Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Burri pėr gruan ėshtė si ēatia pėr shtėpinė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 109 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Politike :: Berisha e Nano: Mbajtja e zgjedhjeve, vendimtare pėr tė ardhmen e vendit
Postuar nga: Albo

Politike Deklaratė e pėrbashkėt e Kryeministrit tė Shqipėrisė zotit Sali Berisha dhe ish-Kryeministrit tė Shqipėrisė zotit Fatos Nano

Tė vetėdijshėm pėr thellėsinė e krizės zgjedhore dhe rrezikun qė mund tė paraqesė pėr vendin dhe stabilitetin politik tė tij, po ashtu ndikimin negativ nė rajon,

Tė vetėdijshėm se kėto zgjedhje dhe mėnyra si do tė mbahen ato janė vendimtare pėr tė ardhmen europiane tė vendit, por nė veēanti pėr mundėsitė e anėtarėsimit tė afėrt nė NATO dhe pėr plotėsimin e detyrimeve tė vendit kundrejt BE-sė, detyrime qė rrjedhin nga MSA,

Tė bindur se dinamika e marrėdhėnieve shumicė-opozitė dhe konkurrenca politike pluripartiake nė njė vend demokratik nuk sjellin dhe nuk duhet tė sjellin konfliktualitet e konfrontime, por zgjidhje nė interesin mė tė lartė tė vendit,

Duke vlerėsuar se nė historinė tone tė re politike krizat janė zgjidhur me marrėveshje, dhe se marrėveshja, kontrata, dhe respektimi i saj janė themeli i ngrehinės juridiko-politike tė shtetit perėndimor,

Ne deklarojmė:

Zgjedhjet e lira, tė barabarta e periodike janė institucioni mė i parė i demokracisė dhe njėkohėsisht detyrim kushtetues.

Ne vlerėsojmė se situata e krijuar nuk ėshtė e pakapėrcyeshme dhe se zgjedhjet administrative mund tė mbahen brenda kufijve tash tė relaksuar kushtetues.

Ne deklarojmė domosdoshmėrinė e pjesėmarrjes nė zgjedhjet e datės 18 shkurt, dhe gjithashtu deklarojmė solemnisht para vendit dhe komunitetit tė partnerėve tanė ndėkombėtarė angazhimin mė tė plotė pėr zgjedhje tė lira, tė ndershme e tė barabarta si dhe u bėjmė thirrje partive politike tė punojnė sė bashku pėr suksesin e tyre dhe t’ua lenė vlerėsimin e tyre vėzhguesve vendas e tė huaj, institucioneve e organizatave ndėkombėtare partnere nė rrugėn tone tė integrimit europian.

Lidhur me ēėshtjen e shumėdiskutuar tė certifikatave, ne biem dakord pėr t’u mbėshtetur nė precedentin e zgjedhjeve tė 3 korrikut dhe marrėveshjen e 30 dhjetorit 2006 – certifikata e shoqėruar me njė nga dokumentet e cituar nė vendimin Nr.1076, datė 01.07.2005 tė KQZ.

Ne deklarojmė se stabiliteti politik afatgjatė i vendit qėndron nė zgjedhjet e lira dhe tė ndershme, nė reformat e thella dhe tė gjithanshme tė sistemit zgjedhor, sistemit tė drejtėsisė e tė institucioneve tė tjera nė reformat ekonomike dhe sociale, tė cilat duhet tė realizohen ne nje process bashkepunimi te qendrueshem bipartizan, nė frymėn e interesave mė tė larta kombetare te integrimit euroatlantik tė vendit dhe te mos mbahen me peng i politikave konfliktuale te derisotme.

Ne deklarojmė se ėshtė nė detyrimin e tė gjitha forcave politike interpretimi dhe zbatimi korrekt i Kushtetutės, e cila imponon zgjidhje konsensuale nė kėrkesėn e saj pėr votimin me shumicė tė cilėsuar pėr reformimin e sistemit zgjedhor, tė drejtėsisė, te atij fiskal, per pėrshtatjen e kodeve themelore te vendit me tė drejtėn europiane, pėr zgjedhjen e Presidentit tė Republikės. Ky angazhim politik atdhetar duhet tė jetė pėrcaktimi i atyre qė besojnė e punojnė pėr njė Shqipėri europiane si e ardhmja mė e mirė e shqiptarėve.

Ne u bėjmė thirrje palėve pjesėmarrėse nė tryezėn e iniciuar nga Presidenti i Republikės, qė, nė bazė tė marrėveshjes sė 30 dhjetorit 2006, tė zgjidhin kundėrshtitė me qėllim qė tė marrė rrugėn e duhur procesi zgjedhor aq jetik pėr demokracinė dhe integrimin e Shqipėrisė dhe vendi te hyje ne nje etape te re zhvillimi dinamik te demokracise, te rritjes ekonomike te qendrueshme dhe te reformave te pershpejtuara per integrim global.

Ne ju shprehim pėrfaqėsuesve tė lartė tė qeverive dhe organizatave partnere ndėrkombėtare si dhe pėrfaqėsuesve tė tyre diplomatikė nė Shqipėri gjithė mirėnjohjen dhe solidaritetin tonė pėr vazhdimin dhe kurorėzimin me sukses tė pėrpjekjeve dhe kontributeve tė pėrbashkėta pėr konsolidimin e standardeve europiane tė demokracisė nė vendin tone dhe nė rajon.

Ne ftojmė tė gjithė pėrfaqėsuesit e pėrgjegjshem politikė, drejtuesit e institucioneve demokratike, aktorėt e interesave europeiste nė gjithė shoqėrinė e hapur shqiptare dhe median e lirė tė bashkohen dhe angazhohen me pėrkushtim atdhetar pėr tė shpėtuar vendin njėherė e mirė nga krizat e politikės konfliktuale dhe pėr tė shumėfishuar energjitė dhe sipėrmarrjet konvergjente me objektivat kombėtare tė integrimit euroatlantik tė Shqipėrisė.

Tirane, 11 janar 2007




Komente pėr mediat tė Kryeministrit Sali Berisha dhe ish Kryeministrit Fatos Nano

Pas takimit dhe bėrjes publike tė deklaratės sė pėrbashkėt, Kryeministri Sali Berisha dhe ish Kryeministri Fatos Nano bėnė kėto komente pėr mediat:

Kryeministri Berisha: Deklarata vendos para tė gjithė interesave, interesat demokratike dhe evropiane tė qytetarėve shqiptarė, interesat mė tė mėdha tė kombit dhe tė vendit. Jam i vendosur, me pėrkushtim, tė punoj pėr jetėsimin e kėsaj deklarate, tė bėj ēdo pėrpjekje, si qeveri dhe si parti politike, pėr zgjedhje plotėsisht tė lira dhe tė ndershme, tė bėj ēdo pėrpjekje sė bashku me zotin Nano dhe faktorė tė tjerė, pa pėrjashtuar askėnd, pėr tė dalė nga kjo krizė, e cila, nė vlerėsimin tim, ka nė bazė absurdin, sepse unė nuk di t’i gjej njė bazė tjetėr. Mendoj se ėshtė njė pėrpjekje nė njė moment tė vėshtirė dhe delikat pėr vendin, pėr njė proces pėr tė cilin qytetarėt shqiptarė janė plotėsisht tė pjekur dhe e meritojnė atė.

Zoti Nano: Mė lejoni tė ndaj me ju vlerėsimin pėr kėtė iniciativė tė pėrbashkėt tė Kryeministrit tė Republikės sė Shqipėrisė dhe timen, si ish Kryeministėr, qė ka sjellė deri afėr pėrfundimit procesin e negociatave pėr nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Stabilizim Asociimit me Komisionin Evropian dhe vendet anėtare tė BE, qė nėnshkroi qeveria e drejtuar nga zoti Sali Berisha. Besoj se ky vlerėsim, me kontributin tuaj, shkon nė momentin e duhur nė vėmendjen e tė gjithė qytetarėve shqiptarė dhe partnerėve ndėrkombėtarė tė vendit, tė cilėt presin zgjidhjet e munguara dhe hapat e mėdha pėrpara nga politika dhe institucionet e shtetit tonė demokratik

Unė besoj se edhe ju, ashtu si i gjithė opinioni publik, do tė vlerėsoni se bėhet fjalė pėr njė frymė tė re nė politikėn shqiptare, e cila synon tė zgjedhė reformat e mėdha pėr integrim, vendimmarrjen strategjike pėr zhvillim tė qėndrueshėm dhe pėrshpejtimin e hapave qė aktivizojnė potencialet e mėdha njerėzore dhe natyrore qė ka vendi pėr tė konkurruar nė hapėsirat globale ku po integrohemi, si njė vullnet qė nuk mund tė vijė ndryshe nė shoqėrinė shqiptare, pėrveē se nėpėrmjet dialogut mes kundėrshtarėve politikė. Unė besoj se hapat e mėdha, iniciativat e mėdha qė ndryshojnė faqen dhe klimėn e zhvillimit tė Shqipėrisė nė demokraci, mund tė vijnė vetėm nėpėrmjet dialogut dhe bashkėpunimit tė autoriteteve tė mėdha tė dy palėve.

Unė jam i bindur qė kjo nuk do tė mbetet njė iniciativė vetėm e Kryeministrit aktual dhe ish Kryeministrit si autoritete politike. Prandaj, dua tė vė theksin, nė mėnyrė tė pėrsėritur, tek apeli qė pėrfshin deklarata jonė e pėrbashkėt qė tė gjithė aktorėt e pėrgjegjshėm tė politikės shqiptare, tė gjithė aktorėt dhe pėrfaqėsuesit e grupeve tė interesit qė lėvizin tashmė nė hapėsira gjithnjė e mė evropiane nė vendin tonė dhe ju, si media e lire, tė bashkoheni nė nxitjen dhe mbėshtetjen e iniciativave qė i bėjnė gjithnjė e mė konvergjente harxhimin energjive, si dhe orientimin e sipėrmarrjeve tė lira shtetėrore ekonomike dhe sociale drejt njė efikasiteti mė tė madh nė realizmin e iniciativave ndėrkombėtarė tė integrimit nė BE dhe nė NATO.

Unė do tė uroja qė ju tė ndeshni, nė veprimtarinė tuaj tė pėrditshme, gjithnjė e mė shumė mesazhe qė konvergojnė nė kėtė angazhim solemn tė dy autoriteteve politike qė miratuan deklaratėn e sapo publikuar. Faleminderit.

Pyetje: Ju thatė se keni bėrė gjithēka pėr tė kapėrcyer kėtė situatė, por pyetja ime ėshtė, mos ndoshta pėr tė kapėrcyer kėtė situatė dhe jo pėr ta thelluar atė, nuk do ishte ndoshta mė korrekte qė tė konsumonit njė takim me kryetarin aktual faktik tė PS-sė, zotin Rama?

Zoti Berisha: Pyetja juaj mė habit. Si gazetarė, jo pa memorie politike, duhet tė kujtoni se kam shprehur nė mėnyrė tė pėrsėritur gatishmėrinė pėr tė takuar zotin Rama dhe nuk kam marrė pėrgjigje, pėrkundrazi. Jam takuar me zotin Meta dhe kam bėrė pėrpjekjet mė serioze pėr tė dhėnė njė zgjidhje, kam takuar zotin Majko, kam diskutuar, pėr rreth njė orė, pėr tė gjetur njė zgjidhje, kam komunikuar me shumė eksponentė. Dua t’ju siguroj se, pavarėsisht nga absurdi nė tė cilin ndodhemi, komunikimi nuk ėshtė ndėrprerė pėr asnjė moment dhe nuk mund tė ndėrpritet.

Pyetje: Zoti Nano, ju duhet tė jeni koshientė qė njė lėvizje e tillė, kur ju ende nuk po konkretizoni atė ēfarė keni ndėrmend tė bėni pėr rikthimin e fuqishėm tuajin nė politikė, mos ndoshta po i paguani me kėtė lėvizje njė kosto tė lartė asaj qė mund tė quhet njė ambicie e juaja pėr tu bėrė president i vendit?

Zoti Nano: Pėr tė qenė alternativ nė komunikimin e pėrbashkėt me ju pėrkrah zotit Berisha, mė lejoni tė them se mua nuk mė habit pyetja juaj. E them kėtė sepse vlerėsoj se kjo ėshtė pjesė e opinionit dhe tė ndjeshmėrisė qė qarkullon nė publik dhe nė politikėn shqiptare. Por, ndėrkohė, mė duhet tė ritheksoj se iniciativa dhe procesi bipartizan qė ne po iniciojmė nuk drejtohet kundėr askujt, aq mė pak do tė synonte tė pėrjashtonte faktorė tė stėrvitur pėr kontakte, negociata, dialog politik me Evropėn moderne, me pėrfaqėsuesit e saj politikė, institucionalė dhe diplomatikė, qė ndodhen nė Partinė Socialiste qė unė kam drejtuar dhe stėrvitur njėkohėsisht, pėr vite me radhė. Nga kjo pikėpamje, unė besoj se ju e morėt pėrgjigjen qė kėrkonit. Ju, si gazetar me pėrvojė, e synoni pėrgjigjen edhe duke sjellė nė vėmendjen e opinionit rrezikun e tė kundėrtės. Pra, pėrgjigjja ėshtė qė spektri i politikės dhe i pėrfaqėsuesve tė interesave tė njė Shqipėrie qė zhvillohet drejt Evropės ėshtė shumė mė i gjerė sesa konflikti i ditės, sesa bllokimi i procesit tė zgjedhjeve vendore tė radhės. Unė e zoti Berisha jemi tė vendosur qė kėtė interpretim dhe angazhimet qė burojnė prej tij ta ndajmė me njė shumicė faktorėsh tė tjerė, pėrfaqėsues tė Shqipėrisė nė marrėdhėniet me Evropėn, sepse jam i bindur maxhoranca evropiane e vendit ėshtė mė e madhe se ēdo maxhorancė shqiptare e momentit.

Pyetje: Lėvizja juaj edhe pse e papritur ishte plot me detaje dhe deklarata natyrisht ėshtė e mirėpritur nga tė gjitha. Por a keni menduar se ku do ta vendosni atė qė ‘de juro’ ėshtė kryetari i PS-sė, zotin Edi Rama, i cili ka mbetur ende tek negociatat tek Presidenti i Republikės?

Zoti Berisha: Deklarata ishte ftesė pėr tė gjitha forcat pro evropiane tė vendit. Deklarata nuk njeh pėrjashtime, u bėn thirrje forcave tona politike, qytetarėve, shoqėrisė civile, mediave tė kontribuojnė pėr tė dalė nga ky spiral absurd.

Pyetje: Zoti Nano, ju si aktor shumė i stėrvitur me marrėveshjet, sikurse e thatė edhe vetė, e parashikoni zotin Rama brenda propozimit qė ju bėtė me kėtė lėvizje, do t’i bėni thirrje qė tė bashkohet me ju, apo keni njė iniciativė qė ju do ta ndėrmerrni pėr hir tė interesave tė vendit, duke kaluar tė gjitha propozimet nė Kuvend nė mėnyrė qė tė marrin shumicėn e cilėsuar dhe qė do tė zhbllokojnė situatėn?

Zoti Nano: Unė vlerėsoj se ēdo pėrfaqėsuesi kryesor ose relevant politik ose jo politik nė Shqipėri i jepet njė mesazh i qartė nėpėrmjet kėtij qėndrimi tė pėrbashkėt politik tė zotit Berisha dhe timin pėr nevojėn e konvergjencės dhe tė komplementaritetit me njė zhvillim tė madh, tė munguar nė politikėn shqiptare. Natyrisht, ne nuk kushtėzojmė dhe nuk diskriminojmė, aq mė pak dėnojmė askėnd. Kjo ėshtė fryma me tė cilėn ne komunikojmė me opinionin publik dhe me pėrfaqėsuesit e zhvillimit evropian nė vend. Vetėm nė dorėn e cilitdo pėrfaqėsuesi, por unė besoj se elementet e sjelljes negative pėrballė interesave kombėtare dhe tė veprimit informal, ku Shqipėria po legalizohet deri nė skutat e saj mė tė largėta, tashmė janė konsumuar dhe janė tė qartė nė vėmendjen e tė gjithėve jo vetėm tė publikut vendas, por edhe tė faktorėve tė rėndėsishėm ndėrkombėtar qė na monitorojnė dhe asistojnė. Vetėpėrjashtimi nuk mund tė evitohet nga njė angazhim qė i drejtohet shumicės dhe pėr pasojė kjo ėshtė sfidė personale e atyre qė do ta zgjedhin. Mė lejoni tė ritheksoj bindjen time se maxhoranca e faktorėve evropianė nė Shqipėri do ta mbėshtesin kėtė frymė dhe do tė kontribuojė pėr zhvillimin e saj tė qėndrueshėm.

Pyetje: Duke iu rikthyer memories politike, ju pak pas fitimit tė zgjedhjeve deklaruat pėr zotin Nano pensionin e tij politik. Nė kėtė moment duket se nuk jeni shumė i bindur se e keni nxjerrė apo jo nė pension politik.

Zoti Berisha: Ju ngatėrroni deklaratat elektorale dhe post elektorale me pėrpjekjet mė serioze pėr tė dhėnė zgjidhje dhe shtytje njė procesi jetik pėr vendin, pėr demokracinė, qytetarėt dhe integrimin. Kėto nė mendimin tim janė dy gjėra tė ndryshme. Por jam i bindur se askush nuk mund ta nxjerrė jashtė kėtij konteksti kėtė pėrpjekje tonėn. Ju jeni dėshmitar se, nė pėrpjekjet pėr t’i dhėnė zgjidhje, njė koalicion prej 7 partish politike bėri njė marrėveshje me zotin Meta dhe sėrish ai ėshtė i pėrfshirė. Kjo ėshtė njė pėrpjekje shumė e sinqertė pėr njė proces, tė cilin ne realisht e konsiderojmė vendimtar pėr ecurinė e demokracisė shqiptare dhe integrimin e vendit nė institucionet euroatlantike. Jashtė kronikave dhe jashtė tė gjitha paragjykimeve mendoj se procesi ėshtė jashtėzakonisht i rėndėsishėm.

Pyetje: Zoti Nano a nuk do tė ishte mė e udhės qė para kėtij takimi tė zhvillonit paraprakisht njė takim me krerėt e partive tė opozitės pėr tė shfaqur mė pas kėto qėndrime me Kryeministrin?

Zoti Nano: Besoj se pėr tė qenė konvergjent me frymėn qė duam tė sjellim nė dominante tė zhvillimit edhe nė politikėn shqiptare, tė frymės bipartizane dhe konsensuale, me angazhimin tonė tė pėrbashkėt dalim pėrtej kornizave tė politikės sė vjetėr, kur vendimmarrja e rėndėsishme mbetej ekskluzivitetet i krerėve tė partive. Unė nuk mendoj se vendimmarrjet e rėndėsishme mund tė realizohen pa kontributet e krerėve tė zgjedhur nė mėnyrė demokratike nė partitė legjitime qė funksionojnė nė shoqėrinė tonė pluraliste. Angazhimi ėshtė shumė mė lartė dhe mė gjerė sesa zyrat e krerėve. Unė besoj se edhe zoti Berisha po jep prova pėr tė mos i mbajtur shqetėsimet e mėdha tė Kryeministrit tė Shqipėrisė, tė cilat unė i kuptoj pėr shkak tė eksperiencės sė mėparshme, brenda zyrės sė tij shtetėrore apo zyrės sė tij politike. Prandaj ne kėrkojmė qė krahas krerėve me konvergjencė pėr pėrshpejtimin e reformave tė integrimit tė bashkohen tė gjithė faktorėt qė realisht mbajnė Shqipėrinė tė ngulur fort nė kėtė proces tė pėrafrimit me Evropėn dhe tė shfaqen tani pėr tė zhbllokuar procesin administrativ zgjedhor, pėr t’u pėrgatitur pėr sfida tė tjera jo vetėm elektorale, por tė garantojnė stabilitetin dhe integrimin me dinjitet tė Shqipėrisė, pra tė tė gjithė faktorėve qė pėrfaqėsojnė Shqipėrinė, edhe tė krerėve, nė botėn evropiane qė po na asiston me aq shumė vėmendje dhe kontribute.

Pyetje: Kryetari i KQZ-sė ka deklaruar se, nėse nuk do tė nxitoni, atėherė dhe data 18 shkurt do tė jetė e pamundur pėr tė zhvilluar zgjedhjet. Sa kohė do tė prisni pėr reflektimin e partive tė tjera tė opozitės, tė cilat deri tani nuk duken shumė optimiste pėr kėtė takim.

Kryeministri Berisha: Njė proces serioz tryeze, dialogu, po vazhdon nėn drejtimin e Presidentit tė Republikės. Kjo deklaratė dhe ky takim ėshtė njė mbėshtetje e fuqishme pėr kėtė proces, vlerėsim pėr kėtė proces, me dėshirėn qė pėrgjigjja tė jetė sa mė e shpejtė. Dua tė ripėrsėris sėrish njė bindje timen; Shqipėria ėshtė vend me probleme, por ėshtė njė vend me shoqėri me maturitet politik dhe ata qė nuk pėrllogarisin maturitetin e shoqėrisė shqiptare, gabojnė. Ky vend ėshtė njė vend me ligje tė mira, me ligje tė cilat lejojnė funksionimin e shtetit ligjor. Ky vend ėshtė njė vend me Kushtetutė demokratike dhe mė njė vokacion tė papėrmbajtur pėr integrimin euroatlantik. Ndaj dhe kėtu, sot, si Kryeministėr i kėtij vendi, zoti Nano si ish Kryeministėr, por edhe si dy personalitete protagoniste tė rotacionit politik tė korrikut qė kaloi, sėrish jetėsuan kėtė deklaratė, principe tė cilat ne besojmė se janė tė domosdoshme pėr vendin, pėr tė ecur nė rrugėn e integrimit.

Pyetje: Zoti Nano, a besoni dhe ju nė njė reflektim pozitiv tė drejtuesve tė opozitės?

Zoti Nano: Pa ekuivoke po. Dhe pėr kėtė, angazhohem, si njė nga pėrfaqėsuesit e opozitės qė ka akoma kontribute pėr tė dhėnė dhe qė sot, mė shumė se kurrė, ndjen qė kontributet qė kėrkohen janė ato qė mund tė bashkojnė njė shumicė edhe tė opozitės, nė mbėshtetje tė reformave mė tė shpejta tė integrimit tė vendit nė Bashkimin Evropian. Flas pėr pėrfaqėsues politikė tė opozitės nė parlament, flas pėr pėrfaqėsues tė opozitės sė sotme nė qeverisjen vendore, tė cilėt, jam i bindur, kanė aftėsitė, krahas respektit pėr Kushtetutėn dhe ligjet demokratike tė vendit, pėr tė konkurruar nė zgjedhjet e ardhshme, pėr tė pėrsėritur autoritetin e tyre, i cili do tė vazhdojė tė mbetet, si pėr maxhorancėn dhe pėr opozitėn, nė gjykimin e votuesve tė mbarė Shqipėrisė, tė cilėt sot po marrin njė sinjal shumė tė rėndėsishėm.

Jam i bindur qė sinjali qė lėshojmė sot, Kryeministri dhe unė, ėshtė njė dėshirė e hershme e tė gjithė shqiptarėve, qė do tė mirėpritet prej tyre dhe, pėr kėtė shkak, nuk do mund tė sabotohet nga cilido pėrfaqėsues i vogėl dhe i tkurrur pas anktheve apo interesave minore, nė raport me interesat e integrimit.

Pyetje: Si e gjykoni rolin e Presidentit nė kėtė krizė?

Kryeministri Berisha: Mendoj se prej dy ditėsh, Presidenti i Republikės ka bėrė pėrpjekjet mė serioze pėr njė marrėveshje pėr zgjidhjen e situatės. Jam gjithashtu i kėnaqur se, koalicioni qeveritar firmosi tekstin integral tė marrėveshjes qė Presidenti i Republikės paraqiti si draft tė tij dhe tė komunitetit ndėrkombėtar, nė tė cilėn qė tė gjitha pikat ishin kėrkesa jo tė qeverisė. Unė kėrkoj kėtu mirėkuptimin tuaj dhe tė qytetarėve se, nė tė gjitha kėto qėndrime pėr certifikatat qė u demonizuan nė kėtė mėnyrė, ne kemi vetėm njė shkak dhe ky ėshtė shkaku ligjor. Kodi elektoral i kėtij vendi i njeh ato si dokument themelor pėr tė votuar, ligji i gjendjes civile i njeh ato si dokumente identiteti tė qytetarėve shqiptarė.

Pra, ne e firmosėm marrėveshjen. Dje, Presidenti i Republikės, pėr shkak se pala tjetėr nuk ishte dakord, ka vazhduar pėrpjekjet deri nė orėt e para tė mėngjesit dhe nuk ėshtė se nuk u bė njė punė serioze, por, nė fund u rikthye ideja e noterizimit tė dokumenteve zyrtare. Imagjinoni ju sikur dikush t’ju kėrkojė kopje tė noterizuar tė diplomave tuaja, tė patentave tuaja, sepse, nė kėtė drejtim, duhet ta masim veten me qytetarin. Nuk mund tė bėjmė dėnime kolektive. Kjo ėshtė gjithė arsyeja, asgjė tjetėr. Ndaj edhe ne, nė deklaratė, e kemi shprehur mbėshtetjen pėr procesin e nisur nga Presidenti.

Pyetje: Po nė vlerėsimin tuaj, zoti Nano, si e gjykoni nismėn e Presidentit? Nga ana tjetėr, nėse nuk do tė ketė njė ndjeshmėri tė madhe nga opozita, si mendoni tė jepni kontributin tuaj nė parlament pėr kalimin e gjithė ndryshimeve nė Kodin Zgjedhor. A i keni ju votat e mjaftueshme pėr kėtė. Mė drejtpėrdrejtė, a do tė jeni ju ditėn e hėnė nė parlament, zoti Nano?

Zoti Nano: Unė besoj se, nė tė njėjtin vlerėsim, dua tė bashkohem pėr pėrpjekjet e admirueshme tė Presidentit tė Republikės, krahas faktorėve tė tjerė tė pėrgjegjshėm, pra asistencės sė pėrfaqėsuesve tė rėndėsishėm, pėr tė zhbllokuar procesin zgjedhor tė radhės. Kjo mė lejon gjithashtu tė konstatoj se, Presidenti i Republikės nuk mund tė bėjė detyrėn e munguar tė pėrfaqėsuesve politikė apo tė ekspertėve qė negociojnė pėr zgjidhjet teknike tė munguara. Pra, unė do tė theksoja, nė kėtė rast, se askujt nuk i lejohet tė nėpėrkėmbė institucionet, aq mė pak kryetarin e shtetit, qeverinė e vendit tė tij, si dhe parlamentin, qė ėshtė institucioni kryesor i demokracisė shumėpartiake.

Pėr pasojė, unė do tė vazhdoj tė jem i pranishėm, jo vetėm nė Kuvendin e Shqipėrisė, qė ėshtė tempulli i demokracisė, por edhe nė kontakte tė tjera me pėrfaqėsues politikė dhe jo tė tillė, tė lėvizjes dhe interesit evropian tė shqiptarėve, me tė cilėt do tė vazhdoj tė synoj dhe tė punoj – jam i sigurt pėr suksesin – pėr mpiksjen e maxhorancave mė tė gjera sesa ato zyrtare, nė dobi tė integrimit evropian.

Pyetje: Zoti Berisha, ju do ta pėrkrahni njė kandidim tė mundshėm tė zotit Nano pėr President tė Republikės?

Kryeministri Berisha: Nė kėtė takim, tė jeni tė sigurt, se nuk ka asnjė interes personal tė Sali Berishės, apo tė zotit Fatos Nano. Nė kėtė takim ėshtė diskutuar ēdo gjė pėr njė proces, tė cilin askush nuk mund ta mohojė qė ėshtė jetik pėr vendin. Ne, nė rast se duam qė nė Shqipėri tė funksionojė shteti ligjor, nė kėtė vend duhet tė respektohen dhe zbatohen ligje, duhet tė respektohet dhe zbatohet Kushtetuta.

Pyetje: Zoti Nano, lėvizja juaj a ka ndonjė lidhje ndoshta me njė rinovim tė strukturave tė Partisė Socialiste?

Zoti Nano: Mė lejoni tė ritheksoj se takimi i sotėm shėnon nisjen e njė procesi, i cili nuk mund t’u japė qė sot pėrgjigje tė gjitha pyetjeve dhe dilemave qė kanė frenuar zhvillimin tonė, me ritmet e duhura, drejt standardeve evropiane dhe politikės bashkohore. Jam i sigurt se nė kėtė proces do tė marrė pėrgjigje edhe njė pjesė e interesave apo pyetjeve qė opinioni publik, siē e interpretuat ju, ende kėrkon. Besoj se shtrati mė i mirė pėr tė mos e lėshuar vendin jetim nga krizat e vogla tė zgjedhjeve administrative tė radhės, tek krizat e mėdha qė do tė bllokonin zgjedhjen e Presidentit tė Republikės - dhe nė kėtė rast Kushtetuta parashikon njė lėngim tė gjatė tė institucioneve, - do tė gėzojė mbėshtetjen e shumicės, do tė gėzojnė mbėshtetjen e faktorėve mė pėrfaqėsues dhe mė tė pėrgjegjshėm pėr fatet e integrimit evropian tė vendit, tė stabilitetit dhe iniciativave qė sigurojnė mirėqenien dhe mbarėvajtjen e shoqėrisė. Pėr pasojė, ne po pėrsėrisim angazhimin pėr tė kthyer faqen, pėr tė ndryshuar klimėn dhe rezultatet e investimit politik tė pėrfaqėsuesve nė Shqipėri.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.