NĖNĖ TEREZA, aty ku fillon dashuria pėr njerėzimin
Me rastin e 96 vjetorit tė lindjes sė shqiptares sė madhe
Qė kur Nėnė Tereza ndėrroi jetė nė vitin 1997, nė ēdo pėrvjetor tė lindjes apo tė ditės kur ajo iku, qindra njerėz grumbullohen nė varrin e saj duke u lutur dhe duke kėnduar. Murgeshat e urdhrit Misionaret e Bamirėsisė qė ajo themeloi 56 vjet tė shkuara nė Kalkuta, ēdo vit vendosin lule para memorialit prej ēimentoje tė bardhė. Me siluetėn e saj tė brishtė, tė mbėshtjellė me njė pelerinė prej pambuku tė bardhė, me shirita ngjyrė blu, Nėnė Tereza, e shpallur e lumturuar ėshtė bėrė simboli i ndihmės pėr mė tė varfrit e tė varfėrve, tė cilėve ajo u kushtoi jetėn e saj.
Papa Gjon Pali II, qė e adhuronte atė, kishte shprehur dėshirėn pėr ta shenjtėruar besimtaren, e cila vdiq nė shtator 1997 nė moshėn 87 vjeē, por u detyrua tė mjaftohej me etapėn e parafundit, Lumturimin. Nė vitin 1979, Ēmimi Nobel i Paqes, kishte shpėrblyer punėn e palodhshme tė Nėnė Terezės nė favor tė tė varfėrve dhe personave qė ishin duke dhėnė shpirt, duke i dhėnė njė autoritet botėror asaj qė shumė prej adhuruesve tė saj e konsiderojnė tashmė si njė shenjtore.
Emri i saj ka mbetur i lidhur me qytetin qė frymėzoi prirjen e saj dhe ku ajo u shua: Kalkuta, metropoli i madh indian, i mbushur me miliona banorė, me tė sėmurė dhe tė varfėr. Nėnė Tereza, e veshur gjithnjė me mantelin e bardhė, me shirita blu tė urdhrit tė Misionareve tė Bamirėsisė, qė ajo kishte ngritur nė vitin 1950, kishte zakon tė thoshte se vepra e jetės sė saj nuk ishte veēse njė pikė lehtėsimi nė njė oqean vuajtjesh. Por, shtonte ajo, nėse kjo pikė nuk ekzistonte, ajo do ti mungonte detit.
E lidhur me vlerat mė tradicionale tė Kishės, besimtarja kishte siguruar njė ditė se nėse do tė kishte jetuar nė periudhėn e Galileut, ajo do ti kishte dhėnė tė drejtė Kishės kundėr tij. Ajo kundėrshtonte gjithnjė tė gjitha format e abortit. Nė shtėpinė e Loėe Circular Road, njė rrugė e vogėl nė qendėr tė Kalkutės, ajo bėnte jetėn e thjeshtė tė postulateve tė kongregacionit tė saj, merrte pjesė nė punėt shtėpiake tė komunitetit. Dhoma e saj e vogėl ishte e mbushur me dosje dhe libra fetarė, tė vetmit qė ajo pranonte tė lexonte. Grua e vendosur, e guximshme, pragmatike dhe e pajisur me njohuri tė mira pėr bizneset, njė ditė kur po kalonte nė Romė, i kėrkoi Gjon Palit II njė pjesė tė pasurive tė Vatikanit pėr tė varfrit e saj. Papa i dhuroi makinėn e tij Rolls Royce, qė ajo e shiti nė ankand me njė ēmim shumė tė leverdishėm. Disa e qortuan se kishte siguruar fonde nga persona pak tė pėlqyeshėm, si ish-diktatori haitian Jean-Claude Duvalier.
Gonxhe Agnes Bojaxhiu lindi mė 26 gusht 1910 nė Shkup nga prindėr shqiptarė dhe njė ditė mė pas (27 gusht) u pagėzua nė Kishėn e Zemrės sė Mirė. Qė nė moshėn 12 vjeē, ajo kishte dėshirė tė bėhej misionare pėr tė pėrhapur mesazhin e dashurisė sė Krishtit. Nė moshėn 18 vjeē ajo hyri nė Dublin nė urdhrin e motrave tė Notre-Dame de Lorette qė punonte me arkipeshkvinė e Kalkutės. Ajo nuk mund tė braktiste urdhrin e saj pa pėlqimin e arkipeshkvit tė Kalkutės, At Ferdinand Periers, i cili nuk e vlerėsonte sa duhet. Eshtė njė fillestare qė nuk do tė ishte nė gjendje tė ndizte si duhet njė qiri, mendohej tė kishte thėnė prelati. Nėna e saj superiore nė Dublin dhe Papa kishin mė shumė besim tek ajo. Dhe nė fillim tė vitit 1948, ajo lejohet tė largohet nga urdhri. Motra Agnes bėhet atėherė Nėnė Tereza pėr nder tė shenjtores franceze Sainte-Terese e Lisieux dhe vendoset nė barakat e Kalkutės. Nė vitin 1952, takimi me njė grua tė plagosur qė po jepte shpirt mbi njė trotuar, me kėmbėt tė brejtura nga minjtė, e bėnė atė tė ndėrmerrte njė nga detyrat pėr tė cilat ajo u admirua mė shumė, kujdesin pėr njerėzit duke dhėnė shpirt. Duke kritikuar ashpėr autoritetet e qytetit, ajo arriti tė siguronte njė ndėrtesė tė shekullit tė 19-tė, pranė tempullit Kali, Perėndesha hindu e vdekjes. Nė kėtė pasqyrė tė Nirmal Hridaya, ajo do tė presė ata qė vuajnė nga tuberkulozi, nga dizenteria ose tetanozi, tė cilėt nuk i pranojnė spitalet. Pėr 40 vjet, mė se 30 000 persona kanė vdekur atje. Pėr Nėnė Terezėn, garantimi i njė fundi tė denjė pėr ata qė kanė jetuar si kafshė ėshtė njė detyrė. Mė pas, do tė jetė Sichu Bhavan, ku janė strehuar vazhdimisht qindra fėmijė. Ndihma pėr leprozėt do tė vazhdojė, pėr kėta tė varfėr mes tė varfėrve, nėnė Tereza do tė hapė Shantinagar, mė pas shumė vende tė tjera pėr kurimin e leprozėve.
Ajo u vinte gjithashtu nė ndihmė viktimave tė Sidės dhe kishte hapur njė qendėr pėr ta nė Shtetet e Bashkuara. Kur i thoshin se do tė shenjtėrohej, ajo thoshte: Nė fillim mė lini tė vdes.
|
|