Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Dy here njeriu eshte femije: heren e pare kur lind dhe heren e dyte kur plaket.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 117 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Lajme :: Rifillojnė bisedimet pėr statusin e Kosovės nė Vjenė
Postuar nga: Albo

Lajme Dita e trete e negociatave, Palet ende me qendrime te kunderta

Delegacionet e Kosoves dhe Serbise kane paraqitur verejtjet dhe sugjerimet e tyre ne Pakon e Ahtisaarit, perkatesisht per ceshtjet e ekonomise dhe prones

Lidhur me pronėsinė nė Kosovė, Prishtina ofron zgjidhje qė ėshtė identike me procesin e sukcesionit tė ndėrlidhur me ish-federatėn jugosllave. Kėtė e deklaroi anėtari i ekipit negociator kosovar Skėnder Hyseni gjatė bisedimeve tė sotme nė Vjenė. Por Koordinatori i dytė i ekipit tė Beogradit Leon Kojen deklaroi se pėr Serbinė ėshtė i papranueshėm procesi i sukcesionit pėr tė cilin angazhohet pala kosovare.

Cfare thane palet gjate sesionit te paradites

Perfundimi i sesionit te paradites nuk solli asgje te re. Prishtina dhe Beogradi vazhdojne te kene qasje diametralisht te kunderta pothuaj ne te gjitha pikat qe kane te bejne me ekonomi dhe prone, me saktesisht me borxhin nderkombetare dhe pronen publike. Pala Kosovare ka pranuar qe te marre persiper nje pjese te borxhit nderkombetare, i cili do te percaktohej permes bisedave bilaterale me Serbine, pas statusit dhe ate ne baze te marreveshje se vitit 2001 per sukcesionin e shteteve.

Por ne rast se brenda nje viti Beogradi dhe Prishtina nuk do te munde te merreshin vesh, atehere kjo ēeshtje le te behet pjese e zgjidhjes me arbitrazh nderkombetare. Persa i perket ndermarrjeve publike, pozicioni i pales kosovare edhe sot ishte i qarte : Ato jane prone e qytetareve te Kosoves dhe rrjedhimisht i takon Qeverise se Kosoves qe te menaxhoje me to. Lidhur me ceshtjen e borxheve nderkombetare, insiston qe ne kete rast te aplikohet legjislacioni i saj, ne raport me alokimin e borxheve. eshte po ashtu kunder aplikimit te marreveshjes se vitit 2001 per sukcesionin e shteteve, sepse ajo nuk e pranon Kosoven si njesi sukcesore te pasurise, perkatesisht te borxheve te ish Jugosllavise. “Natyrisht qe ne nuk jemi pajtuar me asnje amandamet te paraqitur nga pala serbe.

Ne kemi insistuar qe me ēdo kusht te iplementohet teksti i Ahtisaarit me dy amendamente te vogla qe ne i kemi paraqitur si verejtje, te cilat nuk jane perfshire ne pakon e Ahtisaarit”, ka thene pas perfundimit te sesionit te paradites kryesuesi i ekipit te Kosoves, Skender Hyseni. Amendamenti i pare ka te beje me borxhin e jashtem, plus asetet e jashtme, qe nenkupton edhe te drejten tone qe, perveē borxheve, te kemi te drejten e trashegimit te nje pjese te pasurise se jashtme te ish Jugosllavise. Ndersa amendamenti i dyte, i propozuar nga pala kosovare, eshte menaxhimi i ujerave dhe mbeturinave.

Sipas Skender Hysenit Kosova ka kerkuar qe me ujerat te qeverisin institucionet qendrore te Kosoves, sepse ujerat jane interesi yni nacional. Ndersa sa i perket ndermarrjeve publike, pala serbe ka paraqitur nje liste te tere ndermarrjesh qe, sipas tyre, i perkasin Beogradit, liste kjo te cilen Skender Hyseni e quajti te ēoroditur sepse, siē tha ai, serbet ne kete menyre po perpiqen qe edhe ndermarrjet qe i kane integruar ne sistemin e tyre me dhune, pas agresionit kushtetues t’i paraqesin si te vetat.

Por te gjitha keto pohime te pales serbe delegacioni i Kosoves i ka hedhur poshte duke ofruar argumente te fuqishme, perkunder ketyre pohimeve. Pala serbe ne Vjene ka ardhur me nje aneks te ri duke e fshire ate te Ahtisaarit, aneks i perpiluar me nje gjuhe dhe shprehje si “Kosovo i Metohija” ishin te papranueshme per palen kosovare. Bisedimet e tri diteve te fundit ne Vjene vetem sa i kane ritheksuar dallimet e medha ne qendrime mes Kosoves dhe Serbise, apo, siē u shpreh Skender Hyseni, ne mes te Kosoves e bashkesise nderkombetare ne njeren ane dhe Serbise ne anen tjeter.


Surroi: Nė Vjenė, qėndrimet e palėve kanė mbetur tė njejta nė parim

Nė Vjenė kanė vazhduar edhe sot bisedimet mbi statusin e Kosovės, mes pėrfaqėsuesve shqiptarė dhe atyre serbė, njė pėrpjekje e fundit kjo e zotit Ahtisari pėr arritjen e njė kompromisi. Zėri i Amerikės intervistoi gjatė programit televiziv "Ditari", kryetarin e delegacionit shqiptar nė Vjenė, Veton Surroi.

Zėri i Amerikės: Zoti Surroi, a ka patur ndonjė pėrparim gjatė ditės sė sotme nė bisedime?

Veton Surroi: Unė do tė thosha se qėndrimet mbesin tė njejta nė parim, do tė thotė se Beogradi pėrpiqet tė krijojė njė pako tjetėr negociatore, me insistimin qė tė futet kushtetuta e Serbisė, si akti mė i lartė ligjor. Ne pėrpiqemi tė ruajmė dhe po ruajmė qėndrimin tonė, se kemi ardhur kėtu pėr tė dhėnė sqarime plotėsuese, nė fazė e fundit konsultuese rreth paketės sė Ahtisarit. Ajo qė ndoshta do cekur sot, ėshtė se kemi mbėrritur sė paku nė dy, ose tri ēėshtje pėr tė cilat tė ketė pajtim me palėn e Beogradit. Kjo ėshtė rreth nevojės qė Kryetari i Kosovės t’i adresojė ēėshtjet e komuniteve pakicė, pastaj ēėshtjet e komuniteteve pakicė tė futen brenda kushtetutės sė ardhshme tė shtetit tė Kosovės, dhe rreth njė lloj pajtimi, pėr atė qė Kosova, nė tė vėrtetė nuk ka nevojė pėr njė lloj formulimi libanez pėr formimin e qeverisė, siē e ka sot, ku duhet tė ketė definim etnik tė ministrave, ku do tė thotė, tė ketė njė serb dhe njė boshnjak; duhet tė krijohen aleanca natyrale dhe jo tė imponohet pėr ēdokush pėrkatėsia etnike e ministrave.

Zėri i Amerikės: Duket se pėr ēėshtjet mė tė rėndėsishme tė dyja palėt nuk do tė kenė njė mendim tė pėrbashkėt. Nė kėto kushte, si e parashikoni ju procesin nė Kėshillin e Sigurimit?

Veton Surroi: Detyra jonė ėshtė qė tė pėmbyllet procesi i konsultimeve, t’i japin sugjerimet tona konstruktive pakos sė zotit Ahtisarit. Ne qė nga dita e parė kemi thėnė se nuk kemi ndėrmend tė ndryshojmė si tė thuash, strukturėn, bazėn e kėsaj pakoje; duam tė bėjmė disa pėrmirėsime, pėr tė cilat mendojmė se i kontribuojmė begatimit tė kėsaj pakoje. Pastaj kur ajo tė mbėrrijė nė Kėshillin e Sigurimit, detyra jonė mendoj ėshtė qė tė krijojmė ndjeshmėri nė vende tė ndryshme tė botės, rreth asaj se sa ėshtė me rėndėsi pėr ne, qė kjo ēėshtje tė zgjidhet shpejt, qė tė mos zvarriset dhe qė tė mos iniciohet njė proces tjetėr negociator, sepse me tė vėrtetė ėshtė e pakuptimtė qė mbas rreth njė viti e sa, tė fillojmė nga e para.

Zėri i Amerikės: Nė qendėr tė debatit pėr planin e zotit Ahtisari ka qenė fakti se plani, nuk ka qartėsi pėr pavarėsinė e Kosovės. Zoti Ahtisari, gjithsesi ka thėnė se kur tė paraqesė propozimin nė Kėshillin e Sigurimit, ai do tė jetė shumė i qartė. A ėshtė sqaruar diēka mė shumė gjatė kėtyre dy ditėve nė Vjenė, nė bisedime.

Veton Surroi: Ne besojmė nė obligimet qė ka marrė Presidenti Ahtisari, tė gjitha ato qė janė cekur mė herėt, i ka pėrmbushur. Nuk kemi arsye qė tė dyshojmė as nė tė dhe as nė partneritetin qė e kemi krijuar dhe ndaj tė cilit kemi obligime ndaj bashkėsisė ndėrkombėtare, kryesisht ndaj shteteve tė cilat e ēliruan Kosovėn dhe qė e ndihmuan qė tė arrijė nė kėtė fazė.

Zėri i Amerikės: Plani i zotit Ahtisari pėr decentralizimin ėshtė kritikuar nė Kosovė si njė plan qė i jep shumė kompetenca pakicės serbe. A ėshtė pala shqiptare dakort me kėtė?

Veton Surroi: Shikoni, ne edhe nė ditė e parė dje, unė e hapa takimin e parė, me konstatimin se ne kemi bėrė koncesione, disa prej tė cilave janė tė dhimbshme dhe nuk do tė ishin normale nė njė shtet normal. E kuptojmė megjithatė, se kjo ēėshtje, decentralizimi dhe ēėshtje tė tjera, mund tė jenė tė aplikueshme vetėm nė njė shtet tė pavarur, vetėm nė njė Kosovė tė pavarur.

Zėri i Amerikės: Zoti Surroi, mes tė tjerash, ėshtė folur qė 120 ditė pas fillimit tė zbatimit tė planit tė zotit Ahtisari, do tė fillojė shpėrbėrja e strukturave paralele nė Kosovė. Ēfarė skenari prisni ju tė sjellė ky proces?

Veton Surroi: Ne kemi kėrkuar qė tė afatizohet shpėrbėrja e strukturave paralele, qė tė gjitha organizatat qė janė jashtė ligjit tė Kosovės, brenda 120 ditėsh, tė shformohen, ose tė integrohen, kur kemi tė bėjmė, psh, me strukturat e sigurisė, apo ndonjė strukturė tjetėr paralele dhe jo tash vetėm tek serbėt, por edhe tek shqiptarėt. Natyrisht, problemi kryesor qėndorn nė paligjshmėrinė e veprimeve nė njė pjesė tė territorit tė Kosovės, nė veri. Ne insistojmė qė ky afat tė respektohet dhe Beogradi e ka refuzuar afatin, por ne shpresojmė qė ekipi i zotit Ahtisari besoj se do ta marrė parasysh, meqenėse ėshtė pjesė e obligimeve qė pėrputhet me shpėrbėrjen e UNMIK-ut dhe tė shkuarjes sė UNMIK-ut nga Kosova. Pra, si detyrė ėshtė qė ditėn e parė tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, tė jemi nė gjendje tė rregullt ligjore.

Intervistoi: Laura Konda


Kortezi e BalkanWeb dhe Zeri i Amerikes


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.