Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Tė mos jesh kurrė i kėnaqur nė atė qė krijon, kėtu qėndron arti.
--- Jules Renard(1864-1910)shkrimtar francez

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 99 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Politike :: Kush ėshtė Joachim Rycker, shefi i ri i UNMIK?
Postuar nga: Albo

Politike Joachim Rycker emėrohet shef i ri i UNMIK-ut!

Prishtina ka pėrshėndetur emėrimin e diplomatit gjerman, Joachim Rycker, nė postin e shefit tė Misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė. Rycker nė Kosovė nuk ėshtė njė figurė e panjohur, pasi ai deri nė emėrimin e tij nė postin e shefit tė UNMIK-ut, ka qenė zėvendės shef i administratės ndėrkombėtare, pėrkatėsisht udhėheqės i shtyllės pėr ekonominė.

Kontributi i diplomatit gjerman vlerėsohet lart sidomos pėr shkak tė rolit qė ka luajtur nė zhbllokimin e procesit tė privatizimit. Duke e ēmuar punėn e Ryckerit nė krye tė shtyllės sė katėrt tė UNMIK-ut, zėdhėnėsja e kryeministrit tė Kosovės, Ulpiana Lama, shpreson qė ai tė jetė i suksesshėm edhe nė detyrėn e re.

“Nėse duhet thėnė qė miqtė provohen pėr ēdo ditė, Ryker ka pasur mjaft kohė pėr ta provuar vetveten gjatė kohės sa ka qenė nė krye tė shtyllės sė katėrt tė UNMIK-ut. Besojmė se i njėjti pozitivitet do ta shoqėrojė edhe gjatė mandatit si shef i UNMIK-ut”, theksoi Lama.

Ngjashėm me qeverinė, edhe opozita, pėrkatėsisht partia e dytė opozitare, PDK-ja, sipas zyrtarit tė lartė tė saj, Bajram Rexhepit, e vlerėson lartė kontributin e Ryckerit nė zhbllokimin e procesit tė privatizimit, pikėrisht nė kohėn kur shpresat pėr njė gjė tė tillė ishin zvogėluar. Por, njėkohėsisht Rexhepi ka tėrhequr dhe vėrejtjen se detyra e re e Ryckerit do tė dallojė shumė nga ajo qė kishte deri mė tani nė kuadėr tė administratės ndėrkombėtare:

“Funksioni i tij nuk do tė jetė krejt i njėjtė si i paraardhėsve tė tij. Ai do tė merret mė tepėr me ēėshtjen e pėrfundimit tė misionit tė UNMIK-ut dhe pėrgatitjen e Kosovės pėr njė prezencė ndėrkombėtare pas statusit. Mendoj se do tė jetė i suksesshėm, por pėr kėtė duhet presim rezultatet”, tha Bajram Rexhepi.

Ndėrkohė qė kryesuesi i Listės Serbe, Oliver Ivanoviq, thotė se nė kohėn kur bisedimet pėr statusin po intensifikohen ėshtė mirė qė nė krye tė UNMIK-ut ėshtė emėruar njė njohės i rrethanave ekonomike:

”Ėshtė mirė qė Rycker ka punuar nė sferėn ekonomike sepse mendoj qė ai vjen nė kohėn kur seriozisht duhet tė merremi me ekonomi. Mendoj se njohurit e tij pėr kėtė ēėshtje do tė jenė tė dobishme. Por ne do ta njohim mė mirė pas njė kohe, nė bazė tė asaj se ēfarė do tė punojė si Pėrfaqėsues Special“, pohoi Ivanoviq.

Joachim Rycker, ėshtė kryeadministratori i gjashtė ndėrkombėtar i Kosovės. Ai e ka pasuar nė kėtė post, ish-kryeadministratorin Soren Jessen Petersen i cili u largua nga Kosova nė fund tė muajit qershor. Duke u ndėrlidhur nė procesin negociues pėr statusin dhe zotimet e Grupit tė Kontaktit se definimi i statusit do tė ndodhė gjatė kėtij viti, nė qendrat politike kosovare besohet se Rycker do tė jetė dhe kryeadministratori i fundit ndėrkombėtar, i cili pritet tė mbyllė misionin e Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, i vendosur qė nga 12 qershori i vitit 1999 pėrmes Rezolutės 12 44 tė Kėshillit tė Sigurimit.

Zijadin Gashi
Europa e Lirė




Ryker: Shpresoj te jem kryeadministratori i fundit i Kosoves. Perseris se nuk do kete ndarje te vendit

PRISHTINE (15 Gusht) -Shpresoj te jem perfaqesuesi special i sekretarit te Pergjithshem i fundit ne Kosove. Keto kane qene disa nga fjalet qe tha ne konferencen e pare per shtyp si kryeadministrator i sapoemeruar i UNMIK-ut Joakim Ryker.

“Une pres qe te jem PSSP-ja e fundit ne Kosove, eshte me rendesi te theksohet se UNMIK-u do te kete kompetenca kyce derisa rezoluta e KS 12 44 te shfuqizohet. Nje pjese e misionit dhe punes do te perqendrohet ne pergatitjen e largimit te UNMIK-ut dhe pergatitja per dorezimin e kompetencave dhe per misionet e ardhshme nderkombetare te cilat do te percaktohen me statusin perfundimtare”, tha Ryker gjate takimit te pare me gazetareku ju eshte drejtuar qytetareve te Kosoves ne dy gjuhe.

Ai ka premtuar se angazhimi i tij do te fokusohet ne pune te zellshme dhe drejtesi . Si njohes i rrethanave ne Kosove, Kryeadministratori i ri i Kosoves Joakim Ryker ka thene se prioritetet i tij gjate mandatit ne krye te administrates se UNMIK-ut do te jene institucionet stabile, pjesemarrja e pakicave ne institucione dhe nje ambient i sigurt. Ryker shpreson se do te jete kryeadministratori i fundit ne Kosove. Ne kete aspekt ai ka premtuar bashkepunim me te gjitha institucionet e Kosoves, anetaret e Grupit te Kontaktit, shoqerine civile, KFOR-in e mbi te gjitha me popullaten e Kosoves.

Duke folur per situaten ne veri te Kosoves Ryker ka perseritur parimin e Grupit te Kontaktit se nuk do te kete ndarje te Kosoves.

“Mendoj se situata ne veri te Mitrovices me te vertet paraqet nje sfide, ne do te sigurohemi se parimet e Grupit te Kontaktit te cilat jane ne mosndarje te Kosoves dhe mund te mbeshteteni ne mua dhe ne UNMIK-un se do te ju sigurojme qe se bashku me institucionet e Kosoves dhe bashkesine nderkombetare qe Kosova te mos kete ndarje”.

Ryker gjithashtu perkrahe edhe punen e kryenegociatorit Marti Ahtisari, duke theksuar se do t’i ndihmoje ne arritjen e zgjidhjes gjate vitit 2006, ashtu sic eshte parashikuar nga grupi i Kontaktit.

Edhe pse komuniteti serb ka nevoje per siguri te vecante ne Kosove ai i ka bere thirrje te gjitha pakicave ne Kosove qe te angazhohen ne institucionet e Kosoves. Ryker duke premtuar bashkepunim me te gjithe perfaqesuesit vendore dhe nderkombetare tha se ardhmja e Kosoves ka filluar. Ish shefi i shtylles se katert te UNMIK-ut, tani kryeadministratori i ri i Kosoves Joakim Ryker, do te nise zyrtarisht detyren ne krye te administrates se UNMIK-ut me 1 shtator.

Daniela Bonollari
Balkanweb



Joachim Rücker kryeadministrator i ri i Kosovės



Diplomati gjerman Joachim Rücker ėshtė kryeadministratori i ri i Kosovės. Sekretari i pėrgjithėshėm i OKB, Kofi Anan i ka kumtuar Kėshillit tė Sigurimit se Rücker do tė marrė kėtė detyrė prej njė shtatorit tė kėtij viti. Rücker do tė jetė pasardhėsi i danezit Soren Jesen Petersen i cili pėr shkaqe familjare pėrfundoi mandatin e tij nė qershor tė kėtij viti. Ish - kryetari i bashkisė sė Sindelfingenit, pėr gati njė vit e gjysmė ėshtė i ngarkuar me rindėrtimin e Kosovės.

"Njeriu duhet tė synojė tė pamundurėn, pėr tė arritur tė mundurėn". Kėtė fjali tė ish - kancelarit Vili Brant, e citon Joachim Rücker nė faqen e tij nė internet. Njė moto mė tė mirė pėr punėn e ardhėshme tė 55 vjeēarit, nuk mund ta paramendosh. Si shef i administratės civile ndėrkombėtare, Rücker duhet tė pėrgatisė Kosovėn pėr autonomi. Po si do tė duket kjo autonomi, nuk e di askush. Pėr gjysmė viti me radhė, serbėt dhe shqiptarėt po bisedojnė nė Vjenė, por deri tani pa rezultate konkrete. Rücker e di se ēfarė e pret, sepse pėr njė vit e gjysmė ėshtė nė Kosovė. Deri tani ai ishte i ngarkuar vetėm me rindėrtimin ekonomik. Por edhe nė kėtė punė, ka hasur nė shumė rezerva.

"Kur kam marrė kėtė detyrė, ka pasur zėra qė thoshin se Kosova ėshtė njė gropė e zezė, ku nuk mund tė arrihet asgjė. Eshtė njė "mision i pamundėshėm" qė tė vendosėsh ekonominė nė binarėt e duhur. Kėtyre pohimeve nuk u kam besuar fare. Pas njė viti e gjysmė mund tė them se asnjė prej kėtyre pohimeve nuk ishte i vėrtetė", thotė Rücker. Pas pėrvojės tetėvjeēare si kryetar bashkie nė Sindelfingen, pas eksperiencės si ekspert financiar i bashkėsisė ndėrkombėtare nė Bosnje - Hercegovinė dhe dy vite pune nė Ministrinė e jashtme gjermane, duket se Joachim Rücker ka gjetur nė Kosovė njė sfidė tė mjaftueshme. Pikėnisja ėshtė shumė e vėshtirė. Edhe mė tej Kosova varet prej ndihmave tė huaja dhe investimeve tė mangėta. Ndėrkohė qė ēdo i dyti kosovar ėshtė i papunė.

"Mendoj se pikėrisht kjo popullatė e re e Kosovės, ku nataliteti ėshtė mė i larti nė Evropė, paraqet njė element aktiv shumė tė rėndėsishėm pėr ekonomi. Shumė prej tyre janė jashtėzakonisht tė motivuar. Ekziston njė gatishmėri e madhe pėr punė tė pavarur dhe sigurimin e ekzistencės. Nė anėn tjetėr, njerėzit njohin shumė gjuhė, kan qenė nė botėn e jashtme dhe janė njoftuar me te. Pra, nuk ėshtė e vėrtetė qė kėtu nuk ka potenciale", thotė Rücker. Optimizmi ėshtė njė prej parakushteve mė tė rėndėsishme edhe pėr postin e tij tė ri. Paraardhėsi i tij, Soren Jesen Petersen, nė qershor ka dhėnė dorėheqje. Thuhet se Rücker do tė jetė edhe kryeadministratori i fundit i Kosovės. Pėrkundėr vėshtirėsive tė shumta, kėtė vit pritet zgjidhja e statusit. Parakushti kryesor ėshtė krijimi i institucioneve pėrkatėse kosovare. Nė kėto kushte, ndoshta mund tė realizohet edhe vizioni i Rückerit.

"Kosova ėshtė njė shoqėri moderne, multietnike, ku janė tė integruara edhe minoritetet. Kosova ėshtė njė shoqėri qė gjendet nė fazėn e zhvillimit ekonomik. Vera e re kosovare ka njė shkallė tė lartė kualiteti dhe ka arritur tė depėrtojė nė disa tregje tė Evropės", thotė Joachim Rücker.

Jörg Paas



Administratori i fundit tregon pėrparėsitė

Kryeadminstratori i ri i Kosovės, Joachim Ruecker, tha tė martėn nė Prishtinė se e ardhmja e Kosovės ka filluar tė pėrcaktohet. 'Jam i sigurt pėr tė ardhmen e Kosovės. Unė mendoj se kjo e ardhme tashmė veē ka filluar dhe tė gjithė ne jemi pjesė e saj," tha shefi i ri i UNMIK-ut dhe u angazhua pėr ta dnihmuar procesin e pėrcaktimit tė statusit.

Njė ditė pas emėrimit nė krye tė administratės ndėrkombėtare, Joachim Ruecker ka takuar njė pjesė tė spektrit politik nė Kosovė dhe ka bėrė thirrje pėr ndėrtimin e njė shoqėrie tolerante dhe shumėkombėshe. Ruecker, qė ka zėvendėsuar nė kėtė detyrė, danezin Soren Jessen-Petersen, megjithėse do ta fillojė punėn si kryeadminitrator mė 1 shtator, ka veēuar qė tani njė numėr sfidash me tė cilat do tė pėrballet ai nė muajt e ardhshėm.

Do tė pėrqėndrohem nė detyrat kyēe pėrpara nesh dhe ato janė: institucionet e qėndrueshme, pjesėmarrja e pakicave nė shoqėrinė kosovare, njė mjedis i sigurt dhe nė zhvillimin ekonomik, tha z. Rucker. Shefi i ri i UNMIK-ut, ka thėnė se popullata shumicė nė Kosovė ka detyrim dhe pėrgjegjėsi t'i afrohet pakicave e nė veēanti serbėve tė Kosovės. Por ai u ka bėrė thirrje kėtyre tė fundit qė tė inkuadrohen nė institucionet kosovare nė tė gjitha nivelet.

Kritika

Por emėrimi i z. Ruecker nė postin e kryeadministratorit tė Kosovės ėshtė pritur me kritika nga udhėheqėsit serbė. Marko Jaksiq, pjesėtar i ekipit negociator nė bisedimet pėr statusin e Kosovės, e akuzoi z. Ruecker se mban anėn e shqiptarėve. Njė tjetėr pjesėtar i ekipit negociator, Goran Bogdanovic,i tha njė gazete serbe se shpresonte qė z. Rucker tė mos bėnte tė njėjtat gabime qė kishte bėrė pararendisė i tij Soren Jessen-Petersen. Z. Bogdanoviq tha se shpresonte qė z. Ruecker tė mos bėhej 'lobist' pėr ēėshtjen shqiptare.

Administratori i fundit

Ruecker, qė do tė jetė kryeadminitsratori i fundit nė Kosovė, ėshtė i gjashti shef i UNMIk-ut qė nga vendosja e administratės ndėrkombėtare nė Kosovė nė vitin 1999. Ai zėvendėson nė post danezin Soren Jessen-Petersen. Mė parė para tij, si shef i UNMIK-ut ka shėrbyer dhe njė diplomat tjetėr gjerman, Michael Steiner. Deri nė emėriimin nė postin e fundit, z. rucker ka kryer detyrėn e shefit tė shtyllės sė katėrt tė UNMIK-ut, pėrgjegjėse pėr zhvillimin ekonomik. Ai i ka dhėnė njė shtysė procesit tė privatizimit nė Kosovė, pas njė periudhe tė ngecjes tre vjet mė parė.

BBC Albanian





Rucker flet pėr BBC-nė

Shefi i ri i UNMIK-ut, Joackim Ruecker vlerėson punėn e bėrė

Kryeadministratori i ri i Kosovės, Joackim Ruecker i ka thėnė BBC-sė se brenda pak muajsh, misioni i OKB-sė qė ai do tė drejtojė do tė mbyllet, pas shtatė vjetėsh tė administrimit nė Kosovė. Ai ka thėnė se UNMIK-u ėshtė vetėm ndihmės nė procesin e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės dhe se do ta ndihmojė Martti Ahtisaarin pėr tė gjetur njė zgjidhje tė pranueshme. Ruecker, qė ka marrė detyrėn nga danezi Soren Jessen-Petersen, ka thėnė se serbėt e Kosovės kanė filluar ta rivlerėsojnė pozitėn e tyre nė shoqėrinė kosovare.

Arbėr Vllahiu intervistoi zotin Ruecker dhe fillimisht e pyeti nėse emėrimi nė krye tė administratės ndėrkombėtare nėnkupton njė privilegj pėr tė?

Ruecker: Ėshtė njė nder dhe privilegj, por gjithashtu edhe njė sfidė dhe pėrgjegjėsi. Dhe unė pres qė tė jem kryeadministratori i fundit.

BBC: Zoti Ruecker, mbase keni marrė edhe udhėzimet nga Nju-Jorku se ēfarė do tė bėni nė muajt e ardhshėm si kryeadministratori i fundit? A mund tė thoni se ēfarė udhėzimesh keni marrė?

Ruecker: Nuk jam i sigurt pėr udhėzime. Ne kemi njė mandat dhe ai ėshtė i pėrcaktuar me Rezolutėn 1244 tė kėshillit tė Sigurimit. Kjo rezolutė e parasheh qė njė ditė statusi pėrfundimtar do tė pėrcaktohet dhe mendoj se mė takon mua qė tė bėj ē'ėshtė e mundur qė ta mbėshtes tė dėrguarin e posaēėm, Martti Ahtisaari nė pėrpjekjet e tij pėr tė gjetur njė zgjidhje pėrfundimtare deri nė fund tė kėtij viti. Kjo ėshtė njė gjė qė e ka inkurajuar edhe Grupi i Kontaktit.

BBC: Ju thatė se kjo punė ėshtė me sfida. Cilat janė ato sipas jush?

Ruecker: Ajo qė na duhet nė muajt e ardhshėm janė institucione tė qėndrueshme, pjesėmarrja e pakicave dhe integrimi i tyre, njė mjedis i sigurt dhe zhvillimi ekonomik.

BBC: Pothuaj secili kryeadministrator ka provuar qė tė ndihmojė procesin e integrimit tė pakicave nė institucionet kosovare dhe pjesėmarrjen e tyre nė shoqėrinė kosovare. Ēfarė do tė bėni ju?

Ruecker: Mendoj se ėshtė e drejtė tė thuhet se po hyjmė nė njė fazė tė re tė situatės politike nė Kosovė. Mendoj se serbėt e Kosovės po e rivlerėsojnė pozitėn e tyre nė Kosovė dhe nė shoqėrinė kosovare. Ata kanė filluar ta kuptojnė se mund ta shtrijnė ndikimin e tyre, vetėm nėse janė pjesėmarrės nė proces. Gjithashtu, nė njė mėnyrė, ata kanė filluar ta kuptojnė se nuk duhet tė marrin instruksione nga Beogradi qė tė mos marrin pjesė nė institucionet e Kosovės. Pra, e kanė kuptuar se mė e mira ėshtė tė marrin pjesė nė to.

BBC: Ju jeni njeriu qė ka kaluar pothuaj dy vjet nė Kosovė. Njerėzit kėtu ju njohin si pėrshpejtues tė procesit tė privatizimit. Do tė jeni gjithashtu, sė bashku me faktorin ndėrkombėtar edhe pėrshpejtues i procesit tė zgjidhjes sė statusit tė Kosovės?

Ruecker: UNMIK-u nuk ėshtė motor, por njė ndihmės. Ne jemi ndihmės nė gjetjen e njė zgjidhjeje tė statusit pėrfundimtar tė Kosovės, megjithėse ky ėshtė njė mandat pėr tė dėrguarin e posaēėm dhe pėr vetė UNOSEK-un. Unė do tė mundohem t'i ndihmojė ata sa mė shumė tė jetė e mundur qė t'i pėrmbahen afatin kohor qė ėshtė pėrcaktuar.

BBC: Dhe cili mund tė jetė rezultati pėrfundimtar?

Ruecker: Mendoj se njerėzit nė Kosovė, pas njė periudhe prej 6 apo 7 vitesh tė periudhės kalimtare, e meritojnė njė perspektivė tė qartė dhe unė do tė ndihmojė qė kjo tė bėhet realitet.

BBC: Dhe kjo perspektivė pėr ta nėnkupton?

Ruecker: Njė Kosovė shumėkombėshe dhe e pėrparuar.

BBC: Dhe diēka qė mund t'i shtoni kėsaj deklarate?

Ruecker: Kjo ėshtė mjaft pozitive.

BBC: Zoti Ruecker kur mendoni ju se do tė pėrfundojė ky mision i juaji, ndonjė afat kohor qė e keni nė mendje?

Ruecker: Ėshtė paksa ambicioze tė them se kur do tė ndalim dritat kėtu. Ne kemi ende punė pėr tė bėrė, por nėse supozojmė se zgjidhja e statusit pėrfundimtar do tė bėhet deri nė fund tė kėtij viti atėherė ėshtė e qartė se do tė ketė njė zbrastėsirė ndėrmjet ditės sė zgjidhjes dhe asaj tė statusit. Pra janė nė pyetje disa muaj dhe sa unė nuk e di.

BBC: Dhe kur ju ti fikni dritat, ta quajmė tė kėtij misioni, Kosova do tė jetė njė pjesė apo e ndarė etnikisht?

Ruecker: Jam i sigurt se bashkėsia ndėrkombėtare, Grupi i Kontaktit, Kėshilli i Sigurimit dhe nė veēanti i dėrguari i posaēėm, Ahtisaari do tė sigurojnė se kjo zgjidhje qė do tė gjendet do tė garantojė njė Kosovė shumėkombėshe dhe tė pėrparuar dhe jo tė ndarė.

BBC Shqip



Shėnim: Komentet tuaja pėr administratorin e ri tė UNMIK mund ti bėni nė Forumin Shqiptar duke klikuar ketu


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.