Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kopracia fillon atje ku mbaron varferia
--- Honore de Balzac

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 122 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Njoftime :: Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
Postuar nga: Albo

Njoftime PROPOZIMI GJITHĖPRĖFSHIRĖS PĖR MARRĖVESHJEN PĖR STAUSIN E KOSOVĖS

Neni 1 - Parimet e pėrgjithshme

1.1 Kosova do tė jetė shoqėri shumetnike qė do tė vetėqeveriset nė mėnyrė demokratike, dhe me respektim tė plotė tė sundimit tė ligjit, pėrmes institucioneve tė saj legjislative, ekzekutive dhe juridike.

1.2 Ushtrimi i autoritetit publik nė Kosovė do tė bazohet mbi barazinė e tė gjithė qytetarėve dhe respektimin pėr nivelin mė tė lartė tė tė drejtave tė njeriut dhe lirive themelore tė pranuara ndėrkombėtarisht, si dhe pėr promovimin dhe mbrojtjen e tė drejtave dhe kontributeve tė tė gjitha komuniteteve tė saj dhe pjesėtarėve tė kėtyre komuniteteve.

1.3 Kosova do t’a miratojė Kushtetutėn. Kushtetuta e Kosovės do tė pėrshkruajė dhe garantojė mekanizmat institucionalė ligjorė tė nevojshme pėr tė siguruar qė Kosova qeveriset nga standardet mė tė larta demokratike, dhe pėe tė promovuar ekzistencėn paqėsore dhe prosperuese pėe tė gjithė banorėt e saj. Kushtetuta do tė pėrfshijė, midis tjerash, parimet dhe dispozitat qė i pėrmban Aneksi 1 i kėsaj marrėveshje

1.4 Kosova do tė ketė nje ekonomi te hapur te tregut me konkurencė tė lirė

1.5 Kosova do tė ketė tė drejtė pėr tė negociuar dhe pėr tė lidhur mareveshjen ndėrkombėtare, pėrfshirė edhe tė drejtėn pėr tė kėrkuar anėtarėsim nė organizatat ndėrkombėtare

1.6 Gjuhė zyrtare janė gjuha shqipe dhe serbe

1.7 Kosova do tė ketė simbolet e veta te dallueshme nacionale, pėrfshirė flamurin, stemen dhe himnin, duke reflektuar karakterin e saj shumė etnik

1.8 Kosova nuk do tė ketė pretendime territoriale ndaj asnjė shteti ose pjese tė ndonjė shteti dhe nuk do tė kėrkoj bashkim me ndonjė shtet ose pjesė tė ndonjė shteti

1.9 Kosova do tė bashkėpunoj plotėsisht me tė gjitha entitetet e pėrfshira nė zbatimin e kėsaj Marrėveshje dhe do tė marė tė gjitha obligimet sipas kėsaj marrėveshje. Kosova dhe Republika e Sėrbise inkurajohen tė bashkėpunojnė sinqerisht pėr ēėshtjet qė kanė tė bėjnė nė zbatimin e kushteve tė kėsaj Marrėveshje

1.10 Bashkėsia ndėrkombėtare do tė mbikėqyre, monitorojė dhe do tė ketė tė gjitha kompetencat e nevojshme pėr tė siguruar zbatim efikas tė kėsaj Marrėveshje, siq thuhet nė Anekset IX, X dhe XI. Kosova poashtu, do t’i bėjė njė ftesė bashkėsisė ndėrkombėtare qė tė ndihmojė Kosovėn ne pėrmbushjėn e suksesshme tė obligimeve tė Kosovės nė kėtė drejtim.


Neni 2 - Tė drejtat e njeriut dhe liritė themelore

2.1 Kosova do tė promovojė, mbrojė dhe respektojė nivelin mė tė lartė tė tė drejtave tė njeriut dhe lirive themelore tė pranuara ndėrkombėtarisht , pėrfshirė ato tė drejta dhe liri tė pėrcaktuara nė Deklaratėn pėr tė Drejtat e Njeriut, Konventėn ndėrkombėtare pėr tė Drejtat Civile dhe Politike, si dhe pėr Konventėn Europiane pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive Themelore si dhe Protokollit tė saj.
2.2 Tė gjithė personat nė Kosovė kanė tė drejtė pėr tė drejta tė njeriut dhe liri themelore, pa asnjė lloj diskriminimi nė baza racore, tė ngjyrės, gjinore, tė gjuhės, religjionit, politike ose shprehjes sė opinionit tjetėr, nacione ose origjinės sociale, lidhje me komunitetin, pronė, lindje ose status tjetėr. Tė gjithė personat nė Kosovė janė tė barabartė para ligjit dhe kanė tė drejtė , pa asnjė diskriminim, pėr mbrojtje tė barabartė nga ligji.
2.3 Parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtjes sė barabartė sipas ligjit do tė zbatohen dhe respektohen nė veēanti nė fushat e punėsimit nė administratėn publike dhe ndėrmarjet publike, si dhe nė qasjen nė fondet publike.
2.4 Kushtetuta e Kosovės do tė pėrshkruajė mekanizmat ligjorė dhe institucionalė pėr mbrojtjen, promovimin dhe zbatimin e tė drejtave tė njeriut pėr tė gjithė personat nė Kosovė, siē pėrcaktohet me Anelsin I tė kėsaj Marrėveshje.
2.5 Kosova do tė promovojė dhe respektojė plotėsisht njė proces tė pajtimit mes tė gjitha komuniteteve tė saj dhe pjesėtarėve tė tyre. Kosova do tė zbatojė njė qasje gjithėpėrfshirėse dhe qė merr parasysh ndjeshmėrinė gjinore pėr t’u pėrballur me tė kaluarėn e saj e cila do tė pėrfshijė njė gamė tė gjerė tė iniciativave tė drejtėsisė tranzicionale.
2.6 Tė gjitha autoritetet kompetente tė Kosovės do tė bashkėpunojnė dhe do t’i ofrojnė qasje tė papenguar mekanizmave ose organizatave ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut.


Neni 3 - Tė drejtat e komuniteteve dhe pjesėtarėve tė tyre.

3.1 Qytetarėt qė i takojnė grupit tė njėjta nacional ose etnik, gjuhėsor ose religjioz, tradicionalisht tė pranishėm nė territorin e Kosovės (nė vazhdim tė tekstit Komuniteti) do tė kenė tė drejta specifike, siq pėrcaktohet nė Aneksin II tė kėsaj Marrėveshje, si dhe tė drejta tė njeriut dhe liri themelore qė jepen nė Nenin 2 tė Aneksit II tė kėsaj Marrėveshje.
3.2 Kosova do tė garantojė mbrojtjen e identitetit nacional ose etnik, kulturor, gjuhėsor dhe religjioz tė tė gjitha komuniteteve dhe pjesėtarėve tė tyre. Kosova, poashtu, do tė formojė mekanizmat e nevojshėm kushtetues, ligjor dhe institucional pėr promovimin dhe mbrojtjen e te drejtave tė tė gjithė pjesėtarėve tė Komuniteteve dhe pėr pėrfaqėsimin dhe pjesėmarrjen e tyre efektive nė procesin politik dhe vendimmarrjes, siē pėrcaktohet nė Anekset I dhe II tė kėsaj Marrėveshjeje.
3.3 Autoritetet e Kosovės do tė udhėhiqen nė politikėn dhe praktikėn e tyre nga nevoja pėr promovim tė frymės sė paqes, tolerancės dhe dialogut ndėrkulturor dhe ndėr-religjioz mes tė gjitha Komuniteteve dhe pjesėtarėve tė tyre.


Neni 4 - Tė drejtat e refugjatėve dhe personave tė zhvendosur

4.1 Tė gjithė refugjatėt dhe personat nga Kosova tė zhvendosur do tė kenė tė drejtė tė kthehen dhe tė kėrkojnė pasurinė e tyre dhe patundshmėrinė personale nė pėrputhje me ligjet vendore dhe ndėrkombėtare.
4.2 Kosova do tė ndėrmarė tė gjitha masat e nevojshme pėr tė lehtėsuar dhe krijuar njė atmosferė tė dobishme pėr kthim tė sigurt dhe dinjitoz tė refugjatėve dhe personave tė zhvendosur, bazuar nė vendimet e tyre tė lira, pėrfshirė pėrpjekjet pėr tė promovuar dhe mbrojtur lirinė e tyre tė lėvizjes dhe moskėrcėnimin.

4.3 Kosova do tė bashkėpunoje plotėsisht me Komisarin e Lartė tė OKB-sė pėr Refugjatė, I cili do tė ndihmojė autoritetet kompetente ne zgjerimin e mbrojtjes dhe asistencės pėr tė kthyerit, dhe I cili, ndėr tė tjera, do tė bėjė vlerėsime periodike dhe do tė lėshojė raporte publike lidhur me kushtet pėr kthim dhe gjendjen e tė zhvendosurve nė Kosovė, e po ashtu do tė shtrijė bashkėpunim me organizata tjera tė pėrfshira nė procesin e kthimit.


Neni 5 - Personat e Zhdukur

5.1 Kosova dhe Serbia, nė pėrputhje me normat dhe standardet vendore dhe ndėrkombetare, I marrin tė gjitha masat e nevojshme pėr tė pėrcaktuar dhe ofruar informacion lidhur me identitetin, vendndodhjen dhe fatin e personave tė zhdukur, nė bashkėpunim tė plotė me Komitetin Ndėrkombėtarė tė Kryqit tė Kuq (KNKK), si dhe me partnere tjerė relevantė ndėrkombėtarė.

5.2 Kosova dhe Serbia do te vazhdojnė tė marrin pjesė nė mėnyre tė plotė, efikase dhe pa vonesa nė Grupin Punues pėr Personat e Zhdukur, I themeluar nė kuadėr tė “Dialogut tė Vjenės”, dhe I udhėhequr nga KNKK, ose njė mekanizmi vijues tė ngjashėm qė mund tė themelohet. Kosova dhe Serbia do tė forcojnė institucionet e tyre pėrkatėsė qeveritare tė ngarkuara pėr tė kontribuar nė kėto pėrpjekje me mandat ligjor, autoritet, dhe burime tė nevojshme pėr tė zhvilluar dhe intensifikuar kėtė dialog, dhe pėr tė siguruar bashkėpunim aktiv tė tė gjitha administrative pėrkatėse.


Neni 6 - Vetėqeverisja locale dhe decentralizimi

6.1 Komunat pėrbėjnė njėsitė themelore territoriale tė vetėqeverisjes locale nė Kosovė.

6.2 Vetqqeverisja locale nė Kosovė do tė zbatohet nė parimet e qeverisjes sė mirė, transparencės, efiēiencės dhe efekshmėrisė nė shėrbimet publike, nė veqanti duke pasur parasysh nevojat specifike dhe shqetėsimet pėr Komunitetet jo shumicė dhe pjesėtarėt e tyre.

6.3 Komunat nė Kosovė do tė kenė tė drejtė pėr bashkėpunim ndėrkomunal dhe tej-kufitar lidhur me ēėshtjet e interesit tė ndėrsjellė gjatė ushtrimit tė pėrgjegjėsive tė tyre, siē pėrcaktohen ne Aneksin III tė kėsaj Marrėveshjeje.

6.4 Kufijtė e komunave tė reja do tė pėrcaktohen nė pėrputhje me Shtresėn e Aneksit III tė kėsaj Marrėveshjeje.


Neni 7 - Trashėgimia Kulturore dhe Religjioze

7.1 Kosova do t’u sigurojė autonomi dhe mbrojtje tė gjitha konfesioneve fetare dhe vendndodhjen e tyre Brenda territorit tė saj.

7.2 Kishės Ortodokse Serbe nė Kosovė (KOS), klerikėve dhe personelit tė tyre, aktiviteteve dhe pronės, do t’u ofrohet siguri shtesė dhe mbrojtje tjetėr pėr tė gėzuar plotėsisht tė drejtat e tyre, privilegjet dhe imunitetet, siē pėrcaktohet nė ANeksin V tė kėsaj Marrėveshje.

7.3 KOS do tė jetė pronari I vetėm I pronės sė saj nė Kosovė, me liri tė veēantė rreth menaxhimit tė pronės sė saj dhe qasjes nė objektet e saj, siē pėrcaktohet nė Aneksin V tė kėsaj Marrėveshje.

7.4 Do tė themelohet Kėshilli pėr Implementimim dhe Monitorim (KIM) nga Pėrfaqėsuesi Civil Ndėrkombėtarė (ICR), pėr tė monitoruar dhe lehtėsuar implementimin e plotė tė aranzhmaneve dhe mbrojtjeve tė veqanta qė I jepen KOS-it, si dhe objekteve religjioze dhe kulturore serbe, siē pėrcaktohet nė Aneksin V tė kėsaj Marrėveshje.


Neni 8 - Ēėshtjet Ekonomike dhe Pronėsore

8.1 Kosova do tė ndjekė njė politikė ekonomike, sociale dhe fiskale tė nevojshme pėr ekonomi tė qėndrueshme. Pėr pėrkrahje, nė veēanti tė njė sistemi tė qėndrueshėm tė llogarive publike, Kosova do tė themeloje me Komisionin Europian dhe nė bashkėpunim me Fondin Monetar Ndėrkombėtar - njė mekanizėm tė mbikėqyrjes fiskale. Gjatė pėrgatijes sė buxhetit tė saj, Kosova do tė konsultohet me Pėrfaqėsuesin Civil Ndėrkombėtar.

8.2 Ēdo borxh ndėrkombėtar i Republikės sė Serbisė qė i alokohet Kosovės si rezultat i procesit tė ndarjes sė borxheve, siē pėrcaktohet nė Aneksin VI tė kėsaj Marrėveshje, do tė konsiderohet tė jetė detyrim financiar i Kosovės.
8.3 Pasuria e Republikės Federative tė Jugosllavosė ose e republikės sė Serbisė qė ndoshet brenda territorit tė Kosovės, nė momentin qė hyn nė fuqi kjo marrėveshje, do t’i kalon Kosovės.
8.4 Ndėrmarjet nė pronėsi publike (NPP) dhe obligimet pėrkatėse, dhe ndėrmarjet nė pronėsi shoqėrore (NPSH), si dhe asetet e tyre, aktualisht nėn juridiksionin e Agjensisė Kosovare tė Mirėbesimit(AKM), do tė rregullohen siē pėrcaktohet nė Aneksin VII tė kėsaj Marrėveshje.
8.5 Kosova do t’i njohė, mbrojė dhe zbatojė tė drejtat e personave pėr pasuri tė luajtshme dhe tė paluajtshme qė ndoshet nė Kosovė, nė pėrputhje me normat dhe standardet e pėrcaktuara ndėrkombėtare. Ankesat lidhur me pasurinė e paluajtshme private, pėrfshirė pasurinė bujqėsore dhe komerciale, do tė vazhdojė tė adresohet, sipas nevojės nga Agjensia Kosovare e Pronės(AKP) nė pėrputhje me Aneksin VII tė kėsaj Marrėveshje. Kosova do tė adresojė ēėshtjet pėr kompensim tė pronės, nė pėrputhje me Aneksin VII tė kėsaj Marrėveshje.
8.6 Kosova dhe Republika e Serbisė do tė bėjnė pėrpjekje ta zgjidhin drejtpėrsėdrejti ēdo ankesė mes tyre- qė nuk zgjidhen pėrmes kėsaj Marėveshje , me marrėveshje tė dyanshme, duke marrė parasysh normat dh standardet relevante ndėrkombėtare. Nga Kosova dhe Republika e Serbisė pritet qė tė sigurojnė trajtim tė njejtė dhe jodiskriminues tė pronės dhe ankesave financiare tė qytetarėve tė njera-tjetrės, si dhe do tė sigurojnė qasje tė drejtė dhe jodiskriminuese nė gjyqėsorėt e tyre dhe mekanizmat pėr zgjidhjen e ankesave.


Neni 9 - Sektori i sigurisė

9.1 Pėrveē nėse ėshtė pėrcaktuar ndryshe nė kėtė Marėveshje, Kosova do tė ketė autoritet pėr zbatimin e ligjit,sigurisė, drejtėsisė, rendit publik, intelegjencės, reagimit nė emergjenca civile, si dhe nė kontrollin e kufijve nė territorin e saj.
9.2 Institucionet e Kosovės pėr Siguri do tė operojnė nė pėrputhje me standardet demokratike dhe tė drejtat e njeriut tė pranuara ndėrkombėtarisht dhe do tė sigurojnė pėrfaqėsim tė barabartė tė tė gjitha Komuniteteve nė tė gjitha nivelet e tyre
9.3 Pėrfaqėsuesi Civil Ndėrkombėtar (ICR) dhe Prania Ushtarake Ndėrkombėtare(PUN) nė pėrputhje me dispozitat e kėsaj Marrėveshje dhe sipas mandatit tė tyre pėrkatės, do tė mbikėqyrin dhe udhėheqin zhvillime dhe evoluimin e institucioneve tė sigurisė tė Kosovės.

9.4 Do tė formohet Forca e Sigurisė e Kosovės(FSK), profesionale dhe shumetnike, dhe do tė zhvillojė njė komponentė tė armatosur lehtė, e aftė pėr funksione tė pėrcaktuara tė sigurisė, nė pėrputhje me Aneksin VIII tė kėsaj Marrėveshje.

9.5 Kosova do tė formojė njė norganizatė civile tė Qeverisė, pėr tė ushtruar kontroll civil mbi FSK-nė, nė pėrputhje me kėtėt Marrėveshje.

9.6 TMK-ja, meqė ka pėrmbushur objektivat e saj, pėrfshirė lehtėsimin e rimėkėmbjes sė Kosovės pas konfliktit, do tė shpėrbėhet brenda njė viti-pas hyrjes nė fuqi tė kėsaj Marrėveshje.

9.7 Tė gjitha organizatat tė paautorizuara mė ligj pėr tė kryer aktivitete nė Kosovė nė sektorin e sigurisė do tė pushojnė sė vepruari.


NENI 10 KOMISIONI KUSHTETUES DHE ZGJEDHJET

10.1 Menjėherė pas hyrjes nė fuqi tė kėsaj Marrėveshje, Presidenti i Kosovės, ne konsultim me Kryesinė e Kuvendit tė Kosovės, do tė mbledhė Komisionin Kushtetues pėr tė hartuar njė Kushtetutė, nė konsultim me Pėrfaqėsuesin Civil Ndėrkombėtar(ICR), nė pėrputhje me kėtė Marrėveshje.

10.2 Komisioni Kushtetues do tė pėrbėhet nga njėzetė e dy (22) anėtarė tė Kosovės, me kualifikime pėrkatėse profesionale dhe ekspertizė tė nevojshme pėr kėtė qėllim, dhe tė cilėt do tė pasqyrojnė diversiteitn e shoqrisė kosovare. Pesėmbėdhjetė (15) antėarė do tė caktohen nga Presidenti i Kosovės, nė konsultim me Kryesinė e Kuvendit tė Kosovės. Tre (3) antėarė do tė caktohen nga deputetėt e Kuvendit tė Kosovės qė mbajnė ulėse tė rezervuara pėr Komunitetin serb tė Kosovės, dhe tre (3) caktohen nga deputetėt e Kuvendit tė Kosovės qė mbajnė ulėse tė rezervuara pėr komunitetet tjera joshqiptare tė Kosovės.

10.3 Komsioni do tė formojė mekanizma tė veēanta pėr tė informuar publikun rreth punės sė tij. ICR do tė emėroj pėrfaqėsuesit pėr tė ndihmuar punėn e Komisonit, pėrfshirė hartimin e rregullores sė punės dhe vlerėsimin e modeleve ndėrkombėtare nė dispozicion pėr hartimin e Kushtetutės.

10.4 Kuvendi i Kosovės nuk mund ta aporovojė Kushtetutėn deri nė kohėn e caktuar nga ICR-ja, siē pėrcaktohet me kushtet e kėsaj Mrrėveshje. Kuvendi do ta aprovojė zyrtarisht Kushtetutėn brenda 120 ditėsh tė hyrjes nė fuqi tė kėsaj Mrrėveshje, nga deputetėt e tanishėm te Kuvendit tė Kosovės, me dy tė tretat e deputetėve tė pranishėm dhe qė votojnė, pas njė konsultimi tė duhur me antėatrėt e Komuniteteve qė nuk janė shumicė nė Kosovė. Pėr aprovim zyrtar, Kushtetuta do tė pritet tė miratohet nga Kuvendi i Kosovės dhe do tė hyjė ne fuqi menjėherė nė ditėn e parė pas pėrfundimit tė periudhės sė tranzicionit, siē pėrcaktohet nė Nenin 14.1 tė kėsaj Marrėveshje.

10.5 Jo mė vonė se 9 muaj pas hyrjes nė fuqi tė Marrėveshjes, Kosova do tė organizojė zgjedhjet e pėrgjithshme dhe komunale nė pėrputhje me kushtet e kėsaj Marrėveshje dhe kufijtė e komunave tė reja, siē definohet nga Aneksi III i kėsaj Marrėveshje. Zgjedhjet do tė certifikohen nga njė autoritet kompetent ndėrkombėtar pasi t’i kenė plotėsuar standardet ndėrkombėtare.


NENI 11 PĖRFAQĖSUESI CIVIL NDĖRKOMBĖTAR

11.1 Njė Grup Drejtues Ndėrkombėtar(SG), i pėrbėrė nga partnerėt kryesorė ndėrkombėtarė, do tė emėrojnė Pėrfaqėsuesin Civil Ndėrkombėtar,(ICR) dhe do tė kėrkojnė pėrkrahjen pėr kėtėt emėrim nga Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė. ICR dhe Pėrfaqėsuesi Special i BE-sė (EUSR), i emėruara nga Kėshilli i Bashkimit Eurpoian, do tė jetė i njėjti person.

11.2 Grupi Drejtues Ndėrkombėtar do tė pėrkrahė dhe do t’i japė udhėzime Pėrfaqesuesit Civil Ndėrkombėtarė nė pėrmbushjen e mandatit tė tij/saj.

11.3 ICR do tė ketė pėrgjegjėsinė e gjithėmbarshme pėr mbikėqyrje dhe do tė jetė autoriteti final nė Kosovė lidhur me interpretimin e kėsaj Mrrėveshje, siē pėrcaktohet nė Ankesin IX, nė veēanti nė Nenin 2, tė kėsaj Marrėveshje.

11.4 Ashtu siē pėrcaktohet nė Aneksin IX tė kėsaj Marrėveshje, ICR-sė, do t’i besohet t’i ushtrojė disa pėrgjegjėsi pėr tė siguruar dhe mbikėqyrė zbatimin e plotė tė kėsaj Marrėveshje, pėrfshirė edhe kompetencat pėr tė ndėrmarrė masa, nėse ėshtė e nevojshme, pėr tė parandaluar dhe korrigjuar shkeljet e kėsaj Marrėveshje. Pėrgjegjėsitė do t’i atribuohen edhe ICR-sė nė cilėsinė e tij si EUSR, siē pėrcaktohet nė Aneksin IX tė kėsaj Marrėveshje.

11.5 ICR do tė ketė rolin e ptihėmbarshėm koordinues mbi aktivitetet e organizatave tjera ndėrkombėtare nė Kosovė dėri nė masėn e pėrgjegjėsive tė ICR-sė per tė monitoruar dhe siguruar zbatim tė plotė tė kėsaj Marrėveshe, siē pėrcaktohet nė Aneksin IX tė kėsaj Marrėveshje.

11.6 Mandati i ICR-sė do tė vazhdojė derisa Grupi Drejtues Ndėrkombėtar do tė ofrojė udhėzime pėr largimin fazor pėrfundimtar tė ICR-sė.

11.7 Grupi Drejtues Ndėrkombėtar do tė bėjė shqyrtimin e parė tė mandatit tė ICR-sė, nė bazė tė shkallės sė zbatimit tė kėsaj Marrėveshje, jo mė vonė se dy vjet pas hyrjes nė fuqi tė kėsaj Marrėveshje.


NENI 12 PĖRKRAHJA NDĖRKOMBĖTARE NĖ FUSHĖN E SUNDIMIT TĖ LIGJIT

12.1 Bahskimi Europian do tė themelojė njė Mision tė Ploitikės Mbrojtėse dhe Sigurisė Europiane(ESDP) nė fushen e sundimit tė ligjit.

12.2 Misioni i ESDP do tė ndihmojė autoritetin e Kosovės nė pėrparimin e tyre drejt qėndrueshmėrisė dhe llogaridhėnies dhe nė zhvillimin e mėtejmė dhe forcimin e gjyqėsorit tė pavarur, policisė, dhe shėrbimit doganor, duke siguruar qė kėto institucione tė jėn tė lira nga ndikimi politik dhe nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare si dhe mė praktikat europiane.

12.3 Misioni i ESDp do tė mbėshtesė zbatimin e kėsaj marrėveshje dhe do tė ofrojė udhėzime, monitorim dhe kėshilla nė fushėn e sundimit tė ligjit nė pėrgjithėsi, duke mbajtur disa kompetenca, nė veēanti lidhur mė gjyqėsorin, policinė; doganat dhe shėrbimin korrigjues, me modalitete dhe kohėzgjatje qė do tė pėrcaktohet nga Kėshilli i BE-sė, nė pėrputhje me Ankesin IX dhe X tė kėsaj Marrėveshje.


NENI 13 PRANIA USHTARAKE NDĖRKOMBĖTARE

13.1 NATO do tė vendosė njė Prani Ushtarake Ndėrkombėtare (PUN) pėr tė mbėshtetur zbatimin e kėsaj marrėveshje, siē pėrcaktohet nė Aneksin XI tė kėsaj Marrėveshje.

13.2 Kjo PUN do tė jetė forcė e udhėhequr nga NATO dhe do tė veprojė nėn autoritetin, udhėzimet dhe kontrollin politik tė Keshillit Verior Atlantik, pėrmes zinxhirit komandues tė NATO-s nė Kosovė nuk pėrjashton zėvendėsimin e mundshėm tė saj nga njė mision ushtarak tė organizate tjetėr ndėrkombėtare tė sigurisė, me mandat tė reviduar.

13.3 PUN do tė bashkėpunojė ngushtė dhe do tė pėrkrahė punėn ngushtė dhe do tė pėrkrahė punėn e ICR-sė, Misionit tė ESDP-sė dhe organizatave tjera ndėrkombėtare qė mund tė jenė tė pranishme nė Kosovė, pėr tė monitoruar dhe siguruar zbatimin e kėsaj Marrėveshje.

13.4 PUN do tė jetė pėrgjegjės pėr ofrimin e njė ambienti tė qetė dhe tė sigurt ne mbarė territorin e Ksoovės, bashkė me ICR-nė, dhe nė mbėshtetje tė institucioneve tė Kosovės, deri nė atė kohė kur institucionet e Kosovės do tė jenė tė afta pėr tė marrė pėrgjegjėsi, hap pas hapi, pėr detyrat e sigurisė tė kryera nga PUN. Kosova, e pėrkrahur nga ICR dhe PUN, dop tė zhvillojė njė proces pėr te ofruar njė plan tė tranizicionit pėr bartjen e pėrgjegjėsive tė sigurisė sė PUN-sė, me kalimin e kohės.

13.5 PUN do tė ketė pėrgjegjėsinė e pėrgjithshme pėr zhvillimin dhe trajnimin e forcės sė Sigurisė sė Kosovės, kurse NATO do tė ketė pėrgjegjėsinė e pėrgjithshme pėr zhvillimin dhe themelimin e njė organizate civile tė Qeverisė pėr tė ushtruar kontrollin civil mbi kėtė Forcė, pa i cenuar pėrgjegjėsitė e ICS-sė, siē pėrcaktohet nė Aneksin IX tė kėsaj Marrėveshje.


NENI 14 ARANZHMANET KALIMTARE DHE DISPOZITAT PĖRFUNDIMTARE

14.1 Me hyrjen ne fuqi tė kėsaj marrėveshje do tė ketė 120 ditė tė periudhės sė tranzicionit:

a)Gjatė peridhės sė tranzicionit, UNMIK-u do tė vazhdojė tė ushtrojė mandatin nė pėrputhje me rezolutat relevante tė KS OKB, nė konsultim mė Pėrfaqėsuesin Civil ndėrkombėtar (ICR). ICR do tė ketė autoritet tė monitorojė zbatimin e Marrėveshjes gjatė periudhės sė tranzicionit dhė pėr tė bėrė rekomandime pėr UNMIk-un pėr veprimet qe udhet ndėrmarrė pėr tė siguruar pėrputhje me Marrėveshjen.

b) Korniza Kushtetuese pėr Vetėqeverisje tė Pėrkohshme dhe ligjet tjera trė zbatueshme do tė mbesin nė fuqi deir nė fund tė periudhės sė traniziconit nė masėn qė janė nė pėrputhje mė kėtė Marrėveshje.

c) Kuvendi i Kosovės do tė aprovojė zyrtarisht njė Ksuhtetutė tė re para mbarimit tė periudhės tė tranzicionit, nė pėrputhje me kushtet e kėsaj Marrėveshje.

d) Nėse deru nė pėrfundim tė periudhės sė tranzicionit nuk ėshtė bėrė aprovimi zyrtar i Kushtetutės sė re, UNMIk-u do tė amandamentojė Kornizėn Kushtetuese pėr Vetėqeverisje tė Pėrkohshme, nė pėrputhje me kushtet e kėsaj Marrėveshje. Korniza Kushtetuese pėr Vetėqeverisje tė Pėrkohshme e amadamentuar do te mbetet ne fuqi deri nė kohėn e aprovimit tė Kushtetutės sė re nga Kuvendi i Kosovės.

e) Gjatė periudhės sė tranzicionit, Kuvendi i Kosovės, ne konsultim me ICR-nė, do tė parovojė zyrtarisht legjislacionin e nevojshėm, nė veēanti atė qė pėrcaktohet nė Aneksin XII tė kėsaj Marrėveshje, pėr tė zbatuar plotėsisht kushtet e kėsaj Marrėveshje. Ky legjislacion, qė nuk do tė kėrkojė aprovim shtesė ose shpallje nga UNMIK-u, do tė vlerėsohet zyrtarisht i parovuar kur tė miratohet nga Kuvendi i Kosovės dhe do tė hyjė nė fuqi menjėherė pas pėrfundimit tė periudhės sė tranzicionit, nėsė ėshtė nė pėrputhje me Kushtetutėn e re, ose me Kornizėn Kushtetuese tė amaendametuar nga UNMIK-u. Derisa tė hyjė nė fuqi ky legjislacion, autoritetet kompetente nė Kosovė do tė ndėrmarrin tė gjitha masat e nevojshme pėr te siguruar qė tė mos merret asnjė veprim nė kundėrshtim mė dispozitat e kėsaj marrėveshje.

f) Gjatė periudhės sė tranzicionit, UNMIK dhe ICR, ose pėrfaqėsuesi i tij/saj, do tė bashkėdrejtojė njė grup punues pėr tė formuluar me Kosovėn detajet dhe modalitetet pėr barjen e pushtetit.

g) Ne fund tė peridhės sė tranzicionit, mandati i UNMIK-ut, do tė skadojė dhe i gjithė autoriteti legjislativ dhe ekzekutiv i UNMIK-ut do tė bartet en bloc tek autoritetet qeveritare tė Kosovės, pėrvėē nėse parashihet ndryshe me kėtė Marrėveshje. Nė kėtė kohė, ICR dhe Prania Ushtarake Ndėrkombėtare do tė marrin pėrgjegjėsi tė plotė pėr ushtrimin e mandateve tė tyre pėrkatėse, siē pėrcaktohet nė kėtė Marrėveshje.

h) Rruga ligjore pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė tė gjitha pėrgjegjėsive tė mbetura tė UNMIK-ut do te vendoset gjatė peruidhės sė tranzicionit me marrėveshje mes OKB-sė (UNMIK) dhe Kosovės, nė konsultim me ICR-nė.

14.2 Rregullorhet e UNMIK-ut tė shpallura nga PSSP nė pėrputhje me Rezolutėn 1244 tė KS OKB, pėrfshirė Direktivat Administrative dhe Vendimet Ekezekutive tė leshuara nga PSSP, dhe ligjet e aprovuara nga Kuvendi i Kosovės, do tė vazhdojnė tė jenė tė aplikueshme, pėrveē nėse thuhet ndryshe nė kėtė Marrėveshje, deri ne skadimin e tyre, ose derisa tė revokohen ose zėvendėsohen mė legjislacion, duke rregulluar nė tė njėjtėn gjė nė pėrputhje me dispozitat e kėsaj Marrėveshje.

14.2.2 Kosova do tė vazhdojė tė jetė e lidhru, nė bazė tė reciprocitetit, me tė gjitha marrėveshjet ndėrkombėtare dhe aranzhimet tjera nė fushėn e bashkėepunimit ndėrkombėtar qė jane lidhur nga UNMIK-pu dhe nė emėr tė Kosovės, dhe tė cilat jane nė fuqi nė ditėn e hyrjes nė fuqi tė kėsaj Marrėveshje. Obligimet financiare tė ndėrmarra nga UNMIK-u pėr dhe nė emėr tė Kosovės, sipas kėtyre marrėveshjeve dhe aranzhimeve, do tė respektohen nga Kosova.


Shėnim: Komentet tuaja pėr paketėn e propozuar mė lart mund ti bėni nė forumin shqiptar nė kėtė temė


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.