Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Oratoria ka shpesh inkonveniencen e atyre operave, muzika e te cilave pengon te degjohen fjalet; ketu jane fjalet qe pengojne te shihen mendimet.
--- Joubert

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 113 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .

Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".

Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.

E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .

Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
Politike :: Nano: S’bėhem vasal i Ramės, nis katharistin II nė bazė
Postuar nga: Albo

Politike Ish-kreu socialist kėrkon tė rikthehet. Nuk do bashkohet me grupin e PS

Nano: S’bėhem vasal i Ramės

“S’dal jashtė PS, do nis katarsisin 2 nė bazė”

Ish-kryetari socialist, Fatos Nano, vendosi dje tė dalė publikisht kundėr Edi Ramės. Nė njė deklaratė jo vizuale nė “Vizion Plus” ai deklaroi: “Nuk mund tė shėrbej nė asnjė moment dhe pėr asnjė shkak si vasal i Edvin Ramės”.

Kjo deklaratė e tij e cituar vetėm nga gazetari nuk ėshtė shoqėruar me pamje tė Nanos, por ėshtė mbėshtetur nga deputetėt shumė pranė tij, Harasani, Idrizi dhe Balla.

Aksioni
Nė ditėt e ardhshme, burime shumė pranė ish-kreut socialist, pohojnė se Nano do tė dalė me njė platformė, nė tė cilėn do tė motivojė tė gjithė lėvizjen e tij brenda PS-sė pėr njė opozitė ndryshe. Tė njėjtat burime thonė se Nano do tė nis takimet me bazėn. Ish shefi i socialistėve, nuk duroi dot mė gjatė pėr kėtė ēėshtje, duke dashur tė fillojė tė ashtuquajturin “Katarsis 2”. Por kėtė herė, me shumė mė pak mbėshtetės sesa kur bėri tė parin nė vitin 1999. Ndėrsa ka mė shumė se njė vit qė nuk ka dalė asnjėherė nė krah tė lėvizjeve tė PS, Nano sipas burimeve, do t’i sqarojė bazės se pse nuk e ka bėrė kėtė gjė. Ai dy herė ka shkuar nė parlament, dhe asnjėherė nė mbledhjet e forumeve partiake. Lėvizja e Nanos nė kėtė moment, mund tė shėrbejė edhe pėr Berishėn, i cili, ka deklaruar kohė mė parė se do tė sigurojė votat pėr presidentin. Eshtė folur qė herėt qė Nano mund tė ishte njė nga kandidaturat. Me votat qė i janė bashkuar nga grupi i PS, ai ndoshta do tė synojė postin e kreut tė shtetit, por duke mos pasur votat e deputetėve tė tjerė tė PS. Ndėr njerėzit qė e kanė mbėshtetur, janė pikėrisht ata qė i ka pėrfshirė vetė Nano si deputetė, madje tre njerėzit me tė cilėt mban kontakte: ish drejtori i KESH Andis Harasani, ish drejtori i Doganave Shpėtim Idrizi, dhe ish shefi i tij i protokollit Taulant Balla.

Grupi
Ish-kreu i selisė rozė do tė dalė jashtė grupit parlamentar socialist, duke lėnė tė hapur kėshtu mundėsinė qė atij t’i bashkohen edhe deputetė tė tjerė socialistė, por dhe nga parti tė tjera tė majta, tė cilėt nuk janė dakord me mėnyrėn e tė bėrit opozitė nga Edi Rama. Nano, do tė kėrkojė tė bėjė njė opozitė ndryshe, duke dhėnė alternativa pėr ēėshtjet specifike qė maxhoranca do tė ēojė nė Parlament. Burime pranė ish-kreut socialist pohojnė se ky veprim i Nanos nuk ka tė bėjė me daljen e tij nga Partia Socialiste, tė cilėn e ka themeluar vetė dhe e ka drejtuar prej 15 vjetėsh, por pėr njė luftė politike tė tij me alternativa brenda PS-sė. Deputetėt pranė tij, Balla, Harasani, Idrizi, Lamaj pohojnė se mėnyra se si Edi Rama ka drejtuar PS dhe ka organizuar bėrjen e opozitės nuk ishin ato qė ata kishin shpresuar kur ai erdhi dhe u mbėshtet nga tė gjithė nė krye tė PS.



Ēfarė thonė deputetėt qė janė skicuar nė listėn “Nano”

Pro nismės “Nano” vetėm pesė deputetė, tė tjerėt: Jemi me PS

Deputetėt shumė pranė ish-kreut socialist pohuan dje pėr gazetėn “Panorama” se janė rreth 14 deputetė socialistė, tė cilėt kanė pėrkrahur nismėn e ish-kreut socialist pėr njė katarsis nė PS. Lista e deputetėve ka brenda saj jo vetėm deputetėt shumė pranė Nanos, tė cilėt kanė deklaruar publikisht dje pėrqafimin e nismės sė ish-kreut socialist, por dhe deputetė tė tjerė, tė cilėt nuk kanė shfaqur deri mė sot pakėnaqėsi ndaj drejtimit tė Partisė Socialiste nga Edi Rama. Lista, pėrveē emrave tė Idrizit, Ballės, Harasanit dhe Lamaj pėrmban dhe emrat e Arben Malajt, Paulin sterkajt, Besnik Dervishit, Luan Memushit etj. Gazeta “Panorama” kontaktoi me tė gjithė deputetėt qė figuronin nė listė dhe rezultoi se shumica e tyre nuk kanė dhėnė asnjė pozicionim pro Nanos pėr shkėputje tė tij nga grupi parlamentar. Shumė tė tjerė e kanė kundėrshtuar nismėn.

Arben Malaj
Unė kam bėrė kontratė me PS-nė, as me Fatos Nanon dhe as me Edi Ramėn. Nuk kam ndėrmend tė largohem nga grupi parlamentar socialist.

Paulin Sterkaj
Unė nuk e tradhtoj PS-nė dhe kryetarin legjitim tė saj Rama. Nano duhet tė vijė tek unė, tė rrahim mendimet me njėri-tjetrin, se ai ėshtė deputet i thjeshtė si dhe unė, dhe pastaj tė na thotė se ēfarė do tė bėjė. Unė mendoj se loja e madhe qėndron tek vizita e Berishės nė Turqi, i cili po futet nė vorbullėn e shitjes sė Telekomit, tė cilit i duhet kjo zhurmė mediatike.

Flamur Hoxha
Unė nuk di gjė, nuk kam folur dhe nuk kam futur veten time nė ndonjė listė. Nuk di se mund tė ndodhė nė tė ardhmen.

Luan Memushi
(nuk ėshtė pėrgjigjur nė telefon)

Andis Harasani
Deklarata e zotit Nano pėr mėnyrėn se si PS ėshtė drejtuar deri tani nga kryetari aktual ,Edi Rama, pėr zhvendosjen e disa figurave tė PS dhe afrimin e disa figurave tė tjera nė PS-sė dhe pėr njė mungesė tė demokracisė sė brendshme nė PS.
Ēdo lėvizje e zotit Nano besoj se do sjellė njė rikompozim tė forcave nė Parlament dhe detyrimisht do tė sjellė njė riformatim tė tė gjithė krahut tė majtė. Unė jam i sigurt se nė ēdo nismė tė ndėrmarrė nga zoti Nano atij i janė bashkuar vlerat mė tė mira tė PS-sė edhe besoj se dhe kėtė radhė do tė ndodhė kėshtu.

Stefan Ēipa
(nuk ėshtė pėrgjigjur nė telefon)

Shpėtim Idrizi
Ne duhet tė bėnim njė opozitė krejt ndryshe, njė opozitė me alternativa. Nė kėtė kuptim e gjej me vend deklaratėn e zotit Nano, i cili tė mos harrojmė ėshtė lideri historik i PS-sė, ėshtė personi qė ka vendosur shumė standarde nė politikėn shqiptare, ėshtė njeriu qė shumė herė me vizionin e tij liberalizues dhe moderator ka arritur tė vendosė dhe tė bėjė akorde shumė tė mėdha nė shėrbim tė vendit. Nė kėtė kuptim unė e mbėshtes nismėn e zotit Nano dhe mendoj se kjo nismė ėshtė brenda PS-sė, sepse vjen pikėrisht nga lideri shpirtėror i saj dhe nga lideri historik.
Mendoj se kėtė nismė do ta pėrshėndesim dhe do ta pėrkrahin edhe shumė deputetė tė tjerė tė PS-sė.

Elmaz Sherifi
(nuk ėshtė pėrgjigjur)

Rajmonda Stefa
Nuk kam kontaktuar me Nanon, por e shoh nismėn e tij si njė lėvizje brenda Partisė Socialiste qė ai ka themeluar dhe brenda grupit parlamentar socialist. Nuk besoj se Nano do tė dalė jashtė grupit tė PS, por do tė punojė brenda tij.

Vangjel Tavo
(nuk ėshtė pėrgjigjur nė telefon)

Durim Hushi
Jam kontaktuar nga njerėzit shumė pranė Nanos. Nuk i kam kthyer asnjė pėrgjigje. Nuk ka njė ide tė qartė se ēfarė do tė bėjė. Por sidoqoftė, si ideja pėr parti tė re ashtu dhe ideja e grupit parlamentar, nuk do tė pėrkrahen nga unė. Unė e kam partine time. Nano ėshtė i mirėpritur tė konkurrojė brenda PS-sė.

Taulant Balla
Tashmė ėshtė e qartė qė Nano ka nisur njė lėvizje tė tij, qė ėshtė njė katalizator i shėndoshjes sė gjendjes nė PS, i cili ėshtė ndikuar nga zoti Rama dhe prandaj mendoj se tė gjithė socialistėt duhet ta mbėshtesin kėtė lėvizje, qė pėr mua ėshtė njė lloj katarsis. Ne duhet tė tregojmė njė opozitė mė tė fortė me Berishėn dhe pėr kėtė edhe lėvizja e zotit Nano ėshtė pėr njė opozitė mė efektive. Nano, si lideri historik i kėsaj partie, nė asnjė moment nuk mund tė kuptohej jashtė PS-sė.

Besnik Dervishi
Nuk kam dijeni pėr kėtė iniciativė dhe nuk dua tė pėrgjigjem.

Durim Lamaj
Kjo ėshtė njė nismė nė tė cilėn janė bashkuar disa deputetė qė mendojnė pėr njė opozitė ndryshe nė PS. Lista ėshtė me 15 emra, deputetė me kontribute nė PS. a.l


Lista e deputetėve

Shpėtim Idrizi pro nismės
Andis Harasani pro nismės
Durim Lamaj pro nismės
Flamur Hoxha kundėr nismės
Durim Hushi kundėr nismės
Arben Malaj kundėr nismės
Rajmonda Stefa pro nismės
Paulin Sterkaj kundėr nismės
Luan Memushi nuk gjendet
Besnik Dervishi kundėr nismės
Elmaz Sherifi nuk gjendet
Stefan Ēipa nuk gjendet
Vangjel Tavo nuk gjendet
Taulant Balla pro nismės



Ish-kreu socialist bėn deklaratėn rifutje nė lojėn politike

Nano: Rama, adoptim i modelit berishian

Edi Rama ka adaptuar modelin mė tė keq berishian. Ish-kreu socialist, Fatos Nano, ka dalė vetė dje para mediave, pa sms dhe ka atakuar kreun aktual tė selisė rozė, por dhe drejtuesit e opozitės.

Nano ka akuzuar drejtimin e sotėm tė PS-sė si drejtim pa vizion, i cili nė thelb ėshtė vetėm imitim i politikės sė vjetėr. “Ēėshtja ėshtė qė partia nė radhė tė parė dhe opinioni tė kuptojė se ajo qė po ndodh pas 3 korrikut ėshtė riprodhimi i modelit berishian nė gjithė politikėn shqiptare dhe shqetėsimi im parimor ėshtė se kjo po degradon opozitėn”, deklaroi Nano. Ish-kreu socialist pėrgėnjeshtroi opinionet se bėrja e tij prezent nė kėtė kohė ka tė bėjė me ambicien e tij pėr president. “Nuk ėshtė nė axhendėn time njė iniciativė qė ka tė bėjė me prekjen e Kushtetutės dhe qė lidhet me zgjedhjet presidenciale”, tha Nano.
Ish-kreu socialist e krahasoi mėnyrėn e drejtimit tė PS-sė njė imitim tė modelit Berisha, me anėn e tė cilit nuk mund tė arrish gjėkundi. “Berisha ekziston dhe nuk mund tė neutralizohet duke e imituar, prandaj degradimi i Partisė Socialiste nė modelin mė tė keq qė po bėn Edi Rama, me njė koalicion berishkash, tė cilėt po administrojnė interesat personale, nuk mund tė premtojė asgjė, jo vetėm pėr masėn e madhe tė progresistėve tė sė majtės dhe tė qendrės, por ai rrezikon tė ardhmen e vendit, stabilitetin e tij”, tha Nano. Vetėm njė vit pas dorėheqjes sė tij, ish-kreu socialist vendosi tė rikthehet nė politikė, duke nxjerrė gabimet e drejtimit tė PS-sė. Nano e ka konsideruar Partinė Socialiste njė vend ku konkurrohet me ide dhe alternativa, duke aluduar se ajo qė ofron tani PS-ja e drejtuar nga Rama nuk prodhon asgjė tė re. “Konkurrimi i alternativave tė bėhet pėrmes bashkėjetesės dhe jo konfliktit. Partia Socialiste nuk ėshtė njė udhėkryq shigjetash qė drejtohen nga qendra jashtė dhe qė nuk fabrikon asnjė gjė tė re, pėrveēse imitim modelesh tė vjetra. Eshtė njė komunitet njerėzor dhe shumė i gjallė, shumė aktiv, me shumė eksperiencė dhe me shumė kontribute pėr tė sotmen dhe pėr tė ardhmen e Shqipėrisė evropiane”, u shpreh Nano.

Konflikti

Ish-kreu socialist, i munguar pėr mėse njė viti nė politikėn shqiptare, sheh se konflikti i vjetėr mes PD-sė dhe PS-sė gjatė kėsaj periudhe vetėm sa ėshtė institucionalizuar dhe kjo kėrkon njerėz tė moderuar. “Mua mė shqetėson institucionalizimi i njė konflikti tė egėr dhe tė vjetėr nė politikėn shqiptare. Unė besoj se marrėveshja mė e fundit midis pėrfaqėsuesve tė moderuar kėrkon investimin e autoriteteve kryesore tė tė dy kampeve dhe konsolidimin e saj me njė pakt mė tė gjerė se sa kaq dhe tė garantojnė njė bashkėjetesė politike dhe institucionale, sidomos pėr ēėshtjet e integrimit tė vendit”, tha Nano. Ish-kreu e selisė rozė i sheh tashmė ndryshe marrėdhėniet pozitė-opozitė, duke bėrė dhe korrigjimet e asaj qė po ndodh aktualisht nė politikėn shqiptare. “Bashkėjetesa politike dhe institucionale arrihet duke mbrojtur institucionet demokratike tė ngritura dhe duke mėnjanuar ēakejtė, apo konet e vogla qė lehin nė sabah dhe prandaj nė demokraci nuk mund tė bėhet fjalė as pėr armiq, as pėr kundėrshtarė qė rrėzohen. Kundėrshtarėt alternohen duke i konsoliduar imazhin demokratik vendit”, deklaroi Nano para mediave.


Perjashtimi
Ish-kreu socialist ironizon idenė e pėrjashtimit tė pėrkrahėsve tė tij nga forumet e PS-sė, duke i konsideruar si provokime. “Kjo besoj se do tė ishte njė hap shumė i gabuar, qė njė tufė njerėzish apo qeniesh tė shkurtra apo tė gjata, qė do tė donin tė aplikonin modelin “Berisha” nė Partinė Socialiste, tė mbyllura nė zyra tė paajrosura dhe tė mykura, tė provokonin PS-nė me largime pėrfaqėsuesish”, tha Nano.

Presidenti
Ish-kreu socialist hodhi poshtė opinionet e shprehura se lėvizjet e tij synojnė postin e presidentit vitin e ardhshėm, tė cilat mund tė nisin me ndryshimet nė Kushtetutė. “Nuk ėshtė nė axhendėn time njė iniciativė qė ka tė bėjė me prekjen e Kushtetutės dhe qė lidhet me zgjedhjet presidenciale”, tha Nano.

Marreveshja
Nano pėrshėndet arritjen e marrėveshjes PD-PS, si produkt tė njerėzve tė moderuar brenda kėtyre dy partive, duke aluduar kėtu pėr Bamir Topin dhe Ben Blushin, tė cilėt nuk pėrkrahen nga drejtuesit e partive tė tyre. “Unė besoj se marrėveshja mė e fundit midis pėrfaqėsuesve tė moderuar kėrkon investimin e autoriteteve kryesore tė tė dyja kampeve dhe konsolidimin e saj me njė pakt mė tė gjerė se sa kaq”, tha Nano.


Reagon ashpėr anėtari i kryesisė sė Partisė Socialiste

Braēe: Jashtė PS-sė kush del jashtė axhendės sė saj

Kush del jashtė axhendės sė PS do tė jetė jashtė saj. Anėtari i kryesisė sė PS-sė, kryeredaktori i gazetės sė PS-sė “Zėri i Popullit” Erion Braēe, reagoi menjėherė dje pas deklaratave tė Nanos dhe pėrkrahėsve tė tij. “Cilido qė del jashtė kėsaj axhende tė shkurtimit tė mandatit tė Sali Berishės, do ketė veten jashtė Partisė Socialiste qė tani. Nuk do ketė asnjė lloj hezitimi pėr tė ndėshkuar kėtė sherrnajė tė re brenda PS-sė. Unė mendoj se fatet e socialistėve nuk luhen nė ruletė”, u shpreh Braēe. Sipas anėtarit tė kryesisė sė PS-sė, i cili nė mbledhjen e mbrėmshme tė kryesisė ka kėrkuar marrjen e masave drastike ndaj deputetėve tė PS-sė, qė kanė kundėrshtuar mėnyrėn e drejtimit nga ana e Edi Ramės, “PS nuk mund tė funksionojė sipas tekave, pėrndryshe ne do tė duhet t’u pėrgjigjemi tekave nga Vermoshi nė Konispol. Kam dėgjuar axhendat e 3 deputetėve, qė nuk pėrputhen me axhendėn e opozitės dhe jam kundėr tyre, dhe nė rast se dhe Nano ka njė tė tillė, ndaj saj jam kundėr”, tha Braēe. Deklarata e Braēes bėhet njė ditė pasi ish-kryesocialisti Nano dhe mbėshtetės tė tij deklaruan angazhimin nė njė lėvizje brenda PS-sė, me qėllim reformimin e kėsaj partie dhe bėrjen e njė politike opozitare realiste. Duke komentuar deklarimet e njė dite mė parė, tė bėrė nga disa deputetė tė PS-sė, mes tė cilėve Shpėtim Idrizi, Andis Harasani dhe Taulant Balla, tė cilėt u shprehėn nė mbėshtetje tė lėvizjes sė ish-kreut socialist Nano, anėtari i kryesisė socialiste tha se deklarimet e kėtyre deputetėve nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me axhendėn zyrtare tė PS-sė. ”Unė jam kundėr qėndrimeve tė tilla”, tha Braēe. Njė nga mbėshtetėsit e ish-kreut socialist, deputeti Taulant Balla, u shpreh se do tė mbėshtesė lėvizjen e Nanos, duke e cilėsuar atė jo si shkėputje nga kjo parti, por si njė lėvizje brenda PS. “Eshtė njė lėvizje, e cila synon tė fuqizojė Partinė Socialiste dhe kjo parti tė bėjė opozitėn qė duhet”, tha deputeti Balla. Sipas tij, kjo lėvizje nėnkupton riformatimin e energjisė sė opozitės, duke e cilėsuar kėtė lėvizje tė mbėshtetur brenda radhėve tė PS-sė.




Kreu i selisė rozė injoron deklaratat e Nanos

Rama: Nano po i bėn fresk Berishės, s’ka mė telenovela

[I]Telenovelat kanė mbaruar. Cilido ėshtė i mirėpritur tė bashkėpunojė pėr tė rrėzuar Sali Berishėn.

Kreu socialist, Edi Rama, i ėshtė pėrgjigjur menjėherė deklaratave tė ish-kreut socialist Fatos Nano dhe deputetėve tė tij pėrkrahės. “Nuk kam absolutisht asnjė lloj emocioni qė tė adresohem nė ēėshtje qė nuk na japin asnjė gjė tė re dhe asnjė gjė mė shumė nė procesin tonė pėr tė garantuar fitore. Ėshtė i mirėpritur kushdo qė bashkėpunon pėr tė rrėzuar kėtė qeveri, ashtu sikundėr nuk ndalojmė askėnd t’i bėjė fresk Kryeministrit aktual”, tha zoti Rama. Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, deklaroi gjatė njė prononcimi pėr mediat, se axhenda e opozitės ėshtė e patjetėrsueshme, dhe e pandryshueshme nga asnjė lloj faktori tjetėr atmosferik. Qėndrimi i kreut socialist Rama vjen pas deklaratės sė ish-kryetarit tė PS-sė Nano, se kryetari aktual i PS-sė, Edi Rama, po adopton modelin e keq dhe tė papranueshėm pėr progresistėt e majtė. Nė njė mbledhje me kryetarėt e partive opozitare, ku nuk ėshtė prekur ēėshtja Nano, ėshtė diskutuar rreth bashkėpunimit tė tyre opozitar pėr reformėn zgjedhore dhe pėrgatitjeve qė ata duhet tė bėjnė pėr fushatėn zgjedhore pėr pushtetin vendor. Pas mbledhjes sė kryetarėve tė partive opozitare, Rama ripėrsėriti qėndrimin e opozitės pėr tė fituar zgjedhjet e pushtetit vendor dhe provokimin e zgjedhjeve tė parakohshme nė 2007. “Opozita ėshtė tėrėsisht e pėrqendruar tek i vetmi objektiv qė ka, tė fitojė zgjedhjet vendore, tė provokojė zgjedhje tė pėrgjithshme duke mos e zgjedhur Presidentin e Republikės, dhe tė arrijmė qė t’i japim Shqipėrisė njė alternativė qeverisėse”, u shpreh Rama. Kreu socialist u pėrgjigj se ndjehet i privilegjuar mes mijėra socialistėve progresistė dhe aspak i rrezikuar nga rifutja e Nanos nė lojėn politike. “Ndihem i privilegjuar qė jam nė shėrbim tė qindra, mijėra socialistėve, progresistėve dhe qytetarėve tė kėtij vendi qė duan njė Shqipėri ndryshe moderne dhe evropiane. Nuk kam absolutisht asnjė lloj emocioni qė tė adresohem nė ēėshtje qė nuk na japin asnjė gjė tė re dhe asnjė gjė mė shumė nė procesin tonė pėr tė garantuar fitore. Eshtė i mirėpritur kushdo qė bashkėpunon pėr tė rrėzuar kėtė qeveri, ashtu sikundėr nuk ndalojmė askėnd t’i bėjė fresk kryeministrit aktual”, tha zoti Rama. Kreu i partisė mė tė madhe opozitare paraqiti axhendėn e opozitės pėr zgjedhjet vendore. “Opozita ka njė axhendė tėrėsisht tė faktuar, njė axhendė, e cila ėshtė e koordinuar me tė gjithė partnerėt e opozitės sė bashkuar, bazuar nė lidhjen e ngushtė jo vetėm me zgjedhėsit tanė, por edhe me tė gjithė ata simpatizantė apo tė zhgėnjyer nga qeveria e sotme, tė cilėve ne do t’u kėrkojmė votėn. Ne sot u mblodhėm pėr tė pėrcaktuar njė sėrė modalitetesh, lidhur me ngritjen e strukturave tė pėrbashkėta pėr zgjedhjet e ardhshme vendore, pėr tė pėrcaktuar tė gjithė hapat konkret nė mbėshtetje tė procesit tė reformės zgjedhore, si dhe pėr tė dhėnė porositė pėrfundimtare lidhur me raportin qė opozita e bashkuar do tė paraqesė nė Bruksel”, tha Rama.

Kreu i LSI-sė i kėrkon Nanos tė bėjė mė shumė opozitė se tė gjithė

Meta: Opozita e vendosur tė rrėzojė Berishėn
“S’ka kartona qė e shpėtojnė Sali Berishėn vitin e ardhshėm”


tirane-Asgjė e re nė horizont. Axhenda jonė ėshtė e qartė, nėse dikush ka axhendė tjetėr, le ta bėjė publike. Kreu i LSI-sė, Ilir Meta ka reaguar ndaj deklarimeve tė ish-kreut socialist, Fatos Nano, dhe kėrkoi qė tė gjithė tė bėjnė opozitė ndaj Berishės. “Tė gjithė ata qė janė nė opozitė tani e kanė njė axhendė, njė program, qė ėshtė programi dhe axhenda e bashkėpunimit ndėrmjet forcave politike tė opozitės. Dhe tė gjithė janė tė ftuar tė bėjnė mė shumė opozitė se ne ndaj Sali Berishės”, tha Meta. Kreu i LSI-sė nė sintoni me kreun socialist, Edi Rama, u shpreh se objektiv i opozitės ėshtė fitorja e zgjedhjeve vendore dhe provokimi i atyre tė pėrgjithshme. “Tashmė opozita ka njė axhendė shumė tė qartė dhe ka njė axhendė tė vetme, e cila ėshtė bėrė publike dhe qė synon fitoren bindėse nė zgjedhjet e ardhshme vendore, e cila synon vendosjen e legjitimitetit tė Parlamentit aktual, pėr zgjedhjet e pėrgjithshme vitin e ardhshėm dhe njėkohėsisht pėrmbushjen e atij misioni tė ndėrprerė disa vjet mė parė nga e majta, pra e integrimit evropian tė vendit”, deklaroi Meta. Duke dashur t’u pėrgjigjet akuzave tė Nanos pėr mėnyrėn e bėrjes sė opozitės nga drejtuesit e saj, Meta pėrmendi marrėveshjen e arritur mes PS-PD-sė, duke i dhėnė tė drejtė opozitės nė kėrkesat e saj. “Nė kėtė drejtim nė muajt e fundit opozita ka treguar se po e forcon bashkėpunimin e saj, kohezionin dhe veprimin e saj politik dhe ka disa arritje tė rėndėsishme qė ka tė bėjė me marrėveshjen pėr zgjedhjet qė verifikoi edhe njėherė drejtėsinė e opozitės. Shpreh bindjen se sot nė tė gjitha planet opozita ėshtė shumė herė mė e fortė si mė parė dhe njėkohėsisht jam i bindur se nė kėtė rritje tė kredibilitetit tė saj politik do ta konfirmojė edhe nė zgjedhjet e ardhshme pėr pushtetin vendor”, tha kreu i LSI-sė. Meta u shpreh i bindur se qeveria e Berishės do tė bjerė vitin e ardhshėm me rastin e zgjedhjes sė Presidentit tė Republikės. “Nuk ka kartona qė e shpėtojnė Sali Berishėn nga fati i tij vitin e ardhshėm. Eshtė keqqeverisja e tij e mbrapshtė ajo qė do e ndajė atė nga shumica”, deklaroi Meta. Kreu i LSI-sė, duke folur dhe pėr dyvjetorin e krijimit tė LSI-sė, si forcė politike, u shpreh se humbja e 3 korrikut e tė majtės, pas manipulimit tė votės sė lirė, zgjedhjet e ardhshme premtojnė tė jenė tė lira dhe tė ndershme. “Pavarėsisht nga tragjedia qė ndodhi nė 3 korrik pėr shkak tė mega-Dushkut dhe manipulimit tė votės, unė jam i bindur qė pas njė viti ėshtė e qartė se beteja jonė pėr zgjedhjet e lira dhe tė ndershme po kurorėzohet me sukses”, tha Meta.

Drejtuesit e sė majtės kundėr qėndrimit tė Nanos

Drejtuesit e partive tė majta e kanė konsideruar reagimin e Fatos Nanos, jo me vend pėr momentin politik. Skėnder Gjinushi dhe Neritan Ceka u shprehėn se secili tė luajė rolin e tij nė politikė. “Ēdo socialist dhe aq mė tepėr ata qė kanė kontribut tė madh nė PS janė tė interesuar, qė e majta tė jetė e bashkuar dhe asnjė prej tyre nuk do tė bėnte lojėn, qė mandatin e vet ta pėrdorte pėr zgjatjen e mandatit tė kryeministrit Sali Berisha”, tha kreu i PSD-sė Skėnder Gjinushi. Ndėrsa kreu aleancist, Neritan Ceka, u shpreh kundėr kėsaj lėvizjeje, duke e vlerėsuar atė si kapitull tė mbyllur. Sipas Cekės, kjo nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse njė aventurė dhe nuk beson se Nano mund tė ndėrmarrė njė iniciativė tė tillė. Madje Ceka vlerėson atė me lėvizjet e fundit tė bėra nga Partia Demokristiane pėr tė zgjeruar grupin parlamentar. Kreu aleancist shprehet i vendosur qė Nano nuk duhet tė kthehet nė politikė pėr tė mirėn e tė majtės.

Kortezi e Panorama


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.