Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 118 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Feja :: Drejt njė bashkėjetese paqėsore nė Ballkan
Postuar nga: Albo

Feja Njė kontribut thelbėsor drejt bashkėjetesės paqėsore nė Ballkan ka nevojė pėr njė pėrpjekje sistematike, tė vazhdueshme dhe tė duruar nė katėr fushat kryesore: 1) edukimi i bashkėjetesės harmonike mes komuniteteve tė ndryshme fetare, 2) kapėrcimi i ēdo forme dhune, 3) rivlerėsimi i kuptimit dhe rėndėsisė sė ekzistencės kombėtare, dhe 4) pėrpjekje pėr pajtim tė mirėfilltė dhe paqe tė pandėrprerė.

1. Edukimi i bashkėjetesės harmonike mes komuniteteve tė ndryshme fetare

Intoleranca mes komuniteteve fetare mund tė rritet ose nga farat e tyre fetare (p.sh. fondamentalizmi ekstrem) apo rrėnjėt jo-fetare (p.sh. faktorėt politikė, nacionalistė, psikologjikė apo egoistė). Tė gjitha kėto rrėnjė kanė luajtur njė rol tė fuqishėm nė tė kaluarėn, dhe vazhdojnė tė mos zvogėlohen nė Ballkan.

Nga ana tjetėr, bashkėjetesa paqėsore e komuniteteve fetare mund tė rrjedhė nga dy pikėnisje tė kundėrta: Njė indiferencė ndaj eksperiencės fetare, apo njė eksperiencė e vetėdijshme e esencės mė tė thellė tė fesė, ashtu si pėrfaqėsohet nė jetėn e shumė personaliteteve tė dalluar nė tė gjitha fetė.

Pozicioni qė dua tė theksoj ėshtė se nė botėn e sotme tė Ballkanit, themeli pėr zhvillimin e njė bashkėjetese harmonike mes komuniteteve fetare, si dhe me grupet jo-fetare, ėshtė njė respekt pėr Deklaratat e tė Drejtave Njerėzore dhe pėr lirinė e vetėdijes. Nė ditėn e sotme, shkollarėt e krishterė dhe myslimanė, pak a shumė i miratojnė kėto deklarata. Tė gjitha komunitetet fetare duhet tė kėrkojnė parimet e njė antropologjie tė shėndetshme nga thellėsitė e mėsimeve tė tyre dhe faqet mė tė mira tė traditės sė tyre. Ato duhet tė theksojnė njė respekt tė sinqertė pėr ēdo qenie njerėzore, dhe tė pėrpiqen pėr zhvillimin dhe pėrhapjen e kėtyre parimeve pėr tė penetruar karakterin e lidershipit dhe edukimin e anėtarėve tė tyre.

Ata gjithashtu duhet tė bashkėpunojnė nė mbushjen e njė vakumi tė thellė shpirtėror qė ėshtė krijuar kohėt e fundit nė vendet e Ballkanit. Duke folur edhe njė herė nė kontekstin tonė, kanė vėnė re se nė periudhėn tranzicionale tė vitit tė fundit, njė krizė edhe mė e pėrgjithshme nė sistemin e vlerave ėshtė shfaqur nė shoqėrinė tonė, duke krijuar njė krizė besimi nė tė gjitha format e autoritetit, si dhe njė pasiguri pėr atė qė ėshtė e vėrtetė. Ndėrsa sloganėt e utopizmit kolektiv mbizotėronin nė tė kaluarėn, mesazhi i sė sotme, i kapitalizmit tė vetė-qendėrzuar bombardon rininė. Brenda vakumit shpirtėror, komuniteteve fetare i bėhet thirrje tė kultivojnė njė besim nė realitetin suprem, nė Perėndinė dhe tė hapin horizonte tė reja shpirtėrore qė forcojnė idetė morale dhe disiplinėn e brendshme, si dhe forcojnė qėndresėn dhe krijimtarinė e njerėzve. Patjetėr, qė kjo mund tė ndodhė nėn kushtet e njė bashkėjetese miqėsore me njėri-tjetrin. Me anė tė hirit tė Perėndisė, nė Shqipėrinė e sotme, kjo bashkėjetesė harmonike ėshtė njė realitet. Dhe ndoshta, kjo mund tė bėhet, nė disa aspekte, njė model pozitiv i bashkėjetesės fetare brenda Ballkanit.


2. Kapėrcimi i ēdo forme dhune

Zakonisht, ata mė tė priturit pėr dhunė janė ata nė pushtet, pushtet politikė, financiar, ushtarak dhe administrativ. Kėta janė tė aftė tė imponojnė synimet pėrmes manipulimit, keqinformimit, larjes sė trurit elektronike dhe njerėzore, dhe nga kėrcėnimet apo pėrpjekjet pėr tė blerė ndėrgjegjen.

Megjithatė, dhuna nuk gjendet vetėm aty kur media masive nxjerr nė pah vėmendjen tonė. Gjithashtu themelon qytetet dhe komunitetet e vogla, ato qė mendohet se ishin tė sigurta. Dhuna gjithashtu na habit me format e ndryshme tė krimit. Ajo na frikėson duke shkatėrruar personin human pėrmes drogės, ksenofobisė dhe racizmit. Dhe, tragjikisht, disa njerėz nuk hezitojnė tė sjellin sloganė fetarė dhe argumente nė kėtė kėrcim tė egėr tė dhunės. Njė gjė thelbėsore pėr tė njohur, ėshtė se virusi i dhunės fshihet brenda secilit prej nesh, dhe nė momente kritike, infekton marrėdhėniet tona me tė tjerėt. Le tė kujdesemi tė mos nėnvleftėsojmė agresivitetin qė fshihet nė ēdo zemėr njerėzore.

Nė pėrpjekjen pėr tė kapėrcyer dhunėn, komunitetet fetare ofrojnė njė kontribut tė rėndėsishėm, si parimet e vlerės tė pėrjetshme, njė vizion paqeje dhe pajtimi, duke lėnė shembuj tė ndėrmjetėsuesve, dhe fuqinė e vetė-kritikės sė vazhdueshme dhe pėrtėritjes.

Ju lutem, mė lejoni t'i referohem veēanėrisht njė rasti nga situata nė Shqipėri. Kur nė vitin 1999, me qindra mijėra viktima tė dhunės nga Kosova erdhėn nė vend, Kisha Ortodokse u mblodh tė pėrqafonte sa mė shumė njerėz tė mundte me dashuri praktike, dhe asnjėherė nuk pyeti pėr identitetin e tyre fetar. Kisha mobilizoi tė gjithė anėtarėt e saj, veēanėrisht tė rinjtė dhe gratė. Ajo motivoi miq nga e gjithė bota, duke mbledhur mė shumė se 12 milionė dollarė, dhe ngriti njė pėrkujdesje qė kaloi kufijtė duke lehtėsuar dhimbjet e mė shumė se 33 mijė refugjatėve. Ndėrkohė qė zėra nga qarqe tė ndryshme u pėrpoqėn t'i shtonin tone fetare luftės nė Kosovė, ne protestuam fuqishėm, duke thėnė vazhdimisht se "Askush nuk ka tė drejtė ta pėrdorė vajin e shenjtė tė fesė pėr tė intensifikuar zjarrin e konfliktit tė armatosur; por nė vend tė kėsaj duhet ta pėrdorė si njė dhuratė hyjnore pėr tė lehtėsuar zemrat, tė shėrojė plagėt, dhe t'i bashkojė individėt dhe njerėzit nė paqe" (13.3.98)


3. Rivlerėsimi i kuptimit dhe rėndėsia e ekzistencės kombėtare

Dikush pa dyshim qė ka nevojė pėr kurajė tė madhe dhe forcė shpirtėrore pėr t'iu adresuar kėsaj ēėshtjeje duke qenė se ka qenė problemi mė i komplikuar me tė cilin ėshtė pėrballur Ballkani nė shekullin e fundit. Besimi ka luajtur njė rol thelbėsor nė formimin e kulturės, vetėdijes dhe identitetit kombėtar tė njerėzve nė Ballkan. Fjalėt e mirėnjohura tė Biblės, "I bekuar ėshtė kombi, Perėndia i tė cilit ėshtė Zoti, njerėzit tė cilėt Ai i ka zgjedhur si trashėgiminė e tij" (Ps 33:12) janė pėrdorur nė shumė raste. Madje edhe njerėzit indiferentė ndaj besimit, ose ata qė deklarohen si "ateistė" sot i mbėshtesin organizmat fetare vetėm pėr tė justifikuar dhe ruajtur interesat e tyre kombėtare.

Bibla nuk e kufizon veten nė bekimin dhe lumturinė e njė kombi besimtar. Ajo hap njė horizont bekimesh ndaj gjithė botės. Ajo sheh brenda kėtij sistemi zhvillimin e njė kombi. Asnjė komb, pavarėsisht sesa i devotshėm ėshtė, nuk mund tė ketė nė mėnyrė ekskluzive dashurinė e pafund tė Zotit. Nė mėnyrė mė specifike, tė jesh i afėrt me njė besim nuk do tė thotė se ēdo komb ose grup kombesh mund tė pretendojė tė monopolizojė Zotin dhe t'i konsiderojė tė tjerėt si kombe tė klasit tė dytė. Shėn Pali ka cituar nė mėnyrė tė qartė se Zoti "krijoi nga njė ēdo komb njerėzish" (Veprat 17:26). Tė gjithė kombet i pėrkasin tė njėjtit njerėzim tė krijuar nga i njėjti Zot. Nė kėtė erė tė re globalizimi, kombet duhet tė pėrballen me problemin e madh se si tė ruajnė identitetin e tyre dhe t'i rezistojnė uniformitetit tė imponuar nga jashtė. Ēdo komb mund tė ketė njė ambicie, si dhe tė drejtėn dhe detyrimin pėr tė ruajtur identitetin e tij. Pėr shekuj kombet e Ballkanit kanė jetuar sė bashku nėn perandori tė fuqishme - atė Romake, Bizantine dhe Osmane - duke krijuar kulturėn e tyre nėn influencėn e tė tjerėve. Kjo aftėsi pėr tė jetuar dhe pėr t'u zhvilluar sė bashku mund tė vazhdojė nė realitetin e ri qė ėshtė komuniteti evropian. Ne duhet tė pėrgatisim rrugėn duke korrigjuar imazhin fals e tė trazuar qė kemi pėr njėri tjetrin, imazhet ksenofobike qė regjime tė ndryshme kombėtare kanė krijuar me anė tė edukimit dhe historisė tė anshme. Ne duhet tė njohim cilėsitė pozitive tė njėri tjetrit dhe tė mėsojmė tė bashkėpunojnė. Zhvillimi dhe mirėqenia e njė vendi mund tė ndihmojė nė progresin e vendit fqinj. "Tjetri" nuk duhet tė shihet si kėrcėnim; nėn rrethana tė caktuara mund tė jetė njė bekim.

4. Pėrpjekje pėr pajtim autentik dhe paqe tė pėrhershme

Besimi ėshtė pėrdorur nė tė kaluarėn, nė periudha kritike, pėr tė forcuar identitetin kombėtar dhe rezistencėn. Sot, liderėt fetarė dhe njerėzit duhet tė pėrmbushin njė thirrje ndryshe e tė lartė - tė punojnė, me entuziazėm dhe kėmbėngulje pėr pajtimin e kombeve dhe njerėzve si dhe tė ruajnė njė paqe tė pėrhershme nė Ballkan dhe nė gjithė botėn. Armiku i madh i pėrbashkėt ėshtė urrejtja dhe kjo ėshtė ajo me ēka ne duhet tė pėrballemi. Vetėm nėpėrmjet njė pėrpjekjeje intensive dhe tė pėrbashkėt ne mund tė shpresojmė tė zvogėlojmė dhe madje ta shėrojmė kėtė sėmundje tė madhe. Si helmi i gjarprit, dyshimi dhe urrejtja kanė helmuar zemrat e mijėrave njerėz sot nė Ballkan. Mėsimi i mirėfilltė fetar dhe shembujt e tillė mund tė kultivojnė antidotin ndaj kėtij rreziku- antidotin e faljes dhe dashurisė brenda zemrave tė njerėzve. Paqja e qėndrueshme nuk mund tė vendoset vetėm me negociata diplomatike dhe politike. Ajo arrihet kryesisht pėrmes njė pune tė madhe tė njerėzve tė frymėzuar me besim, njerėz qė besojnė nė dashurinė e Zotit dhe i dedikojnė jetėn e tyre pėrpjekjeve pėr tė krijuar iniciativa pėr pajtim dhe paqe.

"Komunitete tė ndryshme fetare duhet tė mėsojnė nga shtresat mė tė thella dhe mė tė sinqerta tė mėsimeve tė tyre dhe traditave, duke u bėrė punėtorė tė frymėzuar tė pajtimit dhe paqes. Ne duhet tė marrim iniciativėn pėr tė ndėrtuar njė shoqėri tė lirė dhe tė drejtė qė respekton lirinė e besimit dhe veēanėrisht lirinė e besimit tė tjetrit. Ne duhet tė ndėrtojmė njė shoqėri ku tė tjerėt nuk pushojnė se qėnuri krijesa tė Zotit, dhe janė vėllezėrit dhe motrat tona, pavarėsisht se ēfarė ai apo ajo beson". (Thirrje publike 24.6.1999)

Kufiri mes tė mirės dhe tė keqes nuk mund tė gjendet tek personat, grupet sociale apo popuj. Ajo gjendet brenda zemrės sė ēdo qenieje njerėzore. Kėshtu qė, ėshtė e domosdoshme qė drita e dashurisė tė shkojė nė pjesėn mė tė thellė tė ndėrgjegjes dhe mendimeve tona. Atje ku shtrihet pėrgjegjėsia jonė.
Nė pėrmbledhje, iniciativat e reja, me mendimtari krijuese dhe perspektiva mė tė gjera, janė tė nevojshme qė vizioni paqėsor i bashkėjetesės mes njerėzve tė Ballkanit tė bėhet realitet. Duhet tė theksohet nė veēanti, se ēdo tip konflikti dhe lufte nė emėr tė fesė ėshtė njė ofendim kundrejt fesė.

Ne besojmė thellėsisht se nė kėtė kohė historike, kundėrhelmi i vetėm pėr urrejtjen qė ėshtė mbjellė dhe kėrcėnon krahinėn tonė, dhe se ėshtė po kaq i rrezikshėm sa radioaktiviteti nė tė ardhmen, janė iniciativat e dashurisė sė sinqertė, tė kryera me guxim dhe kėmbėngulje.

Propozimi ynė i vazhdueshėm ėshtė ky: Me kontributin aktiv e tė gjitha komuniteteve fetare dhe ēdo personi me vullnet tė mirė, le tė pėrparojmė drejt njė mirėqenieje mė tė madhe paqeje dhe solidariteti qė siguron drejtėsi dhe dinjitet njerėzor pėr ēdo person, ēdo njeri, dhe ēdo minoritet, dhe sė fundmi sjell njė kulturė mė tė thellė njerėzore.


Kryepiskopi i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė,
Prof. Dr. Anastasi


* Fjalimi i mbajtur gjatė Konferencės tre ditore pėr marrėdhėniet ndėrfetare, Tiranė


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.