Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Gruas i duhet te zgjedhe: me nje burre qe pelqehet nga femrat, ajo nuk eshte e qete. Me nje burre qe nuk duhet nga femrat, ajo nuk eshte e lumtur.
--- Anatol France

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 86 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Lajme :: Parlamenti Evropian miraton marėveshjen me Shqipėrinė
Postuar nga: Albo

Lajme Parlamenti Evropian miraton marrėveshjen

Votohet MSA-ja, premtohet liberalizim vizash

Parlamenti Evropian miraton me shumicė votash marrėveshjen e MSA-sė me BE-nė, duke i hapur rrugė ratifikimit tė saj nga 25 shtetet anėtare.

Dje nė Strasburg, pas njė diskutimi nė njė seancė parlamentare, eurodeputetėt dhanė pėlqimin e tyre pėr tė kaluar miratimin e MSA-sė me Shqipėrinė. Ata kanė miratuar njė rezolutė, nė tė cilėn do t’i shpėrndahet tė 25 vendeve anėtare tė BE-sė. Ndėrkohė qė njė dritė jeshile pritet tė jetė lehtėsimi i regjimit tė vizave me Shqipėrinė. Tani pas kėtij votimi pritet qė shtetet anėtare tė ratifikojnė Marrėveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-nė.

Raportimi

Diskutimet nė Parlamentin Evropian i hapi deputeti Hendrik Ilves, i cili mban postin e zv.kryetarit tė komisionit tė Jashtėm me BE-nė dhe ėshtė pėrfaqėsues i KE-sė pėr MSA-nė me Shqipėrinė. Hartuesi i raportit pėr Shqipėrinė, Ilves, sipas BBC-sė, nė kėtė debat parlamentar kėrkoi qė tė eliminohet njė herė e mirė sistemi i Dushkut. Parlamenti Evropian, Presidenca finlandeze, si dhe Komisioni Evropian e cilėsuan mbajtjen e zgjedhjeve tė ardhshme lokale nė Shqipėri si gurin e provės nė afrimin e Shqipėrisė me BE-nė. Presidenca finlandeze pohoi se mbeten ende shumė reforma pėr t’u kryer nė vend, sidomos pėr sa i takon administratės, ligjit tė Pronave, lirisė sė shtypit. Komisioneri i KE, Oli Rehn, nė fjalėn e tij ka vlerėsuar marrėveshjen e arritur disa ditė mė parė ndėrmjet pozitės dhe opozitės pėr ēėshtjen e reformave, veēanėrisht asaj zgjedhore. “Jam shumė i kėnaqur qė PE-ja po i kushton njė kohė tė tillė implementimit tė marrėveshjes sė MSA-sė me Shqipėrinė dhe mbėshtetjen, si dhe integrimin e saj. Pėr sa i pėrket procesit zgjedhor shohim se ka njė maturi politike. Ne pėrsėrisim se diskutimet mbi reformėn zgjedhore duhet tė marrin parasysh rekomandimet e bashkėsisė ndėrkombėtare. Ua kam bėrė tė qartė qeveritarėve shqiptarė, publikut shqiptar, sepse gjithēka varet nga implementimi me sukses i MSA-sė dhe standardeve evropiane”, deklaroi Rehn. Sipas tij, “BE-ja ėshtė dakord me pėrpjekjet e qeverisė pėr tė luftuar krimin e organizuar, kjo pėrpjekje duhet bėrė pa prekur tė drejtat themelore te njeriut”. Deputetėt evropianė gjatė diskutimeve tė tyre nuk harruan tė kujtojnė edhe detyrimet e Shqipėrisė, tė cilat janė krijimi i njė kulture politike, ku tė ketė tė paktėn kompromise minimale, evitimi i kulturės konfrontuese politike, mė shumė punė pėr tė luftuar krimin e organizuar dhe trafiqet, pėrmirėsimi i sistemit zgjedhor dhe situatės sė medias. Por mbi tė gjitha u tha se do tė vėzhgohem me vėmendje zgjedhjet lokale, tė cilat do tė duhet tė dėshmojnė se Shqipėria mund tė organizojė proces zgjedhor sipas standardeve ndėrkombėtare. Pėrfaqėsuesja e Presidencės finlandeze, ministrja e Zhvillimit, Paula Lehtomaki, ka bėrė thirrje pėr vazhdimin e reformave edhe nė fushėn e lirisė sė mediave dhe respektimit tė shtetit tė sė drejtės. Por ajo ėshtė shprehur se atmosfera politike nė Shqipėri ėshtė shqetėsuese dhe pėrbėn njė frenim serioz ndaj reformave tė reja.


Regjimi i vizave

Njė nga temat e rėndėsishme ka qenė ajo e liberalizimit tė vizave tė Shqipėrisė me vendet e BE-sė. Disa nga parlamentarėt kanė kėrkuar realizimin e lehtėsimit tė procedurave. “Jam dakord me eurodeputetėt qė mbėshtesin lehtėsimin e vizave me Shqipėrinė. Jam i kėnaqur qė Presidenca finlandeze dėshiron t’i japė zgjidhje konkrete kėsaj ēėshtjeje. Shpresoj se lehtėsimi i vizave do tė negociohej shumė shpejt dhe kjo do tė ndihmojė kėrkuesit, studentėt, akademikėt, tregtarėt dhe tėrė dhe tėrė shoqėrinė shqiptare pėr tė prekur BE-nė”, deklaroi Oli Rehn. Nė raport theksohet se qeveria shqiptare duhet tė modernizojė ligjet fiskale, duke i pėrshtatur me legjislacionin e vendeve tė BE-sė. Nė mėnyrė tė veēantė, duhet tė shikohet me pėrparėsi pėrmirėsimi i legjislacionit pėr doganat, nė mėnyrė qė tė rritet efikasiteti i administratės nė luftėn kundėr korrupsionit. Nė kėtė debat parlamentar ka qenė i pranishėm vetėm ambasadori shqiptar, Artur Kuko.


Sali Berisha
Kryeministri e cilėson kėtė votim si njė ngjarje historike pėr pėrpjekjet e mėdha tė shqiptarėve pėr tė realizuar ėndrrėn e tyre tė integrimit. “Ky votim, qė ēel siparin e ratifikimeve tė MSA-sė nga Parlamentet e vendeve anėtare, shton detyrimin ndaj institucioneve shqiptare, forcave politike dhe gjithė shoqėrisė shqiptare pėr tė zbatuar me vendosmėri tė gjitha pikat e kėsaj kontrate tė shqiptarėve me Evropėn”, u shpreh kryeministri.

Jozefina Topalli
Sfida fillon tani. Ky nuk ėshtė momenti pėr t’i pakėsuar pėrpjekjet. Kjo do tė thotė mė shumė pėrgjegjėsi nga klasa politike shqiptare pėr synimin madhor, anėtarėsimin nė BE. Si kryetare e Kuvendit falėnderoj edhe njė herė Parlamentin Evropian pėr mbėshtetjen dhe gjej rastin tė ftoj tė gjitha partitė politike pėr maturi, vullnet politik, angazhim e pėrkushtim nė sfidat e reja qė na presin nė kėtė qėllim ambicioz.

Edi Rama
Partia Socialiste, si promotore e nėnshkrimit tė saj, pėrshėndet ratifikimin e Marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit nga Parlamenti Evropian. Opozita kėrkon konsensus, bashkėpunim, rezultate pėr zbatimin e MSA-sė dhe jo konflikt dhe mungesė rezultatesh. Opozita i ėshtė mirėnjohėse Parlamentit Evropian, qė nėnvizoi njėzėri ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me standardet.

Ilir Meta, LSI
Miratimi nga Parlamenti Evropian i MSA-sė me Shqipėrinė shėnon njė moment tė ri nė rrugėn e formalizimit dhe zbatimit tė MSA-sė dhe hap rrugėn pėr ratifikimin e tij nga Parlamentet e vendeve anėtare. Miratimi i MSA-sė nga Parlamenti Evropian rrit pėrgjegjėsinė e qeverisė aktuale nė realizimin e reformave qė kėrkon zbatimi i marrėveshjes. LSI rithekson angazhimin pėr tė dhėnė kontributin konstruktiv nė procesin e thellimit tė reformave qė kėrkon procesi i integrimit.



Deklarata nė Parlamentin Evropian

Pack: Shqipėrisė i duhen politikanė seriozė

Eurodeputetja, Doris Pack, nė fjalėn e saj nė sallėn e Parlamentit Evropian theksoi se “Shqipėrisė i duhen politikanė seriozė”, duke theksuar nė tė njėjtėn kohė se ende nuk ėshtė zgjidhur ēėshtja me zgjedhjet”. Sipas saj problem mbetet ēėshtja e listės sė zgjedhėsve dhe kėrkohet njė bashkėpunim mes pozitės dhe opozitės pėr kėto ēėshtje. Ajo ngulmoi se politikanėt shqiptarė duhet t’i zgjidhin vetė problemet dhe t’i japin fund ndėrhyrjes sė ndėrkombėtarėve pėr konfliktet ndėrmjet tyre.”E vlerėsoj marrėveshjen, por mendoj se ėshtė mė mirė qė klasa politike shqiptare tė gjejė konsensusin pa pasur nevojėn e ndėrhyrjes sė ndėrkombėtarėve”, deklaroi Pack. Gjithashtu ajo nėnvizoi se BE-ja ka dhėnė fonde pėr hartimin e regjistrit tė ri tė zgjedhjeve, i cili duhet qė tani tė jetė i saktė. Eurodeputetja ėshtė shprehur pro liberalizmit tė vizave pėr Shqipėrinė, duke kėrkuar lehtėsimin e kėtyre procedurave “burokratike”. Qėndrimi i saj pėr vizat ėshtė mbėshtetur dhe nga edhe disa eurodeputetė tė tjerė. Pėr ēėshtjen e statusit tė Kosovės, eurodeputetja gjermane kritikoi praninė e shumė delegacioneve dhe pėrfaqėsuesve tė BE-sė nė Kosovė qė vepronin tė shkėputur nga njėri-tjetri.

Kortezi e Panorama


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.