Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Borxhlliu i keq te kerkon parate diten e Bajramit.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 154 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Lajme :: Pėrurohet terminali i ri modern nė aeroportin e Rinasit
Postuar nga: Albo

Lajme Terminali i ri, dje nisi fluturimi i pare

Nga terminali i ri i Rinasit nisi dje fluturimi i pare me linjen ajrore "Austria Airlines", Tirane - Vjene, e cila provoi nisjen nga pista e re ne oren 14:20. Ceremonia u zhvillua ne nje atmosfere festive dhe me pjesemarrjen e rreth 250 femijeve nga shkollat e Tiranes dhe Rinasit, me flamuj, balona e aeroplane festive.

Ne kete ceremoni mori pjese ministri i Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Lulezim Basha, drejtori i Pergjithshem i TIA-s, dr. Costandin Von Alvenselben etj. Ministri i PPTT-se, Basha, theksoi mes te tjerash, se "ky ndertim modern do ta afroje akoma me shume Shqiperine me Evropen dhe boten". Edhe drejtori i Pergjithshem i TIA-s, dr. Costandin Von Alvenselben, mes te tjerash ne fjalen e vet tha se, "per pasagjeret, ky terminal ofron me shume komoditet, sherbim me te mire, me shume hapesire dhe nje mjedis me social e relaksues''. Terminali i ri ne Rinas i ndertuar me strukture metalike moderne nga kompania "Tirana International Airport", (TIA), u perurua dje. TIA qe e ka marre me koncesion te tipit BOOT per 20 vjet aeroportin "Nene Tereza", ka investuar 50 milione USD per ndertimin e ketij terminali te ri, si dhe te gjithe infrastrukture e re te sherbimeve.


Terminali i Rinasit, bashke Berisha-Rama-Nano

“Tirana International Airport” festoi inaugurimin e terminalit te ri te pasagjereve te aeroportit te ri me nje kapacitet prej 1 milion pasagjeresh ne vit dhe nje investim prej 50 milione dollaresh. Mbi 600 te ftuar, mes te cileve edhe ambasadorja amerikane Ris, ministra, deputete e drejtues te kompanive investuese dhe koncesionare moren pjese. Sot fluturimi i pare inaugurues

Shqiperia peruroi dje hapjen e terminalit te ri te “Tirana International Airport” (TIA) ne Rinas, duke sjelle ne kete menyre “mbylljen” ne nje salle edhe te tre me te medhenjve te politikes shqiptare: Berishes, Rames e Nanos. Afersisht 600 te ftuar, ku perfshiheshin Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, ish-kryeministri Fatos Nano, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ambasadorja e SHBA-ve, Marsi Ris, moren pjese ne kete ceremoni inaugurimi. Shiriti i perurimit u pre ne menyre simbolike nga kryeministri Berisha, ambasadorja e SHBA-ve ne Shqiperi, Marsi Ris, perfaqesues te tjere te trupit diplomatik dhe perfaqesues te konsorciumit “Tirana Airport Partners”, duke e deklaruar njekohesisht te hapur terminalin e ri me nje kapacitet prej 1 milione pasagjeresh ne vit dhe me nje investim prej 50 milione dollaresh. Te ftuarit shijuan nje film per aeroportin, nje shfaqje akrobatike dhe muzike klasike. Pas nje pune ndertimore qe zgjati dy vjet, me ane te prerjes simbolike te shiritit, terminali i ri u deklarua i hapur. Te ftuarit me pas bene nje tur prezantimi ne terminalin e ri, i cili u pasua nga nje koktej. Ne tre fjalimet e mbajtur nga kryeministri Berisha, kryetari i Keshillit Administrativ te TIA-s dhe drejtor i Pergjithshem Ekzekutiv i “HOCHTIEF Airport”, dr. Reinhard Kalenda, si dhe drejtori i Pergjithshem i “Tirana International Airport”, dr. Constantin von Alvensleben, u theksua roli i ketij aeroporti ne zhvillimin e vendit. Berisha tha se “aeroporti ka rendesi te madhe strategjike per Shqiperine. “Tirana International Airport” eshte shembulli yne. Zbatimi i suksesshem i ketij projekti do te inkurajoje investime te tjera qe te vijne ne Shqiperi”, tha kryeministri. Nga ana e tij, Reinhard Kalenda shtoi se “Shqiperia ka pesuar transformime te medha vitet e fundit. Jemi shume te lumtur t’ia ofrojme kete infrastrukture moderne, qe ploteson standardet nderkombetare”. Nderkohe qe Von Alvensleben ne fjalen e tij tha se, “me kete aeroport, Shqiperia i tregon botes qe eshte e afte te ndertoje kete infrastrukture moderne dhe te zbatoje projekte ambicioze. Kjo do te terheqe vemendjen e investitoreve te huaj te vijne dhe te investojne ne vend”.

Sot fluturimi i pare

Pas kesaj ceremonie, terminali do te jete gati te filloje operimet, te cilat fillojne sot, me 22 mars. Pothuaj 250 femije nga shkollat e Tiranes dhe Rinasit jane ftuar te marrin pjese ne fluturimin e pare dhe t’i japin me shume festivitet kesaj dite. Operimet do te fillojne menjehere pas fluturimit te pare ne oren 14:20. Avioni i tipit “Airbus A319” i operuar nga “Austrian Airlines”, do te fluturoje nga Tirana per ne Vjene. Te gjitha operimet nga terminali i vjeter do te kalojne tek terminali i ri. Kjo kryeveper arkitekture, e pergatitur nga arkitekti malajzian Hin Tan, do te kete tete dyqane, bare dhe restorante. Do te kete restorante ne zonen e nisjes dhe te mberritjeve, ndersa jashte terminalit do te jete nje bar-restorant te tipit “piazza” te mbuluar dhe me fasade te zbukuruar me gure dekorative tradicionale shqiptare, i cili do te ofroje pamje shume te kendshme te mjedisit perreth. Terminali i ri kenaq edhe kerkesat me te sofistikuara dhe do te perbeje nje kontribut mjaft te shquar ne transformimin urban te kryeqytetit te Shqiperise.

Terminali i ri do te ofroje te gjitha sherbimet qe priten nga nje aeroport i standardeve me te mira nderkombetare. Pasagjeret jo vetem qe do te procesohen me shpejt dhe ne menyre me te sigurt, por do te jene ne gjendje te shijojne nje mori sherbimesh qe ofrohen ne kete terminal, dyqanet e shumte dhe ndenjeset e rehatshme ne nje mjedis te kendshem, ndersa presin fluturimin e tyre. Pervec perfundimit te terminalit te ri, TIA ka perfunduar kete muaj dy projekte te tjera te medha. Nje rruge hyrese 7 km, e cila shkurton distancen nga Tirana ne aeroport me 8 km, e cila u hap para disa ditesh dhe nje terminal kargo nje godine dykateshe me pajisje frigoriferike import-eksporti, me kapacitet prej 4,500 tonesh ngarkese ne vit, e cila do te hapet shpejt. A.G


Marreveshje ne pranine e Shrederit dhe Nanos

Pas nje periudhe dyvjecare pune, terminali i ri i “Tirana International Airport” (TIA) u perurua dje, me kapacitet prej 1 milion pasagjeresh ne vit. Aeroporti i Rinasit ofron tani infrastrukturen me moderne ne vend. Koncesioneri i aeroportit per 20 vjet eshte konsorciumi “Tirana Airport Partners”, qe zoterohet me shumice nga dy kompani gjermane. Nenshkrimi i kontrates se koncesionit me qeverine shqiptare u be ne vjeshten e vitit 2004 ne Berlin, ku merrnin pjese edhe kreret e qeverive te asaj kohe nga te dyja palet, perkatesisht Gerhard Shreder dhe Fatos Nano. Afro gjashte muaj pas nenshkrimit te kontrates ne Berlin, u hodh edhe guri i pare i themeleve per terminalin e ri te aeroportit "Nene Tereza" ne Rinas te Tiranes. Konsorciumi "Tirana Airport Partners", perbere nga “Hochtief AirPort”, “Deutsche Investitons und Entwicklungsgesellschaft” dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndermarrjeve, premtoi se modernizimi do te perfundoje ne vitin 2007. Dy vjet pune dhe 50 milione euro iu deshen kompanise per t’i shnderruar faqen aeroportit te vjeter te Rinasit, e bashke me te edhe te Tiranes. Paralelisht me terminalin e pasagjereve do te filloje nga puna po me 22 mars, edhe nje terminal i ri kargo. Ndertesa dykateshe ne veri te terminalit ekzistues eshte pajisur me mjetet doganore per importin dhe eksportin dhe ka nje kapacitet prej 4,500 tonesh ngarkese ne vit. Se bashku me ndertimin e rrugeve, vendparkimeve, sistemit te zjarrfikjes, ujesjellesit e rrjetit elektrik, planifikimi e ndertimi i aeroportit qe eshte bere sipas standardeve britanike, ka angazhuar punonjes nga 41 vende te ndryshme te botes.

Aksioneret

Qe nga muaji prill 2005, TIA eshte operuar nga kompania private “Tirana International Airport SH.P.K” (ish-“Tirana Airport Partners”), aksioneret e se ciles jane “HOCHTIEF AirPort” (HTA), “DEG Deutsche Investitions-und Entwicklungsgesellschaft” dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan (AAEF). Financimi i investimit prej 50 milione eurosh eshte bere i mundur nga EBRD, si huadhenes kryesor dhe i mbeshtetur nga ABA, “Alpha Bank” dhe DEG.

“HOCHTIEF AirPort” bashkon aktivitetet aeroportuale te koncesionit “HOCHTIEF” dhe eshte nje nga menaxhouesit me te medhenj private dhe te pavarur te aeroporteve ne bote. Si kompani nderkombetare, “HOCHTIEF” dizenjon, financon, nderton dhe operon nje game te gjere projektesh.

DEG, nje anetare e grupit bankar KfW, ka financuar dhe strukturuar investimet private ne zhvillimin e vendeve ne tranzicion per me shume se 40 vjet. Eshte nje nga institucionet financiare evropiane per promovimin e sektorit privat.

“Albanian-American Enterprise Fund” eshte nje fond i krijuar nga qeveria e SHBA-ve dhe ka per qellim perkrahjen e sektorit privat ne Shqiperi. Fondi ofron financim dhe asistence menaxhimi te kompanive private.

Kortezi e Korrieri


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.