Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
"Bashkimi ben fuqine"
--- Gjergj Kastrioti

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 90 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Sport :: Euro 2008: Bullgari - Shqipėri 0 - 0
Postuar nga: Albo

Sport Shqiperia merr barazimin 0-0 ne Sofje perballe Bullgarise

Kombėtarja shqiptare merr njė barazim tė madh 0-0 nė Sofje pėrballė Bullgarisė sė Stoiēkov


Skuadra e zbritur nė fushė nga Oto Bariē ka luajtur njė 90 minutėsh tė madh, teksa ka qenė perfekte nė tė gjithė repartet. Njė sfidė e pėrgatitur mė sė miri nga trajneri kroat, qė me rikthimin e tij nė pankinė i dha njė impuls mė shumė skuadrės. Shqipėria bėri tė heshtė Stoiēkov, njė trajner qė para ndeshjes kishte deklaruar se kombėtarja kuqezi duhej mbaruar pėr 10 minuta, por qė nė tė vėrtetė u detyrua tė pėrballej me fishkėllimat e tifozėve tė tij nė fund tė ndeshjes. 35 mijė tė pranishmit nė “Vasil Levski” nuk kanė qenė aspak dakord me kėtė barazim, ndėrsa festa ka qenė vetėm e 200 shqiptarėve.
Shqipėria ka luajtur njė nga ndeshjet mė tė mira tė saj, duke treguar siguri nė repartin mė problematik, ndėrsa Erjon Bogdani ka qenė njeriu i kudondodhur nė kėtė ndeshje, duke fituar nė fund edhe komplimentat e Oto Bariē. Pika e marrė nė Sofje e lė Shqipėrinė sėrish nė vendin e parafundit, por morali i skuadrės shqiptare tani ėshtė njė tjetėr. Nė qershor luhen dy takime ndaj Luksemburgut dhe qė tani mund tė imagjinohen 6 pikė qė do ta ngjisnin Shqipėrinė disa vende nė renditje. Barazimi nė Sofje mund tė quhet historik edhe pėr faktin se u arrit ndaj njė skuadre tė pėrbėrė nga yje si Berbatov, Bojinov apo Stilian Petrov.
Ndonėse ka qenė njė gjykim thuajse perfekt, nuk mund tė mohohen dy pozicione jashtė loje tė dhėna gabimisht nga arbitri anėsor dhe mosnxjerrja e njė kartoni tė kuq ndaj bullgarit Vagner, qė goditi me shkelm Nevil Deden. Megjithatė misioni nė Bullgari u arrit dhe kombėtarja shqiptare duket se ka bėrė kthesėn. Bullgarėt kanė goditur dy herė edhe shtyllėn, por tė dy rastet kanė qenė sporadikė dhe nuk vinin pas njė presioni tė vazhdueshėm tė ekipit tė hedhur nė fushė nga Stoiēkov.


Nė delir pas ndeshjes, kuqezinjve u kthehet humori

Barazimi i djeshėm ka qenė historik pėr kombėtaren shqiptare dhe duket se ka harruar edhe problemet nė kampin kuqezi. Shqipėria shkon nė dy takime relativisht tė lehta ndaj Luksemburgut pas njė morali tė lartė, gjė qė ėshtė parė mjaft mirė edhe tek futbollistėt kuqezinj nė fund tė ndeshjes. "U prita me fishkėllima? Pėr mua s'ka problem, kam kaluar shumė kohė tė bukura kėtu nė Bullgari dhe i njoh mirė bullgarėt", - ka thėnė Alban Bushi nė fund tė ndeshjes. "Unė kisha deklaruar pėr mediat bullgare se ne kishim ardhur pėr pikė dhe e morėm. E njihja mjaft mirė skuadrėn bullgare, kam luajtur shumė kohė kėtu dhe e dija qė mund tė shkonte kėshtu. Mendoj se ekipi dha maksimumin, Shqipėria tregoi se ėshtė nė rrugėn e duhur, duke u shfaqur si njė ekip kompakt nė fushėn e lojės", - shtoi mė tej sulmuesi i Apollon Kallamarias. Por njė vlerėsim tė veēantė Alban Bushi e ruajti edhe pėr trajnerin Oto Bariē, qė e riktheu sulmuesin 34-vjeēar duke besuar tek forma e tij. Dhe dje Bushi ka pasur dy momente tė mira, duke treguar se mbetet i rrezikshėm, pavarėsisht moshės. "Mė pėlqeu shumė guximi i Bariēit pėr tė luajtur me tre sulmues nė fund. Jo mė kot ai ėshtė njė trajner i madh dhe qė nuk ka frikė, gjė qė e tregoi edhe nė kėtė ndeshjes", - ėshtė shprehur Alban Bushi. Ndėrsa Arjan Beqaj e di mirė se nė ndeshje tė tilla duhet edhe fati, duke parė qė bullgarėt goditėn shtyllėn nė dy raste. "Pėr suksese ndonjėherė duhet edhe fati dhe mendoj se sot kishim. I gjithė ekipi bėri njė ndeshje tė madhe dhe dha maksimumin, nuk mund tė thuash pėr asnjė futbollist qė nuk e bėri kėtė. Me ekipet e mėdha duket se shfaqet edhe Shqipėria e vėrtetė. Kėtė e treguam edhe nė Holandė, kur u mundėm 2-1 duke bėrė njė takim tė shkėlqyer", - u shpreh mė tej portieri i pėrfaqėsueses shqiptare.

Cana
Emri i tij ėshtė thirrur gjatė nė kor nga 200 tifozėt shqiptarė tė pranishėm nė "Vasil Levski" tė Sofjes. Lorik Cana tregoi edhe njėherė se mbetet njė lojtar i pazėvendėsueshėm nė skuadrėn shqiptare, duke i dhėnė siguri mesfushės dhe mbrojtjes. Mesfushori i Marsejės nė kampionatin francez duket se ėshtė karikuar mė shumė nga deklaratat e Hristo Stoiēkov pėrpara ndeshjes, qė urdhėroi lojtarėt e tij ta mbaronin Shqipėrinė pėr 10 minuta. "Mė erdhi keq qė ata nė nėnvlerėsuan. Stoiēkov gaboi shumė, pasi e di mirė se Shqipėria nuk ėshtė njė ekip shumė i mirė dhe qė mund tė mposhtet lehtė", - tha Lorik Cana. "Kjo ndeshje ėshtė pėr tifozėt shqiptarė dhe pėr kombin. Gėzimi ėshtė i madh. Vuajtėm shumė nė fund, pasi nė pjesėn e parė ishte mė e lehtė. Ata kėrkuan fitoren, por nuk mundėn dot. Mendoj se e gjithė skuadra dha maksimumin. Shpesh mė duhej tė kthehesha pėr tė ndihmuar mbrojtjen dhe nė fund arritėm tė merrnim njė pikė qė na vlen shumė pėr tė ardhmen, duke qenė se kemi 2 ndeshje me Luksemburgun", - pėrfundoi shqiptari i Marsejės.

Kortezi e Balkanweb


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.