Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Burrat, ma chere, jane si balonat. Sa me teper tu japesh fill, aq me kollaj i mban.
--- Dumas

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 145 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Shendeti :: Intervistė me Dr. Gani Abazin nė universitetin Harvard
Postuar nga: Albo

Shendeti Interviste me Dr. Gani Abazin, i cili gjendet me studime pasunivesitare ne Universitetin e Harvardit.

Doktori nga Kosova Z.Gani Abazi pas nje trajnimi intensiv ne Qendren per Kontrollin e Semundjeve CDC (Centers for Disease Control) ne Atlanta mbi parandalimin e helmimeve nga plumbi, dhene nga profesoret e Harvardit dhe ekspertet e CDC-se, mendon qe te parandaloje helmimin nga plumbi ne rajonin e Mitrovices ne Kosove ku gjendet miniera e Trepces, pasi gjendja atje eshte shume alarmante.

I nderuari Dr. Abazi, ju jeni me studime te magjistratures ne Shendetin Publik ne Universitetin e Harvardit ne degen e Politikave dhe Menaxhimit Shendetesor. Cfare do te thote pėr ju tė studiosh nė Universitetin me te mire te botes?

Tė studiosh ne Universitetin e Harvardit ėshtė nje ndjenje e kurorezimit tė nje pune te madhe paraprake dhe njekohesisht ndjenjė pergjegjesie qe suksesi akademik te jete maksimal. Te studiosh ne Universitetin numer nje ne bote nenkupton qė tė perballohesh me vellim tė madh pune, tė punosh ne projekte akademike shume sfiduese dhe tė bashkėpunosh me kolege shume intelegjent nga tė gjitha vendet e botes dhe puna qe ben te vleresohet ne kriteret me rigoroze te cilat ky universitet i posedon.

Ju jeni studenti i pare nga Kosova qe e keni perfituar bursen shume te konkurueshme Ambasador nga “Rotary International”. Gjithashtu Universiteti i Harvardit ju ka dhene Bursen Presidenciale te Universitetit. Cka mund te na thoni si perfitues i ketyre dy bursave prestigjoze?

Ka qene nje proces i veshtire qė tė konkurohet nga Kosova per bursėn Ambasador te “Rotary International”, pėr vete faktin qė strukturat e kesaj organizate boterore nuk kane egzistuar nė atė kohė nė Kosovė dhe gjithashtu aplikimi eshte bere ne konkurence boterore.
Ėshtė nje privilegj i vecante qe te jesh shkollar i “Rotary International”, parasegjiithash duke marre parasysh rendesine dhe misionin qe sjelle kjo burse si Ambasador i Vullnetit te Mire, per te kontribuar ne mirekuptimin reciprok dhe paqen ne mes te vendeve te ndryshme te botes.
Une mendoj se sukseset e mehershme akademike ne Kosove dhe ne vende te ndryshme te botes me kane ndihmuar ne kete konkurim dhe gjithashtu mendoj se kam qene me fat, ndersa Bursa Presidenciale e Universitetit te Harvardit ka ardhur pas pranimit ne Universitet. Tė dy keto bursa, krijojne nje status te vecante ne mjedisin akademik ku gjendem.
Duke qene shqiptari i pare nga Kosova si perfitues i burses Ambasador, ndiej shume pergjegjesi qe te prezantoj nė menyrat me te mira popullin shqiptar ne kuader te pergjegjesive qe keto bursa sjellin ne raport me prezantimin e Kosoves ne qarqet akademike dhe kulturore te Universitetit te Harvardit dhe qytetit te Bostonit.

Ju keni qene shpallur Student i Dalluar ne Fakultetin e Mjeksisė te Universitetit tė Prishtinės nga Rektori i Universitetit, ku edhe jeni diplomuar si doktor i mjekesise se pergjithshme. Cfare mund tė na thoni lidhur me eksperiencat qe keni pasur nė Kosovė dhe pėrshtypjet e tua kėtu?

Mendoj se studimet ne Fakultetin e Mjekesise ne Prishtine dhe pervoja ne Kosove ka luajtur nje rol jashtezakonisht te rendesishem per mua, vecanarisht se si e shikoj te ardhmen e mjekesise dhe praktiken e saj ne raport me pacientet.
Ketu ne Harvard eshte nje realitet krejtesisht tjeter, mundesite per te mesuar gjera te jashtezakonshme nga njerez shume eminent jane te medha, mirpo perseri mendja dhe zemra ime mbeten ne Kosove dhe orientimi im akademik drejtohet ne resurset akademike te Harvardit te cilat mund te jene relevante per zhvillimin e sistemit shendetesor ne Kosove.

Gjatė pėrgatitjes sime pėr kėtė bisedė, nė kerkimet e mia si nė internet po ashtu edhe nė biseda me njerezit qė ju njohin, pashė qė ju jeni edhe aktivitst i ceshtjės se Kosovės dhe asaj shqiptare. Ju keni dhene prezantime interesante per Kosoven ne vende te ndryshme te botes cfarė mund tė na thoni rreth kesaj pune?

Kur kam qene student i mjekesise kam pasur rastin qe te udhetoj ne programe te ndryshme ne disa vende te botes. Ne vitin 2003 kam qene student i shkembyer ne Dartmouth Medical School dhe pastaj ne Hawkesbury General Hospital te Kanadase dhe gjithashtu kam pasur rastin qe te qendroj ne disa qendra akademike ne Holande, Gjermani dhe Finlande. Ne te gjitha keto vende kam prezantuar punime te caktuara nga Kosova dhe prezantimi qe kam dhene ne Dartmouth me temen“Kosova – e kaluara dhe sfidat per te ardhmen” eshte mirepritur jashtezakonisht mire nga qarqet akademike dhe eshte prezantuar disa here ne Amerike, Kanada dhe ne Finlande.

Ne tetor te vitit te kaluar keni dhene nje prezantim ne Universitetin e Harvardit dhe keni qene ne panelin nderkombetar te studenteve me rastin e kesaj ngjarje.
Cfare evenimenti ka qene kjo dhe cfare keni prezantuar?

Fakulteti i Shendetit Publik i Universitetit te Harvardit cdo vit e organizon panelin nderkombetar te quajtur “ Shtigjet per Praktiken e Shendetit Publik dhe Udheheqjes nga nje pikeveshtrim nderkombetar”.
Ne kete vit akademik Departamenti i Praktikes se Shendetit Publik i Universitetit me zgjodhi qe te jem ne panel dhe te jap nje prezentim me kete rast.
Prezantimi qe dhashe ka qene fokusuar ne gjendjen e paraluftes dhe pasluftes ne Kosove, me fokus ne sistemin shendetesor dhe ne masat qe do te mund te ndermerren per permiresimin e spitaleve dhe sistemit shendetsor ne teresi atje. Mendoj se prezantimi eshte mirepritur jashtezakonisht mire dhe ka zgjuar interesim ne mesin e profesoreve dhe studenteve te Harvardit si dhe mysafirve te pranishem ku ne te ardhmen mund te shohim gjera konkrete ne raport me planin e aksionit per veprime konkrete qe eshte prezantuar me kete rast.

Para dy muajsh ju e keni dhene edhe nje ligjerate ne Global Chat te Universitetit te Harvardit per sfidat e permiresimit te sistemit shendetosor ne Kosove. Si eshte pritur ligjerata juaj ne mesin e kolegeve dhe mesimedhenesve?
Global Chat eshte nje nga mundesite e jashtezakonshme te prezantimit ne Fakultetin e Shendetit Publik te Universitetit te Harvardit dhe ne ate ligjerate i kam analizuar disa nga faktoret dhe sfidat e shumta me te cilat perballet sistemi shendetesor ne Kosove, ne vecanti ato qe kane te bejne me financimin, rregulloret ligjore, edukimin shendetesor, trajtimin specialistik si dhe ngritjen e sistemit te vlerave ne te cilat mjekesia funksionon ne Kosove. Nga kjo ligjerate pati reagime mjaft pozitive si nga profesoret ashtu edhe nga koleget dhe ka pasur iniciativa teper inkurajuese te cilat pritet te materializohen ne nje te ardhme te afert.

Perpos studimeve, ne cfare projekte te kerkimeve jeni i zotuar dhe mendoni qe te angazhoheni ne te ardhmen.

Para pak kohesh gjate pushimeve dimerore e kam perfunduar nje trajnim intensiv ne Qendren per Kontrollin e Semundjeve - CDC (Centers for Disease Control) ne Atlanta mbi parandalimin e helmimeve nga plumbi, i cili eshte dhene nga profesoret e Harvardit dhe ekspertet e CDC-se dhe perfshin punen praktike dhe arritjen e rezultateve konkrete ne nje shtet te Amerikes, i cili ne rastin tim ka qene shteti Delaware. Mendoj se kjo ka qene shume relevante per mua si mjek, pasiqe helmimi nga plumbi ne rajonin e Mitrovices ne Kosove ku gjendet miniera e Trepces eshte shume alarmante.
Gjithashtu kam filluar nje projekt kerkimi ne kuader te Departamentit te Neurokirurgjise ne Brigham and Women’s Hospital ketu ne Harvard ku se bashku me disa profesore te Fakultetit te Shendetit Publik te Harvardit, neurokirurget e ketij spitali dhe disa experte te jashtem do te fokusohem ne kerkimin dhe perpilimin e nje kornize se si mund te krijohen kapacitetet mjekesore dhe ne vecanti ato kirurgjike ne vendet e pasluftes qe gjenden ne tranzicion sipas perspektives amerikane ne kualitetin mjekesor dhe pergatitjen e kirurgeve te rinj.

Para disa javesh keni qene ne nje simpozium nderkombetar ne Japoni. Cili ka qene qellimi I shkuarjes suaj dhe cfare pervojash moret atje?

Universiteti i Harvardit dhe Univesiteti i Tokyos kane organizuar nje simpozium nderkombetar per shendetin publik dhe se bashku me 30 kolege te Harvardit kemi marre pjese ne kete ngjarje. Nder temat kryesore kane qene ndikimi I diskriminimit social ne shendetin e popullesise, pastaj jetegjatesia mesatare japoneze e cila eshte me e larta ne bote (87 vite) dhe faktoret qe ndikojne ne rritjen e jetegjatesise mesatare si dhe masat te cilat i ka ndermarre Japonia pas luftes se dyte boterore qe ne menyre te suksesshme te ule shkallen e mortalitetit infantil dhe maternal, permasat e semundjeve infektive dhe shume ceshtje sanitare me ndikim te drejtperdrejte ne shendetin e popullesise. Une mendoj se Japonia ne kete aspekt ka bere nje mrekulli dhe mund te merret si shembull nga shume vende qe jane goditur nga lufta, si dhe nga ne ne Kosove, se si duhet te behet riorganizmi i shpejte dhe efikas qe brenda nje periudhe 50 vjecare te transformoje totalisht gjendjen e pergjithshme te popullesise nga nje gjendje e mjerueshme ne ato me te mirat ne bote.
Gjate qendrimit ne Japoni mbajta dy ligjerata mbi sistemin shendetesor ne Kosove per dy Rotari Klube ne Tokyo dhe gjithashtu kam pasur rastin te takoj drejtoret mjekesore te JICA-s (Japanese International Cooperation Agency) per te shikuar mundesine e trajnimit te disa eksperteve kosovare ne fushen e mjekesise ne Japoni.
Cfare planesh keni per te ardhmen pasi ta mbaroni magjistaturėn nė Harvard, sepse shpesh ne media raportohet se gjendja e sistemit shendetesor ne Kosovė dhe Shqiperi vlen per te deshiruar.

Me njohurite nga Magjistratura e Shendetit Publik qe do te perfundoje ne qershor deshiroj qe te jem ne gjendje qe te kombinoj shendetin publik qe fokusohet ne popullaten ne teresi dhe me punen klinike qe fokusohet ne pacientet individuale.
Pas magjistratures deshiroj qe te specializohem ne neurokirurgji dhe pastaj te kthehem ne Kosove qe te ushtroj kete profesion atje. Une mendoj se Sistemi Shendetesor ne Kosove eshte duke kaluar nje periudhe tranzicioni dhe ne te ardhmen do te transformohet ne nje sistem me legjislacion tjeter dhe do te kete mekanizma egzekutiv, politika te mbrojtjes shendetesore dhe edukim mjekesor sipas standardeve perendimore. Kjo kerkon shume pune dhe devotshmeri nga zyrtaret dhe mjeket ne Kosove dhe une shpresoj qe te jap kontributin tim ne kete proces.

Ju vini nga njė familje e klases sė mesme nga Peja e Kosovės. Cfare mund tė na tregoni pėr femijerine dhe familjen tuaj? Kush jane stimuluesit e suksesit tuaj?

Qe nga femijeria me eshte dashur qe te punoj jashtezakonisht shume dhe ne kushte te veshtira qe te kisha suksese ne mesime. Kjo pune dhe keto perpjekje kane qene nje stimulim ne vetvehte dhe mendoj se kane luajtur nje rol te rendesishem ne suksesin e studimeve te mia ne Fakultetin e Mjekesise ne Prishtine dhe ne krijimin e kapaciteteve te domosdorshme profesionale qe te pranohem ne studime postdiplomike ne Harvard.
Familja ime, ne vecanti prinderit e mi, kane qene nje mbeshtetje e vazhdueshme gjate studimeve te mia. Ata me kane qendruar prane dhe stimuluar ne momente shume te veshtira dhe kritike neper te cilat Kosova dhe sistemi shkollor ka kaluar dhe per kete u jam shume mirenjohes.
Gjithashtu, shume profesore te mij me kane motivuar dhe mbeshtetur ne forma te ndryshme gjate studimeve dhe per kete ndihem shume falenderues ndaj tyre.

Cili eshte sugjerimi juaj pėr diasporėn dhe mjeket shqiptare nė gjithė boten?

Porosia ime per koleget dhe ekspertet shqiptare eshte qe se bashku te perpiqemi qe te kontribuojme per aq sa te kemi mundesi per shendetesine ne trojet shqiptare dhe shkollimin e kuadrove tona dhe ne te ardhmen te shikojme mundesine qe te kthehemi per te punuar ne vendin tone, pasiqe atje nevojat jane shume te medha.

Faleminderit per intervisten Dr. Abazi!
Ishte kenaqesia ime Zonja Zylo!

Intervistoi: Keze (Kozeta) Zylo, New York


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.