Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Njeriu sa me shume varrit i afrohet, aq me shume fisnikerohet.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 120 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Shendeti :: Fėmijėt, viktimat mė tė shumtė tė dhunės nė botė
Postuar nga: Albo

Shendeti Raport tronditės pėr dhunėn kundėr fėmijėve: 150 milionė tė mitur abuzohen seksualisht

OKB: Dhunohen 220 milionė fėmijė nė botė

Mbi 220 milionė fėmijė janė pre e dhunės sė ushtruar ndaj tyre. Kėshtu thuhet nė statistikat e frikshme, tė publikuara nga Kombet e Bashkuara. Nėn nismėn e sekretarit tė pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, Kofi Annan, ėshtė publikuar raporti i dhunės sė ushtruar ndaj fėmijėve, pėr tė cilin kanė kryer hetime katėr grupe tė specializuara. Rezulton se ēdo vit, rreth 150 milionė fėmijė, ose 14% e popullsisė sė brishtė nė planet janė viktimė e abuzimeve seksuale.

Shtatė pėr qind janė viktima tė manjakėve seksualė. Po sipas studimit thuhet se rreth 80 - 93 % e fėmijėve dėnohen fizikisht nė shtėpi edhe pse shumė prej tyre kanė turp tė tregojnė apo nuk flasin pėr shkak tė mungesės sė besimit te institucionet ligjore. Shtėpia ėshtė njė vend i rrezikshėm pėr rreth 62 milionė vajza, tė cilat martohen pa mbushur tė 18-at dhe qė mė pas dhunohen edhe nga partnerėt e tyre. Ndėrsa ajo qė ėshtė mė e tmerrshme, sipas studimit Kombeve tė Bashkuara, ėshtė fakti qė nė 106 vende tė botės lejohen ligjėrisht ndėshkimet fizike nė shkollė. Nė bazė tė kėtyre tė dhėnave duket qartė qė dhuna ndaj minorenėve nė botė ėshtė e pranueshme dhe shpesh edhe me bekimin e institucioneve, ndėrkohė qė duhej tė ishte njė akt ligjėrisht i dėnueshėm. “Shumė njerėz, edhe fėmijėt e pranojnė dhunėn si pjesė tė paevitueshme tė jetės”,- thuhet nė “Corriere della Sera”. “Kjo dhunė e ushtruar,- nėnvizojnė autorėt e studimit,- mund tė lėrė shenja tė rėnda psikologjike pėr njė kohė tė gjatė nė jetėn e kėtyre fėmijėve. I bėj thirrje shteteve qė tė parandalojnė ēfarėdo lloj forme tė dhunės, duke filluar qė nga ajo e dėnimit fizik, praktikat tradicionale si martesės qė detyrojnė vajzat tė martohen nė moshėn minorene, dhuna seksuale si dhe torturat dhe trajtimet apo ndėshkimet e pamėshirshme dhe diskriminuese”,- thuhet nė raportin e Kombeve tė Bashkuara.


Organizata e OKB pėr fėmijėt publikoi njė raport qė tregon se 1 nė 2 fėmijė shqiptarė pranojnė dhunėn nė familje

UNICEF: Dhunė ndaj 50 % tė fėmijėve

Raporti, 13.4 pėr qind e fėmijėve shqiptarė kanė menduar tė vetėvriten, 27% pranojnė plagėt nga dhuna

TIRANĖ- Dhunė pas dyerve tė mbyllura. Dhunė prej atyre qė fėmija i do e u beson mė shumė. Prindėrit, familjarėt, mėsuesit apo shokėt vazhdojnė tė influencojnė nė krijimin e njė bote plot me fobi pėr njė fėmijė shqiptar. UNICEF, Ministria e Drejtėsisė dhe Avokati i Popullit kanė prezantuar dje njė studim pėr dokumentimin e dhunės ndaj fėmijėve nė vendin tonė. Rezultatet janė tronditėse. Njė nė dy fėmijė shqiptarė pranon se ėshtė dhunuar nė familje. Njė nė tre nxėnės pranon se ėshtė dhunuar nė shkollė. Vėnia nė pėrdorim e shpullave, ēokut, grushtit, shqelmit apo edhe sendeve pėr tė ndėshkuar fėmijėn ėshtė njė tregues i karakterit tė dhunės fizike nė shtėpi dhe i ashpėrsisė me tė cilėn ajo vazhdon tė shfaqet edhe nė ditėt tona. Sipas pėrpiluesve tė raportit, ky studim ėshtė njė pėrpjekje pėr tė dhėnė njė tablo tė detajuar tė natyrės, shtrirjes dhe shkaqeve tė dhunės nė tre fusha kryesore: nė familje, shkolla dhe institucionet shtetėrore tė pėrkujdesit.

“Dhuna fizike dhe psikologjike ėshtė mė e shpeshtė, mė e ashpėr dhe me pasoja tė mėdha sesa dhuna nė shkolla”,-thuhet nė raportin studimor. Ushtruesi mė i shpeshtė i dhunės fizike dhe psikologjike nė shtėpi ėshtė nėna, ndėrsa ushtruesi mė i ashpėr mbetet babai. Raporti i mbėshtetur nga UNICEF thekson se nėna ushtron mė shumė dhunė kur fėmijėt janė tė vegjėl, ndėrsa babai ushtron mė shumė dhunė, kur fėmijėt janė tė rritur. “Shumica dėrmuese e tė intervistuarve pranojnė se dhuna fizike dhe psikologjike ka edhe efekte pozitive nė edukimin e fėmijės, prandaj duhet tė pėrdoret nė raste kur ėshtė e nevojshme, nė forma tė lehta dhe jo tek tė vegjėlit. Format mė tė pėrhapura tė dhunės psikologjike qė pėrdoret nė shtėpi, tė raportuara nga fėmijėt nė kėtė studim janė tė bėrtiturat, mbajtja e mėrisė, kėrcėnimi me fjalė, pėrdorimi i nofkave, kėrcėnim me objekte, por edhe kėrcėnim me braktisje dhe mallkim. Ndėrkohė, nė shkollė format mė tė pėrhapura tė dhunės psikologjike janė tė bėrtiturat dhe kėrcėnimi me thirrjen e prindit.
***
Pėrveē dhunės nė familje e shkolla, tė anketuarit kanė pranuar edhe ushtrimin e dhunės nė institucionet shtetėrore tė pėrkujdesjes. “Nė ēdo tre fėmijė qė mbahen nė kėto institucione, njėri ėshtė i braktisur qė nė lindje, ndėrsa dy tė tjerė vijnė nga familjet me vėshtirėsi tė caktuara. Ndėrkohė, sipas pėrpiluesve tė kėtij raporti, pasojat psikologjike tė dhunės prekin nivelin e pėrgjithshėm tė funksionimit emocional tė fėmijėve dhe kultivojnė sjelljen e dhunshme tek ata. “Specifikisht, 13.4 % e tė anketuarve pohojnė se vetėvrasja u ka shkuar ndėr mend, tė paktėn njė herė dhe tė shumtėn e rasteve katėr herė”,-thuhet nė raportin “Dhuna ndaj fėmijėve nė Shqipėri”. Pėr kryerjen e kėtij studimi, sipas raportit u pėrdorėn mė sė shumti intervistimet e shumė fėmijėve, prindėrve e mėsuesve, por edhe studimi i literaturės dhe materialit tjetėr dokumentar. Grupi i njerėzve tė intervistuar pėr nevojat e kėtij studimi ėshtė i pėrhapur nė rrethe tė ndryshme tė vendit si Korēė, Vlorė, Gjirokastėr, Dibėr, Tiranė, Shkodėr etj.

DHUNA

Nėna ushtron dhunė mė shpesh se babai si fizikisht dhe psikologjikisht
Babai ushtron dhunė mė rrallė, por mė ashpėr

1 nė 2 fėmijė nė familje dhe 1 nė 3 fėmijė nė shkollė goditen me shpulla nė kokė
1 nė 3 fėmijė shahet nė shtėpi dhe 1 nė 4 nė shkollė
1 nė 4 fėmijė goditen me shkelm nė shtėpi dhe 1 nė 3 fėmijė nė shkollė
1 nė 4 fėmijė nė shkollė i vihet notė negative si ndėshkim pėr sjellje tė keqe
1 nė 6 fėmijė kėrcėnohet tė goditet me objekte nė shtėpi dhe 1 nė 10 nė shkollė
1 nė 6 fėmijė mbyllet nė banjė nė shtėpi
1 nė 5 fėmijė nxirret nga mėsimi
1 nė 7 fėmijė kėrcėnohet se do tė nxirret jashtė shtėpisė
1 nė 15 fėmijė kėrcėnohet se do tė braktiset nga prindėrit


Nė rast tė ushtrimit tė dhunės fizike nė shtėpi

27 % e fėmijėve tregojnė se kanė patur vurrata nė trup
24.5 % fėmijėve tregojnė se iu ka dalė gjak nga tė goditurat
21.9 % e fėmijėve tregojnė pėr marramendje pas goditjeve
7.85 % e fėmijėve tregojnė se kanė humbur ndjenjat
13.4 % e fėmijėve kanė menduar pėr vetėvrasje


Nė raste e ushtrimit tė dhunės fizike nė shkolle:

23.3 % e fėmijėve tregojnė se kanė patur vurrata nė trup,
16.5 % fėmijėve tregojnė se u ka dalė gjak nga tė goditurat
15.8 % e fėmijėve tregojnė pėr marramendje pas goditjeve
4.8 % e fėmijėve tregojnė se kanė humbur ndjenjat
10 % tregojnė se ndihen tė pasigurt nė shkollat e tyre

Nė institucionet e pėrkujdesit

44.5 % e fėmijėve tregojnė se u ka dalė gjak nga tė goditurat
42.2 % e fėmijėve tregojnė pėr marrmendje pas goditjeve
16.6 % e fėmijėve tregojnė se kanė humbur ndjenjat pas goditjeve


ALDO BUMĒI: “Reformė, drejtėsisė pėr tė miturit”

“Ministria e Drejtėsisė do t’i japė njė rendėsi tė madhe reformės nė fushėn e drejtėsisė pėr tė miturit”. Me kėto fjalė u shpreh ministri i Drejtėsisė, Aldo Bumēi nė tryezėn e organizuar nga UNICEF pėr dhunėn e fėmijėve. Sipas Bumēit, kjo reformė pėrbėn njė nga prioritetet kryesore tė dikasterit tė drejtėsisė. “Nėpėrmjet saj synohet tė ngrihet dhe funksionojė njė sistem i pėrshtatshėm dhe bashkėkohor drejtėsie pėr tė miturit, qė do t’i sjellė realitetit shqiptar arritjen e standardeve tė pranuara ndėrkombėtare nė kėtė fushė si dhe tė aspiratave tė Shqipėrisė pėr t’u bėrė anėtare e Bashkimit Evropian”-theksoi ministri.


JOZEFINA TOPALLI: “Abuzuesit, llogari para ligjit”

“Nėse dikush abuzon me fėmijėt, do tė japė llogari pėrpara ligjit”. Kėshtu pohoi dje kryetarja e Kuvendit tė Shqipėrisė, Jozefina Topalli. Ajo shtoi se “duhet tė trajtojmė dhunėn ndaj fėmijėve si njė krim shumė serioz qė duhet tė ketė pasoja serioze pėr ata qė e kryejnė. Edhe nė vendin tonė, ashtu si nė tė gjithė botėn, dhuna ndaj fėmijėve shfaqet me forma nga mė tė ndryshme. Ne tė gjithė duhet tė anazhohemi tė pėrdorim tė gjitha energjitė dhe burimet tona nė mbrojtje tė fėmijėve, duke ndėrtuar njė Shqipėri mė tė mirė”,-tha Topalli


Kortezi e Shekulli


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.