen nė Kosovė mė 1389, me pasoja tė konsiderueshme pėr historiografinė dhe pėr historinė e popujve ballkanikė, veēanėrisht nė dėm tė qenies shqiptare nė Djepin e shqiptarizmės, nė Kosovė. Tė pėrmbledhim shkurtimisht: Pėr shkencėn e historisė nuk ėshtė i njohur asnjė dokument nga dita e ngjarjes dhe me burime nuk mund tė saktėsohet dita kur ndodhi ajo. Vidovdani serb i datės 15 pėrkatėsisht i 28 qershorit 1389, ėshtė shpikje e kishės dhe e politikės serbe nga fundi i shekullit XVIII - fillimi i shekullit XIX, njėsoj si edhe Kulti i Lararit dhe Miti i Kosovės. Realisht, sipas gjykimit kritik tė informatave dhe tė kronikave osmane dhe europiane, mund tė thuhet se ka egzistuar pėrpjekja e fshehtė e Princ Lazarit pėr njė aleancė tė tė krishterėve ballkanikė e europianė kundėr pushtuesit osman, kurse Murati I erdhi nė Kosovė, njė vend vasal midis Bosnjės dhe Serbisė vasale, me qellim tė kontrollonte dhe tė forconte besnikėrinė e vasalėve nė Shqipėri, nė Serbi dhe nė Bosnjė.

Analiza kritike e fakteve tregon se Ndodhja ėshtė komplot nė kreun komandues tė koalicionit tė tė krishterėve ballkanikė nė nismė, nė njė anė dhe nė kreun komandues tė ushtrisė aziatike-ballkanike perandorake osmane, nė anėn tjetėr. Sipas gjithė gjasash, tragjedia nė dy pamjet e saj origjinale, nė dy taborėt ushtarake, ėshtė zhvilluar nė intervalin kohor prej rreth dy orėsh dhe nė fshehtėsi tė madhe nga trupat ushtarake dhe kreu i ulėt komandues. Kjo Ndodhje nuk shkaktoi asnjė ērregullim nė marrėdhėniet shoqėrore tė kohės nė relacionin okupator osman - vasalė ballkanikė. Nė terren nuk mbetėn gjurmė tė luftės - varre as gjėsende nga “Beteja...”, e cila nė burimet e pėrmendura tregohet se kishte armatim kėmbėsorie, kalorėsiake dhe artilerike tė pėrmasa fantastike: mbi 100000 tė rėnė, e po gati aq tė plagosur, pjesa mė e madhe e tė cilėve “nuk u pėrballuan plagėve”. Kufoma e Muratit dhe kufoma e Lazarit, tė padėmtuara, u varrosėn me nderime tė larta fetare e pushtetore, i pari pranė xhamisė nė Bursė, kurse i dyti pranė kishės ortodokse nė Prishtinė. Pak muaj mė vonė kufoma e Lazarit do tė zhvarroset dhe rivarroset me nderime kishtare e pushtetore nė kishėn e pėrshpirtshme tė tij, nė Zhiēė tė Shumadisė, Bajazidi I do tė bėhet dhėndėr i Lazarit dhe Stefan Lazareviēi do t’i bashkohet me ushtri Bajazidit nė pushtimet e reja.

Sekuencat mė reale tė kėsaj tragjedie janė ndėr motivet mė tė hershme tė kujtesės dhe tė epikės historike tė popullit shqiptar tė Kosovės tė periudhės sė krishterė ortodokse shėnsaviane. Nė epiqendėr tė saj ėshtė fati tragjik i Sulltan Muratit I dhe i krahinarit vendės drenicar, Milosh Nikollė Kopiliqit, zotėrues vasal i Kosovės i njohur nga afėr me Sulltan Muratin. Me kėto shėmbėllejnė fuqishėm motivet e hershme tė kujtesės epike boshnjake, kroate e serbe, e cila sa ka ardhur dhe ėshtė pasuruar me aktorė tė imagjinuar dhe me motive fetare, mitike, legjendare e politike, tė gjitha kėto me proveniencė nga versionet zyrtare tė Oborrit perandorak Osman dhe tė kishės ortodokse dhe tė oborrit qeveritar serb nė shekujt XV- XIX. Dhe, njė fakt duhet tė vihet nė spikamė: Tė gjitha personalitetet historike nga tabori i krishterė, tė cilėt janė flijuar nė Komplotin Bajazi I - Vuk Brankoviē, pėr pushtet e mirėqenie vasale osmano-serbe, janė personalitete shqiptare ose tė pėrkatėsisė vllahe, amallgam ky iliro-roman, siē ishte edhe kosovari pėrlepnicas anamoravas - Lazar Pribezi, dhėndėr i fisniku serb nga Krushevci i Shumadisė. Tė gjithėve, pėrpos Lazarit, vrasėsi ua humbi edhe varret, pėrfshirė edhe varrin e princit Theodor Muzaka II.

Sė kėndejmi, ndonėse pėr tė ashtuquajturėn Beteja e Kosovės 1389 janė botuar shumė shkrime, studime dhe monografi historiografike e folkloristike nė gjuhė tė ndryshme, si ngjarje historike nė fushėn e dijes ka ngelė e errėt dhe e pambyllur. Ndėr ēėshtjet mė parėsore tė cilat janė tė hapura pėr hulumtim dhe pėr ndriēim shkencor kritik me interes pėr historinė dhe pėr historiografinė, janė njohja e prapaskenave politike tė tragjedisė, karakteri i asaj qė ėshtė emetuar nė historiografi si Beteja e Kosovės, pėrmasat reale tė ngjarjes, roli i Sulltan Bajazitit, i Vuk Brankoviēit dhe i Milosh Nikollė Kopiliqit nė zhvillimin dhe epilogun e ndodhjes - nė flijimin e Muratit I me pakė besnikė osmanė dhe tė Lazar Pribezit e tė Theodor Muzakės II me besnikė tė pakėt.


Nga: Prof. Dr. Muhamet Pirraku


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.