Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Zakonet e mira jane konspirim i heshtjes se paturpesise.
--- G.B.Shaw

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 86 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Art :: Saimir Strati po thyen rekordin gines me 500 kg gozhdė
Postuar nga: Albo

Art Kuriozitet - Piktori dhe artisti i mozaikėve, Saimir Strati, gati tė thyejė Rekordin Botėror me mozaikun mė tė madh nė botė realizuar me gozhdė. Ngujimi nėn mbik[qyrjen e tė dėrgurave tė Ginesit

Njė shqiptar synon ginesin me 500 kg gozhdė

Saimir Strati ndihet i mbushur shpirtėrisht e psikologjikisht tė thyejė njė rekord. As mė pak, as mė shumė, por njė rekord Gines. Njė rekord pėr mozaikun mė tė madh qė do tė realizohet me 500 kg gozhdė. Njė gjė gjigante kėrkon dhe njė subjekt gjigant: autoportreti i legjendės Leonardo Da Vinci “i skicuar” dhe “i pikturuar” me njė sasi tė tillė gozhdėsh qė nuk i kalojnė 3 centimetrat.
Si mund tė jetė rekord “njė ēmenduri” qė nuk ėshtė provuar akoma se mund tė thyhet? Kushdo mund ta bėnte kėtė pyetje ndaj tė cilės 40-vjeēari nga Tirana, nuk e quan tė nevojshme tė mbushė mendjet dyshuese, veēse me veprėn-projekt gati pėr zbatim. Nuk zotėron tjetėr bindje. Artisti piktor, mozaiēist, anėtar i Shoqatės Britanike tė Mozaikut Modern prej dy vitesh, nė 6 korrik 2006 reshti sė qėni njė aplikant nė Rekordet Gines. Ai ka tashmė njė marrėveshje me pėrgjegjėsin e rekordeve nė Londėr, menaxherin Amarilis Espinoza, dhe numri i regjistrit tė shqiptarit ėshtė 155731. Ndėrsa pritet ardhja e arbitrit qė do tė ēertifikojė veprėn, Saimir Strati pėrgatitet pėr tė kontrolluar energjinė e tij nė reality show. 12 orė punė nė ditė pėr njė vepėr nė pėrmasat 2m x 4m brenda 24 ditėve. Punė qė do tė mbikėqyret nga njė juri shqiptare nė pėrbėrje tė sė cilės do tė jenė juristė, avokatė, noterė dhe njerėz tė medias qė do tė mbajnė njė proces-verbal. Kėshtu pra rekordi quhet “Mozaiku mė i madh me gozhdė”; ėshtė hera e parė nė botė qė vendoset njė rekord nė kėtė fushė dhe me thyerjen e rekordit, autori pozicionohet i pari nė renditjen e konkurrentėve tė fushės. Strati ka zgjedhur autoportretin e famshėm tė Leonardo da Vincit, artisti dhe figura e preferuar pėr gjeninė e kėtij njeriu. “Ai vetė ka qenė njė kėrkues i madh dhe unė e zgjodha pėr tė shkuar nė kėtė rrugė tė pashkelur. Kjo nuk ėshtė njė vepėr arti. Dhe pėr thyerjen e rekordit nuk ka shumė rėndėsi tė qenurit e tillė. Madje pėr kėtė rekord unė nuk do tė preferoja njė krijim timin”. Saimiri, njė person aspak impulsiv, thekson edhe njė herė se ky nuk ėshtė rekord i forcės, por njė rekord inteligjent. E veē kėsaj, ai e ka thyer frikėn, frikėn qė edhe “bota”, ajo pėrtej izolimit tė vendit tė tij, mund tė thyhet. Si me shaka, nė kontekstin e debateve tė ditės nė media, edhe mund t’ia demonstronte veprėn e tij AA Gill-it, artikullshkruesit fyes pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Por stop deri kėtu. Brenda delireve tė tilla nuk bėhet kjo vepėr. Saimir Strati prej 15 vitesh krijon me mozaikė, jo vetėm nė dy por edhe nė tredimensional. Ai ėshtė kėrkues i lėndės, i “gurit” tė mozaikut qė nga lėvozhgat e vezės, qelqi, e deri tek disqet. Pėr shembull, para njė viti ka realizuar me 400 disqe nė pėrmasat pak mė shumė se natyralja portretin-mozaik tė Adriano Ēelentanos. Ndėrsa portretin e Leonardo Da Vincit ai do ta realizojė nė reliev dėrrase ku do tė ngulen pak nga pak me ēekiē 500 kg gozhdė tė errėta e tė ēelėta, ose ndryshe tė kromuara e tė nikeluara. E gjithė puna mund tė peshojė 700 kg.
Asnjė qindarkė veē diplomės Gines, nuk pėrfiton Saimiri. Vepra depozitohet pėrfundimisht nė kėtė institucion rekordesh dhe tashmė ėshtė pėrcaktuar qėllimi i saj-humanitar. Do tė thotė se fitimet dhe menaxhimi do tė bėhet nga Rekordi i “ēmendurive” Gines. Nė librin e Rekordeve Gines qė prej themelimit nė 1955, pas Agim Agushit, i vetmi shqiptar qė ka hyrė nė 2005, pėr rekordin e mbajtjes sė topit me kokė ulur, ndoshta Strati do tė jetė i dyti, por i vetmi nė fushėn qė ka zgjedhur.
E gjitha kjo i kushton artistit qė tenton rekordin jo vetėm energji, lodhje, punė nė njė ambient tė mbyllur e nėn mbikėqyrje –ky ambjent mund tė jetė Piramida nė Tiranė – por edhe njė shumė tė madhe parash, diku tek 30 mijė euro, me mbėshtjejen e sponsorėve tė cilėt do tė reklamohen pėrbri flamurit shqiptar. “Kam aq bindje sa nuk mund tė bind ndokėnd se do tė dėshtojė. Gozhda e fundit dmth, diplomė”. Saimiri e ka gjithēka gati: ēekiē dhe gozhdė. Ėshtė ēėshtje ditėsh.


Kush ėshtė

Saimir Strati ėshtė 40 vjeē. Ėshtė diplomuar pėr pikturė nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė 1989. Po kėtė vit fiton Ēmimin e Parė nė Konkursin Kombėtar tė Arteve tė Aplikuara. Ka punuar si restaurator i mozaikėve nė sitet antike tė Butrintit, Apolonisė dhe Bylisit. Nė 1996 hap tė parėn ekspozitė personale. Dy vjet mė pas njė tjetėr ekspozitė ku prezanton bashkė me pikturėn edhe punėt e para nė mozaik.

Elsa Demo
Kortezi e Shekulli


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.