|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Megjithese pjesa me e madhe e njerezve merren me veten, ata akoma gjejne kohe per te vene re difektet e te tjereve.
--- Henri de Reginer
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 125 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.
Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.
Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".
Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau
Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
|
|
|
| |
|
Peshėngritje/ Kampionati Evropian i 86-tė qė po zhvillohet nė Strasburg, femrat e nisin me medalje Kasaj-Begaj, 3 medalje argjendi Kampionia shqiptare sėrish s'e kalon dot rusen Shainova
Sporti i peshėngritjes ka arritur njė tjetėr rezultat tė mrekullueshėm nė arenėn ndėrkombėtare.
Fetie Kasaj dhe Romela Begaj i kanė dhuruar Shqipėrisė tri medalje tė argjendta nė garat e kampionatit evropian qė po zhvillohet nė Strasburg tė Francės. Plot tri herė ėshtė ngritur flamuri kuqezi nė pallatin e sportit tė Strasburgut, ku po zhvillohet Evropiani i tė 86-tė pėr meshkuj dhe i 20-i pėr femra. Dy peshėngritėset shqiptare kanė konkurruar nė peshėn 58 kg, nė Grupin A midis 9 konkurrenteve tė tjera. Nė pėrbėrje tė kėtij grupi ishte edhe kampionia e Evropės, rusja Marina Shainova. E para qė ka konkurruar ka qenė Romela Begaj. Ajo nė shtytje e ka mbyllur konkurrimin me 96 kg duke marrė medaljen e argjendtė. Romela ka tentuar tė ngrejė nė provėn e tretė 98 kg por nuk ka mundur. Ndėrkohė qė nė shtytje ka realizuar shifrėn 110 kg duke u renditur e 7-ta. Me 206 kg nė dygarėsh Romela Begaj ėshtė pozicionuar nė vendin e 5-tė nė pėrfundim tė konkurrimit. Pas saj ka garuar kampionia shqiptare Fetie Kasaj. Nė shkėputje Fetia nuk e ka nisur mirė garėn, kur nė provėn e tretė me shumė vėshtirėsi ka realizuar 91 kg, duke u renditur e 5-ta. Nė shtytje, pas dėshtimit nė provėn e parė, nė tė dytėn realizon me sukses 123 kg. Tenton tė ngrejė nė provėn e tretė 131 kg, duke tentuar t'i rrėmbejė medaljen e artė ruses Shainova, por pa sukses. Me 123 kg nė shtytje ajo merr medaljen e parė tė argjendtė. Dhe me 214 kg nė dygarėsh Kasaj renditet nė vendin e dytė duke u ngjitur nė podin e nderit dhe duke e rikonfirmuar veten edhe njėherė si nėnkampione tė Evropės. Ndėrkohė qė e jashtėzakonshme ka qenė kampionia e Evropės, rusja Marina Shainova, e cila sėrish ka marrė tri medalje tė arta me 100 kg nė shkėputje, 130 kg nė shtytje dhe me 230 kg nė dygarėsh. Pas kėtij suksesi, me rezultatet e jashtėzakonshme, rusja Shainova hyn nė historinė e peshėngritjes evropiane me tri tituj kampione radhazi. Presidenti i Federatės Shqiptare tė Peshėngritjes, Esat Ademi ėshtė treguar shumė i kėnaqur nga rezultatet e Fetie Kasajt dhe Romela Begajt nė garėn e djeshme duke kėrkuar edhe djemtė nė konkurrimin e tyre tė arrijnė tė hyjnė nė zonėn e medaljeve. Vetėm kėshtu do tė arrijnė tė shtojnė numrin e peshėngritėsve tė kualifikuar pėr nė Lojėrat Olimpike "Pekin 2008". Tė premten do tė fillojė konkurrimi i kuqezinjve tė shtangės. Do tė jetė Erkand Qerimaj nė peshėn 77 kg, i cili do tė tentojė tė tjera medalje pėr peshėngritjen shqiptare. Gara e tij starton nė orėn 20:00.
Rezultatet
Romela Begaj Shkėputje 96 kg argjendi Shtytje 110 kg vendi 7 Dygarėsh 206 kg vendi 5
Fetie Kasaj Shkėputje 91 kg vendi 5 Shtytje 123 kg argjendi Dygarėsh 214 kg argjendi
Kortezi e Panorama
|
|
|
|