Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Fatkeqesia me e madhe eshte humbja e shpreses
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 97 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Njoftime :: Admirali shqiptar Pirro Rajca, pėrpiloi hartėn e Antarktidės qė mė 1513
Postuar nga: Skampa

Njoftime Admirali shqiptar, Pirro Rajsa kishte pėrpiluar njė hartė tė saktė tė Antarktidės, 300 vjet para se tė zbulohej kontinenti.

Nė 1929 nė arkivat e pallatit tė sulltanėve - Top Kapi- nė Stamboll, u gjet njė pergamen i vjetėr, i mbėshtjellė nė formė ruloni dhe krejt i mbuluar nga pluhuri. Pergamenit iu hoqėn vulat e mbylljes dhe para syve tė historianėve u shfaq njė dokument i ēuditshėm, njė hartė e plotė dhe e saktė e Antarktidės.

Historiani turk, Et‘hem Halili, e studioi me kujdes hartėn dhe deshifroi vulėn e firmėn e autorit tė kėtij dokumenti: Kryeadmirali dhe komandanti i flotės sė Perandorisė Turke, Pirro Rajs, viti 1513 ose 919 sipas kalendarit mysliman. Studimi i kujdesshėm i hartės tregoi se admirali kishte shfrytėzuar mbi 20 burime paraardhėse dokumentesh. Nė njėrin nga mbishkrimet ai vėrtetoi se e kishte kopjuar hartėn, se ai e dinte shumė mirė qė Toka ėshtė e rrumbullakėt. Boshti i Tokės Jug-Veri ishte i zhvendosur me 5 gradė nga koha e tė dhėnave fillestare dhe Poli i Veriut e Poli i Jugut ndodheshin nė pozicione tė tjera nga ato tė tanishmet. Kėto tė dhėna shkenca mundi t‘i vėrtetonte nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė 20-tė, por si mundi shqiptari Pirro Rajs t‘i formulonte nė shekullin e 16-tė, nė njė kohė kur nė Evropė nuk kishte lindur akoma Galileu, Xhiordano Bruno, Koperniku etj., dhe kisha nuk lejonte as idenė se Toka mund tė ishte e rrumbullakėt.

Pirro Rajs (Rajca)

Pirro Rajs ishte njė feudal shqiptar, i cili u vu nė fund tė shekullit tė 15-tė nė shėrbim tė sulltanit si studiues hartografik, ku shkėlqeu nė kėtė fushė dhe u mbiquajt "arnauti" (shqiptari). Pėr rezultate tė shkėlqyera nė lundrim shumė shpejt mori titullin admiral dhe mė vonė u emėrua si kryekomandant i flotės luftarake perandorake. Udhėhoqi flotėn turke nė shumė beteja fitimtare nė Mesdhe, projektoi anije dhe pėrgatiti atlase qė u pėrdorėn gjatė 200 vjetėve nga lundruesit venecianė dhe norvegjezė, qė nė shekullin e 16-tė u pėrmblodhėn nė veprėn madhore "Kutabi Barine" dhe qė u pėrdor nė tė gjithė Evropėn.

Zbulimi i hartės sė Pirro Rajsit e futi shkencėn nė njė debat tė vėshtirė. Harta e admiralit shqiptar ėshtė shumė mė e saktė se harta e shekullit tė 20-tė pėr Antarktidėn. Nė hartė janė shėnuar me saktėsi kufijtė, kontinentet, malet, qafat, gjiret, lumenjtė e lagunat, qė sot janė tė mbushura me akull, janė pėrshkruar me hollėsi brigjet e Antarktidės Jugore. Vetėm me studime intensive u arrit nė vitin 1956 tė vėrtetohej se nė Antarktidė, nėn shtresėn kolosale tė akullit, dikur kanė rrjedhur lumenj dhe ka pasur lugina tė gjelbėruara. Kufiri i plotė i kontinentit u saktėsua pas studimesh tė shumta (pėrfshi dhe ato satelitore) nė vitin 1998. Punuan ekspedita tė fuqishme amerikane, franceze, gjermane dhe belge, tė pajisura me aparatura gjeofizike dhe sisteme kompjuterike tė fjalės sė fundit tė shkencės.

Dhe pėrfundimi:

Harta e admiralit shqiptar, e firmosur nė vitin 1513, ishte absolutisht e saktė. Si ėshtė e mundur? Shkencėtarėt anglezė thanė: "Njė rebus dinamik oriental", francezėt "Mistifikim" etj., por fakti mbeti i patundur. Me njė studim tė imėt mbi origjinėn e pergamenit dhe shkrimeve mbi hartė u vėrtetua autenciteti i saj. U arrit nė pėrfundim se harta ka qenė e madhe dhe se kjo ėshtė vetėm njė pjesė e saj, pjesa tjetėr ka humbur.

Historiani gjeografik, Ēarls Hepgud, ua dha njė kopje tė hartės studiuesve tė Specialistėve tė aviozbulimit tė SHBA-sė, pa iu thėnė se pėrse ishte fjala. Kėta ekspertė punuan me pėrgjegjėsi dhe arritėn nė kėtė pėrfundim: harta ėshtė pėrgatitur nga specialistė shumė kohė mė parė dhe pėr ta realizuar kishin pėrdorur metodat e gjeometrisė sferike. Harta ėshtė pėrgatitur pėrpara se kontinenti i Antarktidės tė mbulohej nga akulli. Njerėzit qė e kanė pėrgatitur kėtė hartė (dhe patjetėr harta tė tjera tė globit qė kanė humbur) duhet tė kenė pasur njohuri tė thella nė gjeometri, matematikė, astronomi, topografi dhe dispononin mjetet e duhura pėr zbatimin e kėtyre shkencave nė praktikė. Dhe kjo duhet tė ketė ndodhur 12000 vjet mė parė. Nga llogaritjet e sotme del se 15-20 mijė vjet mė parė polet e tokės kanė qenė nė njė pozicion tjetėr dhe Antarktida ka qenė njė kontinent i gjelbėruar, ndėrsa pjesėt e tjera tė globit tokėsor, tė mbuluara me akullin polar. Qytetėrimi njerėzor ishte nė njė nivel tė lartė dhe dihej se toka ishte e rrumbullakėt, dinin tė matnin diametrin e saj dhe tė kryenin llogaritje e projeksione ekuidistanciale. Nė hartėn e Pirro Rajsit ėshtė hequr drejtimi Jug-Veri, vija kalon nėpėr Asuan-Delta e Nilit dhe rrafshnaltėn e Gizės, ku mė vonė egjiptianėt ndėrtuan me saktėsi astronomike piramidat e famshme.

Shqiptari Pirro Rajs ka lėnė sqarimet e tij nė polet e hartės, ku shėnon se ka kopjuar dokumente tė vjetra tė para 1500-2500 vjetėve tė trashėguara nga Biblioteka e Aleksandrisė. Kėto dokumente kanė qenė tė kopjuara nga dokumente akoma mė tė vjetra, qė tė ēojnė deri nė 12000 vjet mė parė. Me shkatėrrimin e Bibliotekės sė Aleksandrisė shumė shkencėtarė mundėn tė fshehin dhe tė ruajnė harta e dokumente tė rėndėsishme qė ua linin trashėgim pasardhėsve. Shumė vonė ėshtė gjetur harta e Evropės Veriore, e cila datohet tė paktėn tė jetė 9 mijėvjeēare. Hulumtimet astronomike dhe klimatike, si dhe legjendat qė qarkullojnė nė popujt e lagunės sė Nilit, nė rrafshinėn e Judit, nė malet e Andeve etj., dėshmojnė se nė mijėvjeēarin XII-XI para erės sė re nė tokė ndodhi njė katastrofė globale, kataklizma, qė quhet pėrmbytja e Noes, pėr shkak tė ndryshimeve tė theksuara tė klimės, masat e akujve shkrinė dhe niveli i oqeaneve e deteve u rrit aq shumė sa pėrmbyti qendrat e banimit nė ultėsira. Duke pasur parasysh kėtė katastrofė natyrore, paraardhėsit e hershėm tė qytetėrimit morėn masa pėr ruajtjen, ndėr tė tjera dhe tė dokumenteve shkencore, tė cilat kopjoheshin dhe transmetoheshin brez pas brezi. Pas zbulimit tė hartės sė Pirro Rajsit kėrkimet shpunė dhe nė zbulimin e dy hartave tė tjera te ngjashme. Harta e dytė, e pėrpiluar nga Orontus Finus, gjeograf dhe matematikan italo-francez, ėshtė e vitit 1531 dhe tregon Antarktidėn tė lirė nga akulli. Sipas analizės, del se kjo hartė bazohet nė tė dhėna akoma mė tė vjetra se tė Pirro Rajsit. Harta e tretė e pėrgatitur nga akademiku Filip Buashe nė shekullin e 18-tė ėshtė po aq e saktė sa harta e pėrgatitur nė 1956 nga gjeofizikanėt modernė dhe e saktėsuar nga studimet satelitore. Kėto vėrtetojnė se kapitenėt e qytetėrimit super tė lashtė 12-15 mijėvjeēarė kanė kryer zbulime po aq tė mėdha e tė lavdishme sa edhe pasardhėsit e tyre tė kohėve moderne e ishin po aq tė zotė nė njohjen e botės e shfrytėzimin e shkencave dhe u lanė trashėgim qytetėrimeve pasardhėse (egjiptianėve, sumerianėve etj., njohuritė nė lundrim, astronomi, matematikė, ndėrtim, hartografi.

M. HABILI

Gazeta SHQIP
05-09-2006


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.