Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Thone qe Perendia e krijoi njeriun simbas vetes se vet. Ai na ka dhene me kete, nje ide te zbehte mbi sharmet e tij. Sa here qe takoj N..., qe ka nje bark te kercyer,kembe te shkurtra e nje koke me maje, kam deshire ti them: "A s`ke turp te perfaqesosh perendine ne kete menyre?"
--- Toulet

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 95 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Ceshtje Kombetare :: Kadare viziton Kosovėn dhe prononcohet pėr tė ardhmen e saj
Postuar nga: Albo

Ceshtje Kombetare Intervista e Ismail Kadarese dhėnė Tv Koha Vision nė Prishtinė

Kadare: Abuzimi me fenė islame

Vizita e shkrimtarit Ismail Kadare nė Kosovė ėshtė parė si njė rast nga auditorėt ku ai ka folur dhe nga mediat, pėr tė marrė prej tij mendimet e hedhura publikisht nė Tiranė pėr ēėshtjet e ditės dhe tė ditėve tė shkuara, pėr tema aktuale dhe tema qė kanė ricikluar debate tė herėpashershme. Disa prej tyre Kadare i sqaron nė kėtė intervistė dhėnė kryeredaktorit tė Televizionit tė Prishtinės Koha Vision, Adriatik Kelmendi. Shkrimtari pranon edhe njė herė mė fort, se ka gabuar kur ka shkruar se me prirjen drejt fesė sė krishterė “Kombi shqiptar do tė bėnte njė korigjim tė madh historik, ēka do tė shpejtonte bashkimin e tij me kontinentin mėmė: Evropėn”. Ai pohon edhe se debati me publicistin dhe studiuesin Rexhep Qosja do donte tė mos e kishte bėrė fare.

Ka disa vite qė nuk keni qenė kėtu, si e keni gjetur kėsaj radhe Kosovėn?

Ēdo herė qė vij nė Kosovė mė duket se diēka e mirė ndodh, sepse kėtu pritem shumė mirė, kam shumė miq, kam shumė dėshirė tė vij. Ēdo vizitė mė duket e bukur. Kėtė herė kam ardhur nė njė kohė shumė interesante, nė prag tė ngjarjeve tė mėdha. Tė thuash qė Kosova ėshtė nė njė orė tė mirė tė sajėn siē ėshtė gjithė kombi shqiptar, nė njė orė shumė tė mirė tė tij. Tashmė e dėgjoj shpesh qė njerėzit kanė padurim qė ajo e mira qė presin tė arrijė sa mė shpejt. Ėshtė e natyrshme, populli shqiptar ka njohur vuajtjen, pritjen, robėrinė e gjatė. Megjithatė kėtu nuk ka asgjė pėr t’u shqetėsuar. Kam njė shpresė, jo shpresė tė kotė, fantaziste, si tė thuash, poetike. Kėtu bėhet fjalė qė tė jetė njė e mirė mė e madhe se e mira qė presim. Me kohė gjithēka do tė vijė. Liria e Kosovės qė ėshtė kryesorja, ėshtė e siguruar pėr jetė tė jetėve. Ēdo gjė mund tė parashikojmė nė botė, por kjo nuk kthehet mė, kjo ėshtė themelorja. Po tė marrim mė tė keqen, ka vetėm njė shtyrje tė lehtė.

Nuk e merrni me shqetėsim kėtė?

Fare nuk e marr me shqetėsim. I kuptoj njerėzit e thjeshtė “se prapa kėsaj ka njė dredhi qė na kthehet”. Asgjė nuk kthehet prapa. Procesi ecėn, ēdo gjė do tė ecė pėrpara, shpresojmė qė nuk do tė ketė shtyrje, por edhe nėse ka nuk ka pėr t’u shqetėsuar asgjė.

E pėrmendėt qė nė Kosovė ēdo herė priteni mirė. Kėsaj radhe ju u shpėrblyet me ēmimin “Kepi i Shpresės sė Mirė – Fahredin Gunga”...

Erdha me gėzim tė madh, me dėshirė. Zakonisht kur kam ftesa pėr udhėtime, nė mėnyrė instiktive shikoj t’i refuzoj, nė kuptimin qė e kam vėshtirė, mė prishen planet, mė prishet puna letrare dhe gjėja e parė qė mendoj ėshtė: jo, ndoshta jo. Kėtė herė sinqerisht kur z. Bejta mė mori nė telefon dhe mė tha kemi njė takim kulturor dhe kemi nevojė qė tė vini, u premtova qė do tė vij. Atė ditė do duhej tė ndodhesha nė Angli. U thashė nė mund ta shtynin pėr disa ditė takimin dhe u bė kjo gjė, u bė shumė mirė.

Pėrmendėt Anglinė ku vepra juaj ėshtė rinjohur me pėrmasa mė tė gjėra pas fitimit tė Ēmimit “Man Booker International”. Sa ju ka hapur dyert ky ēmim nė botėn anglo-saksone?

Unė kam qenė i botuar nė Angli dhe Amerikė menjėherė, pas Francės, nė vitin ‘70-tė. Ėshtė e vėrtetė kjo qė thoni ju. Ky ēmim gjithmonė i hap dyert mė shumė dhe interesimi shtohet. Unė kam pasur disa ftesa mė tepėr qė pa kėtė ēmim nuk do t’i kisha.

Menjėherė pas kėtij ēmimi u botua nė Angli romani “Pasardhėsi” i cili ka qenė nė listėn e 20-30 librave mė tė kėrkuar nė ato javė nė Britani tė Madhe.

Ky ishte njė libėr i ēmuar mjaft nga kritika dhe edhe shitjen e ka pasur shumė tė mirė. Me njė fjalė, nė publikun anglez tashti librat e mi ose letėrsia shqipe u bė mė e njohur, ėshtė mė e pranishme. Bota anglo-saksone ka njė organizim tė shkėlqyer tė propagandimit tė librit, ka njė kritikė tė nivelit shumė tė lartė ka zakone shumė tė bukura, njė ndėr to ėshtė se pėr kolegun e tyre shkrimtar tė huaj shkruajnė vetė shkrimtarėt anglezė ose amerikanė. Njė zakon qė tregon njė solidaritet, njė respekt pėr kolegun gjė qė disa vende duhet ta mėsojnė.

Por kjo ndoshta nuk ėshtė e dyanshme nė aspektin lexues dhe autor i huaj. Dihet se nė Britani tė Madhe dhe nė SHBA nuk parapėlqehen gjithaq shkrimtarėt e huaj.

Ėshtė e vėrtetė qė vendet e mėdha kanė njė farė rezerve, sepse nuk kanė po atė nevojė si vendet e vogla. SHBA-tė janė njė kontinent i tėrė, gjuha angleze ėshtė njė gjuhė e pėrhapur dhe kanė shumė shkrimtarė tė tyre, kėshtu qė vetvetiu shkrimtarėt e huaj kanė vėshtirėsi pėr tė hyrė. Ndryshe, nė vendet e vogla ku si zakonisht shumica e botimeve janė tė shkrimtarėve botėrorė dhe ėshtė e drejtė kjo. Por kur njė autor hyn dhe ēmohet, ai pritet shumė mirė, nuk ka mė dallim pse ėshtė shqiptar, hungarez, amerikan ose anglez, respektohet njėlloj.

Do tė kalojmė nė njė sferė tjetėr tė bisedės, por qė sėrish lidhet me Britaninė tė Madhe. Kohėve tė fundit nė njė sondazh ku qytetarėt janė pyetur se cilat shtete kanė gjasa mė tė mėdha qė tė pranohen nė BE ose cilat dėshirojnė ata qė t’i shohin nė kėtė organizėm tė madh, nė vendin e parė me pėrgjigje negative ėshtė radhitur Shqipėria. Si e shpjegoni kėtė refuzim ndaj Shqipėrisė?

Shumė nuk mė ēudit kjo gjė. Kemi qenė vendi mė i ashpėr stalinist nė Evropė dhe kjo luan njė rol sigurisht. Kemi njė imazh jo tė mirė, ka propagandė kundėr Shqipėrisė shumė tė fortė. Pėr njė pjesė tė kėsaj, duhet ta pranojmė, jemi vetė shkaktarė. Nuk duhet t’ia hedhim vetėm tė huajve fajin, por pėr tė qenė tė sinqertė ose tė drejtė, duhet tė pranojmė gjithashtu qė tė metat e shqiptarėve pėrgjohen shumė.

Ndodh kjo veēanėrisht me shqiptarėt?

Ka njė prirje racizmi e qė ne duhet ta luftojmė, sepse ėshtė e tepruar. Unė e kuptoj, ne s’kemi pse tė marrim nė mbrojtje as banditėt, as trafikantėt, as ata tė drogės e tė prostitutave. Na vjen keq qė janė shqiptarė kur i kapin, por s’duhet tė kemi asnjė mėdyshje. Le t’i dėnojnė. Kam pėrshtypjen se bandit dhe trafikant ka nga shumė vende, pėr fat tė keq ne biem shumė nė sy. Mafia ėshtė ndėrkombėtare nė botė, por shpeshherė pėrmendet sikur njė pjesė tė kėsaj mafieje e drejtojnė shqiptarėt. Unė nuk e besoj kurrė. Nuk kanė kaq forcė shqiptarėt qė tė drejtojnė mafien evropiane, e botėrore aq mė pak. Neve na ka dalė nami, na ka dalė nami i keq. Kjo nuk ėshtė e pėrhershme, kjo mund tė ndryshojė sigurisht dhe disa herė po ndryshon. Ka disa vende qė kanė pėrmirėsim tė imazhit. Kultura e njė populli e lufton imazhin e keq, por disa herė nuk arrin. Ėshtė mė i fortė imazhi sesa ajo. Nė vende tė ndryshme ka njė luftė midis imazhit tė keq dhe imazhit tė mirė. Kėtė luftė ne nuk e kemi fituar dot ende, por shpresoj qė mund ta fitojmė.

Kush e ka njė pjesė tė pėrgjegjėsisė pėr kėtė imazh tė keq, ju i pėrmendėt disa raste. Dhe a ndodh kjo ngaqė shqiptarėt nuk dinė t’i vetėreklamojnė punėt e mira?

E para ne nuk dimė tė bėjmė propagandė tė mirė pėr vendin tonė, propagandė pozitive. Pėrkundrazi e shtojmė propagandėn negative. Nuk ėshtė puna qė tė mburrim veten, ėshtė shumė e keqe kur njė popull fillon e hedh pudėr pėr tė fshehur atė qė ka, por ne tė themi tė vėrtetėn. E vėrteta nuk ėshtė kaq e hidhur kundrejt shqiptarėve. Ndonjėherė ne nuk dimė ta reklamojmė tė vėrtetėn qė ėshtė nė favorin tonė, pėr tė mirėn tonė. Dhe prandaj i hapim rrugė tė keqes. Gjithashtu nuk duhet harruar qė ka propagandė antishqiptare nga rrethe antishqiptare pėr arsye tė konflikteve nė Ballkan. Mos harroni, ēėshtja e Kosovės ėshtė ende nė rend tė ditės dhe kur shtrohet ēėshtja e pavarėsisė, gjithė bagazhi antishqiptar do tė ringjallet, do tė thonė se shqiptarėt janė tė aftė vetėm pėr prapėsira, nuk janė tė aftė pėr punė pozitive. Sigurisht duan tė vijnė tek ajo qė Kosova nuk duhet tė marrė pavarėsinė. Nuk duhet tė ēuditemi pėr kėtė. Propaganda e vjetėr antishqiptare ringjallet pėrnjėherėsh. Kėshtu shpjegohet, nuk ėshtė rastėsi. Pse u ringjall tashti prapė?!

A mund tė na pengojė kjo qė tė anėtarėsohen si Shqipėria si Kosova nė organizmat ndėrkombėtare? Kemi njė sinjal tė fundit nga Komisioni Evropian se nuk do tė ketė zgjerim tė shpejtė, ose anėtarėsim tė vendeve tė reja. Nuk pėrmendet Shqipėria fare pėr aderim nė BE. Sa ėshtė kjo me rrezik pėr ne?

Nuk duhet tepruar kjo gjė. E para kur pėrmendet Ballkani Perėndimor, nuk pėrmendet vetėm Shqipėria. Nė qoftė se u tha do tė ketė shtyrje nė pjesė tė Ballkanit, do tė ketė pėr tė gjithė.

Pėrmendet qė Kroacia dhe Maqedonia janė mė afėr BE-sė.

Janė disa shtete qė mbeten: Shqipėria, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. Ju siguroj, mėndja ma thotė qė nuk ka se si Evropa tė lerė jashtė njė copė tė ngushtė, nuk bėhen as 15 milionė banorė. Kėta janė popuj qė kanė qenė nė pararojėn ku ėshtė pėrplasur vala anti-evropiane. Do tė triumfojė njė e vėrtetė tjetėr. Do tė ketė ndoshta njė pengesė, njė shtyrje. Nuk mund tė ndodhė qė Evropa me gjysmė miliard njerėz, tė lerė 15 milionė pėrjashta qė s’janė as nė anė tė saj por janė pothuajse afėr qendrės. Nuk ka assesi. Andaj kėto janė disa alarme tė cilat gazetarėt, analistėt i teprojnė. Kemi shumė qejf tė bėjmė tragjedi kur nuk ka ndodhur tragjedia.

Do tė thotė, nuk e besoni?

Assesi. Ėshtė njė lloj pedagogjie qė u bėhet kėtyre popujve. E quaj tė drejtė, nė fakt ėshtė njėfarė presioni qė rregulloni punėt, ejani nė vete, hiqni dorė nga prapėsitė ata qė nuk heqin dorė, sepse do t’iu bėjmė njė lloj nderi. Ėshtė njė pedagogji qė u bėhet popujve tė vegjėl pėr tė cilėt historikisht nuk ka ndonjė kujdes tė madh Evropa. S’ka ndonjė gjė tė keqe, le tė sillet ashpėr, ndoshta ndonjėherė bėn mirė kjo gjė.

Tė flasim pėr debatin me Qosjen. Ka qenė temė edhe gjatė qėndrimit tuaj nė Kosovė. Nė fakt ka pasur nė thelb “mosdurim tė ndėrsjellė” nga tė dy. Nuk ishte shkas vetėm debati pėr identitetin e shqiptarėve. Edhe nė intervista qė kam pasur me ju mė herėt, keni shprehur doza nervozizmi pėr njėri-tjetrin. Kur ka filluar kjo?

Ju bėtė njė simetri. Natyrisht do tė them se s’ėshtė e vėrtetė. Mendoj objektivisht, nuk kam pasur kundėr tij kurrė, asgjė. Ndėrsa disa herė prej tij ka pasur ndaj meje diēka qė s’e kam kuptuar mirė dhe sinqerisht kam qenė i pavėmendshėm, dhe do ta vėrtetoj qė kam qenė i pavėmendshėm. Shumė vite pėrpara ai ka pasur polemikė me shkrimtarė tė rinj nė Kosovė dhe ndėrkohė nuk e di pse jam gjendur dhe unė pa dashur nė kėtė farė polemike dhe kam qenė objekt sulmesh. Tashti kam harruar, ka kaluar shumė kohė. Por njė periudhė ftohjeje mė kujtohet, kur kam ardhur nė Kosovė pėr herė tė parė nė 72-shin. Kam pėrshtypjen se kam takuar shumicėn e shkrimtarėve tė Kosovės. Me atė kishin marrėdhėnie shumė tė ftohta pėr shkak tė tij, mendoj unė. Ka qenė njė periudhė ftohtėsie, njė periudhė sjelljeje normale, nuk e di pse.

Pse e quani sjellje normale? Jeni takuar, keni kontaktuar nė ndonjė mėnyrė gjatė viteve, e keni lexuar njėri-tjetrin?

Jemi takuar, por ėshtė punė e harruar kjo gjė. Qė unė e kam harruar e tregon fakti qė kam bėrė ēmos tė botohen dy libra tė tij nė Francė. “Ēėshtja shqiptare” bile ėshtė botuar te botuesi im francez, dhe romani i tij tė cilin e kam shoqėruar me njė parathėnie tė gjatė. Ju do thoni qė nė parathėnie flitet kryesisht pėr Kosovėn dhe mė pak pėr romanin. Po, ėshtė e vėrtetė. Nė pjesėn kryesore ka qenė e lanēuar kultura e Kosovės me ēdo kusht.

Do tė ndodhte botimi pa kujdesin, insistimin, do tė thosha, pa ndihmesėn tuaj?

Mund tė ndodhte, por kishte gjasė mė tepėr tė mos ndodhte. Unė bėra njė parathėnie mbi 20 faqe qė ishte rekomandim-parathėnie dhe sugjerim pėr ta botuar. Mund tė ndodhte edhe pa kėtė.

Ju i keni hapur portat nė gjuhėn frėnge Rexhep Qosjes?

Pėr librin “Histori e Ēėshtjes Shqiptare” absolutisht e kam ēuar te botuesi im dhe i kam thėnė: tė lutem botoje se ndihmohet populli tė cilit unė i pėrkas dhe ti ke vite qė po mė boton. E shoqėruar nga parathėnia ime, ka luajtur njė rol. Nuk pres ndonjė mirėnjohje. Por sidoqoftė kjo tregon se nuk kam pasur ndonjė zemėrim me tė, ajo ėshtė harruar. Mė vonė ai ishte acaruar pėrsėri nė ngjarjet e ‘97-ės. Ka bėrė ca letra qė kanė qenė tė marra, d.m.th me njė ngazėllim tė madh pėr atė qė ka ndodhur nė Shqipėri, edhe pse unė nuk kam marrė pjesė qė ta pėrshėndes.

E keni fjalėn pėr ciklin e shkrimeve “Revolucioni i vonuar demokratik”?

Pikėrisht, mė janė dukur letra tė marra. S’i jam pėrgjigjur dhe nuk i kam dhėnė asnjė rėndėsi, tė them tė drejtėn. Kam qenė shumė i dėshpėruar nė atė kohė. Pėr mua djegia e Shqipėrisė nė ‘97-n ka qenė njė tragjedi kombėtare, njė turp i jonė si komb. U turpėruam pėrpara ndėrgjegjes sonė, para gjithė Evropės dhe para gjithė botės. Tė gėzohesh qė ėshtė djegur Shqipėria, ta quash revolucion tė vonuar demokratik ėshtė vėrtet tė mos jesh mirė nga mendja. Ka kaluar dhe kjo, pastaj kanė ardhur diskutimet e vonshme. Nuk i kam bėrė me njė sulm, kam kritikuar tezėn e tij qė nuk jemi plotėsisht evropianė.

Megjithatė libri, sprova juaj, ka qenė nė njėfarė mėnyre e lidhur me shkrimin qė kishte bėrė Rexhep Qosja mė parė?

Shiko, atė sprovė do ta shkruaja sikur Rexhep Qosja tė mos ekzistonte nė kėtė botė. Nuk ėshtė ai qė mė ka kushtėzuar me kėtė gjė. Ka qėlluar, sapo ėshtė marrė me kėtė problem e kam kundėrshtuar siē bėhet nė njė polemikė. Kaq. Shumė e thjeshtė. Pastaj ai ka degraduar gjithēka. Ka bėrė dy libra kundėr meje, pėr disa paragrafė qė kam unė, pėr disa faqe. Kjo ėshtė historia. Njė mllef i jashtėzakonshėm, i ēuditshėm. Nė kohėn kur kemi tė tjera punė pėr tė bėrė, e harroi ēdo gjė, e harroi problemin e pavarėsisė sė Kosovės, e harroi Serbinė, dhe dola unė armiku kryesor i Kosovės, i popullit shqiptar, i letėrsisė, i mendimit, i filozofisė, i tė gjithave. Ėshtė njė absurditet, unė nuk e kuptoj si mund tė kesh kaq pasion ndaj kolegut tėnd. Mund tė kesh zemėrim, mund tė sulesh njė herė ose dy, por tė mos lodhesh pėr kėtė gjė. Nuk ka histori tė komplikuar, ėshtė shumė e thjeshtė.

Kjo mund tė vlerėsohet edhe si njėra ndėr polemikat qė zgjoi interesimin mė tė madh nė tė gjitha anėt ku jetojnė shqiptarėt dhe kishte edhe vazhdim, pasi qė u shkrua shumė nga shumė tė tjerė. Kishte tė tillė qė vlerėsuan se nėse kemi kėso ndeshje, sidomos tash kur po bėhen pėrpjekje pėr afrim mė tė madh tė Kosovės dhe Shqipėrisė, kjo mund tė ndikojė edhe negativisht, pasi dy nga ata qė u quajtėn kolosė, ju dhe Qosja, ndesheni nė kėtė mėnyrė dhe, ē’ėshtė mė e rėndė, nganjėherė edhe nuk zgjidhni fjalė pėr t’i vėnė epitete negative njėri-tjetrit. Mund tė sjellė gjė pozitive kjo?

Unė jam kundėr epiteteve: kolosė, korife, baba i kombit, bacė... Kėto pėr mua janė gjepura. Ne duhet tė mėsohemi pa kėto. Nuk ėshtė nder i njė vendi tė qytetėruar tė pėrdorė koncepte tė kėtilla. Kėto janė koncepte klanike, kur zihen nė shtėpi dhe bien nė gjak, ku baca i njėrės dhe baca i tjetrės bėjnė bisedime merren vesh etj.

Po ky ishte reflektimi qė u dha kryesisht nga shtypi mbi polemikėn.

Po, pa tė keq ėshtė mendja jonė e prapambetur qė e koncepton kėtu. Unė do ta refuzoja njė fjalor tė tillė nė raport me kolegun tim. Ne jemi kolegė nė letėrsi, tė tilla askush s’ka tė drejtėn tė uzurpojė me titullin e bajraktarit, tė kolosit etj.

Megjithatė, ju jeni tė dy personalitete me ndikim nė kulturėn shqiptare.

Kultura shqiptare ka disa personalitete, nuk jemi vetėm ne tė dy. Nuk e pranoj kėtė gjė. Nuk pranoj kėto struktura dyshe ose treshe. I refuzoj.

Ose mos doni tė thoni vlejnė pėr mua, por nuk futet edhe Rexhep Qosja kėtu?
Unė i refuzoj parimisht. Kėto janė karakteristika tė mentaliteteve tė prapambetura. Dhe prandaj po thoni ju qė ėshtė e vėrtetė qė kjo nga njė pikėpamje ėshtė njė polemikė jo e mirė. Ėshtė koha pėr njė tjetėr gjė. Nė kėto raste nuk duhet tė bėjmė njė simetri patjetėr tė shikosh kush merret me ēfarė merret. Dhe nė qoftė se kjo punė zė njė pjesė tė vogėl tė asaj qė unė shkruaj dhe te tjetri zė 90% tė asaj qė po bėn, sigurisht qė edhe faji ndahet ndryshe. Ta zėmė qė po, jemi tė dy fajtorė qė u futėm nė polemikė. Unė nuk e pėrjashtoj dhe nuk mė vjen keq tė them po tė kem bėrė njė gabim qė vajta u futa kot nė njė polemikė tė tillė. Ėshtė e lehtė tė shikosh proporcionet, pėrmasat. Kur tjetri e kapėrcen 20 herė qė aty ai ėshtė i humbur, dhe ne duhet tė kemi guximin t’i themi zotėri tė ka thėnė kaq, i ke thėnė 20 tė tilla. Ėshtė nė tė drejtėn botėrore kur pėrgjigja ėshtė e proporcionuar, dhe aty gjykohet lehtėsisht. Nė kėtė rast siē e thatė ju qė kemi probleme tė tilla, vėrtet polemika mund tė jetė fatkeqe.

Do dėshironit tė mos e kishit bėrė fare?

Po, mund tė mos ishte.

Ju e keni thėnė edhe mė herėt qė feja u imponua si ēėshtja kryesore brenda kėtij debati, brenda identitetit shqiptar. Pėrse?

Problemi nė kėto polemika ėshtė njė mashtrim i madh i palejueshėm. Njė nga gjėrat mė tė shėmtuara ėshtė abuzimi me fenė. Sepse polemikė e pandershme quhet ose siē kam thėnė unė, polemikė e pabesė, kur ngre njė tezė qė tjetri nuk e ka dhe thua frazė mė frazė nė kėtė sprovė “Ismail Kadare ka njė pėrēmim, njė dėnim tė myslimanizmit shqiptar, ėshtė kundėr myslimanizmit ėshtė pro katolicizmit”. Pasi e thua njė herė pas pesė paragrafėsh tė ngrihesh kundėr myslimanizmit si Ismail Kadare, shpif njė herė, thua njė mashtrim qė ėshtė krim. Pastaj e pėrsėrit dhe i ke bindur mendjen vetes, prandaj kėtu fillon edhe psikopatia, qė kjo ėshtė e vėrtetė sepse thua kėtu nis e pamoralshmja, shpreson qė publiku tė thotė qė me sa duket Kadare me tė vėrtetė e ka thėnė kėtė sepse ky kot nuk e thotė. Kėtu ėshtė abuzimi qė ēdo vend i qytetėruar nuk e lejon kurrė. E ndalon me gjyq, qė te ne pėr fat tė keq nuk ekziston. E ndalon sepse kėshtu pritet shpifja. Zotėri ke gėnjyer pa pikė turpi. Ku e ke gjetur kėtė?! Asnjėherė nuk kam thėnė asnjė fjalė fyese pėr myslimanizmin shqiptar. Teza ime ėshtė qė ne duhet tė hyjmė nė Evropė me myslimanėt e tė krishterėt bashkė. Asnjė pengesė nuk ėshtė myslimanizmi shqiptar pėr Evropėn, asnjė ndryshim s’ka myslimani shqiptar. Jemi tė gjithė shqiptarė, myslimanė katolikė, ortodoksė dhe ateistė bashkė.

Kjo thoni ėshtė nxjerrė nga konteksti, ngase ju nuk keni qenė kundėr myslimanizmit? Megjithatė ju gjithherė jeni shprehur me njė simpati pėr krishtėrimin. E keni parė atė si diēka mė tė afėrt me Evropėn.

Pse tė mos e shoh krishterimin kėshtu? Ēfarė ka tė keqe? Vetė shprehja juaj keni parė edhe krishtėrimin... sigurisht edhe ajo ėshtė feja jonė. Ne kemi tri fe dhe njė komb. Pėrse ėshtė katolicizmi sidomos feja mė e goditur gjatė diktaturės komuniste?! Duhet ta pranojmė, e goditur egėrsisht. E goditur nga dy burime: sepse ishte fe, sepse ishte mishėrim i perėndimit, sipas mentalitetit komunist. Ndėrsa pėr ortodoksizmin mund tė kishte njėfarė zbutje sepse ishte feja zyrtare e Rusisė, gjithė vendeve komuniste. Katolicizmi quhej feja e Vatikanit, SHBA-ve, NATO-s, Evropės Perėndimore. Prandaj ajo ka qenė mė e goditura. Edhe nė koloni katolikėt janė goditur mė ashpėr sesa tė ishin shumicė. Megjithatė katolicizmi ishte nė teh tė goditjes. Shkrimtarė katolikė tė veriut, nuk kanė numėr mė tė madh tė martirėve sesa midis tyre. Janė goditur edhe myslimanėt, nė mesin e tė pushkatuarve ka po aq. Po nė rastin e shkrimtarėve klerikė, katolikėt zėnė vendin parė. Unė kėshtu e di dhe besoj se kėshtu ėshtė e vėrtetė. Ne e kemi pėr detyrė morale ta themi kėtė gjė, aq mė tepėr unė qė vij nga njė tjetėr fe. Ėshtė normale, e detyrueshme moralisht, ti qė ke tjetėr fe tė mbrosh fenė tjetėr. Nė qoftė se ajo fe ka pėsuar mė shumė, sipas mendjes tėnde, tė jesh ti i pari tė thuash, kjo ka shumė martirė.

Kjo ju ka nxitur tė shkruani nė librin “Nga njė dhjetor nė tjetrin” se: “Prirja e Shqipėrisė do tė ishte drejt fesė sė krishterė, ngaqė ajo lidhej me kulturėn, kujtimet e vjetra, dhe nostalgjinė e kohės paraturke. Me kalimin e viteve, feja e vonė islamike, e ardhur bashkė me otomanėt, do tė zbehej (sė pari nė Shqipėri e mė pas nė Kosovė), derisa t’ia linte vendin fesė sė krishterė, ose mė saktė kulturės sė krishterė. Kėshtu qė sė paku nga njė e keqe (ndalimi i fesė mė 1967) do tė vinte njė e mirė. Kombi shqiptar do tė bėnte njė korigjim tė madh historik, ēka do tė shpejtonte bashkimin e tij me kontinentin mėmė: Evropėn”. Kjo pjesė ėshtė pėrdorur edhe nga Rexhep Qosja, nė polemikė.
Kjo ėshtė tjetėr. Ky ėshtė abuzimi, abuzim i pastėr i pandershėm. Pse?


E para kjo ėshtė njė bisedė, ėshtė njė kujtim qė unė vetė e kam nxjerrė. Nuk ėshtė njė qė ka kapur njė dokument ku Ismail Kadareja ka thėnė kėtė dhe kėtė. Unė vetė kam kujtuar njė bisedė me Ramiz Alinė. Ėshtė abuzuese kur njė ditė rrėfimin pėr diēka qė ka bėrė dikush ti fillon dhe abuzon me tė. E para gjė ėshtė ta pyesėsh njėherė. E dyta unė jam shkrimtar nė njė vend qė feja ėshtė ndaluar dhe shkoj te shefi i shtetit komunist, komunist i egėr, armik i fesė, dhe i kėrkoj hapjen e kishave dhe xhamive, i kėrkoj lejimin e fesė. Kjo ėshtė kurajoze sepse situata ėshtė absurde, feja ėshtė e ndaluar dhe bisedojmė pėr njė gjė qė nuk ekziston ende. Dhe unė kam deklaruar nė intervistė. Ka qenė mendimi im krejtėsisht i gabuar, parashikim krejtėsisht i gabuar, qė nuk doli.

Ju e quani tė gabuar sot?

Pa diskutim. Nuk e kam pėrsėritur kurrė mė sepse kam thėnė qė ka qenė i gabuar, e ti ēfarė bėn, nuk shikon ē’ka ndodhur mė pas, por gėrmon me njė kėnaqėsi tė madhe ja ē’ka thėnė njėherė Ismail Kadare. “Ja pra zotėri e kam thėnė gabim”. Ėshtė gabim pa asnjė hezitim. Dhe po tė duash, tė thellohesh, gabim i bėrė nė rrethana krejtėsisht lehtėsuese, nė kuptimin se unė vetė e kėrkoj nė fund tė fundit dhe them tė hapen kishat katolike, ortodokse, po tė duan dhe xhamitė, megjithėse mendoj, unė them se myslimanizmi shqiptar ka pėr t’u zbehur nga shkaku i hyrjes nė Evropė. Mendim i gabuar, parashikim i gabuar, ēfarė do mė tepėr. Ē’ėshtė kjo kėnaqėsi pėr tė kapur tė keqen, kjo ėshtė e shėmtuar, kjo nuk ndodh asgjėkundi, vetėm nė mbretėrinė e tė ligės mund tė ndodhė njė gjė e tillė. “Do tė gjej patjetėr mendimin tėnd tė gabuar ndonėse ti e ke korrigjuar mė vonė, je shumė i kujdesshėm pėr tė mos e pėrsėritur mė”. Kjo s’ndodh kurrė. Na pėlqen e liga, na pėlqen mallkimi, na pėlqen e zeza. Nuk duam tė shohim asgjė tė mirė.

Ne shqiptarėve na ndodh shpesh?

Pėr fat tė keq na ndodh disa herė, jo shpesh. Unė jam kundėr asaj qė e dėnojmė veten tė mallkuar. Abuzimi nė kėtė ėshtė njė burracakėri e jashtėzakonshme. Kanė abuzuar, jo vetėm Qosja, kanė abuzuar edhe tė tjerė, njė ish.zv Ministėr i Jashtėm njė Pėllumb Xhufi. E nxori ai me vrap, “historiani”. Jo, jo, tė ketė turp, historian. Historiani vajti e gjeti kėtė, por unė kam njėmijė mendime tė tjera korrigjuese tė kėsaj. Por jo, ajo u intereson, vetėm e keqja, sepse ata janė njė klan qė i shfrytėzojnė kėto.

Lidhur me kėto sulme, shpesh e keni pėrdorur fjalėn zili, cmirė.

Ka shumė, ka disa arsye, mund tė jetė edhe ajo. Nuk kam dėshirė tė flas pėr kėto mė duket e padenjė tė flas pėr kėto gjėra.

A mendoni se fati i shqiptarėve do tė ishte mė ndryshe sikur tė ishim nė shumicė tė krishterė? Ka disa teza qė e mbėshtesin kėtė.

Njė populli nuk mund t’i kėrkohet kurrė ajo qė mund tė ishte, tė bėhen hamendje. Populli ėshtė ai qė ėshtė. Ne s’mund tė bėhemi mė tė bukur se ē’jemi. Jemi ata qė jemi. Unė nuk mendoj qė kjo ka qenė njė fatkeqėsi kaq e madhe. Ndoshta, me sa duket, pėrpara. Na ka penguar me atė qė pėr sa kohė Serbia e mbajti nėn ēizme Kosovėn duke pėshpėritur jo shumė haptazi por fshehurazi, kėta janė islamikė, kėta janė tė rrezikshėm, pėr tė pasur dorė tė lirė nga Evropa pėr t’i rėnė, dhe tė them tė drejtėn ka pasur njėfarė suksesi. Tani kjo gjė ėshtė e kapėrcyer, tashti Shqipėria po rehabilitohet, nė qoftė se hyn nė Evropė. Pa myslimanėt kombi shqiptar prishet, prandaj ėshtė absurde tė kesh mendime kundėr myslimanėve. S’mund tė ketė. Unė jam shkrimtar, i kam tė tėrė lexuesit e mi. Pse tė them unė qė pjesa mė e madhe e popullit tim s’janė mė shqiptarė. Kėto janė marrėzira, vetėm fantazirat mė tė kėqija, mė makabre mund t’i pjellin. Feja nuk ėshtė njė pengesė, ne jemi ata qė jemi, nuk ka pse tė zbukurojmė veten, por as ta keqėsojmė. Do tė hyjmė nė Evropė kėshtu siē jemi dhe nuk i kemi borxh askujt. Duke u marrė me shkaqet pse ėshtė bėrė konvertimi, jam pėrpjekur tė shoh anėn e fisme tė kėsaj gjėje, sepse shumė thuhet e bėnė shqiptarėt pėr servilizėm, e bėnė nga dhuna, pėr arsye karriere, pėr taksa. Kėto tė gjitha janė cilėsi qė e rėndojnė ndėrgjegjen shqiptare. Ka diēka tė vėrtetė nė tė gjitha, por ėshtė pėrqindje shumė e vogėl. Unė mendoj qė nga arsyet madhore, ose arsye e madhe, e kam thėnė sė paku qė nuk e ka pėrmendur asnjė historian shqiptar. Mendoj qė me kėtė konvertim jo pėr t’u hequr shqiptarėve njė faj se nuk ėshtė ndonjė faj, arsye kryesore ka qenė problemi i armės, i mbajtjes sė armės. Kush e njeh psikologjinė evropiane dhe ballkanase, problemi i armės ka luajtur njė rol tė madh pėr dinjitetin e njeriut. Njė popull i armatosur, shtėpi qė ka armė ėshtė gjysmė e lirė. S’mund tė jetė kurrė plotėsisht i robėruar njė njeri qė ka armė jo ilegalisht, legalisht. Prandaj okupuesi otoman i vuri shqiptarėt pėrpara njė dileme tragjike, do tė mbash armėn jep fenė. Unė jam i sigurt se mijėra e mijėra njerėz kanė kaluar net pa gjumė pėr tė zgjidhur kėtė dilemė qė ėshtė dilemė e pastėr tragjikisht: fenė apo armėn. Sepse je mėsuar me armė e dorėzon, por t’i dukesh i zhveshur, i pambrojtur, pa dinjitet dhe i turpėruar dhe thotė mė mirė po jap fenė, ta mbaj armėn. Armė do tė thotė dinjitet dhe prapa armės qėndron ideja e lirisė, njė vend i pushtuar, dhe e kanė bėrė kėtė gjė. Tė tjerėt e kanė menduar: lė armėn, mbaj kryqin. Shqiptarė janė tė dy palėt. Njėlloj unė vuaj pėrpara kėsaj dileme tė tmerrshme, ti dot nuk e di kujt t’i japėsh tė drejtė. Unė kėtė nuk e gjej dot. Prandaj e shfajėsoj popullin shqiptar. Si mund tė kem pėrēmim pėr myslimanizmin kur populli ka zgjedhur tė ndahet nė dy rrugė. Dhe sot ende nuk mund tė them kush ka bėrė mirė, kush ka bėrė keq, kur sa ėshtė po aq mirė sa edhe keq. Ky ėshtė qėndrimi i shkrimtarit ndaj popullit tė vet. Ti del dhe kėrkon bisedėn me Ramiz Alinė. Nuk i intereson se njėri ka thėnė... ėshtė edhe tragjike edhe komike nė tė njėjtėn kohė.

Njė riciklim tė kėtij problemi, i kėsaj dileme, ndoshta po e shohim tash kur Kosovės i premtohet pavarėsia, por a do ta ketė ushtrinė e vetė. A do mund tė bėhet Kosova shtet i pavarur, pa ushtri?

Askush nuk ia ka mohuar ushtrinė Kosovės, nuk do t’ia mohojė, absolutisht kurrė. Mos e mendoni kėtė gjė. Nė Kosovė ėshtė bėrė siē e kam thėnė disa herė, njė luftė pėr moralitet qė ėshtė gjė e rrallė nė historinė e botės, e vetmja ndoshta. Morali evropian kėtu u vė nė provė, nuk u bė pėr vajguri, as pėr diamante e gjėra tė tjera, u bė pėr moral. Tani Evropa hap njė epokė tė re pėr shkak tė shqiptarėve dhe shqiptarėt duhet ta kenė pėr nder historinė e tyre qė e shtyn kontinentin evropian drejt njė lufte tė tillė, tė tipit tė ri. Evropa, se nuk kam thėnė asnjėherė vetėm ajo, duke ndihmuar luftėn e popullit shqiptar, emancipoi vetveten. U ngrit njė qytetėrim evropian nė nivel mė tė lartė, ėshtė nė nderin e saj. Evropa nuk mund tė shkelė mė mbi kėtė moralitet, nuk do tė kthehet prapa. Prandaj populli shqiptar nė Kosovė nuk do tė humbasė asgjė, do t’i ketė tė gjitha, pėrfshirė edhe armėn qė thatė ju.

Nuk do tė ketė mė dilema tė tilla, ose fenė nė njėrėn anė, ose shtetin, Evropėn?

Absolutisht.


Intervistoi: Adriatik Kelmendi


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.