Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qe deshiron nje jete te lumtur me nje grua te bukur i ngjan atij qe do te shijoje veren duke e pasur gojen githnje plot.
--- G.B.Shaw

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 114 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Njoftime :: Shuhet njė nga ikonat e skenės shqiptare, Sulejman Pitarka
Postuar nga: Albo

Njoftime U shua Sul Pitarka nėn tisin e pėrjetėsisė

U shua Sul Pitarka, por 71 rolet e tij nė teatėr dhe 20 nė kinematografi flasin pėr pėrjetėsinė e njė aktori tė madh, pėr tė cilin pagėzimi “ikonė” ėshtė fare pak. Ndonėse me frymė tė mpakur dhe hapa tė ngadalėsuar, teksa ka shkelur dėrrasat e skenės sė Teatrit Kombėtar si “amanet” ka lėnė: “Mbajeni tė pastėr kėtė skenė”

U shua edhe njėri prej tyre! Pagėzimi ikonė ėshtė fare pak pėr tė. Sulejman Pitarka pushoi sė marri frymė dje, por tisi i pėrjetėsisė do e mbėshtjellė kurdoherė. Prej kohėsh hapat i qenė ngadalėsuar, megjithatė shkallėzat e drunjta qė tė shpinin drejt skenės sė Teatrit Kombėtar jo rrallė e kanė ngjitur nė tė. Shpesh pėr t’iu uruar kolegėve tė tij pėrvjetorė lindjeje, e herė tė tjera pėr tė marrė trofe e vlerėsime. E prej kėsaj skene, duke folur ngadalė, me frymėn qė i mbahej paksa, nuk ka reshur tė flasė pėr paprekshmėrinė e skenės sė teatrit. Pak kohė mė parė, kur nė njėrėn dorė mbante trofeun “Kalorėsi i skenės” dhe nė tjetrėn bastunin qė e ndihmonte pėr tė hedhur hapat e pėr tė mbajtur shpinėn pak mė drejtė, Sul Pitarka pėshpėrit: “Faleminderit dhe mbajeni tė pastėr kėtė skenė!”. Muaj mė parė akoma, kur kolegia e tij, Drita Pelingu festoi nė dėrrasat e skenės sė Teatrit Kombėtar 80-vjetorin e saj tė lindjes, aktori thinjosh pati njė dėshirė tė madhe: “Dua t’i festoj 100-vjetorin Dritės”. Mirėpo fryma iu mpak, derisa rrahjet e zemrės e tradhtuan mandej, e pushoi sė marri frymė nė moshėn 83-vjeēare. E s’ka sesi tė ndodhė ndryshe, do tė jetė holli i Teatrit Kombėtar, i cili mban emrin e “Ezopit” tė skenės shqiptare, aktorit Kadri Roshi, i cili u shua mė 6 shkurt, vendi prej nga do t’i jepet edhe lamtumira tė madhėrishmit tė skenės, Sul Pitarkės. Por ai vetėm pushoi sė marri frymė, kurrsesi nuk vdiq. Pėrjetėsia e tij ėshtė aty, nė dėrrasat e skenės sė Teatrit Kombėtar, nė dublat e filmave shqiptarė dhe nė shpirtin e shqiptarėve qė e patėn pėr dekada tė tėra, shoqėronjėsin e netėve tė tyre jo vetėm nė teatėr, por edhe nė ekranin e madh. Ndėrsa nė kėsi ditėsh, imcakėt qė s’kanė pėrjetuar asnjė prej viteve kur bėhej teatėr e kinematografi nė Shqipėrinė e “xhaxhit”, dhe nostalgjikėt pėr ato realizime i gjejnė nėn siglėn “Nostalgjia e kinemasė”. Interpretimi i tij, zėri grishės s’mund tė tė mos emocionojnė, duke i siguruar atij pėrjetėsinė. Janė role nė teatėr e kinema, qė pėrbėjnė njė muze mė vete pėr artin shqiptar. Skenė tė cilėn e shkeli pėr tė parėn herė nė vitin e hershėm 1951, pėr tė mos reshtur edhe kur kishte mbushur tė 82 vitet e jetės, dhe “Pjata prej druri” ishte e fundit dramė qė mundi t’u rrėfejė shqiptarėve. Dhe ai, plaku i mjerė e i braktisur, si “Xha Gorioi” pėr tė cilin sytė na i ka hapur Balzaku, erdhi nė Shqipėrinė e pas viteve 90-tė nga Pitarka, pėr tė rrėfyer dramėn e madhe tė shqiptarėve. Nga “Pjata prej druri” dhe roli i tij prej plaku tė braktisur u shpall edhe aktori mė i mirė i Festivalit tė Teatrove nė Dibėr tė Madhe nė vitin 2006.

Ndėrsa “Apollon 2005” u gjunjėzua para tij, duke i dhėnė tė madhit dhe tė paarritshmit Pitarka ēmimin “Aktori mė i Mirė” i festivalit. Jo pak emocione duket se e kanė pėrshkuar hijerėndin Pitarkė nė atė moment, e pas kėtij trofeu aktori nuk ka mundur nė asnjė moment tė fshehė gėzimin e madh qė i ka sjellė ky ēmim, tė cilin e ka cilėsuar si mė tė madhin pėrgjatė karrierės sė tij.

Sulejman Pitarka

Sulejman Pitarka, aktori mė i madh shqiptar i gjysmės sė dytė tė shekullit XX, u lind nė Dibėr nė vitin 1924. Ka luajtur me sukses rreth 71 role nė Teatrin Kombėtar tė Tiranės dhe 20 tė tjerė nė kinema. Ka hyrė nė historinė e dramės shqipe si autor i dramės “Familja e peshkatarit”. Mė 1927, kur ai ishte nė moshėn trevjeēare, familja e tij u vendos nė Durrės. Kėtu kaloi fėmijėrinė. Pas mbarimit tė shkollės sė mesme filloi punė nė bankė. Disa pėrvoja skenike, pothuaj rastėsore, gjatė shėrbimit ushtarak (1945-1947) e shtynė tė interesohej mė shumė pėr teatrin dhe tė pėrfshihej nė lėvizjen amatore tė Durrėsit. Mė 1951 u pėrzgjodh pėr t’iu bashkangjitur trupės, ende nė formim, tė Teatrit Popullor (sot Kombėtar) nė Tiranė, ku u bė menjėherė margaritari i kurorės. Luajti rreth 71 role, duke shkėlqyer njėsoj si nė dramė, ashtu edhe nė komedi.

Disa prej roleve teatėr:

“Prefekti”

“Toka jonė”

“Revizori”

“Otello”

“Gratė gazmore tė Uinsdorit”

“Hamleti”

“Borgjezit fisnik”

“Arturo Ui”

“Pjata e drurit”

“Doktor Aleksi”

“Epoka para gjyqit”

Interpretime nė kinematografi:

“Vdekja e burrit”

“Historiani dhe kameleoni”

“Rrethimi i vogėl”

“Nata e parė e lirisė”

“Nė prag tė lirisė”

“Shtėpia jonė e pėrbashkėt”

“Goditja”

“Ballė pėr ballė”

“Gjeneral gramafoni”

“Pas gjurmėve”

“Gunat mbi tela”

“Tinguj lufte”

“Horizonte tė hapura”

“Debatik”



Lamtumirė Sul Pitarkės nė hollin “Kadri Roshi”

"Lamtumirė sot edhe pėr Sulejman Pitarkėn. Holli i madh i Teatrit Kombėtar, i pagėzuar “Kadri Roshi”, do tė jetė pritėsi i homazheve pėr aktorin Sul Pitarka, i cili u shua dje nė moshėn 83-vjeēare. Violeta Manushi shprehet: “Teatri prej kohėsh ka filluar tė humbė ato figura, tė cilat s’do tė mund tė zėvendėsohen mė”

Shkopi i tij s’do tė mund t’ia drejtojė mė hapat drejt skenės sė Teatrit Kombėtar.

Nė pak minuta, mesditėn e djeshme lajmi “Shuhet Sul Pitarka” mori dhenė. Dhjetėra receptorė kėrcasin e rėnkime kolegėsh ndjehen pėrtej tij. Dhe ja, ashtu siē ai i pėrcolli tė gjithė ata qė shkuan para tij, tė fundit Kadri Roshin, ėshtė radha e tė tjerėve tė pėrcjellin Sul Pitarkėn. Objektive kamerash e aparatesh fotografikė fiksuan vėshtrimin e tij tė pėrlotur mė 6 shkurt, kur pėrcolli Kadriun, ndėrsa teksa pėrpiqej tė fliste, dėneste. Ndėrsa nė orėt e para tė paradites sė sotme, nė hollin “Kadri Roshi” tė Teatrit Kombėtar do tė pėrkulen para trupit tė tij tė pajetė tė gjithė ata qė do dėshirojnė t’i japin lamtumirėn apo tė prekin ballin e tij pėr tė fundit herė. Ai nuk ishte thjesht njė aktor i cili dha gjithė frymėn e tij pėr kėtė skenė, derdhi djersė dhe pėrcolli emocione tek ata spektatorė qė patėn fatin t’i ndjenin frymėmarrjen pėr dekada tė tėra nė skenė, por ishte edhe njėri prej atyre, themeluesve tė Teatrit Popullor, skenėn e tė cilit pėr tė parėn herė e shkeli bujshėm nė vitin 1951.

Dhe, pasi ai ka pushuar sė marri frymė, partnerėt dhe miqtė e tij flasin pėr aktorin e papėrsėritshėm, duke ndjerė thellė humbjen. Violeta Manushit shpesh i merret fryma teksa flet, por ama flet! Ēdokush mund tė shkėpusė copėza jete dhe t’i rrėfejė ato, ndėrsa aktores Violetė i vjen mirė tė kujtojė atė marrėdhėnie tė magjishme nė skenė me tė madhin Sulė. “Ndjeheshim mirė kur ishim bashkė nė skenė, - pėshpėrit ajo. - Ndėr vite, nėse kėrkoje njė ēift nė teatėr, sy e gishta drejtoheshin tek Violeta dhe Sula”. Ndjenja e humbjes kaplon kėdo qė e ka parė, qoftė edhe njė herė tė interpretojė nė skenė apo t’i ketė dėgjuar zėrin e fiksuar, mimikėn e lėvizjet e trupit nė dublat e filmave jo tė paktė shqiptarė nė tė cilėt ka interpretuar. Bėn sforco Violeta, e nxjerr edhe mė zė, duke folur mė tej pėr dhembjen e humbjes sė njė njeriu me tė cilin ka ndarė orė tė tėra nė skenė, ku kanė marrė duartrokitje tė pafundme, e mė rrallė dėshtime, duke thėnė se: “Teatri prej kohėsh ka filluar tė humbė ato figura, tė cilat s’do tė mund tė zėvendėsohen mė”. Mė pak se 2 muaj mė parė u shua Kadri Roshi, tani Sul Pitarka, mė parė Sandėr Prosi e Naim Frashėri etj.

Mirush Kabashi mesditėn e djeshme ėshtė shprehur se “ata, tė mėdhenjtė, po shkojnė njė e nga njė. Pas Kadriut, tani Sula. Padyshim ėshtė humbje, por ne njerėzit e skenės kemi njė tė mirė, qė shuhemi vetėm fizikisht. Edhe Sula vetėm fizikisht ka shkuar, pasi dhjetėra drama janė aty, duke na e sjellė atė tė gjallė. E dublat e filmave na e pėrjetėsojnė”. Megjithatė, asnjėri prej tyre nuk zbeh humbjen e madhe pėr artin shqiptar, interpretimet e tė cilit kanė sjellė copėza tė shpirtit tė kombit shqiptar.

Mirėpo tani nuk ėshtė mė. E duket se njė dėshirė e tij i ėshtė plotėsuar, pasi ai ka dashur tė jetojė nė skenė dhe jo tė vdesė nė tė. Dhe ai jetoi jo pak nė skenė, thuajse gjithė jetėn e tij.


Sul Pitarka, aktori-dramaturg

Nėse shumėkush njeh aktorin Sulejman Pitarka, pasi filmat shqiptarė e kanė sjellė dhe e sjellin tė gjallė figurėn e tij, ai shkroi. Shkroi pėrgjatė gjithė jetės, sidomos atėherė kur s’mund tė interpretonte mė. Por ai, “Artisti i Popullit”, ėshtė edhe dramaturgu Pitarkė. Dhjetėra drama mbajnė firmėn e tij. Pitarka pėrfaqėson ata artistė shqiptarė, qė krahas kontributit tė ēmuar tė interpretimit, lėvruan nė mėnyrė tė prekshme dramaturgjinė. “Familja e peshkatarit” ka hyrė nė fondin e artė tė letėrsisė shqipe. Emrin e tij mbajnė gjithashtu edhe komedia “Burri me pėrparėse”, dramat “Trimi i mirė me shokė shumė” (1957), “Heronjtė e Linasit” (1967), “Kulla e Linasit”.

Kortezi e Korrieri


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.