Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Hiqini friken e ferrit nje te krishteri dhe ju i keni hequr besimin e tij.
--- Diderot

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 115 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .

Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".

Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.

E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .

Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
Histori :: Pėmendorja e Gjergj Kastriotit edhe nė Michigan, SHBA
Postuar nga: Skampa

Histori Gjergj Kastrioti Skėnderbeu tashmė edhe midis bashkėsisė shqiptare nė Miēigan tė Amerikės per t’u zbuluar me daten 24 shtator 2006, diten e diele, ne oren 14:30 nga presidenti i Republikes se Shqiperise Alfred Moisiu.

Pėmendorja i Gjergj Kastriotit tashme ndodhet e mbuluar me flamurin kuq e zi shqiptar, ne mjediset e jashtme te Kishes se Shen Palit ne Rochester Hills te Michiganit, per t’u zbuluar me daten 24 shtator 2006, diten e diele, ne oren 14:30 nga presidenti i Republikes se Shqiperise Alfred Moisiu, i cili do te jete i pranishem dhe, nga Kardinal Maida, qe do te mbaj meshen celebruese te kesaj ngjarje historike per shqiptaret qe ndodhen ne kete shtet. Eshte hera e pare qe Heroi Kombetar i shqiptareve “prek“ token amerikane fale kembenguljes se shqiptareve te komunitetit katolik te Shen Palit, komunitet qe drejtohet prej me shume se 15 vjet nga i perndrituri Dom Anton Kēira.

Te henen, me 18 shtator 2006, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu u ngjit ne piedestalin e tij ne hyrje te Kishes Katolike te Shen Palit, qe prej vitesh eshte kthyer edhe ne nje Qender patriotike, atdhetare dhe kulturore, e njohur jo vetem nga shqiptaret e Amerikes, por edhe nga shqiptaret brenda dhe jashte Shqiperise. Monumenti eshte veper e skulptorit te njohur Kreshnik Xhiku, i cili punon e jeton ne Amerike prej vitesh dhe i cili ka fituar disa ēmime te rendesishme me punimet e tij. Eshte i ngjashem me monumetet qe ndodhen ne Tirane dhe Prishtine, dhe me nje latesi qe i afrohet dhjete metrave. Nisma per te ardhe deri te inaugurimi i kesaj vepre e ka zanafillen, ne vitin 2005 (nga fillimi i vitit ), kur kremtohej 600 vjetori i Lindjes se Heroit. Ne nje bisede me Kryetarin e Komisonit per ngritjen e kesaj vepre monumentale, Prenk Gjokaj, ish Kryetar i Keshillit te kesaj Kishe, mesojme se kjo ide u dha ne prekrahje te kremitmeve madheshtore, por qe nuk u relaizua ne kohe, pasi vepra merrete disa muaj per t’u punuar e derdhur. Perkujtimi vetem me leksione,-vazhdon ai, na u duk pak per kete Hero me permasa nderkombetare. I propozuam Keshillit te Kishes dhe patem perkrahjen e mbeshtetjen e plote te famullitarit te kesaj Qendre, Dom Anton Kēira, megjithe veshtiresite qe kishte ky objekt i ri. Me pas, kordinuam veprimet tona, dhe beme te mundur, qe ky Hero te jete edhe ne mjedisin tone, ku ēdo jave vizitohet nga me shume se 2000 besimtare, veē aktiviteteve kulturore.

Dom Anton Kēira shpjegon se ishte kembengulja e ketyre djemeve dhe apsioni i tyre atdhetar, qe te vinim deri ketu. Fillimisht u mendua te kalohej vetem me nje veprimtari historike kumtuese, e jo me shume por, dalengadale u formatua nje projekt, qe deshi Zoti, ndihma e komunitetit dhe e shume besimtareve te behet realitet, ashtu siē u be edhe ndertimi i kesaj Qendre, qe padyshim eshte nje nga me te medhate ne diasporen shqiptare. Aq ma teper, ky inaugurim perkon edhe me 25 vjetorin e ngritjes se Qendres Katolike te Shen Palit ne Detroit. “ U deshen shume takime, - vazhdon Don Antoni, per te ardhur deri ketu dhe, kjo eshte nje merite e Prenkes, qe e mori periper kete barre te rende por, qe edhe e beri relaittet, eshte merite edhe e gjithe perkraheseve dhe mbeshtetvese, pasi u deshen me shume se njeqind mije dollare shpenzime, si dhe mijera dollare pune, qe u bene falas nga besimtare te ketij komuniteti, siē eshte rasti i vellezerve Berisha, sidomos Zefit qe qendroi perhere i gatshem, me mjetet e biznesit te tij, per te realizuar kete veper monumentale, te mbrojtesit te Krishterimit boteror, Gjergj Kastrioti- Skenderbeu”.

Me kujtohet fillimi i kesasj vepre, kur Prenka me ngarkoi te bisedoja me Muntaz Dhramin, per te realizuar kete monument e, Muntazi me burrerine e tij, me sugjeroi Kreshnikun, duke me thene pikerisht keshtu : “ Ju e keni skulptorin ne Amerike, pse po shpenzoni te me mirrni mua. Ai mund ta realizoj nje veper te tille.” Tani, kompleksi i Shen Palit, dite per dite po merr formen e nje Shqiperie te vogel ne miniature, siē u shpreh para pak muajsh Don Antoni, kur po inaugurohej kompleksi sportive. Dhe, vertete ashtu eshte bere. Ne kete Qender behen aktivitete kulturore, historike, perkujtime e dasma, ka klasat e gjuhes shqipe, funksionojne disa shoqata qe ndihmojne vazhdimisht komunitetin. Vetem ketu ndjehesh taman si ne Shqiperi! Ne kete qender, ēdo te diele do te takosh njerez te besimeve te ndryshme, qe vijne per t’u takuar e pershendetur me njeri tjetrin. Ketu do te takosh kengetaret Sali Mani e Binak Goēi, piktorin Rexhep Goēi, kengetaren Aferdita Gashin e shume e shume te tjere. Ketu jane bere e do te behen ekspozita pikturash, festivale muzikore, deri konkurse valltaresh. Por, duhet thene se, jo lehte eshte ardhur deri ketu. Asnje veper e madhe nuk realizohet pa kundershtime, pa xhelozira, por ata nuk jane marre asnjehere parasysh, perkundrazi kane ndihmuar ne realizimin e projekteve. Komisioni i ngritjes se keti monumeti ka qene i perbere prej disa aktivistesh te njohur te komunitetti shqiptar te Michiganit, por pati edhe nga ata qe u terhoqen per arsye te mosmundesive angazhuese, pa lene pasodre ndihmen financiare. Disa prej anetareve te keti komisioni, qe nuk e shkeputen angazhimin e tyre per asnje moment jane:

Gjergj Ivezaj, Pashko Gjokaj, Zef Pergega, Pjeter Berishaj, Altin Zaloshnja, Zef Berishaj, Zef Gjonaj, menaxheri i Qendres Fran Ivezaj, Besnik Bezhi, Kanto Dushaj, Franz Llesh Grishaj, Julian Ēefa, Martin Ulaj, Edvin Hoti, Malot Ivezaj, Lulash Palushaj, Ledio Veseli etj. Keta dhe te tjere, ndihmuan pa u kursyer , duke punuar edhe vete si dhe familjet e tyre. Ēdo mbasdite te riun Adrian Gjokaj do ta gjeje, duke sistemuar e ndihmuar ne ngritjen e bazamentit te monumentit. Gjithe ky pasion atdhetar, beri qe inaugurimi i kesaj vepre te shoqerohet edhe me aktivitete te ndrysheme. Keshtu, te shtunen me 23 shtator 2006 do te behet Akademia Solemne kushtuar Heroit, ku do te ligjerojne historian te ftuar nga trojet shqiptare, si Shqiperia, Kosova, Malesia etj. Nje kumtese interesante pritet te kete studiuesi Skender Isaku, Dr. Agustin Shqalsi si dhe professor amerikan, qe kane hulumtuar per kete figure historike, i cili nga Papatet e kohes u quajt “ Atlet i Krishtit”. Te dielen me 24 shtator, do te jete darka e Heroit, siē eshte emertuar mbremja, qe do te kete ne gjirin e saj shume personalitete shqiptare dhe Amerikane, perfshi edhe Presidentin e Republikes, Alfred Moisiu, ku gjate ketyre dy diteve do te kete, po ne kete qender, edhe takimet me emigrantet shqiptar te Detroitit.

Nga Pjeter JAKU
Botues i revistes se permuajshme “Kuvendi”, qe del ne Detroit.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.